AT AMBROZ MARLASKAJ

Kushneni i Mirditės, njė fshat i vogėl
piktoresk, si njė ballkon i blertė rrėzė bjeshkėve me tė
njėjtin emėr vjen e rritet befas prej emrit tė birit tė
shquar tė tij, At Ambroz Marlaskės. Ka qenė njė ndėr
franēeskanėt e mėdhenj shqiptarė. Dijetar i disa fushave,
deputet i zjarrtė i Asamblesė Kombėtare. Dera e
Marlaskės ka qenė e pėrmendur nė shekuj pėr mjeshtėrinė
origjinale tė punimit tė kėmborėve tė njohur, tė paktėn
deri nė Shkumbin. Njė traditė artizanale qė ka ardhur
duke u pasuruar brez pas brezi. Nė nėntor tė vitit 1884
nė atė familje tė njohur do tė lindte Lleshi (emri i
pagėzimit) qė mė vonė do tė thirrej Ambroz sipas emrit
tė rregullshmėrisė fetare. Do tė ketė qėnė ndonje klerik
qė ka pikasur dhuntitė e tij qė nė fėmijėri duke u bėrė
dhe udhėrrėfyes i Llesh Marlaskės nė udhėn e dijes, siē
ka ngjarė edhe herė tė tjera. Kėshtu Ambroz Marlaskaj
mėson nė fillim nė kuvendin Franēeskan tė Rubikut , pėr
tė kryer pastaj studimet Universitare nė Austri, ku
diplomohet pėr teologji dhe filozofi. Punon si pedagog
nė Austri dhe Ēeki. Nuk qėndron gjatė. Kthehet nė atdhe
ku do ta prisnin punė tė shumta. Nė Shqipėrinė e
fillimeve tė kėtij shekulli, Franēeskanėt po
shndėrroheshin nė njė plejadė dijetarėsh, poetėsh
veprimtarėsh tė shquar tė Rilindjes e mė pas tė
pavarsisė. Pėr ta rilindja e kombit ishte njė proces i
gjatė qė nuk mund tė kryhej pa vepra tė guximshme dijesh
dhe atdhetarie. Por At Ambrozi do tė pėrfshihej pa
vonesė nė rradhėt intelektuale jo vetėm Fran ēeskane. Ai
kishte filluar tė lėvronte nė hullinė e letrave shqipe.
Pėr kontributin e tij tė dukshėm nė gjuhėsi ku po
kryheshin edhe sprovat mė tė guximshme, mė 1916 zgjidhet
anėtar i Komisisė Letrare krahas Luigj Gurakuqit, Gj
Pekmezit, Sh Gjeēovit, Ndue Palucės, Sotir Pecit etj. Nė
vitet 20-tė pėr ndihmesėn nė mėsuesi e pedagogji
zgjidhet kryetar i organizatės profesioniste Lidhja e
Mėsuesėve tė Prefekturės sė Shkodrės, qė bashkonte nė
gjirin e vet arsimtarėt e besimeve tė ndryshme tė
shkollave laike dhe fetare.
Ka filluar ndėrkohė mbase periudha mė
intensive e tij nė lėmin e demokracisė, kulturės dhe
pėrparimit tė vendit. Revista Hylli i Dritės bėhet
tribuna e ideve dhe polemikave tė tij tė zjarrta pėr
problemet tė aktualitetit politik e social. Nė gjysmėn e
dytė tė vitit 1921 boton shkrimet Mbi Ortografi tė
Sotshme , Si duelėn tė zgjedhur deputetėt
katolikė tė Shkodrės , A ėshtė qeveria e
Tiranės nji Turki e Re a Jo etj. Ndėr artikujt
interesant ėshtė ai me titull Njė monument
pazotėsie nė lamė tė arsimit nė Shqipni (1923).
Me 1923 Marlaskaj zgjidhet deputet nė
Asamblenė Kushtetuese ku spikat oratoria e tij. Njė ish
deputet bashkohės nė kujtimet e tij e karakterizon si
njeri shumė i sinqertė korrekt dhe patriot i mirė
fjala e tė cilit zinte vend. Polemist i flakėt dhe i
menēėm nė luftėn pėr demokraci, kulturė e pėrparim, njė
nga penat mė tė mprehta tė kohės qė idetė i shtjellon
pėrmes artikujve polemik vėren studiuesi Pal Doēi.
Publicistika e tij tėrhiqte vėmendjen pėr vėzhgimet e
mprehta tė problemeve sociale politike e dukurive tė
tjera qė pėrjetonte shoqėria shqiptare nė kėrkim tė njė
realiteti tė ri. Doemos qė pati dhe ngasje e telashe pėr
shkak tė ideve tė guximshme qė parashtronte nė shkrime e
fjalime. Dhe nė rastin e Marlaskės publicisti e oratori
janė njė gėrshetim me tipar kryesor shpirtin polemist.
I dyti nė radhėn e asamblistėve tė
mbledhur nė Vlorė nė pranverėn e vitit 1924 menjėherė
pas Fan Nolit, mik dhe bashkėpunėtor i afėrt i tij.
Bashkėpunimi nė radhėt e demokratėve mbėrriti si jehonė
politike deri nė Kuzhnenin e largėt. Me Fan Nolin ka
qenė gjithė fshati ynė se ne patėm njė frat tonin At
Ambroz Marlaskaj, i cili ishte me partinė e Nolit qė
quhej opozitė, kujton vite mė parė njė bashkėkohės.
Mirėpo dhjetoriiI vitit 1924 do tė sillte
njė dimėr tė dytė pėr shumė krerė intelektualė tė
opozitės, tė cilėt sėbashku me kryeministrin demokrat
detyrohen tė braktisin atdheun qė ishte mbėrthyer nga
njė dorė e fortė.
Marlaska emigron nė Itali. Dhe pse i
zhgėnjyer nga rrokullima e ngjarjeve politike nuk
tėrhiqet nga jeta aktive e intelektualit. Punon si
rektor universiteti nė Romė, profesor nė Paris e Luvėr (Belgjikė)
detyrė qė kreu derisa mbylli sytė.
Nuk rresht asnjėherė punėn shkencore. Tė
rėndėsishme janė kontributet e tij, trashėgimi i njė
vargu veprash tė botuara e nė dorėshkrim: nė filozofi (studimi
Mbi monizmin dhe materializmin ), nė histori
Historia e Pedagogjisė dhe Psikologjisė , njė
pėrmbledhje e Historisė sė Shqipėrisė; shkrime tė tjera,
nė gjuhėsi (ka botuar gramatikė latine, njė fjalor latin,
studimin Mbi ortografinė e sotme ), nė
didaktikė (shumė shėnime e artikuj).
Nė Evropė Marlaskaj bėn emėr si pedagog i
zoti, ku edhe e pat nisur si profesion, pa lėnė mėnjanė
kontributin si mėsues e drejtues nė gjimnazin e njohur
Ilirikum tė Shkodrės. Bėn emėr dhe si dijetar nė
gjurmė tė humanistėve tė mėdhenj shqiptarė tė Rilindjes
Evropiane. i ngjashėm pėr nga fati me Gjon Gazullin,
njeriun me shkėlqim tė rrallė si pedagog e astronom, por
jo pak me dorėshkrime tė humbura apo tė mbetura nėpėr
arkiva shtetesh Evropiane. Por jeta e At Ambrozit
kėputet shpejt e papritur nė qershorin e vitit 1939 si
tė mos donte tė shihte atdheun e tij tė pushtuar. Nuk
ishte veēse 54 vjeē.
Shtypi i kohės duke shėnuar meritat e
Marlaskės me rastin e vdekjes e quan mjeshtėr i
breznive tė reja me fjalė, shkrime e me shembull nė
ushtrimin e virtyteve ma tė nalta fetare e atdhetare.
Gjon Kamsi po me atė rast boton nė
Hylli i Dritės njė nekrologji me titullin
Patėr Ambrozi , e cila pasqyron ndjenjat me tė
cilat u prit nė mjediset demokratike shqiptare vdekja e
dhimbshme e atdhetarit tė madh, qė si mėsues rriti njė
djelmni n'idealet e shejnta t'Atdheut. Predikator i
fuqishėm, pat fjalėn e rrjedhėt e bindshme. Prekte e
ngjiste fjala e tij
luftėtar me t'vetmen armė tė drejtit,
atdhetar i kulluet. Pėr kėto virtyte tė rralla, mirditas
i asaj Mirdite qė nėpėr kohė tė zeza mbet forcojme
lirije pėr tokėn shqiptare
s'kish shqiptar qė s'e
njifte
si atlet bese e atdhetarie.
Kur tė zbulohet e plotė figura e
Marlaskės e tė shpalohet nė botime vepra e tij, brezat e
sotėm kanė pėr tė ndjerė se ka edhe njė simbol mė shumė
nė luftėn pėr demokraci. Ende nė Kuzhnen bien kumborėt e
kishės qė ai ua pati dėrguar vėllezėrve tė tij besimtar
nga Roma. Dhe mė shumė do tė bien nesėr ato kumbonė
relike.
Yllėsia franēeskane shqiptare nuk mund
tė kuptohet pa kėtė bir tė maleve tė Epėrme qė diti tė
kumbonte e ligjėronte pėr tė, si pėr njerėzit e tij tė
vendlindjes qė rropateshin nė jetėn e tyre tė vėshtirė
mes shkrepash, ashtu dhe pėr studentėt e qytetėruar tė
Evropės. Ndaj nuk ėshtė e lehtė tė mblidhet Marlaskaj
sepse duhet kėrkuar gjithėkund edhe atje ku deri tash
nuk e dimė se ėshtė.
|