<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         
Mirdita , miresevini ne www.mirdita.net Letersi, Histori, Art& Kulture, Forum, E-Mail falas me .. @mirdita.net  

Mirësevini në www.mirdita.net 

 
 

  :: Preng Marka Prenga

  :: Prend Doçi

  :: Zef Skana

  :: Prend Suli

  :: Nikoll Kaçorri

  :: Preng Lekunda

  :: Ambroz Marlaskaj

  :: Patėr Anton Arapi

  :: Preng Bib Doda

  :: Zef Kol Ndoka

  :: Elena Gjika

  ::  Aleksander Mojsiu

  :: Kontakt Admin

  :: E-maili Juaj

 

 

 

Ndihmesa e Dom Prend Sulit nė etnokulturėn kombėtare

Ndėr krahinat e vetėqeverisura sipas dokeve, vatra tė qėndresės antiosmane, Mirdita zinte kryet e vendit. ėshtė shumė domethėnės fakti se nė “Konferencėn Kombėtare tė studimeve etnografike” mė 1976, mirdita qe e vetmja krahinė qė u pėrmend nė tė gjitha referatet, kumtesat dhe diskutimet e mbajtura nė atė konferencė.

Ndonėse Mirdita pėrflitet si krahinė e prapambetur cubash, edhe mė herėt, por sidomos gjatė Rilindjes ajo i ka dhėnė shumė kulturės kombėtare shqiptare. Mjafton tė pėrmendim se alfabetin qė pėrdor sot kombi shqiptar ka autorė dy mirditorė Prend Docin e Dodė Kolecin, qė shumė “studiues” me gjaca plancit mundohen me i lėnė nė harresė e mandej me ua veshun tė tjerėve, sikur kanė nisur t'ua veshin.

Ndihmesa e Prend Sulit spikat nė disa fusha dijesh. Ai ėshtė marrė me etnologji, hulumtime gjuhėsore e histori,

Nė fushėn e etnologjisė

 

Nga materialet e botuara shquhet artikulli “Nėpėr Mirditė”, qė ėshtė njė vėshtrim i saktė etnologjik, i paraqitur mbi njė bazė konkret gjeografike dhe historike. Nė atė artikull, pėr kushtet konkrete tė njė treve tė caktuar, kashnjetit, pėrshkruan drejt e saktė strukturėn dhe shkallėzimin e organeve drejtuese tė vetėqeverisjes dhe tė dokeve e kanunit tė vendit. Veēori karakteristike e kėtij punimi ėshtė forma. Ai e nis dhe e mbaron nė formė bashkėbisedimi.

Nė njė artikull tjetėr “Kokra tė vjetra mirditore” jep njė pasqyrė tė hollėsishme, tė saktė e sistematike tė zejeve nė Mirditė, duke treguar nė rend kronologjik dhe shtrirjen e tyre nė shtėpi tė veēanta mjeshtrish, nė katunde e bajrake tė ndryshėm. Nė artikullin tjetėr “Njėrėzit e kanusė” trajtohen disa veēori tė zbatimit tė kanunit nė Mirditė. Duke krahasuar tė kaluarėn me tė tashmen, ai shtron edhe ēėshtjen e raportit kanun-njeri e njeri-kanun, problem ky filozofik i dorės sė parė.

Ndihmesa mė e madhe e Prend Sulit nė visarin e kulturės tė maleve, ashtu si zbatohej nė Mirditė. Prend Suli ka meritė jo vetėm pėr mbledhjen e lėndės, por edhe pėr ndihmėn qė ka dhėnė pėr saktėsimin e ēėshtjeve tė veēanta qė dilnin gjatė pregatitjes sė lėndės pėr botim. Kėto dėshmohen si nga letėrkėmbimi qė ruhet nė arkiv, ashtu edhe nga disa ish kolege pune si Benedik Dema, Mėhill {uni e ndonjė tjetėr.

Edhe kur shkruan pėr ēėshtje jo etnologjike po gjuhe, Prend Suli vė nė pah disa doke tė vjetra qė tė mahnisin, sikurse ėshtė kremtimi i kthimit tė diellit pėr sė mbari (hak vera), qė zor se e ka trajtuar kėtu ndėr ne tjetėr kush.

Nė fushėn e hulumuntimeve gjuhėsore

 

 

Duke qenė nė detyrėn e kapedanit tė Abacisė sė Oroshit, pra sekretar i saj, Prend Doēi e porosit qė veē detyrės zyrtare tė mblidhte edhe fjalė e shprehje pėr fjalorin qė i mendonte tė botonte. Kėshtu Prend Suli u bė njė ndėr bashkėautorėt mė prodhues tė fjalorit tė njohur tė “Bashkimit” tė botuar nga Prend Doēi mė 1908.

{do shkrim i Prend Sulit shquhet pėr pėrdorimin me pėrpikmėri tė sė folmes sė Mirditės, pėr fjalorin shumė tė pasur me fjalė shqipe vendi, shumė prej tė cilave nga mospėrdorimi kanė dalė jashtė qarkullimit letrar e aq janė harruar sa tash edhe vendasit nuk e dijnė ma.

Prend Suli ka shkruar edhe disa artikuj mbi frazeologjinė shqipe, duke dhėnė njė listė tė gjatė frazeologjike shumė interesante. Paraqet interes gjuhėsor dhe etnologjik shpjegimi qė i ka dhėnė Prend Suli fjalės “Kėshnellė”, duke e lidhur me mitologjinė, kthimin e diellit nga vera.

Nė fushėn e historisė.

 

Nė artikullin “Prej vrojtores” Prend Suli trajton njė tip banese operative, luftarake, e cila ka qenė pėrdorur gjerėsisht nė malėsitė shqiptare vatra qendrore antiosmane, tė paktėn me sa kam hulumtue unė prej Kelmendi e deri nė Lurė. Ndaj kėtij tipi banese, tė rėndomtė gjatė dy shekujve tė parė tė pushtimit osman, e cila ka dalė jashtė pėrdorimit me hyrjen nė pėrdorim tė armėve vetiake tė zjarrit dhe me pėrhapjen e misrit, ku u kalua nė ndėrtimin e banesave tė tipit kullė, askush nuk e ka shtruar si ēėshtje tė rėndėsishme historike lidhur me qėndresėn nė male nė kushtet e luftės sė gjatė shumėshekullore nė rrethim, askuj nuk i ka tėrhequr vėmendjen. Edhe pse Prend Suli nuk e ka trajtuar nė prizmin e vetėmbrojtjes, ai ka dhėnė faktin e studiuesit duhet tė bėjnė interpretimet dhe pėrgjithėsimet e duhura.

Tė dhėna historike mjaft tė rėndėsishme pėr Mirditėn kanė edhe dy dorėshkrime tė Prend Sulit qė ruhen nė Arkivin Qendror Historik nė Tiranė.

I pari, me titull “E kēyrmja pėr s'largu nėpėr Mirditė tė dikueres” prej 37 faqesh tė shkruara me dorė, pėrshkruan me mjaft saktėsi ngjarje tė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX nė Mirditė. Nė qendėr tė vėmendjes janė dy institutet kryesore tė kohės nė Mirditė: Abacia dhe Gjomarkajt.

Nė kėtė dorėshkrim ka rėndėsi tė veēantė numri i saktė i mirditasve, pjesėmarrės nė luftėn e Krimesė qė jepet me shifrėn 885. Prend Suli shkruan se atje ishte Ndue Gegė Lleshi, i cili e tregonte jo vetėm gjithė rrjedhėn e punėve, por edhe mbante mend e kujtonte pothuajse gjithė pjesėmarrėsit. Pėr kėtė ekspeditė nė shumė shkrime thuhet se ishin tė paktėn 5000 vetė. Puna ėshtė se mirditasit nuk dilnin nė rreshtime paraluftimi, gjerėsinė e frontit e merrnin qesim pėr pesė mijė, po ashtu edhe rrobat, ushqimin e rrogat etj. Kjo dėshmon se njė mirditas dinte tė luftonte pėr pesė ushtarė tė rregulltė.

Dorėshkrimi i dytė ka si titull “Pėrpjekjet atdhetare nėpėr Mirditė” 1856-1913 pra ėshtė njė shtesė e tė parit, veē kėtu si temė kryesore ėshtė lufta kundėr pushtuesit.

Kėtu ka rėndėsi njė fakt shumė i pėrmendur, por i pa shpjeguar saktė nė veprat tona historike. ėshtė fjala pėr Abat Doēin, ai prini Turgut Pashės mė 1910, siē ėshtė shkruar gjithandej. Madje ashtu e ka pėrshkruar edhe doktori gjerman i Turgut Pashės Ernest Jack. ėshtė interesant se qyshė mė 1969 studiusi gjerman G. Robel e vė nė dyshim mendimin e shprehur nga Jack dhe shkruan se doktori nuk e kuptoi lėvizjen dinake tė shahut tė Abat Doēit.

Po si qėndron nė tė vėrtėtė puna?

Si hyri nė Shkodėr mė 27 korrik 1910, sipas rregullave tė kohės, paria e klerit katolik i bėri vizitė Turgut Pashės. Abat Doēi i pėrmendi gjeneralit privilegjet e njohura tė Mirditės. Turguti iu pėrgjigj se ato i njoh e i nderoi pėr derisa i ka dhėnė Sulltani. Por dreqi nuk flinte, armiku i pėrhershėm sllavi. Ndėrkohė, konsulli rrufeshėm nė Mirditė, do tė kapte gjithė ata krerė kryengritės tė Kosovės qė nuk kapi dot atje, pasi ata janė grumbulluar tė gjithė nė Mirditė. Kėtė, ky rus e raportoi kėshtu, pėr inate tė Mirditės, po e dinte mirė se krerėt kosovarė kishin kaluar me kohė nė Mal tė Zi.

Si pėrgatiti ushtrinė, jo pak po 32 bataljone Turguti, thėrriti abatin dhe i tha: mė prij se dua me dalė me pa Mirditėn! Pra e vuri pėrpara me hutė! Ndryshe ėshtė me i pri, e ndryshe me tė vu pėrpara me zor! E pse e bėri kėtė Turgut Pasha? Sipas Prend Sulit kėtė e bėri pėr kėto arsye:

E para, pėr me i ulė kryet Abatit, e dyta pėr me i tregue Austrisė si mbrojtėse e kultit se me qytetarėt e mi bėj si tė due vetė, e treta dhe mė e rėndėsishmja, duke pasur pėrpara Abatin asnjė mirditas nuk i kthente pushkėn.

Sidoqoftė, edhe pse peng i Turgutit, Abati dijti tė ndikojė mbi tė qė te 32 bataljonet turke kaluan nėpėr Mirditė duke bėrė sa mė pak dėme. Madje edhe te Gurra e Lėmaēes, ku ngelen fushimin, mishin e lakėrishtet i blenė me pare e nuk i grabitėn. Kėtė e sqaron mirė dom Prend Suli nė kėtė dorėshkrim.

Duke i mbyllur kėto shėnime do tė thoja se mbledhja dhe botimi i shkrimeve tė kėtij atdhetari e studiuesi tė palodhur do tė ishte njė shėrbim i vyer qė i bėhet jo vetėm traditave kulturore tė Mirditės po tė mbarė kombit.

 

Tė nderuar profesorė dhe kumtues tė Konferencės Shkencore

“Mirdita nė Histori dhe etnokulturė”

Tė nderuar pjesėmarrės!

 

Tė ftuar nga Lezha, Shkodra, Tiranė, Puka, Kurbini, etj

 

Mė lejoni qė nė emėr tė organizatorėve tė kėsaj konference: Muzeut Historik tė rrethit, Shoqatės kulturore atdhetare “Mirdita”, shoqėrisė “Abat Doēi” dhe Nėnprefekturės, si dhe dashamirėsve tė shumtė tė dijes e kulturės kėtu, t'ju uroj mirėseardhjen.

Kjo konferencė ėshtė nė vazhdėn e punėve kulturore-shkencore qė Mirdita i ka patur traditė, por qė i ka ngritur nė njė stad tė ri, sidomos nė dhjetėvjeēarin e fundit. Pėrmes botimeve tė suksesshme, promovimeve, veprimtarive pėrkujtimore pėr figura tė shquara tė traditės, panaireve, shtypi lokal e tė tjera, intelektualėt e Mirditės kanė kontribuar pėr vlerėsimin e historisė dhe kulturėn kombėtare.

Ka qenė njė punė kėmbėngulėse e motivuar me mjaft vėshtirėsi e sakrifica, por siē duket i tillė, i mundimshėm ėshtė fati i punės intelektuale e krijuese. Edhe nė vitin 1997 kur mendje tė ēoroditura rrėmbyen pėr njė ēast armėt, studiuesit e krijuesit e kėtij vendi prinin me penė e dituri, njėlloj si rilindasit. Kanė meritė nė kėtė ringjallje dijetarėt e mirėnjohur si prof. Dr. Mark tirta, prof. Pal Doēi etj, qė kanė frymėzuar veprimtarinė studimore te mė tė rinjtė.

Mirdita e djeshme dhe e sotme, me atė ēka fsheh brenda thelbit tė vet, ka tėrhequr vėmendjen e dijetarėve tė shumtė tė vendit dhe tė huaj, mes tyre edhe tuajėn qė jeni sot kėtu pėr tė kumtuar pėr ēėshtje tė rėndėsishme tė historisė dhe tė sotmes. Mė lejoni t'juj falenderoj edhe njėherė pėr pėrkushtimin tuaj pėr pėrgatitjen e kumtesave me interes qė do tė ligjėrohen sot nė kėtė sallė.

Kemi bindjen se materiale tė tilla nuk do tė jenė thjeshtė pėr arkivin e studimeve, por se ato do t'i shėrbejnė tė sotmes, integrimit tė kėtij vendi nė rrjedhat e qytetėrimit bashkėkohor, ku kemi hyrė pakthyeshėm.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net