Pjesė nga historia origjinale e
Kapidanėve tė Mirditės 
Dr. Mark dhe Llesh Gjomarku
nga Tomė Mrijaj New York
Me histori nė dorė...
Maria, pėrherė ka marrė kontakt me
Kapidanin dr. Mark Gjomarkun, i cili, ishte njė
komandant i aftė dhe trim i tė gjithė forcave
nacionaliste nė Mirditė dhe nė tė gjithė Shqipėrinė
Veriore.
Pėr lexuesit e kėtij libri,
kushtuar Marie Shllakut, duket paksa i veēantė trajtimi
i kėsaj teme, qė do tė vijojė nė faqet e veprės. Lufta e
patriotes Marie, nuk mund tė kuptohet e shkėputur nga
zhvillimi i ngjarjeve para dhe pas vrasjes sė saj. Nga
ana e tjetėr, historiografia komuniste nė Kosovė dhe
Shqipėri, shpesh kanė keqinformuar opinionin shqiptar
mbi zhvillimin e ngjarjeve dhe pėrsonazhet kryesorė tė
tyre. Infeksioni i fortė i dezinformimit e tė
propagandės fallco komuniste, kishte mundur tė
depėrtonte nė Ballkan dhe mė gjėrė nė Evropėn
Perėndimore, duke mbėrritur sė fundi edhe nė ShBA, falė
frymės liberale tė kėtyre shteteve.
Por, ajo qė tė shqetėson, ėshtė
fakti, se disa elementė tė emigracionit kėtu, u prekėn
shumė lehtė nga kjo semundje dhe filluan tė besojnė dhe
tė shkruajnė pėr "patriotizmin" e partizanėve, qė
kishin filluar luftėn vllavrasėse nė malet e bukura tė
Kosovės dhe nė veēanti nė Veri tė Shqipėrisė. Mė
konkretisht ka disa bashkėatdhetarė nė ShBA, tė gėnjyer
nga propaganda e disa njerėzve me paramendim e qėllime
tė kėqia, pėrhapin fjalėn nė erė mes emigrantėve, se: "Veriu
i Shqipėrisė me tė vėrtetė ka qendruar larg dhe i
paprekur nga sėmundja e komunizmit, ose nė anėn tjetėr
ka mbetur indiferent gjatė shfaqjes sė kėsaj mortaje
nepėr vise tė ndryshme tė Shqipėrisė."
Tė dy pjesėt e kėtij pohimi, nuk i
qendrojnė aspak tė vėrtetės, mbasi me fakte dhe
dokumente origjinale historike, sikurse ka ngjarė nė
terren, do tė argumentojmė tė kundėrten e kėtyre
trillimeve dhe mohimin e kontributit tė madh qė ka dhėnė
Shqipėria e Veriut, pėr ēėshtjen shqiptare, duke qenė
epiqendra e antikomunizmit. Pėr mė tepėr, njė ndėr
qytetet e Veriut tė Shqipėrisė, sikurse ėshtė qyteti i
lashtė kulturor Shkodra, ka pas 50 vjetėve tė sundimit
tė diktaturės mė tė egėr komuniste tė kryexhelatit Enver
Hoxha, nė ēdo dy vetė ka njė tė vrarė, i pėrndjekur, i
syrgjynosur nė internime pambarim, i privuar nga e
drejta e lirisė, duke vuajtur burgje brenda shtetit burg
qė quhet Shqipėri. I gjithė kleri katolik numėron mbi 40
martir tė pushkatuar me dhe pa gjyq e shumė keqtrajtime,
qė duhen shekuj pėr ti pėrshkruar me lot dhe dhimbje.
Kėto argumente burimore tė gjalla
historike me fakte nė dorė, do tė vlejnė edhe ndihmesė e
ēmueshme, pėr atė qė do tė dojė tė shkruaj me paanėsi
historinė e periudhės mė fatkeqe tė vendit, kur gjaku i
shqiptarit u derdh pėr llogari tė tė huajit e nė dėm tė
Shqipėrisė.
Shqipėria e Veriut e dha kontributin
e vet, tė shėnuar nė luftimet e ndryshme jo vetėm nė
anėn veriore, por edhe deri poshtė nė jug tė vendit,
sikurse do tė shihet mė poshtė. Dėshmitarėt, qė kanė
shpėtuar nga ai kalvar, duke lėnė Shqipėrinė me tela,
kanė dėshmuar para botės dhe medias evropiane dhe
amerikane gjithēka e zezė qė po ndodhte nė vendin e
shqiponjave. Nė organin e Blokut Indipendent
(Organe du Bloc National Independant, Roma, Italy), qė
botohej nė diasporėn shqiptare nė Itali dhe pėrhapej nė
ShBA, me titull kuptimplotė: "LAlbanie Libre",
(nr.54 (64), vol.3, 28 nėntor 1952, fq.3), ndėr tė tjera
lexojmė:
"Nji prove e gjalle e veprimtaris
sė dendun kundra rrezikut komunist asht formimi i Grupit
Kombtar Indipendent. Pjestarėt e kėtij grupi, pėr tia
arrijtė ma mirė qellimit tė vet, i propozuen Ballit dhe
Legalitetit nji lidhje e nji bashkim tė tė gjitha
forcave antikomuniste. Mbas shum pėrpjekjesh dhe
bisedimesh u ba marreveshja, e cila perfundoi ne
perpilimin e nji protokoli te nenshkruem nga Kapidan
Gjon Marka Gjoni e Sulēo Bej Bushati, per Grupin
Indipendent, nga Mithat Frasheri dhe Lec Kurti per
Ballin Kombtar dhe nga Ndoc Ēoba e Shefqet Muka per
Legalitetin. Marreveshja u pagzue "Lidhja e Shkodres" me
ket program:
Veprimtaria e perbashket kundra
komunizmit, se pari: ne Prefekturėn e Shkodres e pastaj
kudo qi ta lypte nevoja ne Shqipni.
Nė bisedimet qi rrodhėn, Grupi
Indipendent pati kėrkue, qi ēdo veprim qi te bahej nga
ana e tij tė bahej me dijenin e pelqimin e qeveris. Kjo
gja kishte nji qellim te vetem: ti jepej me kuptue
popullit se kishte ende nji auktoritet qeveritar ne
Shqipni dhe se ēdo veprim qi bahej do te kundrohej si
veprimtari partizanije.
Perfaqesuesit e grupeve pranė Lidhjes
sė Shkodrės ishin: per Ballin Kombtar: Lec Kurti e Jup
Kazazi, per Legalitetin: Ndoc Ēoba e Shefqet Muka, per
Grupin Kombtar Indipendent Mark Gjomarkaj e Hafiz Ali
Kraja.
Per te forcue sa duhej ket bashkim
dhe per te harmonizue veprimet e rasės, "Lidhja e
Shkodres" ftoi nė qytet tė gjith krenėt e Malevet, dhe
per tia mrrijt ma mirė qellimit, e pau te nevojshme tė
dergonte ne ēdo nenprefekturė nga nji perfaqsues pėr te
spjegue qellimin e kesaj mbledhjeje. Banoret e Malevet,
tue pa rrezikun qi iu kėrcnohej, nuk vonuen te pranojne
ftesen e nė fillimin e majit tė vjetit 1944 ranė tė
gjith nė Shkodėr.
Mbledhja u ba nė kinema "Rozafat", ku
Ndoc Ēoba, nemnin e Lidhjes pėrshndeti tė pranishmit e
menjiherė nisen bisedimet me nji liri tė plotė mendimi.
Pa asnji kundershtim Krenėt e Malevet e njoften Lidhjen
e Shkodres e u vunė nėn urdhnat e saj. Nuk shkoj shum
edhe u dergue ne Jug Bataljoni "Vermosh" nėn komanden e
Major Dodė Nikolles. Ky bataljon perbahej nga 400
vullnetar tė zgjedhun. Ndeshjen e parė me fuqit
komuniste e bani nė Shushicė t Elbasanit, tė dytėn nė
Tomorricė dhe tė tretėn nė Velēan Mokerr, afer
Voskopojes, ku komunistet paten nji thymje tė randė.
Mjerisht "Lidhja e Shkodres" nuk
shikohej me sy tė mirė as nga ana qeveritare dhe aq ma
pak nga ana e grupevet tė ndryshme, qi bajshin pjesė nė
tė. Kjo sjellje shkaktoi jo vetėm ligshtimin e
bataljonit "Vermosh", por edhe shpartallimin e tij,
sepse nuk u arrit kurr nji marrveshje as me partit as me
Qeverin per dergimin e fuqive treja nato anė. Grupi
Kombtar Indipendent kerkonte fuqi tė forta per tė mujtė
me i dhanė fund nji herė e mirė luftės antikomuniste qė
po lante vendin me gjak. Arsyet e mos dergimit tė
fuqivet tė mjaftueshme nė ndihmė tė bataljonit nuk janė
tė njohura as sot e kėsaj dite.
Ramja e Qeveris, shperndamja e
eksponentavet politikė tė nacjonalizmit e dorėheqja e
tyne nga fusha e veprimtaris sollen me vete
shpartallimin e tė gjithė forcavet kombtare. U la fushe
e lire, rrugė e hapet fuqis zhgatrruese tė vendit,
komunizmit shkombtarizues.
Komiteti Ekzekutiv...
Natė kohė kur po ngjante ky
shpartallim, i cilli pėrfundoi me tragjendinė e sotme tė
Shqipnis, Shkodra ishte i vetmi kand i Atdheut qi mund
tė jepte sė paku nji farė shprese pėr nji qindresė
kundra asaj stuhije tė tmerrshme, qi i kanosej vendit.
Pėr ketė arsye besnikėt e Lidhjes sė Shkodres krijuen
nji Komitet Ekzekutiv nen kryesinė e Kapidan Gjon Marka
Gjonit e Sulēo Bej Bushatit. Kjo gja u pa e udhės, mbasi
perfaqesuesit e grupeve tė tjera ishin largue pa asnji
lajmim. Komiteti pat pėr komandant tė pėrgjithshėm tė
fuqive te armatosuna Dr. Mark Gjomarkajn dhe per nen
komandanta Xhelal Bej Bushatin, Halil Halin dhe Kolė Bib
Mirakajn: si prefekt u shenue Tahir Kolgjini, si drejtor
i zyres politike Enver Bushati dhe si drejtuer policije
Pandeli Papalilo.
Per hir tė sė vertetės, duhet
theksohet nė kėtė mes, se gjatė vjeshtės sė vjetit 1944
Komiteti ishte i vetmi auktoritet qeveritar nė Shqipni,
por tė cilit mjerisht nuk iu dha asnjė perkrahje, nuk iu
shtri dora prej nacionalistavet tardhun nė Shkodėr nga
vise tė tjera tAtdheut pėr tė shpėtue nga stuhija
komuniste qi i pėrplasej Shqipnis.
Fatkeqsisht edhe nė emigrimin
shqiptar gjinden asish, tė cilėt nuk duan ta njofin kėtė
fakt tidhtė, por tė vėrtetė, madje kėrkojnė ta padisin
Komitetin kinse se ky ua pengonte ikjen. Por dielli nuk
mbulohet me shoshė. Janė ende gjallė ata qė mund tė
vėrtetojnė tė kundėrten. Komiteti u suell kundrejt tyne
me nji mėnyrė krejt fisnike, ashtu si i ka hije
shqiptarit; pati nji sjellje bujare kundrejt gjith atyne
tė mjerve tė lanun rrugash nga kryetaret e vet. I priti,
i pėrkrahu, u gjet strehė dhe pėrveē ndihmės sė
menjihershme prej 25 napolona nė dorė pėr njeri, u dha
edhe nga 50 napolona rrogė, sikurse veprohej pėr
ushtarėt e Lidhjes.
Mbasi komunistet pushtuen pjesen ma
te madhe te Shqipnis se Veriut, u pa nevoja qi edhe
Shkodra tė lirohej. Nė kėtė qytet nuk gjindej ma asnjė
eksponent i grupeve tė tjera: kėta ishin jashtė rrezikut
tue lundrue pėr nItali dhe nji shumicė e madhe prej
shokve tė tyne ishin strukė nė vende tė sigurta brenda
nė Shqipni.
Me 26 nanduer 1944, noren 20, fuqit
nacjonaliste, tė primė nga dr.Mark Gjomarkaj (ishin 1200
vetė prej krahinash tė ndryshme tė Shqipnis), lanė
Shkodren dhe iu drejtuene Maleve tė Veriut per te vijue
atje luften e nisun kundra anmiqve tė kombit shqiptar.
Komanda kishte pasė vendosė qi pushimi i parė tė bahej
nė Koplik, por tė penguem nga nji shi i terbuem me
breshen e me stuhi, kreshnikėt tonė muerėn pėrpjetėn
dhe tė nesermen mrrijten nė Kastrat, ku u ba pushimi i
paracaktuem. Kishte qenė caktue qi nata e 28 nandorit tė
kalohej nė Zagorė, por per arsye sigurimi u ndrrue
urdheni dhe marshimi vijoi per te famullija e Shkrelit.
Nė kėtė ndėrkohė komunistat kishin
sulmue nji grup tė mbraparojes nacjonaliste, yė
komandueme nga Major Prengė Dedė Gjomarkaj, qi mbeti i
rrethuem nė kullat e atij katundi. Pushka kėrciste,
lufta ishte ndezė e ashpėr, duhej marrė nji vendim i
shpejtė, prandaj komanda dėrgoj menjiherė nė ndihmė tė
tė rrethuemve Major Ndue Bajraktarin. Ky me nji mjeshtri
tė rrallė u bani nji kundra-rrethim komunistavet dhe
mbas dy oresh luftimesh t egra, mujti me i lirue shokėt
qi ishin nė rrezik. Sulmi komunist kishte qenė pregatitė
nga sekretari politik i atij vendi marksisti i egėr Ēun
Jonuzi prej Kastrati.
Ky qe pagzimi i pare i luftes
antikomuniste gjatė tėrheqjes nė Malet e Veriut.
Tėrheqja nėpėr male
Me 29 tė nandorit, tue qenė pranė
Major Llesh Marashi dhe dr. Mark Gjomarkaj, dom Nikollė
Gazulli, famullitari i vendit, u mbajti luftarve nji
fjalim tė flakėt e shum guximtar, tue i kėshillue qi tė
mos e humbshin shpresen: u solli nji varg shembujsh
typike nga historija e jonė kombtare; u theksoi se
nepermjet vuajtjesh, mundimesh, flijimesh e vetmohimesh
forcohet karakteri i burravet, trajtohet ndergjegja
kombtare, krejt ngjashtu sikurse po ngjante ne ata, qi
po perjetsoheshin ne ato ēaste kritike.
Fjalimi i kėtij prifti nacionalist pa
zhigla, i kėtij shkrimtari tė njoftun nė gjurmimet e
visareve tė kombit, preku thellė zemrat e ushtarvet te
liris. Fytyrat e tyne ndrrojshin simbas shprehjeve tė
zgjedhuna tė fjaltarit; gjaku u shkonte dhe u vinte; nji
rreqethje pershkonte trupat e atyne burrave, qi i
ndigjojshin me nji heshtje kishtare. Fjalėt ė tija
dilshin nga zemra e pervlueme per Shqipni, nuk ishin
fjalė tė zbrazta, por te ndieme; i ngacmonte per flijim
dhe aj vetė u dha shembullin tue ra pak ma vonė, nė
marsin e vjetit 1945, me armė nė dorė si ma i miri
deshmuer i nacjonalizmit shqiptar.
Tėrheqja vijoi per ne Bogė dhe me 30
nanduer u kap Thethi i Shales. Kėtu, perveē forcave
nacjonaliste tė Komitetit, u mblodh edhe burr per shtepi
si dikur motit, njashtu si i ka hije Malsorit
tradicjonalist.
Marshimi i luftarvet tė
nacjonaliszmit arbnuer qi u ba neper Alpet shqiptare
asht nji shembull i shkelqyeshem i misjonarvet
tatdhetarizmit shqiptar.
Me 2 dhetuer ushtrija nacjonaliste
kishte marrė drejtimin per ne Koder Shengjergj nepermes
njij breshnaje plumbash tė brigadavet qi kishin zanė
pritat, me tė ftotit e ashper tatij dimni tė fortė, nen
nji shi tė duhishem e madje edhe nen peshen e uris.
Krenėt e vendit, tė primė prej bajraktarvet tė Shalės e
tė Shoshit, Kolė Ndue e Lulash Gjeloshit, ashtu edhe
prej tė parit tė djelmnis se Dukagjinit, Mark Sadikut,
nuk u kursyen me i pritė kėta kreshnikė, tue u shtrue
bukė, zjarm dhe zemer, si e ka pase gjithmonė zakon
shqiptari mikpritės.
U egersuen bishat komuniste per ket
sjellje atdhetare tė Dukagjinasvet, bashkuen brigadat e
veta nga tė gjitha anet dhe me nji furi djallore sulmuen
me qellim qi ti futnin ne lak luftarė dhe popull.
Komanda e fuqivet atdhetare e pau
tudhes tė ndrronte vendin e pushimit per ti shpetue
keso dore njij rrethimi tė pėrgjithshem, keshtu qi po
ate nate dha urdhen per tu nise per ne Nikaj - Mertur.
Fuqit komuniste i ndoqen kamba - kambes. Me 24 dhetuer
zhvillohet nji luftim i ashper qi u zgjat 24 orė.
Komunistat, ndonėse tė ndihmuem edhe prej fuqive te Sali
Manit te Malsis se Gjakoves, e paten pisk punen tue u
kthye keqas. Te dishpruem nga kjo thyemje e keqe dhe tue
pa se nuk mujten me e ligshtue fuqin nacjonaliste,
anmiqt e popullit hodhen nerė urat mbi Valbonė, pse
neper ata do te kalonte fuqija nacjonaliste nė
terhjekjen e vet.
Nė brigjet e lumit Shefqet Peēi
kishte vue pritat me njerzit e derguem nga Kuksi, nanen
tjeter Sali Mani bashk me Ram Mujėn ban nji sulmim tė
papritun mbas shpine. E gjetun perpara ujnave te terbuem
te Valbones, ne mes te gjith atyne pritave perreth,
komanda e nacjonalistave u shterngue me marrė nji vendim
tė premė per me msy Valbonen. Natė kohė shiu tė
vazhdueshėm, burravet besnike tė besės shqiptare ju
desht me luftue edhe me valėt e rrembyeshem te lumit.
Posa kėta u lėshuen per tė ēarė rrymėt e ujit, shpėrthei
zjarmi nga tė katėr anėt prej pritave te Sali Manit.
Mbrendė nė Valbonė u ba nji plojė e tmerrshme; shkulmat
e saj tė bardhė u shndrruan nė shkuma gjaku. Ushtrija u
shpėrnda dhe u pėrēa, tue marrė drejtime tė ndryshme:
vetėm mbas dy ditėve mujti me u bashkue buzė Drinit, qi
tė ēon pėr nė Kukės. Humbjet qenė tė mėdhaja dhe
materjali luftarak ishte i pamjaftueshem per te ba nji
qendres si duhej. Prandej Kapidan dr. Mark Gjomarkaj,
komandanti i asaj ushtrije kreshnikėsh, nė mbledhjen qi
u bani luftarvet, u drejoi kėto fjalė tė paharrueshme.
Luftarė!
"Burrat e fortė njifen ndėr rreziqe.
Kush prej jush don me luftue mbathė e zbathė per te
shlirue popullin e Atdheun prej kulshedrės komuniste, tė
mė ndjekė, pse unė pėr sė gjalli nuk i nenshtrohem as
nuk i bije nė dorė.
Me ket flamur kuq e zi nė dorė e nen
hijen e tij do tė qindrojmė nė Malet tona kreshnike. Do
ta mbajmė ket shenjė tė shenjtė tė pastėr e do ta
lajmė me gjak sa herė qi tjeret duen me njollue. Ndonse
sot jemi te thyem me trup, kemi besim te ngulun se ky
Flamur prap se prap do te shtjellohet i lire e krenar ne
qiellin e kulluet te Shqipnis se lire. Na do ta vijojmė
luften deri sa plumbat e trathtarvet te mos na kapin. te
jemi te bindun se gjaku i te vramve dhe gjaku i yne qi
do te derdhet deri ne fitore do te vihet me eshtnat dhe
gjakun e nacjonalistavet shqiptarė.
Kush don me mė ndjek nė kėto ditė tė
vėshtira, duhet tė jetė i vendosur tė vdesė pėr kėtė
ideal tė naltė, pėr interesat e pėrgjithshme tė jetės sė
kombit shqiptar.
Zani i tParve tonė prej thellėsivet
tė tokės e tė qiellit na lėshon benė e madhe me ua
ruejtė amanetin qi na lanė: Gjakun e shqiptarit, nderin
e tij, zakonet tona, familjen, ket dhe qi na lindi dhe
Zotin e Madh pėr Zot. Qe besa e shqiptarit (shtrin
doren), sė ciles nuk do ti shmangem. Qe pengu (tue
tregue parzmin) qi do ta la ne kėtė truem."
Ndėrlidhjet e rezistencės
Me 8 kallnduer 1945 nė pyllin e Hasit
u muer vendimi qi kuadri ushtarak tė shndrrohej nė
kuader ēetash tė sajueme prej krahinavet tė ndryshme dhe
per kryetar tė tyne u caktuen burrat e poshtė-shenuem,
qi ishin aty pranė nė bisedimet e rases:
Halil Halija per Diber, Gjergj Vata
per Dukagjin, Kolė Bibė Mirakaj per Pukė, Sali Doda pėr
Dardhė, Reē e Lurė: ndėrlidhės pėr Mat Ndrecė Lufi, pėr
rrethet e Shkodrės Martin Sheldija; per Malsi tė Madhe,
ndonse nuk ishin aty, u shenuen Prekė Cali, Jup Kazazi e
Llesh Marashi; pėr Shqipnin e Mesme e pėr atė tė Jugut
Alush Lleshanaku dhe Sefedin Biēaku i Elbasanit; Preng
Dedė Gjomarkaj u la nė Dukagjin si ndėrlidhės me atė
krahinė e me Malsi tė Madhe. Mirdita do tė mbetej
qendra e rezistencės.
Nderlidhjet vijuen gjithmonė
rregullisht, lajmtaret piqeshin me kryetarėt e vet edhe
nė pikėn e dimnit e sė paku dy herė nė muej, edhe
atėherė kur komunistėt ishin nė fuqi e frika ishte e
madhe. Me formimin e kėsaj organizate qi e shtrini
propaganden e vet anė e mbanė Shqipnis, Mark Gjomarkaj
mrrijti me fitue simpatinė e mbarė popullit, i cili e
ndihmoi dhe e strehoi. Mbasi ia doli tė bajė njė
marrveshje me tė gjitha krahinat e Shqipnis sė Veriut,
ashtu edhe me nji pjesė tushtris sEnver Hoxhės, mendoi
tė propagandoj dezertimin e ushtris, tue e nxit per ketė
punė me anė traktesh neper qytetet e ndryshme.
Qeverija e Tiranės tue verejt ket
organizim kaq tė fortė e te pėrpiket u tremb, u trondit.
Per tia pre hovin, dergoi pjesen ma te besueshme te
ushtris se vet nė ndjekjen e Nacjonalistave te Veriut.
Dr.Mark Gjomarkaj nuk u tremb. E vijoi luften e nisun me
energji gjithmonė tė reja; shkonte e vinte prej nji
vendi nė tjetrin pėr tu dhanė zemėr njerzve tė vet; me
urtin e njij tė rysuni mundohej me u spjegue gjendjen e
pergjithshme dhe randsin e rasės pa stėrhollime e pa
shtrembrime. Perpiqej si nji at i mirė me u letsue
vuejtjet e malit, me ua hjek merzin per familjet dhe
tafermit e tyne qi i kishin larg. Jeta e tij ishte e
thjeshtė dhe ndante idhnimet me tė tjerėt. Sjelljet e
tija fisnike kishin rrėmbye zemrat e tė gjithvet, kaq sa
deri anmiqt e tij, komunistat, mbasi ranė nė fushėn e
nderit, nuk munguan tė tregojnė haptazi vlerėn e tij si
burr e si luftar.
Dr. Mark Gjomarkaj vdes si burrat
Nė shtatorin e vjetit 1945 u ba nji
mbledhje e pergjithshme e nacjonalistavet nė Malin e
Zepės (Mirditė), ku, muerren pjesė: Mark Gjomarkaj,
Muharrem Bajraktari dhe Bilal Kola. Pėrfaqėsuesit e
Dibrės, Fiqri Dine dhe Hysni Dema, tė cilėt kishin qenė
tė lajmeruem e tė ftuem nė kėtė mbledhje, nuk mujtėn me
marrė pjesė, pse nė kufi tė Dibrės me Lurė u ndeshėn me
forcat komuniste dhe u kthyen dalė. Nė kėtė mbledhje u
rrah ēashtja e organizimit tė tė gjitha forcavet
kombtare dhe e mundėsis sė njij revolucjoni tardhshėm.
U vendos edhe qi tė bahej nji mbledhje tjetėr nė tetuer
nė Ēam tė Pukės, kufi me Mirditė. Kėsaj here Dr. Mark
Gjomarkaj nuk qe nė gjendje me marrė pjesė, pse pat qenė
shum i smuet, por dėrgoi si pėrfaqsues tė vetin tė
kushrinin Dedė Prengė Kolėn dhe Nikollė Xhuxhėn. Nė
mbledhjen e fundit tė tetorit tė Muharrem Bajraktarit
muerėn pjesė: kėta tė dy tė Adem Ali Pozhari me parin e
Gjakovės, parija e Hasit tė Thatė, Kapiten Mark Malaj
dhe Kolė Mirakaj. Edhe kjo mbledhje pat pėr qellim
shqyrtimin e mundėsive tė nji kryengritje sė
pergjithshme.
Nė kėtė Kuvend u vendos qė tė
mblidheshin pėrsėri nė marsin e vjetit 1946 nė Srriqe tė
Fandit (Mirdit). Mjerisht ky takim nuk u realizue, pse
dr. Mark Gjomarkaj qi kishte shkue atje pėr tė ba
pergatitjet e rasės, u ndesh nė Domgjon me forcat
komuniste dhe aty u zhvillue nji luftim i rreptė, ku
mbetėn tė vramė dy nacjonalista e tre tė plagosun.
Komunistat nė anėn tjetėr janė pesė tė vdekun dhe
njimbdhetė tė plagosun. Nė kėtė katund komunistat
pushkatuen katėr nacjonalista burgosėn njizet tė tjerė
dhe internuen tri familje. Muharrem Bajraktari qi ishte
nisė pėr Kuvend, kur muer vesht kėto lajme t idhta,
ndrroi rrugė e vojt e u takue me Kolė Bibė Mirakėn ke
Hala e Tuēit (Spaē-Mirdit).
Tė gjitha kėto vishtirsi jo qi nuk e
demoralizuen Markun, por perkundrazi e forcuen edhe ma
teper; vijoi i palodhshem nė drejtimin e marrun, sepse
kjo ishte rruga qi ai kishte zgjedhė; ky ishte ideali qi
e frymėzonte nė tė gjitha pėrpjekjet kombtare.
Me 6 maj 1946 dr. Mark Gjomarkaj u
bani nji mbledhje luftarvet te Rrasa e Bardhė nė
Mirditė, ku muerėn pjesė: Sejfulla Merlika, Gjetė
Kamberi, Bam Kupi, Kran Miri, Bilal Kola, Kurt Sulkurti,
Haxhi Kurti, Kolė Bibė Mirakaj, Kapiten Prendė Gjergj
Keqi dhe Ali Gjoēi. Kjo asht pershendetja qė Marku u
drejtoi tė pranishmvet:
"Tė dashtun shokė!
Janė tue u mbushė tetėmbėdhetė muej
qse shumica e juej ndodhet larg familjevet e tė
dashtunvet, larg mallit e gjasė, larg votravet. Kėta
tetėmbėdhetė muej tmerri dhe gjaku janė pėr tu shenue
si nji faqe e zezė e historis sonė.
Shumicėn tuej e njof tash
tetėmbėdhetė muej, disa i kam pa ma vonė e ndokend jam
tue e pa sot per te parėn herė. Porsi tparėt, ashtu
edhe tė mramėt, tė dyja lagjet jetuen nankth pritjeje
dhe dishiri, vuejtjeje dhe andrrimi. Per ēdo njenin prej
nesh Shqipnija dhe interesat e saja tė nalta qenė
frymzim ma i kthjellti, flaka ma e gjalla, dishiri ma i
zjarrti, qi na mbajtėn nė kambė e tė papėrkulshėm. Pamė
me sytė tonė shtėpijat tue u djegė, gjanė tue na u
plaēkitė, tokat tue na u lanė djerr, familjet tue na u
nepėrkambė dhe pėrbuzė. Disa prej jush provuen dishka
edhe ma tepėr: panė tė dashtunit e vet, mishin e gjakut
tė vet, tue ra dishmorė pėrpara Altarit tAtdheut.
Kujtimi i tė vdekunvet tonė duhet tė
nderohet prej kėsaj mbledhjeje, prandaj ju ftoj tė bajmė
nji minut pushim.
Shokė tė dashtun, ndjekjet e papreme
tė bolshevikvet shqiptarė kundra nesh e banė jetėn e
secilit shum tė vėshtirė, punėn tė ngadalėshme,
marrėveshjet tė plogėta; megjith kėtė u punue dhe u
punue mirė, u veprue rreth njij programi, ju vunė bazat
njaj ndertese qi do tė ēoj drejt realizimit kombtar, pėr
tė cilat jemi nė mal."
Nė kėtė Kuvend u vendos qė tė kalohej
menjiherė me veprime; tue fillue prej asaj dite tė
priteshin tė gjitha vijat telefonike tė rrethit tė
ShPalit (Mirditė). Perfaqsuesavet tė krahinavet tė
ndryshme iu dhanė udhzimet e nevojshme pėr bashkėveprim.
Pėr tu ndalue hovin bakėqijvet dhe
spiunvet tė vendit, dr. Mark Gjomarkaj, kishte vue nji
rregullore me kater nene:
1. Spiunet e vendit do tė ekzekutohen
menjiherė.
2. Atyne qi per vullnetin e
komunizmit prishnin zakonet e vendit do tu digjen
shtėpijat.
3. Ata qi do mohojnė ndihmen e
nacjonalistavet, do tė denohen ne gjoba.
4. Veprimtari kundėr komunizmit kudo.
Pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje
kishte formue skuadrėn e shpagimit, e cila, mbasimirrte
urdhnin me shkrim prej kryetarit torganizatės dhe prej
dy antarvet, kalonte nė veprim.
Kjo mėnyrė veprimi vijoi deri me 6
qershuer, atėherė kur komandanti dr. Mark Gjomarkaj
kishte caktue qi tė bahej nji mbledhje e pėrgjithshme, e
cila do tė mbahej me 14 tatij mueji nė pyllin e quejtun
Tjegullat e Prosekut pėr tė shqyrtue bashkarisht
mundėsinė e kryengritjes dhe planin e saj. Ai vetė me
shtabin prej 19 ushtarakėsh e civilash kishte zanė vend
nė pyllin e dendun tUjės sė Pėrlatit.
Nė mesnatėn e ditės 13 qershuer
Marku, tue kalue nga Pylli i Prelatit pėrmbi Tjegullat e
Prosekut, mu nė katundin Prosek ra ndėr pritat e para tė
komunistavet, tė cilėt tė vumė nė dijeni pėr kėtė
Kuvend, kishin rendė prej Dibre, Shkodre e Tirane. Aty u
zhvillue nji luftim shumė i ashper. Mbas dy orė
pėrleshjeje tė pėrgjakshme nacjonalistat terhiqen pa
dam.
Nė kėtė terhjekje dr. Mark Gjomarkaj
me shokė tue manovrue nepėr pyll pėr tė kalue rrugėn
Prosek - Pėrlat, ra nė prita tė forta tanmikut, i cili
ishte mirė i armatosun. Nė kėtė ndeshje u vra Nikollė
Pjetri, djal 18 vjeē, kurse dr. Mark Gjomarkaj mbeti i
plagosun nė kofshėn e djathtė.
Natė natė terrėt, natė pyll tė
dendun dhe nė mes tė asaj lufte tė furishme,
nacjonalistat shtrengohen tė shpėrndahen nė drejtime tė
ndryshme. Ngeli vetėm me dr. Markun e plagosun Gjin Kros
Buna me pak shokė, tė cilėt e bartėn Kapedanin nė shpinė
ma tepėr se dy orė. Dr. Marku, nuk ishte ma nė gjendje
tė vijonte rrugėn, prandej urdhnoi ta ulshin; u dorzoi
shokve tė gjith dokumentat dhe u urdhnoi tė largoheshin.
Me zemer tė plagosun dhe me lot nder sy u ndanė. Nė kėtė
ndėrkohė ia mbėrrijnė komunistat. Diktuen se ku gjindej
dr. Marku. I lėshuen za pėr dorzim. Ky u pėrgjigj se nuk
mund tė luente nga vendi e tė vijshin me e marrė, me
kusht qi tė paraqitej vetė komandanti komunist. Ky, i
kėnaqun pėr ketė dorėzim, i afrohet, por nuk mujt me e
mbrrijt, pse i plagosuni i ndejti gati me revolver tue e
lanė lmuq pėr tokė. Kishte mbrrijt i shkreti dr. Mark me
fuqit e veta tė fundit, e pėr tė mos ra nė dorė i gjallė
i dha fund jetės me dorė tė vet.
Llesh Gjomarkaj, qi gjindej nė Pyllin
e Prosekut me shokėt e vet, porsa ndigjoi krismen e
pushkėvet dhe tue mos dijtė fatin e tė vllaut, jep
urdhėnin e sulmimit. Kjo ngjan nė mėngjesin e 14 tė
qershorit. Lufta u zgjat deri nė orėn 15 tasaj dite.
Jehu i piskamavet tė luftarve nacjonalista ushtonte prej
njij mali nė tjetrin; britmat pėr guxim sipas zakonit
mbrrijshin deri nė qiell; krismat e bombavet, e
pushkėvet dhe e mitralozavet tė shurdhonte veshėt.
Mbetėn dy tė vrarė e tre tė plagosun. Nė kėtė rast
komunistėt pushkatuen pesė vetė nga nacjonalistat,
burgosėn 27 dhe internuen dy familje.
Qeverija komuniste e Tiranės pėr tė
pengue riorganizimin e forcave nacjonaliste pėrqindroi
nė Mirditė nji fuqi prej 7 mijė vetėsh besnikė. Nė ēdo
katund filluen pushkatimet tue flijue pa pikė mėshire
popullin e pafajshėm..."
Shėnim: Pėr tė pėrjetuar figurėn
e nacionalistit tė shquar dr. Mark Gjomarkaj, poeti,
shkrimtari dhe publicisti i shquar prof. Ernest
Koliqi, i ka kushtuar njė kėngė, tė cilėn po e
botojmė tė plotė. Ai, ishte dhe njė mik dhe
bashkėluftėtarė i martires Marie Shllakut, qė luftonte
nė krahun tjetėr tė shqiponjės sė Flamurit Kombėtar, nė
Kosovėn e robėruar nga komunistėt sllavė dhe trathtarėt
shėrbetorė, qė pėr fat tė keq kishin origjinėn
shqiptare...
Kanga e Kapidan dr. Markut
Lum pėr Ty qi na fale, o Zot i lumi!
se natė asht ba dhaskend nuk po e
merr gjumi:
as shqipen ke foleja per nėn maje,
as jehonėn e shqet qi dridhet
nvaje,
as gjetht e ahit npyll ku prehet
era,
as gurrėn qi skndon ma si nder net
tjera,
as nder kulla tė vndueme maje currash
ku zdri in unat rrudha tvranta
burrash,
fytyra tzbeta grash me sy tė rimun
ke djepat ku vjen fisi tu pertrimun.
Mbi djepa qi pertrijn nder mote fisin
nanat me lot nji emen pėrshperisin.
Vrik prej maleve derdhet kah jallija
nji kumt i zi dhe preket npalc
Shqipnija,
e veton qielli me ndeshtrasha tzeza,
ngrehen nprigjim dhe tdeknit nder
vorreza
kah paq nuk po e kanė eshtnat nnat
vorrit,
hapet prej Veleēikut ncep
tTomorrit,
kthen prej Tomorrit ncep tVeleēikut
ai kumt e loti rrjedh idhun ēerpikut
tue pikllue njajzi dashamir e shemėr:
Nanės Shqipni nji pikė i ra mu
nzemėr!
Thot kumti se rraz malit buz nji
prronit
dekun u rrzue Kapidan Marku i Gjonit.
Si u ngjau dikur fatosave tOmerit
mbi mbejtin shfryen anmiqt pezmin e
vnerit
neper qytet ku lshon hije Rozafati
npluhun tudhve tu e ngref
rreshqan pėr sgjati.
Vrret e gazmohet turma me keēana
lum se po shfren per sderi
nKapedana,
por pa pritmas men brima edhe pran
zhurma
e pihet shtang para kufomes turma
kah vizlon mbi ball ttdeknit nji
dell drite,
shej jetik nKapidana prej Mirdite.
E i duket, prisi i rrzuem, ēudis
anmike
i madh si div plot hijeshi fisnike.
Vajton granija e po ban gjam burrnimi
po e ama zemrėn ndryn nnji dry
heshtimi,
pik loti ajo nuk derdh qi mbet shkret
votra
edhe vajin ndalon nvllazėn e
nmotra:
- Se qajm na Markun, le ta qaj
Shqipnija,
pse rrezja e fundme ai kje qi lshoi
lirija
Kapidanat robnin veē druen per
sgjalli,
lumnojn kur desin tlir me i plumb
ke balli,
lumnojn kur fiken porsi yjt e dritės
nlamin e nderit kah i prijn
Mirditės,
nji grusht Mirdit qi don ti kndohet
kanga
se zbret nė vorr pėr mos mu lidh me
pranga.
U mbyllen kishat neper viset tona
e nqiell per mort ma nuk vajton
kumbona,
veē dridhet neper lugina jehu i
malit:
- Heu, ti Shqipni, ku rritej pika e
djalit,
ku sot mjerohen nipat e Kastrijotit,
mos u deshpro se shpesh nvallen e
motit
u ngushtove e dermishe e u perlinde,
si nji myster gjallsije botėn binde,
se prap ke djelm si Marku i Kapidanit
qi dishmojn me gjak tvet tu rzue
shulanit
se ndoshta tvegjel jemi e desim unit
por duem lirin e nderin e Kanunit.
Bri votrave nMirditėn thepa thepa
shka pershperisin nanat permbi djepa?
Fjalėn e fundit qi me za tthekun
la Kapidani para se me dekun:
- Ju shtegtar, kushdo qofshi, qi
kerkoni
rrugat e botės, Plakut tem mi
thoni,
per nma takofshi kund nder dhena
thueja:
Vul gjaku u vuna porosive tueja:
dathė ase mbathė e ngran pa ngranė
un ngjitas
tmirėn e tkeqen dava me Mirditas,
vuejta me ta, dhe vdiqa kur erdh dita
e Derėn e Kanunit sta korita.
Heshtet atdheu kaplue nėn tmerr e
droje.
Por nesėr prap lahuta do ttinglloje,
ke mrizet e lejthive hije - leta
prap do tvijoj bariu jonet e veta,
vashave tona do ti hiqet futa,
lirisht kah qielli do tnaltohet
luta:
- Lum pėr Ty, Zot i lum, qi na dhae
jetėn,
neper Ty mjerime e gzime vijnė e
tretėn:
ban Ti qi gjaku i derdhun, sot e
prore
flamurin ton ta kuqi nngjyr
gazmore
dhe neper troje tlira tksaj
Shqipnije
nji popull i vllaznuem ti struket
nhije.