<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
                      

Mirdita.net portali mė i madh i Mirditės online. Nė kėtė faqe do tė gjeni gjithē c'ka rreth  Mirdites dhe me gjere.....                       

   English
 

  :: Fjala e lire

  :: Histori

  :: Libri i Miqve

  :: Gazeta Mirdita

  :: Poetet e Rinje

  :: Albumi Fotografik

  :: Personalitete

  :: Forumi Kuvendi

  :: Muzike

  :: Artet e Kultur

  :: Librat e Botuar

  :: Kontakt Admin

  :: Chat

  :: Duralumin Rreshen

  :: Katedralja

  :: Sqarimi

  :: E-maili Juaj

www.albdreams.com

www.lezha.net

Bashkia Rreshen

 

saimiri.2pt.net

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

 


 

 

Mirësevini në www.mirdita.net 

KISHA KATOLIKE E MIRDITËS

Kronikė

Rrėshen 9 nėntor 2002

Kardinal Crescenzio Sepe shuguron Kishėn e re Katedrale tė Rrėshenit, Jezusi i Vetmi Shpėtimtar i botės.

 

Dita e sotme hyn nė historinė e Popullit tė Hyjit qė ėshtė nė Mirditė nė kėtė krahinė nė pjesėn veri-lindore tė Shqipėrisė. Nė kėtė krahinė kaq shumė tė persekutuar nga komunizmi pse krahinė katolike sot kemi mundur tė shohim edhe njė herė fitoren e fesė tė cilėn me shumė mundim regjimi komunist i Enver Hoxhės kėrkoi ta shkatėrrojė. Kjo ditė ėshtė e shėnuar nga ngjarja e madhe e shugurimit tė Kishės Katedrale nė qendrėn e Dioqezės, Rrėshen; Dioqezė e cila u krijua nė vitin 1996 nga Ati i Shenjtė Gjon Pali II si trashėgimtare e historisė mijėvjeēare tė Abacisė sė Oroshit. Kjo Kishė e re Katedrale lind nė njė territor ku kishat e shumta ishin si shenjė e njė feje qė jetonte, qėndronte, pėrballonte vėshtirėsitė, luftonte e nuk pėrkulej para islamizmit tė vendosur nga turqit, ruante gjallėrinė e saj edhe pse e detyruar tė jetonte nė fshehtėsi nga diktatura e Enverit.

Nė kėtė festė mbėrritėm mbas njė periudhe pėrgatitje shpirtėrore ashtu siē edhe kishte ftuar Kardinali pėrpara mbėrritjes nė Dioqezėn tonė.

Eminenca Crescenzio Sepe shoqėrohej nga Nunci Apostolik Imzot Giovanni Bulaitis, Kėshilltari i Nunciaturės Mons. Ambrose Madtha e nga Arqipeshkvi i Durrės-Tiranės Imzot Rrok Mirdita. Nė hyrje tė Dioqezės ata priteshin nga Administratori Apostolik At Cristoforo Palmieri e sė bashku u drejtuan fillimisht nė Rubik ku i prisnin njė numėr i madh besimtarėsh sė bashku me Kryetarin e Bashkisė Zotin Gjovalin Prenga i cili nė emėr tė popullsisė i drejtoi njė pėrshėndetje mirėseardhjeje. Mė pas u drejtuan drejt qendrės sė Dioqezės, Rrėshenit.

Kėtu Kardinalin e pritnin Arqipeshkvi Metropolit i Shkodrės Imzot Angelo Massafra sė bashku me Ipeshkvinjtė dhe Administratorėt Apostolikė tė Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, Arqipeshkvi i Bar (Antivarit) Imzot Zef Gashi, Ipeshkvi Mark Sopi Administrator Apostolik i Prizrenit, Ipeshkvi Claudio Stagni vikar i pėrgjithshėm i Arqidioqezės sė Bolonjės (Italia), Ipeshkvi i Cerreto-Sannita-Telese-Sant’Agata de’ Goti (Itali) Imzot Michele De Rosa, Ipeshkvi i Nocera Inferiore-Sarno (Itali) Imzot Gioachino Illiano; shumė meshtarė, rregulltarė e rregulltare sė bashku me njė numėr tė madh besimtarėsh. Gjithashtu pėr ti pritur ndodheshin edhe deputetė, autoritetet vendase e kryetarė komunash tė ardhur nga krahinat e tjera. Si kornizė ndodheshin shumė fėmijė e tė rinj nė kostume tradicjonale.

Sapo Kardinali mbėrriti iu dhuruan si shenjė mikpritjeje buka, kripa, lulet dhe strumenti karakteristik i zonave veriore ēiftelia.

Nė pėrshėndetjen e saj Kryetarja e Bashkisė Zonja Marie Biba i shprehu mirėseardhjen nė emėr jo vetėm tė Bashkisė sė Rrėshenit por edhe nė emėr tė rretheve tė tjera qė pėrbėjnė Dioqezėn. Kam nderin dhe kėnaqėsinė –tha ajo- t’ju pėrshėndes nė kėtė ditė tė shėnuar. “Qė sot e mbrapa, Rrėsheni, pas njė dekade tė ringjalljes sė besimit, pas njė numri kishash tė rindėrtuara dhe tė reja, do tė ketė kėtė Kishė tė re Katedrale, kėtė tempull tė besimit, dashurisė, shpresės, kėtė shtėpi tė Zotit, ku ne Mirditorėt dhe gjithė besimtarėt e Dioqezės do tė mblidhemi pėr ditė mė tė mira e mė tė bardha ”.  Duke kujtuar kohėt e vėshtira qė kjo tokė ka kaluar, ajo kujtoi figurat klerike tė kėsaj toke si Imzot Prend Doēi, apo Imzot Frano Gjini i vrarė nga komunistėt e shume tė tjerė. Falenderoj -ka vazhduar ajo- Atin e Shenjtė Gjon Pali II i cili shpalli Dioqezėn e Rrėshenit nė vitin 1996, dhe qė vazhdimisht jemi nė zemrėn dhe lutjet e Tij tė pėrditshme.

“ Eminencė e nderuar! Prania juaj mes nesh ėshtė shenjė e dashurisė qė Hyji ka pėr ne si popull i Tij, ėshtė shenjė e dritės qė kjo Katedrale do tė ndriēojė tė gjithė ata qė e dėshirojnė dhe pranojnė kėtė dritė si drita e vetme e shpresės dhe e sė ardhmes .  Shtėpia jonė ėshtė shtėpia e Zotit dhe e mikut, prandaj ajo ėshtė e hapur nė mėnyrė tė veēantė sot pėr ju si njė mik i nderuar ”.

Eminenca e Tij falenderoi Kryetaren e Bashkisė pėr fjalėn e saj dhe ftoi tė gjithė qė kjo Kishė e re Katedrale tė jetė njė shtytje pėr ndėrtimin e njeriut tė ri qė jeton nė fenė dhe nė dashurinė e Zotit.

Mbas kėsaj nisi proēesioni drejt tempullit tė ri.

Nė predikimin e tij, Eminenca nėnvizoi qė  “ky tempull do tė jetė banesa e Zotit”. “Kėtu do t’i japim strehė Hyjit, po kėtu do tė mėsojmė edhe ta njohim njėri tjetrin si vėlla dhe tė ndėrtojmė ditė pas dite njė bashkėsi tė gjallė dhe frytdhėnėse besimtarėsh. Nė kėtė vend tė shenjtė Zoti do tė ndalet, kėtu do tė ketė njė shtėpi, pranė shtėpive tuaja, pėr tė qenė “Emanueli, Zoti me ne” (Mt 1, 23). Me kėnaqėsi tė veēantė -vazhdoi ai- ju sjell, me kėtė rast tė posaēėm pėrqafimin dhe bekimin e Atit tė Shenjtė. Dhe kėtu ai mori rastin rastin pėr tė falenderuar tė gjithė ata tė cilėt kanė bėrė tė mundur realizimin e kėsaj vepre tė mrekullueshme dhe nė mėnyrė tė veēantė Arqidioqezėn e Bolonjės e cila ka mbartur nga ana financjare peshėn mė tė madhe.

Duke shpjeguar domethėnien e shugurimit ai kėshtu u shpreh:

“ Shugurimi mė tepėr sesa me sendet ka tė bėjė me qenien tonė si besimtarė dhe me dėshirėn tonė pėr ti pėrkatur Zotit. Nė kėtė vend dhe nė kėtė moment ndodh njė lloj martese mes Zotit dhe bashkėsisė sė krishterė tė Rrėshenit. Ashtu siē bėnė dikur etėrit tanė nė fe, ne sot ja kushtojmė gjithēka dhe tė gjithė Zotit: jetėn tonė, fėmijėt tanė, tė rinjtė, familjet, tė moshuarit; tė kaluarėn, tė tashmen, tė ardhmen. ”

“ Duke shuguruar kėtė katedrale tė re, Zoti ua dorėzon juve kishėn, dhe ju kėrkon qė ta bėni tė shndritshme me shenjtėrinė e jetės tuaj! Shenjtėria ėshtė, domethėnė, pikėsynimi i ēdo tė krishteri, edhe se rrugėt pėr t’a arritur janė tė ndryshme ”.

Pastaj ai u bėri thirrje besimatrėve laikė qė tė qėndrojnė besnik angazhimeve tė martesės sė krishterė duke i edukuar me dėshminė e fesė fėmijėt e tyre. Dhe duke kėrkuar mbi gjithė popullin mbrojtjen e Virgjėrės Mari, Pajtore e Shqipėrisė dhe Bekimin e Zotit tonė Jezu Krishtit, tė Vetmit Shpėtimtar tė botės, Eminenca e Tij mbylli Homilinė duke filluar kėshtu ritin e shugurimit.

Riti i lutjes u shoqėrua nga kori i Katedrales dhe pati si moment kulminant vendosjen e tė Shenjtėrueshmit Sakrament nė kapelėn e re.

 Para bekimit pėrfundimtar dhe pas pėrshėndetjes qė nė emėr edhe tė Fortnderuarit Kardinalit tė Bolonjės tė sjellė nga Shkėlqesia e Tij Imzot Stagni, Administratori Apostolik At Palmieri shprehu fjalėn e tij tė falenderimit me gėzim dhe emocion pėr kėtė ditė tė madhe. Gjithashtu ai u dorėzoi nėpėrmjet duarve tė Eminencės sė Tij Kardinal Sepe, titullin “Pro Ecclesia et Pontefice” Atit Lino Nicolai (misionar vinēencian) dhe titullin “kalorės i Shėn Silvestrit Papė” inxhinierit dhe projektuesit Pietro Coccolini.

 

Me bekimin e tij solemn Eminenca e mbylli kėtė ceremoni historike nė Katedralen e re.

 

   

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net