|
Gj.Ndoj
HYRJE
Historia e qytetėrimit tė
popujve pėrbėn dhe identitetin e tyre. Ky identitet
historik i shoqėron kėta popuj nė mėnyrė tė pashmangshme
dhe ndikon pak ose shumė nė tė ardhmen e tyre. Kjo e
kaluar historike kur ėshtė e vėshtirė tek popujt pėrkatės,
jo rrallė ndodh qė mė tepėr ta pengojė sesa ta ndihmojė tė
ardhmen e tyre. Pėr tė shmangur efektet negative tė sė
shkuarės historike shqiptare pėr tė ardhmen e tyre, duhet
sė pari tė identifikohet mė mirė dhe tė pranohet me kurajo
e vėrteta mbi ecurinė dhe mbijetesėn historike tė tyre.
E vėrteta historike e
shqiptarėve, me gjithė peripecitė e zig-zaget e saj, ėshtė
historia e njė populli me qytetėrim tė lashtė. Rezultantja
e pėrpjekjeve tė kėtij populli pėrballė asimilimit tė
qytetėrimeve tė tjera si; ai helen, romak, bizantino-sllav
dhe sė fundi ndaj atij turko-aziatik, ėshtė mbijetesa e
kulturės iliro-arbnore. Kjo kulturė e influencuar dhe nga
civilizimet e tjera qė pėrmendėm, padyshim ėshtė dhe
bazamenti kulturor mbi tė cilin lindi dhe u formua kombi
shqiptar.
Historiografia shqiptare nė
kėtė pikė nuk ka qenė mjaft e guximshme dhe objektive pėr
ta thėnė tė vėrtetėn. Historianėt shqiptarė kanė shkruar
historinė e shqiptarėve duke u bazuar mė tepėr mbi
kundėrvėniet ndaj tezave tė akademikėve dhe historianėve
tė huaj, sesa duke u bazuar nė njė punė studimore, tė
pėrgjithshme dhe tė provuar ashtu siē ka ndodhur nė
ngjarjet dhe nė mėnyrė objektive. Deformimet dhe shmangia
nga e vėrteta historike kanė ndodhur jo vetėm pėr shkak tė
influencave dhe politikave konjukturale, por pikėsėpari,
se klasa politike shqiptare duke u nisur nga interesa tė
ēastit dhe jo nga interesa afatgjata e ndrydhi mendimin
shkencor, veēanėrisht atė historik.
Nisur nga kėto, por dhe i
bindur se e vėrteta historike e shqiptarėve i ndihmon ata
nė rrugėn e tyre nė tė ardhmen, vendosa pas njė kohe mbi
15 vjeēare (i karakterizuar dhe i pushtuar nga kjo ndjesi),
tė shkruaja kėtė libėr.
Nė kėtė libėr, pretendimi
im mė i madh ishte zgjedhja e njė pikėvėshtrimi
relativisht tė ri historik, ku lexuesi tė kuptojė, tė
bindet ose tė paktėn tė tundohet se historia e popullit
shqiptar nuk ėshtė plotėsisht ajo qė kemi mėsuar.
Me punėn time modeste gjatė
trajtesės nė kėtė libėr fokusohet Shqipėria e Veriut e
veēanėrisht mirditasit e territori i tyre.
Nuk ėshtė e vėshtirė tė
shquhet qartė se kultura iliro-shqiptare identifikohet mė
qartė se kudo tjetėr nė territoret e pirustėve e tė
albanėve e qė mė vonė pjesa mė e madhe e kėtyre
territoreve u quajtėn Dukagjin e Mirditė.
Nuk ėshtė i rastit fakti se
aty ku u ngjiz nė fillim kultura arbnore-shqiptare, po aty
historia identifikoi dhe fuqinė mė tė madhe mbijetuese tė
kėsaj kulture.
Libri ka 2 pjesė tė ndara
nė 15 kapituj.
Nė pjesėn e parė tė tij
pėrfshihen koncepte pak a shumė tė njohura si; lindja e
kulturės arbnore-shqiptare si vazhduese e qytetėrimit dhe
kulturės ilire, procesi i shtetformimit nė mesjetė dhe
fisnikėria shqiptare. Principatat mesjetare dhe raportet
me Bizantin, Mbretėrinė Serbe, anzhuinėt dhe mė vonė me
invadorėt e rinj osmanė.
Po nė kėtė pjesė tė librit
bėhet fjalė pėr invazionin osman, luftėn e shqiptarėve
kundėr turqve me nė krye heroin Gjergj Kastriot
Skėnderbeun. Rėnia e qėndresės sė organizuar kundėrosmane
tė shqiptarėve etj.
Temė shumė e rėndėsishme e
kėsaj pjese janė pasojat e pushtimit si osmanizimi dhe
islamizimi, emigracioni dhe pasojat katastrofike tė tij
brenda dhe jashtė Shqipėrisė, formimi i enklavave
kristiane, Mirdita dhe roli i saj nė rezistencėn dhe
mbijetesėn e shqiptarėve deri nė fillimin e lėvizjes
kombėtare shqiptare.
Nė pjesėn e dytė tė kėtij
libri vihet re se roli i enklavave kristiane dhe
veēanėrisht i Mirditės, pas Lidhjes sė Prizrenit fillon
dhe zbehet. Shkaku qė ky fenomen del mė nė evidencė lidhet
me dy aspekte themelore:
1.
Mirdita u formua nga gjithė shqiptarėt qė e
konsideruan armik tė pėrgjithshėm Turqinė dhe pėr
rrjedhojė, kėta shqiptarė e formuan Mirditėn pėr tė
luftuar kundėr Turqisė.
Kur i sėmuri i Bosforit,
pas Kongresit tė Berlinit (13 qershor 1878), u projektua
nga Fuqitė e Mėdha pėr tu tėrhequr nga Ballkani, u
dobėsua armiqėsia kundėr Turqisė.
2.
Shqiptarėt e islamizuar (qė pėrbėnin dhe shumicėn e
shqiptarėve nė Ballkan), filluan dhe ata si shqiptarėt
kristianė pėrpjekjet e tyre pėr tė mbijetuar nė kushtet e
reja, kur mbrojtja nga Turqia u dobėsua dhe nuk pėrbėnte
me garanci pėr tė ardhmen e tyre.
Ky ėshtė dhe mjedisi ku
formėsohet kombi shqiptar dhe lėvizja kombėtare e cila
orientohej jo aq kundėr Turqisė, sesa kundėr tendencave
shoviniste tė shteteve tė reja kristiane ballkanike.
Zeniti i Mirditės nė histori janė kryengritjet e viteve
1862 dhe ajo e viteve 1876-1877. Ndėrsa pas tyre e sidomos
pas lidhjes sė Prizrenit 1878 fillon gradualisht perėndimi
i saj. Roli i saj vazhdon tė jetė nė pėrpjekjet e
shqiptarėve pėr pavarėsi 1910-1912, derisa pas luftės sė
dytė me ardhjen e komunistėve nė pushtet kjo trevė
integrohet nė shtetin unitar shqiptar (1945-1952).
Pėrveē tematikės sipas
pjesėve dhe kapitujve tė librit, evidentohet qartė dhe
fokusohet dhe roli i individėve tė shquar qė kanė qenė
protagonistė tė ngjarjeve historike, por dhe tė kulturės e
vetėdijes tonė kombėtare.
Rendi i parė i kėtyre
individėve tė shquar me gjak arbnor-mirditas i takon
periudhės sė parapushtimit dhe procesit tė vendosjes sė
plotė tė tij nė shumicėn e territoreve tė banuara prej
shqiptarėve. Disa nga kėta shqiptarė tė mėdhenj janė
pėrveē Gjergj Kastriotit, edhe Leka III Dukagjini, Gjon
Gazulli, njerėzit e familjes Albani, Marin Barleti, Marin
Bicigemi, Leonik Tomen etj. Shumica e tyre, por dhe shumė
tė tjerė, emigruan kryesisht nė Itali nga fundi i
shekullit XV dhe fillimi i shekullit XVI.
Nė rendin e dytė trajtohen
individėt e shquar dhe burrat e mėdhenj shqiptarė-mirditas
qė ruajtėn frymėn e tė parėve tė tyre, dhe bėnė pėrpjekje
ta rritnin nderin e shqiptarėve dhe tė zgjonin tek ata
ndjenjėn e ekzistencės sė tyre, pėrkatėsinė e tyre si komb,
popull me qytetėrim tė vjetėr, por dhe me histori tė madhe.
Disa nga kėta individė tė shquar janė abatėt e Mirditės;
Gazulli, Gaspėr Krasniqi, mirditasit e tjerė si: Prengė
Doēi, Pashko Vasa, prijėsit dhe kapedanėt Bibė Pashė Doda
dhe Prengė Pashė Mirdita, mė vonė dhe Dedė Koleci, Gjergj
Fishta e Ndre Mjeda, Nikollė Kaēorri, Ambroz Marlaskaj etj.
Kėta rilindas nuk kishin
reshtur sė bashkėpunuari me vėllezėrit e tyre arbėreshė,
sidomos me ata tė Italisė sė Jugut. Madje kur pėrmendėm mė
lart ata, ishte mė e natyrshme tė rreshtonim krahas tyre
edhe De Radėn, Zef Seremben, Dhimitėr Kamardėn, Zef
Skiroin etj., apo dhe intelektualėt shkodranė si Zef
Jubanin, Gurakuqėt, Pal Dod Masej, Ndoc Nikaj, etj.
Gjithė kėtė plejadė
personalitetesh kombėtare si pasardhėse e denjė e
aristokracisė sė ndritur dhe e intelektualėve mesjetarė
shqiptarė, me pėrmasa europiane, e solli historia e
ēėshtjes shqiptare nė skenė nė fundshekullin XIX dhe
fillimin e shekullit XX. Kėta themelues dhe zhvillues tė
ideologjisė kombėtare shqiptare duke ruajtur tradicionin
autentik tė kulturės shqiptare janė pėrmendur me gjysmė
zėri ose janė harruar nga historiografia jonė, megjithėse
ata i falėn Shqipėrisė dhe shqiptarėve mė tepėr se kushdo
tjetėr dashuri, nder, lavdi, kredibilitet dhe gjithēka nga
lumturia dhe jeta e tyre.
Mjafton tė pėrmendet
vlerėsimi i Ismail Qemalit pėr Prengė Doēin kur thotė Ne
e bėmė si e bėmė Shqipėrinė. Ai do ta bėnte pa ne e mė
mirė se ne.
Apo Edith Durham: Prengė
Doēi ėshtė njė nga burrat mė tė mėdhenj qė ka nxjerrė
Shqipėria etj, etj.
Ndėrsa unė, autori i kėtij
libri, kam mbaruar studimet pėr histori, jam nga Mirdita,
megjithatė e kam njohur shumė vonė veprėn e rilindėsit tė
madh. Kam mėsuar qė nė mėsimet e para, njerėz tė shquar
por dhe tė zakonshėm, kam mėsuar ngjarje e pėrpjekje
sporadike tė luftės sė shqiptarėve, por nuk kisha mėsuar
historinė e njerėzve tė pėrmasave tė pazakonta si Prengė
Doēi, Bibė Pasha e Prengė Pashė Mirdita, Gjergj Fishta,
Ambroz Marlaskaj etj.
Apo skisha mėsuar ngjarje
tė tilla si kryengritja e vitit 1862 dhe ajo e viteve
1976-77 nė Mirditė qė do tė ishte prologu i njė lėvizjeje
tė vėrtetė nacionale sipas njė vizioni tė qartė
shqiptaro-arbėresh. Ndėrkohė qė kisha mėsuar rolin
progresiv tė kryengritjes sė Haxhi Qamilit qė jo vetėm
ishte me frymėzim islamik e turkoman dhe pa frymė
kombėtare, por ishte njė lėvizje qė shkaktoi vetėm rrėnim
dhe vėllavrasje mes shqiptarėsh duke e dėmtuar rėndė
ēėshtjen e tyre.
Kur i mėsova kėto dhe shumė
tė tjera, pėrveē krenarisė qė ndjeva pėr historinė e
popullit tonė, njėkohėsisht ndjeva dhe shqetėsimin, se pse
ėshtė shmangur e vėrteta?
Pse nuk ėshtė shkruar
historia gjithnjė ashtu siē ėshtė?
Pse janė lėnė nė harresė
burra tė mėdhenj tė kombit, pavarėsisht se sot pėr ne
ėshtė nder e krenari ti kujtojmė si udhėrrėfyesit tanė?
Tu jepja njė pėrgjigje tė
saktė kėtyre pyetjeve, e pata mė tė vėshtirė se tė
shkruaja kėtė libėr, si njė pėrpjekje pėr tė zbuluar
sadopak tė vėrtetėn nga e kaluara jonė. Jam i bindur se e
vėrteta mbi shqiptarėt dhe historia e tyre i bėn ata mė
dinjitozė pėr tė ardhmen e tyre.
Autori
05.04.2004 |