PREND DOĒI

1846-1917
Pikėvėshtrim nga duhet parė vepra e
munguar.
Shpesh ka ndodhur qė figurat e mėdha tė
kulturės, tė cilėt jetėn e tyre e kanė gėrshetuar me
politikėn, tė mos vlerėsohen nė kohė. Stinėt politike qė
kanė ardhur mė pas nuk kanė lejuar klimėn e duhur pėr
ndriēimin e veprės sė tyre. Ėshtė dashur kohė qė tė dalin
nga terri i harrimit. Si kompensim i dhunimit tė gjatė ka
ndodhur qė ndonjėri tė ngjitet nė zenit nga dishepujt,
pas nėnēmimit ka ardhur si pėr ēudi mbiēmimi. Kjo luhatje
e skajshme ka qenė shėrbimi mė i keq pėr disa korifenj tė
kulturės. Nė lidhje me Prend Doēin ka ndodhur vetėm
proēesi i nėnēmimit. Me sa duket nuk ka pėr tė ndodhur dhe
e kundėrta. Madje vendosja e tij nė vendin qė i takon ka
pėr tė qenė punė e vėshtirė. Megjithė njėfarė evokimi e
shpalimi tė figurės sė tij kėto vitet e fundit, pėr
shumicėn e shqiptarėve ai vazhdon tė mbetet gati ashtu si
nė kohėn e tij shumė i pėrmendun e pak i njohur, sic e ka
pėrcaktuar Shahin Kolonja. Mbase prej domethėnies sė kėsaj
sentence duhet nisur hulumtimi e analiza.
2. Shumė i pėrmendur, por pak i njohur
Pse kėshtu? Pėr shkak tė veprės sė
munguar? Si ka ndodhur? Nuk u shkrua? Humbi mė vonė? Apo
ēėshtja qėndron krejt ndryshe?
Pėr Doēin dhe veprėn e tij qė kur qe gjallė
e mė pas janė shprehur njerėzit mė tė mėdhenj tė kohės e
tė mėvonshėm, shkrimtar si Gjergj Fishta, Faik Konica,
Asdreni, Filip Shiroka, Ali Asllani, Ndoc Nikaj, Milto
Sotir Gurra, arbėreshė tė shquar si Dhimitėr Kamarda, Zef
Skiroi e Gaetano Petrota pa harruar dhe korrespondencėn e
tij me De Radėn; gjuhėtarė si Justin Rrota, Aleksandėr
Xhuvani, Mahir Domi; politikanė si Ismail Qemali e Luigj
Gurakuqi; publicistė si Shahin Kolonja, Sotir Peci e Milo
Duēi; dijetarė tė njohur bashkėkohės e pasardhės si At
Pashk Bardhi, At Pal Dodaj, Dom Nikoll Sahatēia, Pal
Dukagjini; studiues tė letėrsisė si Dhimitėr Fullani,
Regjep Qosja, Jorgo Bulo, Muhamet Pirraku, Ėngjėll Sedaj,
Isak Ahmeti; prijės e krerė tė Mirditės si Prengė Bibė
Doda, Prengė Marka Prenga; personalitete tė Europės si
Edit Durham, Franc Nopēa e deri Peter Bartl nė ditėt tona;
duke vecuar sidomos kontributin e e biografit tė tij Pal
Doēi nė monografinė Prend Doēi- Abati i Mirditės (jeta
dhe vepra) shkruar vite mė parė e publikuar mė 1997.
Megjithatė Prend Doēi ėshtė nė zbulim e sipėr si shumica
e shkrimtarėve katolikė tė Veriut, deri mė tash si njė
brez i humbur. Kemi tė bėjmė me njė personalitet tė
lartė qė ėshtė folur si pėr rrallėkėnd nė kohėn e vet dhe
nė ato tė mėvonshme, nga vendas e tė huaj, nga arbėreshė e
kosovarė, nga muslimanė e katolikė, nga vendlindja e
diaspora, nga qarqet intelektuale brenda dhe ato tė
europės. Vlerėsimet dhe opinionet pėr Abatin janė tė
shumta dhe nga mė tė larmishmet: nga mirditasit e
thjeshtė, nga bashkėpunėtorėt famullitarėt e Mirditės e
tė tjerė, hierarkėt e lartė tė kishės nė Shqipėri,
Stamboll, Romė, Austri, konsujt e huaj nė Shkodėr dhe
diplomatė tė kancelarive perėndimore (nė takime tė
drejpėrdrejta dhe nė korrespondencėn e tyre diplomatike);
shto kėtu dhe kronikat e shtypit tė kohės, ditarėt (si ai
i At Pal Dodės), memorialėt, epistolarėt e autorėve tė
shumtė, relacionet kishtare drejtuar Vatikanit. Dhjetra e
dhjetra dėshmi qė pėrbėjnė njė vepėr mė vete pėr njeriun
me vepėr tė munguar. Pėr njeriun shumė tė pėrmendun, por
pak tė njohur. Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur: Doēi qė u kujdes
pėr gjithcka tė madhe nė shėrbim tė kombit tė tij, nuk u
kujdes vetėm pėr njė gjė tė vogėl; emrin e tij e aq mė
pak pėr kultin e tij. Dhe kėtė e bėn njė njeri nė ēdo
kuptim i jashtėzakonshėm, siē do t'a cilėsonte Nopēa.
3. Poet tribun nė nismat e Rilindjes
Doēi publikon pak poezi; Dheu em nė
pėrmbledhjen A Dora d'Istria-gli albanesi , Livorno
mė 1870; Nji kushtrim Shqiptarėve e po atij viti
dhe Shqypnia nė robni botuar nė Mjalt e
Bletės, Bukuresht mė 1897. rreth 200 vargje nė 42
strofa ku poeti i ri shfaqet si mjeshtėr i vargut, ēka
nėnkupton se autori e kish ushtruar dorėn dhe se kėto
poezi nuk ishin tė vetmet. Pėrdor distikun, strofėn
katėrshe me rimė tė pėrputhur dhe tė alternuar, teksa
parapėlqen strofėn gjashtėshe dhe dhjetėrrokėshin.
Vjershat e tij cilėsohen si manifeste tė para poetike tė
asaj periudhe. Tė shkruara me mjeshtėri e frymėzim me stil
energjik e gjuhė tė pastėr, ato shprehin nė mėnyrė tė
ngjeshur disa nga idetė dhe idealet e lėvizjes sonė
kombėtare. Ato paralajmėrojnė lindjen e njė poeti tė
talentuar, nė radhė me Zarishin, Martinon, Bytyēin.
Nė librin antologjik kushtuar Elena Gjikės
pėrfshihen autorėt mė tė spikatur tė kohės pėrfshirė dhe
De Radėn. Lirika e Doēit cilėsohet ndėr mė tė bukurat e
librit. Dhjetė strofa gjashtėshe tė shkruara nė
dhjetėrrokėsh. Jo vetėm himnizim i figurės sė Elena
Gjikės, por dhe bashkėbisedim intim i poetit me atdheun qė
njėher e njė kohė pati trima plot... si pyll. Me figurėn
e Dorės poeti simbolizon shpresėn e ringjalljes. Zana
mitologjike nuk mundte tė mos jetė e pranishme nė kėtė
poezi dhe pėr atė se heroina i shėmbellen poetit me njė
zanė. Duket sikur nis qė kėtu Lahuta e Malėsisė. Mė 1925
Justin Rrota e riboton nė veprėn Literatyrės Shqype
qė vjersha tė ishte nė duart e shkollarve tė rinj.
Njė kushtrim Shqiptarve siē e thot
ė edhe titulli ėshtė njė nga kumbimet poetike mė tė forta
atdhetare tė kohės. Tabloja e atdheut ėshtė tepėr
rrėnqethėse, ndaj duhet tė shpejtonte dhe kėnga pėr ta
rilindur. Shqiptarė trima, zgjedhėn lshoni / kputni
prangat e luftoni ėshtė refreni origjinal. Poeti fut
nė pėrdorim leksikun aktiv tė ligjėrimit atdhetar pėr tė
zgjuar ndėrgjegjen kombėtare; si njė rapsod i moēėm e si
njė luftėtar i ri u rrėfen shqiptarve historinė dhe dramėn
e atdheut. Deviza Ja dek ja lirė ėshtė kulmi i
protestės, i kushtrimit pėr liri.
Shqypnia nė robni (1872) dallohet
pėr theksin marcial tė vargut, saktėsinė e mjeteve poetike
dhe gjuhėn e bukur dhe tė pastėr. Ėshtė padyshim njė poezi
antologjike qė tė kujton O moj Shqypni tė
Pashko Vasės dhe mund tė merret si njė program e njė
kushtrim i kryengritjes sė Mirditės (1876-1877), tė cilėn
Prend Doēi e kishte udhėhequr nė vend tė Preng Bibė Dodės
sė ri. Pėr shumė vjet kjo poezi ishte njė spiritus
movens i vėrtetė pėr shqiptarėt dhe pėr lėvizjen
kombėtare shqiptare. Nė tė ai kishte ngritur lart kultin e
Skėnderbeut, kultin e flamurit dhe kultin historik nė
pėrgjithėsi duke theksuar njėherėsh dhe rolin e
diplomacisė : Dheu em Shqypni n'Evrop, ka fol parsia
/ Gjyq lyp, nuk gjak, e gjyq do ket Shqypnia.
Po a ka dhe krijime tė tjera Doēi. Pos
kėtyre vjershave ka pas nė dorėshkrim dhe do tė tjera, tė
cilat m'i ka pas lexue njė herė n'Orosh. Shpresoj se ky
dorėshkrim do tė gjindet nė dorė tė ndokujt e ndonji prift
i Mirditės ka me i qitė nė drite-shkruante At Pashk
Bardhi mė 1942 nė Hylli i Dritės
Po bėhen 60 vjet dhe ende dorėshkrimit nė
fjalė nuk i ėshtė rėnė nė gjurmė. Pėrsa i pėrket
vlerėsimit tė veprės sė Doēit si shkrimtar, nė vendin e
vet ai ėshtė vėnė vetėm nė Shkrimtarė Shqiptarė
(1941) nė radhė tė autorėve tė tjerė tė shquar tė
Rilindjes.
Emzot Doēi s'ka shkrue pak, por
gjithherė pa emėn.
Prend Do ē i shkroi me pseudonimet
Primo Doēi , Njė djalė prej Shqypnije
dhe mendohet se dhjetra artikuj janė tė tijtė. Ai kishte
bashkėpunuar qė herėt me revistėn e De Radės Flamuri
i Arbėrit , bashkėpunėtorė tė sė cilės ishin
shqiptarė dhe arbėreshė si Z. Jubani, Th. Mitko, S. Dine,
N. Naēo, P. Doēi, G. Dara (I Riu), A. Santori etj. Edhe
kur ishte nė Indinė Lindore me mision apostolik pėrsėri
bashkėpunon me revistėn e De Radės, ku nė tetor tė vitit
1883 boton artikullin Topografia e Lezhės nė
Shqipėri.
Shkrimet publicistike dhe relacionet
kishtare qė dėrgon Vatikanit dėshmojnė njė stil modern,
ndonėse ka munguar deri tani njė hulumtim i mirėfilltė i
gjithė lėndės sė shkruar prej tij, ēka do tė krijonte
mundėsinė pėr njė gjykim mė tė plotė. Jo mė kot disa herė
ėshtė vėnė nė dukje se Emzot Doēi s'ka shkrue pak, por
gjitherė pa emėn. Doēi pėrmendet si njė gojėtar i
spikatur. Njė kronikė pėrkujtimore e Hyllit tė Dritės
(prill 1914) duke evokuar ditėn e flamurit nė Shkodėr mė
1912 nė kėshtjellėn e Rozafės evidenton ligjėratėn e
Abatit tė Mirditės me atė rast i cili foli bukur. Njė
panegjirik nė kishėn katedrale Doēi e pat mbyllur me
epifemėn Zoja e Shkodrės e Shkodra e Zojės. Si
argument pėr zotėsinė nė improvizimin e fjalimeve nga ana
e tij sillet dhe ceremonia e pėrmotshme e Imzot Guerinit,
fjalimet e tij nė popull e meshat nė kishė. Publicisti dhe
oratori gjenden tė gėrshetuar gjatė Rilindjes jo vetėm nė
personalitetin e Doēit
Ku tjetėr duhet ta kėrkojmė veprėn e
munguar tė Prend Doēit? Duket se ky ka qenė njė
preokupacion i gjithė studiuesve dhe dashamirėve tė tij.
Edhe me kenė pak veprat e shkrueme prej Abat Doēit, nuk
janė pak 32 vepra
tė botueme nė nandė vjet tė Shoqnis
Bashkimi themelue prej tij, as veprat e botueme me
ndihmėn financiare qė dha pėr shtyp (Ligjėrim nė
vdekjen e Abat Doēit, Posta e Shqypnis,nr 24, shkurt
1917-Gjergj Fishta) .
Ka ndodhur diēka disi e rrallė nė fushėn e
letrave. Zė e shuhet autorėsia e njeriut qė i kishte
parametrat e plotė tė shkrimtarit, emri tingėllues i
fillimeve aq tė mbara poetike. Si ndodhi qė ai nuk u bė
dot shkrimtar pėr vete, kur bėhet udhėrrėfyesi i Fishtės
pėr kryeveprėn e vet epike Lahuta e Malsisė?!
Prend Doēi, njė intelektual i madh i kohės,
ia kishte mbushur mendjen Fishtės qė tė vazhdonte
Lahutėn e tė kėndonte si njė rapsod homerian i maleve tė
Shqipėrisė. Ėshtė po ky qė pėrkrah Ndre Mjedėn nė hapat e
parė duke zbuluar tek ai poetin, intelektualin e aftė me
dhunti e pėrkushti pėr shkencėn, gjuhėn, kulturėn. Akoma
mė tepėr, humbėsi i madh, i vetvetes nxiton ta presė
shekullin e ri me njė institucion letrar e gjuhėsor
brilant nė qendrėn mė tė rėndėsishme kulturore tė vendit
qė nga antikiteti, nė Shkodėr, mes ajkės sė dijetarėve dhe
atdhetarėve rilindas. Pikerisht nė kėtė kohė ndodh
konvertimi i shkrimtarit me njeriun e shkencės. Veprėn e
tij tash e mbrapa duhet ta kėrkojmė pikėrisht te shoqėria
prestigjioze Bashkimi, ashtu si njė pjesė e tė
krijimtarisė sė Konicės nė vetė revistėn Albania si
drejtues i saj nė radhė tė parė. Dihet se Doēi ka qenė njė
ithtar i rralė i gjuhės shqipe. Si i tillė detyrimin ndaj
saj ai nuk e shihte thjesht nė pastėrtinė e gjuhės sė
vjershave tė tij. Vėzhgimet vetjake pėr tė folurėn e
krahinave tė vecanta, trajtimet modeste tė gjuhės
gjuhėsire nė shkrimet publicistike etj.
Ai ishte i ndėrgjegjshėm se gjuhės amtare i
lipseshin fjalorė, gramatika, tekste shkollore e mbi tė
gjitha njė alfabet modern. Tė gjitha kėto pėr tė ishin
shumė mė tepėr se laboratori i tij krijues. Doēi, mė i
vjetri i shkrimtarėve dhe dijetarėve tė kohės, me njė
pėrvojė si rrallėkush nė pėrpjekjet pėr rilindjen e
kombit; pėr tė kryer misionin historik nė rrafshin e
kulturės dhe identitetit kombėtar, mė 1899 nė shoqėrinė
Bashkimi, ofron elitėn intelektuale tė Gegnisė: At
Gjergj Fishtėn, Dom Ndoc Nikajn, Dom Dodė Kolecin, At
Pashk Bardhin, Imzot Lazėr Mjedėn, Luigj Gurakuqin e plot
tė tjerė. Nuk ėshte e rastit qė shumė famulli tė Mirditės
nė kėtė kohė kthehen nė qendra tė veprimit kulturor e
shkencor, me priftėrinj dijetarė qė krahas funksionit
zyrtar hulumtojnė vlera etnokulturore tė trevės si
tradita, doke, folklore, gjuhėsi etj. Njė akademi
perfekte qė nuk i rrafshonte individualitetet e punėtorėve
tė dijes dhe pse shpesh autorėsia ishte kolektive. Kėtu
vec po cekim kontributin e papėrsėritshėm tė Doēit nė
drejtimin e saj si ideues i programeve tė saj dhe
bashkėautor i veprave tė publikuara nė afro njė
dhjetėvjecar.
Mėmėdhetar vetflijues
Sigurisht problemi i veprės sė munguar tė
Doēit ėshtė shumė mė kompleks se kaq. Ai mund tė rroket e
tė shkoqitet vetėm kur tė mbahen parasysh jo vetėm
rrethanat historike nė tė cilat u shkri jeta e tij, por
edhe komponentėt pėrbėrės tė personalitetit tė Abatit.
Para sė gjithash Doēi ishte ideolog i
Rilindjes, me sens diplomati, qė i duhej pėr tė vendosur
ekuilibret e duhura nė rrjedhėn e ngjarjeve historike tė
komplikuara me fuqitė e huaja. Nė programin' e tij zinte
vend: aspekti kishtar, politik, kulturor. Kėto tre
drejtime themelore kushtėzojnė kryekėput jetėn e tij
aktive deri nė fund. Falė karakterit tė rrallė, ai
asnjėherė nuk gjendet nė periferi tė ngjarjeve, por nė
kulmet e tyre. Vetėflijohet pėr vepra tė guximshme qė do
t'i kishte zili gjithkush. Do tė donte tė ish njė prelat i
urtė e bari shpirtrash, por rrethanat historike e bėjnė tė
vihet nė krye tė kryengritjes sė Mirditės tė viteve
1876-1877, ēka do t'i kushtonte 11 vjet internim nė tre
kontinente. I ndalohet atdheu, dashuria e tij mė e madhe.
Hyn kėshtu si padashur nė qerthullin e trazuar tė
politikės pėr tė mos u ndarė mė prej saj. Do tė kishte
dėshirė qė kisha e Mirditės tė ishte e konsoliduar, por nė
vitin 1888 kur ai vjen nė krye tė saj ajo ishte krejt e
copėtuar dhe e ndarė nė tre ipeshkvi. I lipset njė punė
prej titani pėr t'a rimėkėmbur Abacinė duke e ēuar nga dy
nė gjashtė famulli e mbi tė gjitha pėr ta dlirė dioqezėn
e tij prej vesit. Kryen nė pak vite njė histori tė
pashembullt nė historinė e Krishtėrimit aq tė goditur
gjatė pushtimit turk. Natyrshėm si cdo ideolog, atdhetar e
dijetar do t'i gėzohej njė Shqipėrie me insitute kulture e
shkence nė prag tė pavarėsisė, me shkolla shqipe
gjithandej, me njė alfabet tė njėsuar pėr tė gjithė
shqiptarėt e shumė gjėra tė tjera kėsodore, por kėto
thuajse mungonin.
Duke qenė i matur e racional, ai nuk e
krijon Bashkimin pėr ego dhe jo se i mungonin angazhimet
nė fusha tė tjera, por se ishte i bindur se shteti i
nesėrm pa kėto, aq mė tepėr njė shtet nga e para, nuk do
tė mund tė realizonte aspiratat e shqiptarėve. Me
institucionin e tij Doēi jo vetėm kėrkon tė kanalizojė nė
njė rrjedhė energjitė krijuese tė intelektualėve tė kohės,
por edhe t'u japė mėsimin e madh bashkėkombėsve se
bashkimi ishte ēelėsi i suksesit tė sė ardhmes nė
politikė, qeverisje, arsim, kulturė etj.
Ky nė fakt ka qenė mesazhi historik i
gjithė elitės sė dalė nga shkolla e Krishtėrimit.
Zef Skiroi poemėn e njohur idilike
Mili e Haidhia , pėr meritime letrare ia
kushton pikėrisht shkrimtarit me vepėr tė munguar
Pėr Abatin e Mirditės me kontribut tė
jashtėzakonshėm nė historinė, letėrsinė, kulturėn
shqiptare, ashtu siē pėr shumė figura tė shquara prelatėsh
katolikė, pėrgjatė gjithė sistemit
komunist nuk u tha asnjė fjalė duke e bėrė
mė tragjik fatin e kėtij kolosi tė letrave shqipe.
|