<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         
Mirdita , miresevini ne www.mirdita.net Letersi, Histori, Art& Kulture, Forum, E-Mail falas me .. @mirdita.net  

Mirësevini në www.mirdita.net 

 
 

  :: Kapidani Ndue Gjon Marku

  ::  Alfa dhe omega nė..

  :: Mirdita krenaria dhe ..

  :: Mark & Llesh Gjomarku

  :: Preng Bib Doda(N.Oroshi)

  :: Nikoll Kaçorri

  ::Agron Shabani(Kumtes 

  ::Interviste me Ndue ZNdocin

  :: Intervista me Gjok Gjoka

  ::

  ::

  ::

  ::

  ::

  ::

  ::

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Rresheni eshte nje qytet me 10000 banore dhe me nje shtrese te madhe
intelektualesh.
Puna e intelektualeve ne Mirdite eshte vleresuar shume por ne disa raste
meqe ajo nuk ka ngarkese politike, humbet ndjeshem ne peshen qe duhet te
zere kjo pune ne shoqerine mirditore.
Ne muajin tetor te vitit 2004, u takova me zotin Gjok Gjoka pronar i nje
farmacie private, ne qytetin e Rreshenit dhe ajo qe me beri me shume
pershtypje ishte se ambienti pereth ishte mbreselenes.
Zotin Gjoke Gjoka e njeh  i gjithe qyteti i Rreshenit por ai njihet edhe
banoret me te larget te rrethit te Mirdites.Per te shuar kuriozitetin se
kush eshte Gjok Gjoka dhe cfare mendon ai, cfare idesh percjell si
intelektual, si farmacist, si ekologjist per qytetin e Rreshenit dhe per
periudhen e tranzicionit qe po kalon Mirdita dhe e tere Shqiperia, ju ftojme
te ndiqni intervisten ne vijim.
.


www.mirdita.net Zoti Gjoke ,  lexuesi mirditor dhe ai shqiptar kerkon te
njohe dhe dije me shume per ata individe qe perpiqen te kontribojne per nje
ambient te paster dhe te gjelbert jo vetem ne qytetin e Rreshenit por edhe
ne te gjithe rrethin e Mirdites.
Pyetja e pare qe dua te shtroj ne drejtimin tend ,eshte, kur keni lindur dhe
ku jeni rritur?

Gjoke Gjoka Kam lindur ne Blinisht te Mirdites me 10.09.1962 dhe vitet e
femijerise i kam kaluar ne Blinisht.

www.mirdita.net Ku e keni filluar shkollen fillore dhe si i keni perjetuar
vitet e para te shkolles dhe jetes tuaj? Cfare mbani mend nga ato vite?

Gjoke Gjoka  Me 01.09.1969 kam filluar klasen e pare ne Reps dhe
tetevjecaren kam mbaruar me 1977 po ne Reps.Per te treguar veshtiresite e
asaj kohe nuk pershkruhet dhe aq lehte por une shihja me zili cdo person qe
kishte radio me vajguri dhe ishte feste e madhe kur me 25.10.1970 erdhi
drita elektrike.Fillimi i klases se pare nga une korrespondon dhe me hapjen
per here te pare te shkolles 8-vjecare ne Reps vendodhja e se ciles ishte ne
katin e pare te pallatit te beqarve .Veshtiresi te medha.

www.mirdita.net Po shkollen e mesme dhe te larte ku e keni perfunduar?

Gjoke Gjoka Me 1977-1981 kam mbaruar shkollen e mesme ne Rreshen ku mund te
kujtoj sidomos aksionet ne ndihme te bujqesise qe vertete na kane lodh dhe
ndermjet te tjeresh dy mesues te nderuar te cilet kane qene:Fran Cuka dhe
Gjon Lleshi i cili nuk jeton me.Pas 1 viti stazh me 1982-1986 kam vazhduar
studimet per farmacist ne Universitetin e Tiranes Fakulteti i Mjekesise Dega
Farmaci dhe kam marre titullin:farmacist

www.mirdita.net Zoti Gjoke, mbasi keni mbaruar shkollen e larte me cfare
jeni marre, domethene cfare drejtimi i keni dhene jetes tuaj?

Gjoke Gjoka Pas mbarimit te studimeve per farmacist ne Universitetin e
Tiranes Fakulteti i Mjekesise Dega Farmaci,  ne tetor te vitit 1986 kam
filluar pune ne profesionin tim per te cilin  studiova dhe kam punuar si
farmacist ne Rreshen pothuajse 18-vjet . Nga qershori i vitit 1986 deri ne
vitin 1991 kam qene drejtues i farmacise se Spitalit Rreshen.

www.mirdita.net Zoti Gjoke, le te kalojme ne nje moment tjeter te
intervistes. Me cfare merreni aktualisht?

Gjoke Gjoka Ne shtator te vitit 2000 kam hapur nje farmaci private ne
Rreshen ku vazhdoj te punoj dhe sot. Meqense jeta eshte vetem nje here
mundohem qe ta ndertoj mire sipas kushteve konkrete me sa me pak gabime qe
neser te mos pendohem per rrugen qe kam ndjekur. Pra mundohem ti ndjek
gjerat ne menyre dinamike sic eshte vete jeta

www.mirdita.net Ne vazhdim te intervistes doja te pyesja se si e mendoni
largimin e intelektualeve mirditore drejt emigrimit gjate kesaj periudhe
tranzicioni ?

Gjoke Gjoka Largimi i intelektualve mirditore eshte nje proces i
pashmangshem i natyrshem qe ka dhe anet e veta pozitive se ne nje menyre ose
ne nje tjeter do sjellin zhvillim dhe civilizim edhe ne Mirdite per te cilat
kemi shume nevoje.Largimi e levizja eshte nje proces i perbotshem natyral
zhvillues qe vetem diktatura e ka ndaluar. Njerezit duke levizur kerkojne
nje jete me cilesore dhe nje rendiment maksimal nga jeta dhe ne kete aspekt
bravo per inisiativen ndoshta jane mbrapa ata qe nuk levizin ne nje forme
apo ne nje tjeter. Me kete rast dua te them se nuk duhet harruar shprehja
popullore "nje uji qe nuk ecen se pin kush".


www.mirdita.net Qyteti i Rreshenit eshte lene disi pas dore ne kete periudhe
tranzicioni dhe ne Rreshen papunesia eshte e madhe, varferia tashme eshte
miqesuar me cdo familje, tregu i Rreshenit duket sikur ka me shume shites se
bleres dhe ne nje rast kam vene re se edhe objektet shtetore sic eshte
konvikti i nxenesve , duket sikur te frikeson me ate pamjen e jashtme te
saj, per te mos folur per probleme te tjera te kesaj natyre. Cfare ka nevoje
me shume qyteti yne Rreshen?


Gjoke Gjoka Qyteti i Rreshenit ka nevoje pikesepari per nje "Edi Rama" te
tjerat vine vete dhe ky nuk vjen nga jashte por duhet ta zgjedhin qytetaret
e Rreshenit.

www.mirdita.net  Ju si e interpretoni mungesen e kendeve te argetimit per
femijet e moshave te ndryshme, ne qytetin e Rreshenit?

Gjoke Gjoka Ne lidhje me kendet per femije problemi eshte kompleks dhe ka te
beje dhe me kulturen e qytetarve sa disponohen per femijet dhe me ate qe te
dali nje njeri qe te beje nje investim serioz privatisht ne kete fushe se po
pritem vetem nga shteti gjerat rregullohen me ngadale se privati.Sa here
shkoj ne Tirane marr femijet me vete dhe nuk me lene te vij ne Rreshen pa u
argetu me lodrat ne qender te Tiranes.

www.mirdita.net Para farmacise tende ku punoni, vura re nje gjelberim dhe
pasterti te madhe, gjithashtu me beri pershtypje dhe libri "Qyteti
yne-Rreshen.Te gjithe per nje ambient te paster" te cilin ju ma dhuruat. U
bera kurioz per keto dy elemente te dukshem. Dua te pyes mos merrni pjese ne
ndonje shoqate ekologjike?

Gjoke Gjoka: Po. Marr pjese ne shoqaten ekologjike te Mirdites dhe mbeshtes
ekologjine sociale prej nga vjen dhe ekologjia e mjedisit. Per gjelberimin e
qytetit kontribuoj me se shumti nepermjet shembullit personal nepermjet
farmacise ku sherbej, nepermjet paraqitjes se jashtme, pastertise, sherbimit
korrekt, orarit te sherbimit, shumllojshmerise se sherbimeve gjith kjo
pervec sakrifices kam dhe kenaqesine te u sherben njerzve dhe behesh person
publik ne ate lartesi sa i sherben publikut.

www.mirdita.net Nga libri te cilin ju ma dhurua pra ,"Qyteti yne-Rreshen.Te
gjithe per nje ambient te paster",  gjate leximit zbulova gjera te reja dhe
nje nga keto ishte fidanishtja e qytetit te cilin e kultivon zotin Gjovalin
Jaku dhe ne fakt aty buron gjelberimi i qytetit ne teresi.
Cfare mendimi keni ju ne lidhje me punen e Gjovalin Jakut por edhe te
shoqates ekologjike ne pergjithesi?

Gjok Gjoka Punen e Gjovalin Jakut e vleresoj shume dhe e falenderoj per
punen qe ka bere. Eshte njeri pasionant dhe punetor i madh.Punon dhe ka
rendiment ne shume drejtime njeheresh. Falenderoj shume dhe vellain e tij
Gjon Jaku i cili ka bere shume per Mirditen me shtypshkronjen e tij ne
Tirane. Shoqata ekologjike e Mirdites ka qene serioze ne punen e saj se
bashku me zotin Jaku dhe rezultatet e kesaj pune po shihen cdo dite.Gjovalin
Jaku hyn ne eliten e qytetarve te Rreshenit.
Nuk mund te rri pa permendur gjithashtu zotin Ndue Tusha i cili eshte
kryetar i shoqates ekologjike mirditore. Puna e tij ka qene shume serioze,
ka dhene shume rendiment dhe sigurisht vleresimet per zotin Tusha nuk jane
te teperta por ato bazohen ne te verteten qe shohim cdo dite ne qytetin e
Rreshenit.

www.mirdita.net Zoti Gjoke, desha te di nje opinion tuajn fare te shkurter
nepermjet te cilit te gjithe mirditoret ne Mirdite por edhe emigrantet ne
pergjithesi do te merrnin nje fare pergjigje. Si e mendoni te ardhmen e
qytetit te Rreshenit dhe rrethit te Mirdites ne pergjithesi?

Gjoke Gjoka Qyteti i Rreshenit ka shume lokale simpatike dhe investime
serioze por duhet te nderhyje bashkia per urbanizimin e qytetit. Autostrada
Durres-Kukes-Prishtine nenkupton hapsira te medha jo vetem per Rreshenin por
per gjithe Mirditen.

www.mirdita.net Kemi ardhur ne fundin e kesaj interviste e cila eshte e para
por qe do te kete edhe te tjera ne te ardhmen. Ke deshironi te pershendetni
ne kete moment ?

Gjoka Gjoka: Dua te pershendes ne rradhe te pare te gjithe qytetaret e
Rreshenit, te gjithe pjesetaret e shoqates ekologjike mirditore ku bej pjese
edhe une, dua te pershendes zotin Tonin Ndoja per krijimin e websitit te
mirdita.net, gjithashtu dua te pershendes te gjith mirditoret kudo qe
ndodhen dhe u uroj fat e mbaresi ne jete.

Intervista u be me date 24 tetor 2004.


 

Intervistoj Per www.mirdita.net Aleks Lleshi
 

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net