<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         
Mirdita , miresevini ne www.mirdita.net Letersi, Histori, Art& Kulture, Forum, E-Mail falas me .. @mirdita.net  

Mirësevini në www.mirdita.net 

 
 

  :: Preng Marka Prenga

  :: Prend Doçi

  :: Zef Skana

  :: Prend Suli

  :: Nikoll Kaçorri

  :: Preng Lekunda

  :: Ambroz Marlaskaj

  :: Patėr Anton Arapi

  :: Preng Bib Doda

  :: Zef Kol Ndoka

  :: Elena Gjika

  ::  Aleksander Mojsiu

  :: Kontakt Admin

  :: E-maili Juaj

 

 

 

PĖR NJĖ ARTIST TĖ MADH...

20 vjet jetė artistike (1948-1968),mbi 50 role nė skenė dhe film, na bėjnė me dije se kemi pėrpara njė aktor tė kompletuar me pėrmasa kombėtare, qė ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė artėdashėsit shqipėtarė dhe nė rrethet artistike tė vendit.

Pluhuri i harresės bie mbi kėdo, por kur ėshtė fjala pėr Prengė Lėkundėn, duhet pak vullnet dhe dashamirėsi pėr ta pastruar pluhurin rreth 40-vjeēar, pėr t'ia rikthyer publikut ashtu siē ishte dhe pėr t'i dhėnė vendin qė i takon nė altarin e kulturės kombėtare.

“Artisti i Merituar” Prengė Lėkunda ka hyrė nė panteonin e kulturės shqipėtare si njė personalitet, figurė komplekse e artit skenik, si njė artist qė tėrė shpirtin krijues, forcėn dhe ndjenjat e tij i vinte nė shėrbim e funksion tė rolit, veprės dramatike a filmike qė luante. Fuqia krijuese e interpretimit tė tij pasqyrohej nė stilin e lojės, plastikėn, bukurinė e gjestit, hijeshinė e trupit dhe magjinė e zėrit qė zotėronte. Plastika rrokte dhe shprehte ēdo gjė njerėzore, qė nga delikatesa e ėmbėl me pamjen e njė shenjėtori tė pėrvujtuR, deri te egėrsia e ftohtė e njeriut tė trishtuar e tė dėshpėruar nga jeta e vrazhdė, e sertė gjithsesi.

Aktori Prengė Lėkunda hynte nė botėn e personazheve me forcė tė brendshme transformuese, ku ēdo gjest a lėvizje, ēdo shikim a pauz e shkurtėr pėrēonte tek spektatori njė ide, njė mendim, si dhe njė synim tė qartė artistik.

“-Kam ardhur nė teatrin “Migjeni”njė vit pas Prengės” -kujton “Artisti i Merituar” Bep Shiroka. -Prej tij kam mėsuar shumė, se Prenga ishte njeri krijues, aktor i formuar, qė nuk priste shumė nga regjzorėt.Qė nė lexim tė parė tė pjesės qė do tė luante, tė imponohej dhe e krijonte siluetėn e rolit tė ardhshėm. Kishte shpirt artisti, krijuesi e poeti. Kjo besoj se lidhet dhe me krahinėn nga vinte, Mirditėn, qė ėshtė njė truall, ku ėshtė shkrirė organikisht poezia me tokėn dhe njerėzit e zgjuar qė bartin mbi vete historinė, kulturėn dhe doket e veta tė veēanta nga krahinat e tjera tė vendit. Nuk e preferonte lojėn aktoreske qė i sillte kėnaqėsi vetėm aktorit, ai bėnte gjithēka qė kėnaqėsinė ta ndjente e pėrjetonte spektatori, i cili e ndoqi dhe e duartrokiti me dashamirėsi gjatė gjithė karrierės sė tij artistike”.

“-Tek artisti Prengė Lėkunda vėrtetėsia jetėsore ngjeshej fort me vėrtetėsinė artistike, -kujton regjizori “Artisti i popullit” Lec Shllaku. -Ēdo rol qė i jepja Prengės e “qante” atė”. Kjo pasqyrohet qartė tek loja plot shkathtėsi, intuitė e vėrtetėsi nė rolet:

Vata – “Toka Jonė”

Gjeta -nė dramėn “Cuca e maleve”

Moreli –nė shfaqjen “Njerėz tė brezit tonė”

Bajram Curri –nė dramėn “Plaku i Maleve”

Radisti Ndrekė- nė filmin “Detyrė e Posaēme”

Gjetoja – tek drama “Nora”

Gjelosh Nika –tek drama “Fisheku nė Pajė”etj.

“Forca interpretuese e aktorit Prengė Lėkunda shprehej veēanėrisht nė zėrin e tij magjik. Ai e vlerėsonte artin e tė folurit skenik si njė nga elementėt thelbėsore te mjeshtėrisė sė aktorit. Duke punuar me fjalėn, Prenga bėnte qė nė ēdo fjalė tė shqiptuar tė ndjeheshin jo pėrfytyrime tė shkurtėra, por jeta e vėrtetė, e plotė dhe e gjallė. Me forcėn e fjalės, me interpretimin e saj tė bindte me imazhet, me ndjenjat dhe veprimet e matura nė skenė, tė cilat shpesh e bėnin aktorin tė paarritshėm”, -kujton aktori Elez Kadria, i cili ka punuar mė se 4 vjet me Prengėn nė teatrin “Migjeni”, e qė ruan mbresat mė tė mira pėr shokun dhe bashkėpunėtorin e tij.

35 vjet mė parė nė skenėn hyjnore tė teatrit “Migjeni” luhej drama “Plaku i maleve” me regjizor “Artistin e Merituar” Esat Oktrova. Prenga luante rolin kryesor, rolin mė tė dashur, rolin mė tė realizuar nė karierėn e tij, rolin e tribunit tė lirisė, birit tė Gjakovės “Heroit tė Popullit” Bajram Beg Currit. Njė zė i kumbueshėm, i natyrshėm, i ashpėr, i ngrohtė, njė zė tipik malėsori, me vėrtetėsi shqiptari.

Me gjithēka qė ka bėrė nė jetėn e tij tė shkurtėr, Prengė Lėkunda mbetet midis nesh, mik e shok i artėdashėsve shqiptarė, simbol i artit skenik me mendim tė kthjellėt, aktor i talentuar, prind i kujdesshėm, njeri i mrekullueshėm, qė koha nuk do ta mbulojė me pluhurin e harresės, pėrkundrazi do t'i japė shkėlqim figurės sė tij. Dhe ky ėshtė shpėrblimi mė i madh pėr njė artist si Prengė Lėkunda, tė cilin s'do ta harrojė Lėkunda, Mirdita birin e saj dhe Shkodra e lashtė e qytetėruar qytetarin e nderuar, Shqipėria “Artistin e Merituar” tė skenės dhe ekranit.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net