|
1.
Kisha dhe Prelatet katolik pėrbėjnė njė faktor
kryesor nė frymėzimin e shqiptarėve nė luftė, por dhe nė
forcimin dhe konsolikimin e Principatės sė Mirditės (ata
kryen misionin e aristokracisė dhe tė prijėsve qė
mungonin tashmė).
Nė kushtet kur emigroi
pjesa mė e vlefshme e shqiptarėve si strategėt ushtarak,
politikanėt, shtresa e fisnikėrisė feudale etj, populli
shqiptar u la nė gjendje mjaft tė pėshtjelluar. E vetmja
kastė (shtresė) e ditur qė mund tė merrte misionin e
orjentimit tė popullit dhe organizimit tė tij nė luftėn
pėr mbijetesė ishin priftėrinjtė (pėrfaqėsuesit e fesė).
Arsyet kryesore tė kėsaj
sipėrmarrje ishin: e para, Kisha kishte influencen e
besimit, e dyta, priftėrinjtė ishin mė tė ditur e tė
shkolluar se ata qė kishin mbetur, e treta ishin mė pak tė
ekspozuar pėr shkak tė petkut dhe veprimtarisė sė tyre
fetare. Dhe kėshtu ndodhi.
Priftėrinjtė ishin jo
vetėm misionarė tė fesė por bashkė me kėtė shpesh ata
bėhen frymėzues dhe prijės tė luftės pėr liri. Nė lidhje
me kėtė argument dhe nė dobi tė tij flasin njė numėr i
madh burimesh dhe autorėsh tė huaj dhe shqiptar.
Nė kohėn e vet
rregullimit tė fiseve shqiptare si atėherė kur u zhduk
bujaria e lartė
ndikimi i kishės bėhet shumė i madh ndėr
tė gjithė kėto fise luftarake
Pas shuajtjės sė abacive tė
shumta benediktine tė dikurshme nė kėtė trevė, gjurmėt e
nderimit tė lartė
ndaj institucioneve tė krishtera dhe
pėrfaqėsuesve tė tyre pa marrė parasysh asgjė, ishte
prezent kudo10.
Mirditėt i mbajnė edhe
sot kuvendet pranė gėrmadhave tė Shenpalit tek Abacia e
dikurshme dhe fshati i peshkopit tė Pilotit11.
Kryepeshkopi Bizi i cili
vizitoi dioqezėn e tij nė vitin 1610 tregon pėr banorėt e
fshatit Blinisht, tė cilėt sapo e panė Klerikun, ndėrprenė
punėn, dhe rendėn ti puthin dorėn. Kryetari krenar i
Mirditėve Gieclalos, njeri i cili kishte pėrlyer duart me
shumė vrasje
ra pėrpara Kryepeshkopit nė gjunjė dhe iu
lut qė ta bekonte12
shkruan Shuflaj.
Nė shekullin XVII
Peshkopėt e Lezhės kishin njė ndikim shumė tė madh nė
banorėt e Ndėrfandit (pjesa e territorit tė krahinės sė
Mirditės). Mirditasit i rregullonin tek peshkopėt gjithė
konfliktet jo vetėm fetare por dhe laike.
Ndikimi i krerėve kishtar
ėshtė i pranishėm jo vetėm tek Mirditasit, por dhė tek ata
shqiptare qė dikur ishin larguar nga kjo krahinė dhe ishin
vendosur nė zona tė tjera shqiptare.
Ndikimi i krerėve
kishtarė ėshtė mė i fuqishėm larg nė jug
Nė vitin 1596
nėn udhėheqjen e metropolitit ortodoks tė Ohrit (ėshtė
fjala pėr 3 bajrakėt e Kthellės) Atanasiut qėndrojnė mė se
10 000 luftėtare himariote, tė cilėt ishin gjithmonė tė
veshur me kostumet e tyre me ngjyrė tė kuqe, qė fėmijėt,
popujt primitivė dhe njerėzit modernė e duan mė tepėr se
ēdo ngjyre tjetėr13.
Kjo lėvizje e madhe u
mbėshtet moralisht dhe nga Papa i Romės. Ju kėrkua dhe
shqiptarėve tė Italisė Jugut (zonės sė Pulias), dhe
mendohet se shqiptarėt nga Shkodra deri nė Himarė patėn
nėn armė rreth 40000 luftėtarė. Mardhėniet Konjukturale tė
Turqisė me Venedikun shkaktoi pėrēarjen dhe rėnien e
lėvizjes sė parė tė organizuar dhe tė pėrgjithėshme kundėr
Turqisė.
Duhet nėnvizuar fakti se
metropoliti (prifti) udhėhiqte gjithė atė lėvizje nė tė
cilėn kishte prijės fisesh (Mark dhe Gjon Gjini-Bajraktarė
mirditas), Pal Dukagjini, Tomas Palessa nga Lezha etj.
Nė fund tė shekullit XVI e
vazhdim luajtėn njė rol tė madh nė jetėn shoqėrore dhe nė
organizimin e rrezistencės antiosmane edhe disa Klerikė tė
vegjėl mė i spikaturi nė kėtė kohė ka qenė Nikolla Mekshi,
nga Shėngjergji i Tiranės, peshkop i Stefanisė e i Benės,
i cili i ndjekur nga turqit u strehua nė Perlat dhe mė
vonė nė Fanė tė Dukagjinit (Mirditės). Gjatė qėndrimit
kėtu Nikolla Mekshi u muarr me organizimin e njė kuvendi
tė madh nėnkrahinor nė kishėn Shėnllezhdrit tė Oroshit mė
15 shkurt 1602. Kuvendi i zhvilluar nė ambjentet e kėsaj
kishe pėrfaqėsohej jo vetem me krerė tė Dukagjinit
(Mirditės) por dhe pėrfaqėsues tė trembėdhjetė krahinave
tė vendit si: Dukagjini, Kosova, Dibra, Shkodra, Zadrima e
Lezhėn, Mati, Kurbini, Kruja, Petrela, Elbasani, Myzeqeja
e Spindarica.
Mė 1595 ėshtė mbledhur nė
manastirin e Shėnmėrisė nė Ndėrfanė, njė kuvend
ndėrkrahinor.
Nė vitin 1648, nė
marrvėshje edhe me Venedikun, rreth 8 mijė kryengritės u
mblodhėn nė Bulgjer (nė zonėn e Rubikut), Ata ishin nga
Dibrri, Kthella, Selita, Lura, Blinishti e Fani. Kėto
forca udhėhiqeshin nga krerė vendas si Gegė Doda i
Kacinarit, Pep Kol Lleshi i Kthellės, Pepe Kolė Pepa i
Selitės, Tuc Boci i Fanit, Bibė Gjoci i Oroshit etj. Me ta
gjendeshin dhe klerikėt vendas si ai i Kacinarit, i
Kthellės, i Selitės dhe i Lurės14.
Rolin mė tė spikatur nė
edukimin patriotik tė mirditasve dhe shqiptarėve nė luftėn
pėr liri e ka luajtur Abacia e Oroshit dhe Abatet e
ndritur tė saj. Abacia gjendej nė Malin e Shenjtė qė para
pushtimit Osman.
Kjo Abaci (kisha e Shėn
Aleksandrit e Shėnllezhderit) ishte mjaft e pasur dhe e
fuqishme. Nė Juridiksionin e saj pėrfshinte territore nga
Drini nė Veri nė lumin Mat nė Jug.
Qysh nga fundi i XV dhe
gjatė shekujve XVI e XVII qe rrėnuar e grabitur disa herė
nga pushtuesit turq.
Meritojnė tė vihen nė
pah abat Gazulli vendas qė nė fund tė shekullit
XVIII pati vendosur marrėdhėnie me Ali Pashė Tepelenėn,
duke i dėrguar kushėririn Ndreke Gazullin me njė tubė
luftėtarėsh. Kundėrshtimi i Ndrekės pėr tė mos zbatuar
urdhėrin e Ali Pashės pėr tė masakruar Kardhiqotėt e
lidhur, ia pat rritur shumė namin dhe emrin si Mirditės
ashtu dhe Abacisė15.
Pasuesi i Gazullit si abat
i Mirditės qe Pjeter Zarishti. Ky poet i shquar dhe
veprimtar patriot e kryengrites (1800-1866). Njė rol tė
madh nė bashkimin e 12 bajraqeve tė Mirditės dhe nė
formimin e principatės autonome, ka luajtur abati Gasper
Krasniqi nga Podrima. Ky abat frymėzoi dhe organizoi
kryengritjen e Mirditės nė vitin 1862. pas vdekjes sė
Gasper Krasniqit nė krye tė Abacisė vjen rilindasi Prend
Doci. Ky prelat i ndritur shqiptar (prej Bulgjeri afėr
qytetit Rubik) bėhet frymėzuesi i luftės pėr liri, prijės
i saj (udhėhoqi me P B Dodėn kryengritjen e viteve
1875-1877 tė Mirditės dhe Veriut). Imzot Doci ndikoi jo
vetėm nė bashkimin e Mirditės dhe shqiptarėve por dhe nė
edukimin e tyre kulturor e atdhetar (formoi shoqėrinė
Bashkimi nė Shkodėr, hartoi alfabetin shqip dhe u bė i
dėgjuar kudo nė rrethet patriotike shqiptare brenda dhe
jashtė Shqipėrisė).
Abacia e Mirditės e
udhėhequr me dije e urti nga Prend Doci fitoi naming e
dikurshėm, shtoi juridiksionin Kishtar nė tėrė Mirditėn,
duke u bėrė njėherit, frymėzues i bashkimit, harmonisė dhe
pajtimit, si brenda pėrbrenda Mirditės ashtu dhe midis
Mirditės dhe krahinave tė tjera pėr rreth si: Mat, Dibėr e
Lumė. Abati u bė faktor i ruajtjes sė bashkimit tė 12
bajrakėve
Prend Doci
rregulloi duke vėnė mbi baza kanuni
disa dukuri tė kėqija, qė ishin ndikime tė huaja islame,
si mbajtja e kunatės, marrja e shumė grave etj, dhe
njėherit luftoi rrushfetin e fajden16.
Njė rol tė madh nė Mirditė
e Kurbin por edhe me gjėrė ka luajtur arqipeshkvia e
Durrėsit me qendėr nė Kurbin. Nga arqipeshkvit e dalluar
nė kėtė drejtim ka qenė Nikollė Kacorri i cili edhe ky u
shqua si activist politik, kryengritės, kulturor etj, jo
vetėm pėr Mirditėn dhe komunitetin katolik shqiptar por
luajti rol tė pashoq nė vllazėrimin e shqiptarėve mysliman
me ata tė krishterė. Ai ishte delegat nė Kongresin e
Alfabetit (1908), por me vonė merr pjesė nė organizimin e
kryengritjes sė Bregut tė Matės (1911) dhe nė Qeverinė e
Vlorės 1912, zgjidhet N/Kryetar i saj.
Pas shpalljes sė Pavarsisė
(1912) lindin kushte te reja tė shtetformimit dhe tė
bėrjes sė politikės. Nė kėto kushte nė pikė vėshtrimin
(tezėn) qė po trajtojmė, roli i klerit katolik shqiptar
dhe ai Mirditas zbehet gjithnjė e mė tepėr, derisa merr
fund pas vendosjes sė diktaturės komuniste, e cila bashkė
me zhdukjen e tij, eleminoi pėr njė kohė tė gjatė
aspiratėn dhe mendimin perėndimor tė shqiptarėve.
2.
Lufta e pandėrprerė antiosmane faktor themelor nė
formimin e Principatės Autonome.
a)
Shkaqet e luftės sė panderprerė pėr liri nė
Mirditė.
Siē e kemi trajtuar mė
lart Mirdita nė konceptin etnologjik e kulturor tė saj nė
momentin fillestar tė ngjizjes sė saj ishte njė trevė e
cila pėrbėhej nga popullsia sedentare (dukagjinasit) e
pėrzierė dhe e lidhur me fise tė tjera arbnore shqiptare
tė ardhur nga tė katėr anėt. Si popullsia vendore ashtu
dhe ajo e ardhur ishte pėrzgjedhja mė e mirė e shqiptarėve
armiq tė turqve dhe qė karakterizoheshin nga vėndosmėria
pėr tu mos u islamizuar dhe osmanizuar pavarsisht nga
pasojat.
-
Kjo popullsi e pėrzgjedhur ishte e frymėzuar gjatė gjithė
historisė sė mbijetesės sė saj, nga besimi tek kryqi duke
e pranuar pėrballjen me sakrificėn.
- Ky frymėzim tek
feja dhe dashuria pėr atedheun e lirė u mbajt i gjallė
kryesisht nga prelatet katolik por dhe kujtimi brez pas
brezi pėr heroin e tyre Gjergj Kastrioti Skėndėrbeu.
- Shkak tjetėr i
luftes sė vijuar pėr liri ishte dhe fakti se kjo popullsi
e kishte kthyer artin e luftės dhe taktikat kryengritėse
si njė kulturė tė tij. Kjo e pati origjinėn qė nė kohėn e
qėndresės sė lavdishmė te shekullit XV.
- Terreni malor i
krahinės garantonin njė epėrsi ndaj hordhive tė panumėrta
osmane qė sulmuan pėr pesė shekuj Mirditėn dhe krahinat
malore por dhe fushat pėrreth saj. Ky ėshtė dhe shkaku qė
ndryshe nga fusha e Tiranės, Durrėsit dhe nje pjesė tė
ultėsirės Shkodrane u kryen reforma tė tokės dhe u
osmanizua popullsia e tyre, ndėrsa fushat e luginat
pėrreth malsisė sė Mirditės si fusha e Lezhės, e bregut tė
Matės, ajo e Lecit dhe e Mamurrasit deri afėr Fushė Krujės
dhe Rodonit, Zadrimės etj, nuk u kryen reforma osmane,
popullsia mbeti e krishtere dhe ato ngalen pjesė integrale
tė Mirditės si nė pikpamjen etnokulturore por dhe nė
pikpamjen e organizimit tė luftės antiturke. Tėrheqjet e
mirditasve nga fushat e tyre kur vinte ushtria turke ishin
taktike dhe tė pėrkohėshme. Gjatė shekullit XIX turqit
bėnė njė veprim djallzor duke u dhėnė tokė nė breg tė
Matės dhe Shėngjin e Ishull Lezhė, Rile, etj duke zėnė
pjesėrisht kėto fusha. Kjo solli jo vetėm armiqėsi mes
malsorėve tė ardhur e mirditasve, por stimuloi piraterinė
dhe gjakmarrjen mes fiseve katolike me miqėsi tė vjetėr
historike. Urrejtja mes shqiptarėve, kundėrvėnia ndaj
njėri-tjetrit ishte fara mė e keqe qė mbolli Turqia dhe
solli pasoja e pengesa nė ndėrtimin e tė ardhmes sė tyre,
farė e cila nuk u zhduk deri nė ditet tona.
b)
Lufta e pandėrprerė antiosmane factor bashkimi
mes fiseve katolike dhe bajraqeve nė Mirditė, por dhe
trevave tė tjera pėrreth.
Njė faktor themelor i
formimit tė Mirdites, unitetit tė fiseve qė e pėrbėnin
atė, si dhe konturimit gjithnjė e mė tė dukshėm ishin
kuvendet ndėrkrahinore me objekt beslidhje pėr qėndresė
dhe veprimet luftarake kryengritėse tė zhvilluara nė
Krahinė dhe pėrreth saj. Pėrreth saj zhvillohej proēesi i
islamizimit dhe osmanizimit tė shqiptarėve.
Popullsia e kėsaj krahine
ishte popullsi e formuar nga popullsia vendase
(dukagjinase) dhe pjesa mė e madhe ishte popullsia
arbnore-shqiptare e ardhur nga gjithė trevat dhe nga tė
katėr anėt (nga Ohri, Shkodra, Peja, Gjakova, nga fusha e
Durrėsit, e Tiranės dhe e Krujės etj).
Siē kemi thėnė mė sipėr
shkaku i shpėrnguljes ishte mbijetesa para zhdukjes dhe
urrejtja ndaj pushtuesve turq. Kjo mishelle popujsh
(arbnor-shqiptar) ishte njė pėrzgjedhje e shkėlqyer qė
ruajti identitetin shpirtėror dhe material por dhe
krenarinė pėr tė kaluarėn e lavdishme tė shqiptarėve. Kėto
popuj krahas veēorive kulturore dhe zakoneve tė ndryshme
pėr shkak tė trevave nga vinin, filluan tė formėsonin (tė
ngjizej) njė kulturė unike (besimi i njėjtė, zakone dhe
veshje tė njėjtė, mėnyrėn e jetesės) nė themel tė secilės
ishte kultura iliro-arbnore. Kėta popuj filluan tė quhen,
sidomos pas shekullit XVI, Mirditas dhe krahina e tyre
Mirditė. Ky emėr ishte vendas (dukagjinas) dhe u
pėrvetėsua shumė shpejt nga gjithė krahinat e banuara me
popujt e sojit tė pėrmendur me lart (nga Drini nė veri
deri nė malsinė e Krujės dhe Tiranės nė jug, nga Danja e
Shėngjini nė perėndim, deri nė Sinje e Mat (stelush) nė
lindje). Pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi por pėr mirditasit
nė veēanti arti i tė luftuarit ishte bėrė jo vetėm faktor
mbijetese por dhe pjesė e pandare e kulturės sė tyre.
Taktikat e luftės guerile por dhe veprimet e kombinuara
luftarake qė pėrdorėn mirditasit pėr mė se 5 shekuj e
kishin zanafillėn qė nė luftėn e shekullit XV-tė tė Gjergj
Kastriotit Skėnderbeut. Shpirti luftarak, luftrat e
panderprera dhe aftėsia e arti i tė luftuarit nė kėtė
krahinė rrėnoi nė vijimsi garnizone e tuba ushtarake turke
dhe solli pėr rrjedhojė respsktimin nga Osmani dhe
Islami tė lirisė sė krahinės.
Nuk ka ēbėn
Krajli, as mbreti
ku sbėn toka bukė
pėr veti
nė kėto vargje nuk
pasqyrohet realiteti pasi Mirdita kishte fusha, lugina,
male, madje dhe dete. Por pasqyrohet justifikimi i
disfatave tė turqve nė luftė me mirditasit dhe pamundėsia
e tyre pėr tė nėnshtruar krahinėn.
Disa nga luftrat e
mirditasve gjatė sundimit turk nė Shqipėri.
Ų
Pėrpjekjet e fundit tė parisė sė vjetėr feudale deri nė
vitin 1506. Lėvizja kryengritėse.
Vendi i mirditave (pjesa
mė e madhe e principatės sė kastriotėve dhe pjesa mė e
madhe e principatės sė Dukagjinėve), qenė fusha e arenas
sė luftimeve dhe e fitoreve tė lavdishme tė shqiptarėve me
nė krye Skėnderbeun kundėr sulmeve turke pėr periudhėn
1443-1468. Pas vdekjes sė Skėnderbeut (1468-1479) vazhdoi
rezistenca dhe lufta e pėrgjakshme me nė krye Princin
Dukagjinas, Leka III Dukagjini.
Pas rėnies sė kalasė
fundit asaj tė Rozafės (1479) shėnohet fundi i Epokės
Legjendarė tė luftės pėr liri. Pas kėsaj pėr afro 80 vjet
paraqitet gjendja mė e rėndė pėr shqiptarėt. Pas periudhės
sė rėndė, repressive ushtarake turke urrejtja kundėr
pushtuesve dhe ndjenja liridashėse nuk u shua asnjėherė nė
krahinėn e Mirditės. Edhe nė kėtė periudhė pati veprime
luftarake. Njė kryengritje shpėrtheu nė rrethet e Lezhės
qė nė vitin 1479. Kjo kryengritje zgjati mė shumė se pesė
vjet dhe pėrfshin territore nga Kruja deri nė thėllėsitė e
malsive nė veri.
Mė 1481, me kėrkesėn e
kryengritėsve u kthyen nga mėrgimi Nikollė e Lekė
Dukagjini dhe pak mė vonė edhe i biri Gjergj Kastriotit
Skėnderbeut, Gjon Kastrioti.
Strukturat luftarake
kryengritėse tė organizuara mirė sulmonin nė befasi
repartet turke tė cilat i shpartallonin dhe merrnin prej
tyre armė e sende tė tjera. Mirditasit e dukagjinasit
sulmuan Lezhėn dhe ju afruan edhe Shkodrės ndėrsa tubat
kryengritėse tė udhėhequra nga Gjon Kastrioti ēliruan njė
pjesė tė madhe nė fushėn e Krujės, Gregut tė Matės dhe tė
Matit dhe shtien nė dorė dhe kėshtjellėn e Stelushit.
Suksesi i kryengritėsve me
gjithė shtrirjen e madhe tė tyre qe i pėrkohshėm.
Pėrqėndrimi i trupave tė shumta tė ushtrisė turke bėri te
mundur thyerjen e kryengritjes veēanėrisht nė zonat
fushore. Pas shtypjes sė saj (1484) Gjergj Kastrioti dhe
prijės tė tjerė feudale qė shpėtuan u rikthyen nė Itali.
Mė 1499, mirditasit pranė
qytetit tė Lezhės, ngritėn krye dhe thirrėn nipin e
Skėnderbeut Gjergj Kastriotin, i mbiquajtur prej tyre
Skėnderbeu i Ri si dhe Progon Dukagjinin etj.
Kryengritėsit ēliruan qytetin e Lezhės dhe morėn disa
pozicione strategjike, duke bllokuar shumė rrugė qė ishin
rrugė tė pushtuesit.
Lindi ideja e
ripėrtėritjes sė Beslidhjes shqiptare. Por kryengritja
nuk pati sukses tė madh dhe u shtyp pa shumė vėshtirėsi
prej turqve. Shkaku ishte se prijėsit e ktyer nga
emigracioni e mbėshtetėn suksesin e kryengritjes tek
aleancat me Venedikun dhe marrėveshjet me turqit pėr
lėshime. Kjo jo vetėm nuk solli sukses por zhgėnjen
kryengritėsit dhe humbjen e besimit tė tyre tek
Skėnderbeu i Ri dhe prijėsit e tjerė. Kryengritja u
shtyp, nė vitin 1506 dhe shėnoi fundin e pėrpjekjeve tė
parisė vjetėr feudale nė aktivitetin e saj pėr pavarėsi.
·
Lufta pėr
liri dhe Kuvendet nga 1506 deri nė fund tė shekullit
XVIII.
Nga fillimi i shekullit
XVI, pas dėshtimit pėrfundimtar tė pėrpjekjeve tė
fisnikėrisė feudale shqiptare (pėrfaqėsuesve tė emigruar
tė saj) pėr tė rimėkėmbur pushtetin e tyre princor-feudal,
njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe udhėheqjen e
qėndresės filluan tė luanin elementet vendės, krerė tė
vegjėl shumė prej tė cilėve e mbanin veten si pasardhės tė
ish sunduesve dhe familjeve princore tė parapushtimit.
Pėrveē krerėve qė zgjidheshin nga kuvendet e mirditasve
njė rol tė madh filluan tė luante Kleri katolik.
Priftėrinjtė katolik u bėnė jo vetėm udhėheqės shpirtėror
tė mirditasve por dhe organizatorė dhe prijės tė luftės
pėr liri. Po ashtu nė fund tė shekullit XVI e nė vazhdim
kuvendet e popullit nė krahinė u bėnė institucionet
kryesore qė vendosnin pėr luftėn, organizimin e saj si dhe
ndėrprerjen e veprimeve luftarake, sipas rastit.
Mė 1565 shohim tė ngrenė
krye malsorėt e tri maleve: tė Mirditės, Pukės dhe tė
Lumės. Pasi ndėrprenė rrugėn strategjike Shkodėr-Prizren,
me sulme tė befasishme goditėn ushtrinė turke nė afėrsi tė
Shkodrės. Pėr tė shtypur kėtė kryengritje pushtuesit
osmanė pėrqėndruan ushtrinė e tri sanxhaqeve, tė Shkodrės,
tė Dukagjinit dhe tė Ohrit.
Mbas njė varg luftimesh
tė rrepta qė vijuan me furi pėr disa kohė, nė drejtimet mė
kryesore, kryengritėsit u shpėrndanė dhe u tėrhoqėn nė
malet e tyre18.
Pėr karakterin luftarak tė
kėtyre fiseve nė Mirditė si dhe lidhjen e tyre ka patur
vėmendjen tė bėjė analizė edhe M. Shuflaj.
Mirditasit pėrmendėn afėr
vitit 1570 si njė lidhje ushtarake fshatrash
jashtėzakonisht e fuqishme qė ishin nėn udhėheqės
trashigimtarė.
Prej ēfarė elementesh tė
ndryshme ishte e pėrbėrė kjo lidhje e tregojnė sot 3 (tre)
bajrakėt e Ohrit qė quhen; Kthella, Bishkashi e Selita.
Stėrgjyshėrit e kėtyre vllazėrive siē duket kanė ardhur nė
viset e Mirditės, qė nė kohėt e tmerrshme tė para tė
turqve nė Ohėr e nė qarkun e tij (1466). Edhe nė vitin
1641 dalloheshin pėrmbi Lesh, mbi Mat e pėrqark, Kurbinit
mirditasit, bolgarėt e selitėt. Turqit i quanin
kryengritės e rebela18.
Siē ėshtė thėnė kleriku
Nikollė Mekshi nga Malėsia e Shėngjergjit erdhi dhe u
strehua nė Perlat (Kthelle) dhe mė vonė nė Bisakė (Fanė).
Nė njė letėr mė 25 Korrik
1601 N Mekshi i shkruan Romės ku thuhet; kėtu
ēdo vit
bėhen sulme tė turqve kundėr dukagjinasve dhe tė
dukagjinasve kundėr turqve19.
Nė kėtė vit (1601) turqit
me rreth 15 mijė ushtarė sulmuan viset e mirditėsve. Ata
dogjėn e shkretuan shtėpi, vreshta, morėn plackė e bagėti,
skllevėr etj. Mirditasit u pėrgjigjen me gjithė mundėsinė
e tyre. Nė tė gdhirė tė njė dite vere (1601) dy grupe tė
mėdha tė armatosur mirditasish sulmuan ashpėr fushimet
turke. Kėtu u kap djali i Mustafa Pashės sė Dibrės. Edhe
pse nė kėto fushime mendohet tė kenė qenė mbi 6000 vetė
ushtarė turq, kryengritėsit u shkaktuan humbje tė mėdha
duke i shpartalluar turqit; duke vrarė shumė ushtarė duke
u marrė armė, ushqime e plaēkė tė madhe.
Nė Fanė Nikoll Mekshi nuk
ndenji duarkryq por u muar me organizimin e njė kuvendi tė
madh ndėrkrahinor qė pėrfaqesonin 13 krahina shqiptarė si
Mirdita (Dukagjini), Kosova, Dibra, Shkodra, Mati, Kruja,
Petrela, Elbasani, Myzeqeja etj20.
Kėshtu Mirdita qe kthyer
nė qendėr tė luftės pėr liri. Nė kuvend pėrgatitet njė
letėr ku i drejtohet senatit tė Venedikut.
Nė krerėt, pleqtė e parė
tė tė gjithė Shqipėrisė
njėmendje me tėrė popullin
jemi
mbledhur nė vendin e Dukagjinėve, nė Shėnllezhdėr (Orosh),
dhe kemi dhėnė besėn pėr ti kthyer gjithė popullit tė
Shqipėrisė, lirinė e vjetėr, si nė kohėn e prijėsit tonė
Gjergj Kastriotit,
i drejtohemi kthjelltėsisė tuaj pėr
ndihmė. (
vendi ėshtė i pasur me miniera ari e argjendi
Po tė fillojė kryengritja mbarė nė Dukagjin, shumė shpejt
zgjerohet dhe mund tė mbledhė rreth 100 mijė vetė, me tė
cilėt mund tė marshohet mbi Konstandinopojė21.
Kėtė document e
nėnshkruajnė tė parėt krerėt mirditas si Gjin Gjergji,
Gjon Qefalia, Gjet Laloshi, Gegė Zajsi por edhe Nikoll
Mekshi, P Dukagjini, arqipeshkvi i Sapės etj.
Pas kėrkesės pėr ndihmė
Venediku nuk ndihmoi nga frika se mos prish marrdhėniet me
Turqinė.
Pas kėsaj mė 1603 turqit
ndėrmorėn njė inkursion tė shpejtė
kundėr krahinės pėr tė
shtypur kryengritėsit dhe pėr tė kapur Nikollė Mekshin,
organizatorin kryesor tė kuvendit. Pas kushtrimit pėr
luftė populli u ngrit nė luftė dhe me sulme tė befasishme
kryengritėsit e shpartalluan ushtrinė dhe thuhet se u
vranė tė gjithė turqit.
Katėr vjet mė vonė 1607,
Ndre Maneshi udhėheqės i njė kryengritje tė gjėrė nga
Shqipėria e Mesme, me disa luftėtarė u tėrhoq pėr tu
strehuar e pėr tė luftuar nė krahinėn e madhe tė Mirditės.
Ushtria turke, feudalėt turq, por dhe ato shqiptarė tė
islamizuar u goditėn ashpėr qė nga andej dhe u sigurua
plaēkė e armė te shumta. Ushtria turke pati pėrforcime dhe
rifilluan goditjen e radhės.
Me shpresė se ndoshta do
tė gjenin ndihmė, nga njė kuvend ndėrkrahinor i mbledhur
mė 20 shkurt 1608 midis dy lumenjeve Fan
nė Shėn Pal
(Mirditė), i drejtohen mbretit tė Spanjės pėr ndihmė.
edhe mbreti i Spanjės u pėrgjigj; tė pritet njė kokė mė e
pėrshtatshme
22.
Pėr gjendjen e mirditasve
nė fillim shekullin e XVII, na sjellė njė dėshmi Marin
Bici nė njė relacion qė i drejtoi arqipeshkevit tė Tivarit
mė 1610, ku ndėr tė tjera thotė:
Dukagjinasit nuk mund tė
dilnin jashtė vendit tė tyre pa leje kalimi. Pėr ta
pushtuesi kishte vėnė kufi. Nga ana tjetėr sundimtarėt
turq tė krahinave pėr rreth nuk hynin dot nė vendin e
dukagjinasve, qoftė edhe pėr tė nxjerrė njerėzit qė u
kishin kapur e qė i mbanin peng.
Nuk duhet tė jetė rast i
rrallė e i veēantė kėrkesa si ajo e sundimtarit turk nė
Fushė-Krujė qė i bėn Marin Bicit pėr ti shkruar njė letėr
pėr Dukagjinasit e Kthellės qė ti lirojnė njerėzit e kapur
e tė mbajtur prej tyre23.
Ndėrsa Nikollė Mekshi
shkruan mė 15 Korrik 1610:
Dhe sot gjenden disa tė
quajtur dukagjinas, qė mbahen tė lirė, tė cilėt mbrohen
pėr hir tė armėve dhe e mbajnė larg zotėrimin mizor osman24.
Mirditasit jane factor kyq
nė planet e kuvendit ndėrballkanik tė kuqit tė zhvilluar
nė korrik dhe shtator 1614. pėrfaqėsimi mirditas ishte nė
rendin e parė tė tė beslidhurve. Mirditasit sipas kėtij
kuvendi ndėrballkanik do tė kishin detyrėn e sulmit nė dy
pika kryesore, njė drėjtim sulm ishte kėshtjella e Krujės
dhe marrja e saj dhe drejtimi tjetėr sulmi nė Shkodėr dhe
marrja e Rozafatit ku mirditasit kishin biseduar dhe me
disa njerėz tė tyre qė e ruanin kėtė kala. Planet nuk ecėn
sipas parashikimeve pasi faktori i jashtėm nuk qe aktiv as
kėtė radhė. Po nė vitin 1614 mirditasit pėrfaqėsohen nė
njė kuvend tjetėr ndėrballkanik tė zhvilluar, nė Beograd.
Nė kėtė kuvend Mirdita
pėrfaqėsohej nga Gjin Gjergji kreu i saj etj.
Ngjarjet dhe situata nė
krahinė, nė shekullin XVII, e pėrshkruan dhe Pjetėr Budi,
duke dėshmuar nė 15 shtator 1621 kur thotė:
Popujt e krahinės sė
Dukagjinit janė vazhdimisht nė kryengritje kundėr turkut
tė gjithė me armėt e veta, kėta njerėz tė vendosur
dhe tė vlertė sa ēmund tė ketė bota, dhe shumė tė
stėrvitur nė disiplinėn ushtarake
deri tani i kanė bėrė
dėm shumė tė madh turkut me pretimet e vazhdueshme, kanė
rrėnuar shumė qyteza e kėshtjella tė turqve dhe pėrherė
kanė dalė ngadhnjimtarė nė tė gjithė luftimet kundėr
turqve, armiqve tė tyre kryesore25.
P Doci sjell njė dėshmi
tė marrė e tė cituar nga njė document qė bėn fjalė pėr
vitin 1630:
ata tė provincės sė
Lezhės dhe sė fundmi dukagjinasit mbi Krujė janė ngritur
tė gjithė kundėr turqve dhe kanė 7 mijė vetė tė aftė nėn
armė26.
Ky potencial i madh i
kundėrshtimit osman i shqetėsonte qeverinė turke. Kjo
ishte dhe arsyeja qė Sulltani pėrgatiti njė fushatė tė
madhe ushtarake qė solli pasoja tė rėnda e rrėnuese qė
zgjati rreth 3 vjet (1630-1633) dukagjinasit (mirditasit),
nuk pranuan ta quajne vehten vasale tė sulltanit, as pėr
titull e vasalazhit, as pėr detyrė tė haraqit27.
Nė vitin 1648 mirditėt
bėjnė marrveshje me Venedikun dhe e riorganizuan
qendresėn. Rreth 8 mije luftėtarė mblidhen nė Bulgjer
(afėr Rubikut) duke ardhur nga Kthella, Selita, Dibrri,
blinishti, Lura e Fani tė udhėhequr nga krerėt e tyre si:
Gegė Doda i Kaēinarit, Pepe Kol Lleshi i Kthellės, Pepė
Kol Pepa i Selitės, Bibė Gjoci i Oroshit, Tuc Boci i Fanit
etj.
Venediku jo vetėm nuk i
mbėshteti por i preu nė besė kryengritėsit tė cilėt u
sulmuan befasisht nga turqit nė brigjet e Fanit e Matit ku
ishin pėrqėndruar. Njoftimet flasin pėr beteja tė ashpra
qė sollėn njė gjakderdhje tė madhe.
Rreth 40 vjet mė vonė
(1690) nga dukumenta e kronika tė shumta njoftohemi se
Malsorėt mirditas si; Kthellasit, Lura, Selita, Fani,
Oroshi, Reci, por edhe Gashi bashkė me ta ngritėn krye
pėrsėri duke sjellė si mė parė luftime, djegie, rėnime e
plaēkitje tė ndersjellta. Pėr tre vjet me radhė dėmet qenė
tė rėnda edhe nė krahun e ushtrisė turke e cila u detyrua
tė tėrhiqej duke lėnė me mijėra ushtarė nė fushėn e
betejės. Edhe kėtė radhė malet qenė aleati mė besnik e i
sigurtė i mirditasve kryengritės.
Nė fillim tė shekullit
XVIII turqit vendosėn tė vinin taksa kullotave dimrore tė
mirditasve nė Bregun e Matės, fushėn e Lezhės, Zadrimės
etj por dhe kullotave tė Kelmendasve nė fushėn e mbi
Shkodrės. Ky ishte njė shkak pėr veprime e konfrontime
fultarake nė vitet 1714-1718 mes mirditasve e malsorėve me
ushtri turke nga ana tjetėr.
Me mirditasit u bashkuan
dhe rreth 2000 raja nga Mati, Kruja etj tė cilėt dhe ata
nuk deshėn tė paguajnė taksa. Kėshtu pushteti turk u vu nė
vėshtirėsi serioze nė gjysmėn I tė shekullit XVIII-tė.
Nė fund tė shekullit XVII
dhe fillim tė shekullit XVIII vihet re njė fenomen i ri.
Shumė krerė fisesh (bajraktare) u angazhuan pėrkundrejt
autonomisė sė tyre krahinore tė merrnin pjesė nė luftra qė
zhvillonte Turqia me fuqi tė tjera. Jo vetem kaq por siē
pėrmend dhe Pashko Vasa:
Shqiptarėt kanė veti tė
zhvilluara pėr luftė dhe kėto veti ata i tregojne e i
zhvillojnė duke marrė pjesė nė beteja kudo qė ndodhin.
Ka tė dhėna se qe mė 1696
me kusht qė tu njohė autonominė, tė cilėn e kishin ruajtur
pėr mė tepėr se 2 shekuj me forcėn e armėve, mirditasit
pranuan tė dėrgojnė kontigjent luftėtarėsh nė ndihmė tė
ushtrisė turke nė luftėn Turko-Venete. Kjo lehtėsoi
mardhėniet e Mirditės me qeverinė turke. Po kėshtu shumė
mirditas shkojnė nė ndihmė tė gospodorėve tė Moldavisė e
Vllahisė qė ishin vasale tė sulltanit. Kushti qė
mirditasit tė qėndrojnė ashtu siē janė (autonomė) me kusht
qė tė ndihmojnė Perandorinė kur bėnte luftė me tė tjerėt u
pėrforcua dhe nė vitet 1737-1739 gjatė luftrave
turko-austriake. Kjo u vu re dhe nė paqen e Beogradit tė
vitit 1739 e nėnshkruar nga Sulltan Mahmuti I. Kulmin e
lavdisė nė kėto luftra mirditasit e arritėn nė fultėn e
krimesė (1854) me nė krye princin e tyre Bibė Doda.
Formacionet luftarake me veshje malsore shqiptare dhe B
Doda fituan famė jo vetėm nė Ballkan por edhe Europe.
Turqia u detyrua ti japė B Dodės titullin Pashė (i pari
katolik shqiptar qė e merr kėtė titull). Ndėrsa Papa e
nderon atė me urdhėrin e Shėn Gregorit.
Nė lidhje me kėtė situatė
tė re Ami Bue shkruan:
Janė tė pėrjashtuar nga
taksat dhe nuk lejojnė asnjė turk tė banojė mes tyre. Ata
(mirditasit) merren vesh me autoritetet si njė fuqi me
fuqinė.
Por hija e madhe e Skėnderbegut do tė shpaguhet
dhe ky popull trim do tė arrijė ditėt e lumtura tė
stėrgjyshėrve tė vet28.
|