<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         

Mirdita , miresevini ne www.mirdita.net Letersi, Histori, Art& Kulture, Forum, E-Mail falas me .. @mirdita.net                        

   English
 

 

  :: Bajraket e e Mirdites

  :: Gjak dhe bore ne Gusht

  :: Kontributi i Mirdites..J.Bulo

 :: NĖ GJURMĖT E ORIGJINĖS SĖ KASTRIOTĖVE

:: Permbajtja

  :: Mirdita Prejardhja e emrit

  :: Familja e Kastriotėve

  :: Mirdita Territori

  :: Islamizimi ne Shqiperi....

  :: Krijimi i enklavave kristjane

  :: Kisha dhe prelatat katolike

  :: Shqiptaret ne Mesjete

  :: Kontakt Admin

 

 
 

Mirësevini në www.mirdita.net 

SHQIPTARĖT NĖ MESJETĖ 

KAPITULLI I

 

LINDJA E POPULLIT SHQIPTAR. KRIJIMI I ARISTOKRACISE SHQIPTARE DHE PROCESI I SHTETFORMIMIT TEK SHQIPTARET

 

 

1.     Dy fjalė pėr Antikitetin dhe Mesjetėn e hershme.

 

Historiografia ka vėrtetuar se ilirėt ashtu si dhe thrakėt, maqedonėt, ndoshta dhe etruskėt, janė degė tė trungut pellazgjik. Kjo e vėrtetuar dhe e provuar jo vetėm nga materialet arkeologjike tė gjetura, por dhe e provuar nga studimet gjuhėsore, historike, etj.

Etnosi ilir arriti njė progres tė madh nė kulturė, ekonomi, nė zhvillimin e shtetit, etj, duke u bėrė djepi i kulturės dhe i historisė pėr popujt nė Ballkan, por dhe pėrtej Adriatikut.

Romės, para se tė pushtonte Ballkanin, iu desh tė ballafaqohej me tri luftėra; Lufta e I 229 p.Kr., Lufta II 219, p.Kr. dhe lufta III 168 p.Kr, me Ilirinė. Kėto luftėra, pėr shkak tė pėrmasave qė kishin ashtu si luftėrat e Romės me Kartagjenėn (luftėrat punike) dikush i ka vlerėsuar si luftėra botėrore, luftėra imperialiste. Jo vetėm kaq, por edhe pas pushtimit tė Ilirisė dhe vendosjes sė administratės atje, ilirėt nuk u nėnshtruan. Dėshmia mė e madhe ėshtė kryengritja qė shpėrtheu nė Iliri nė vitin 6 dhe pėrfundoi pas 2 vjetėsh nė vitin 9 m.Krishtit. Kjo kryengritje u zhvillua nė territoret nga Dalmacia deri nė Apolloni. Numri i kryengritėsve luftėtarė arriti nė 200 000 vetė. Udhėheqės i saj ishte njė triumvirat Bato, ku njėri nga Batot ishte i fisit ilir tė Pirustėve. Epiqendra e kėsaj kryengritjeje janė territoret e kėtij fisi (pirustėve), qendra e tė cilave ishte Basanja (afėr Rubikut tė sotėm). Nė mesjetė banorėt e kėtij fisit bakėrpunues e luftėtar janė mirditasit, (dukagjinasit), kthellasit dhe matjanėt. Perandori August Oktaviani, i shqetėsuar nga pėrmasat e kryengritjes, alarmoi senatin romak duke bėrė tė qartė se po nuk u morėn masa tė shpejta dhe tė pėrgjithshme, kryengritėsit pėr disa ditė mund tė marshonin mbi Romė.

Vėrehet se gjatė pushtimit tė gjatė romak dhe atij bizantin nė Ballkan u asimiluan gjuhėt dhe qytetėrimet pellazgjike si ai trak, maqedonas por mbijetuan qytetėrimi ilir dhe ai helen.

Trakėt ose rumunėt e sotėm, por dhe moldavėt, flasin gjuhė neolatine, maqedonėt u sllavizuan nė kohėt e sundimit perandorak bizantin. I njėjti fenomen asimilimi (sllavizimi dhe helenizimi) ndodhi edhe nė territorin ilir nė veri (dalmatėt, ardianėt, istrėt, liburnėt, breukėt, desidiatėt, autoriatėt, dokleatėt, dorsėt, pjesėrisht dardanėt etj.), ndėrsa nė jug helenizimi.

Nė territorin ilir ku pjesa veriore u mbajt e pushtuar nga romakėt dhe pjesa juglindore e jugore nga bizanti nė pjesėn mė tė madhe nuk u asimilua pavarėsisht nga ndikimet latine, helene tė sllavėve duke mos prekur substancėn e kulturės dhe tė qytetėrimit tė lashtė ilir.

Shkaku i mbijetesės sė kulturės ilire ishte:

Sė pari niveli i lartė civilizues i botės ilire.

Sė dyti shpirti kryengritės i luftės pėr liri i kėtij populli kundėr pushtuesve romakė e bizantinė (kryengritja e udhėhequr nga Batot nė vitin 6-9 m.Kr.), etj.

Dėshmia mė e gjallė e mbijetesės sė kulturės ilire ėshtė kultura shqiptare e mbrujtur dhe e formuar nga shekulli IV deri shekullin XI m.Kr.

Ėshtė interesant fakti se ngjizja e kulturės sė hershme shqiptare bėhet prezente nė territoret e pirustėve dhe tė albanėve. Arkeologėt shqiptarė me zbulimet e bėra dhe materialin e gjetur nga gėrmimet e kryera, por dhe gjuhėtarėt me analizat e studimet e bėra, kanė argumentuar dhe vėrtetuar se kultura shqiptare shpreh njė kulturė baza e sė cilės ėshtė kultura dhe qytetėrimi ilir.

 

 

 

2.     SHQIPTARET, PASARDHESIT QE TRASHEGOJNE KULTUREN E ILIREVE. “KULTURA E KOMANIT”.

 

Nė literaturėn arkeologjike, kultura e hershme shqiptare e deri vonė ėshtė pėrcaktuar nė mėnyrė konvencionale “kultura e Komanit”. Ky emėr lidhet me emrin e fshatit Koman, pranė tė cilit ndodhet Kalaja e Dolmacies (nė ekstremin veriperėndimor tė territorit tė mirditasve), ku u zbuluan gjurmėt e para tė kėsaj kulture.

Kėshtu sot ne kemi njė tabllo shumė mė tė plotė tė shtrirjes sė kėsaj kulture. Nė veri ajo pėrfaqėsohet nga varreza tė tjera tė zbuluara tė Mirditės; Vig, Bukel, Shpal, Malaj, Kaēinar, Perlat i Epėrm, Bukmirė, Prosek etj.

Gjetje tė tjera tė kėsaj kulture ka dhe nė periferi tė Mirditės si: Mat (Klos, Rremull e Dukagjin), Kurbin (Milot), Kepin e Rodonit e Shėn Vlash, Stish Tufinė tė Tiranės, nė Has (Golaj) dhe Kukės (Cinamak) etj.

Qendrat mė tė rėndėsishme e qė shprehet nė mėnyrėn mė tė plotė kultura e hershme shqiptare janė: Kalaja e Dalmacies afėr Komanit, Kalaja e Shurdhahut (Sarda Mesjetare), Kalaja e Lezhės, Kalaja e Krujės, Kalaja e Stelushit (“qyteti i Skėnderbeut”) dhe varrezat e tyre pranė kėshtjellave.

Kultura e varrimit dhe objektet e gjetura nė to hedhin dritė mbi vazhdimėsinė iliro-shqiptare tė kulturės sė evidentuar nė qendrat arkeologjike tė lartpėrmendura.

Varrezat shqiptare janė vendosur zakonisht nė vende malore, nė mė tė shumtėn e rasteve pranė luginave tė lumenjve. Janė tė shumta rastet kur varrezat gjenden pranė kėshtjellave mesjetare dhe pikave tė tjera strategjike etj.

Riti i varrimit, ndėrtimi i varrit janė uniformisht tė njėjta nė varrezat shqiptare si forma e varrit katėrkėndor, ndėrtimi me gurė gėlqerorė e tė lidhur, ose me rrasa shtufore tė vendosura vertikalisht, tė mbuluara me rrasa tė tjera horizontalisht etj. Janė zbuluar dhe varre tė dyfishta ku fundi i varrit tė sipėrm ėshtė mbulesė e varrit tė poshtėm, etj. Po kėshtu edhe vendosja e kufomave nė varre pėrfaqėson uniformitet nė kėtė kulturė varrimi.

Nė objektet e gjetura nė kėto qendra arkeologjike mė interesante janė stolitė (fibulat me trup tė harkuar, vathėt me trup nė formė drapri hėne, vathėt nė formė ylli, rrathėt e tėmthave, byzylykėt, unazat, rruazat, varėset etj), veglat e punės (latushat, sėpatat e thikat prej hekuri), armėt (majat e shigjetave qė ndeshen kudo, me sa duket kanė qenė arma kryesore e kėtyre banorėve, shpata prej hekuri mė rrallė etj). Po kėshtu njė tregues i rėndėsishėm i vazhdimėsisė kulturore janė dhe gjetjet e prodhimeve tė qeramikės.

Se ē’kulturė pėrfaqėsohej nė kėto qendra arkeologjike, ka patur mjaft hipoteza e autorė, tė vendit e tė huaj, qė janė pėrpjekur tė japin njė pėrgjigje.

Nė mėnyrėn mė tė plotė kėto hipoteza dhe teori janė trajtuar nga Neritan Ceka nė librin “Ilirėt” nė kapitullin XIV me titull “Nga ilirėt tek shqiptarėt”:

“… A Degrand (Konsulli Francez), ka dhėnė njė pėrshkrim interesant… nė vitin 1892 nė njė ekspeditė tė vogėl tė organizuar nė Koman… nė vendin e quajtur Kalaja e Dalmacies…

Ai zbuloi shumė material arkeologjik nė pėrfundim se cilit popull i pėrkisnin ato, ai mendoi se varreza e Dalmaces i takonte pellazgėve tė emigruar nė Greqi dhe tė strehuar nė vetminė e maleve. Ai mendonte njėkohėsisht se ata ishin paraardhėsit e shqiptarėve. …Pėr kėtė bindet… nga identiteti i plotė i gjetjeve nė kostumet e femrave tė malėsisė, … me ngjashmerinė e disa ornomenteve prej bakri qė ato mbajnė nė brezat e tyre dhe tė cilat prodhohen ende nė pazarin e Shkodrės me disa nga zbukurimet qė unė gjeta… Cilėsia e mirė e varreve, numri i madh dhe ngjashmeria e plotė midis tyre e bindėn Degrandin se nuk bėhej fjalė pėr njė popull shtegtar.

- … Arkeologu gjerman Träger (fund shekulli XIX) ka bėrė  fjalė pėr disa nga varret nė nekropolin e Komanit. Duke qenė njė specialist i mirėfilltė ai i krahasoi objektet e gjetura me ato tė antikitetit tė vonė dhe tė mesjetes sė hershme tė Bosnjės dhe Hercegovinės, duke percaktuar njė datim tė kėsaj kulture tė panjohur…

… Ai nxori pėrfundimin se varrezat i takonin njė popullsie ilire dhe nga ana tjetėr vuri nė dukje ngjashmėrinė e formės sė varreve dhe riteve tė banimit me ato tė malėsorėve vendas…

Nė vitin 1907 konsulli austriak nė Shkodėr, Teodor Ipen botoi njė grup tjetėr objektesh nga kalaja e Dalmacės, tė cilat vinin pjesėrisht nga koleksioni i freterve jezuitė, por dhe nga gėrmimet klandestine vendase… Nė inventarin e pėrshkruar prej tij… Fibula masive prej bronxi me kėmbė tė pėrthyer, qafore bronxi, varėse, rrethore, gjysmėrrethore, apo me kombinim rrathėsh, vathė bronxi me varėse nė formė ylli, apo gjysmėhėne, unaza me inicizime tė thjeshta gjeometrike, aplike brezi gjithashtu prej bronxi, gjerdane me rruaza qelqi, qė i pėrkisnin grave. Sendet prej hekuri, fibula, kosore, urore, shigjeta, sopata luftarake etj…, i pėrkisnin burrave. Njėlloj si Degrandi ai vuri nė dukje ngjashmėrinė e kėtyre objekteve me zbukurimet e malėsorėvė shqiptarė tė zonės… Ipeni botoi dhe materiale shumė tė ngjashme me atė te kalasė sė Dalmaces, tė cilat ishin gjetur gjatė ndėrtimit tė njė gazerme nė veri tė kalasė sė Krujės. Diēka e re ishte dhe gjetja e broshave tė mėdha prej bronxi, tė cilat mungonin nė varrezėn e Komanit.

…Franc Nopca kishte studiuar me tė njejtėn kopetencė … etnografinė dhe historinė e treves sė komanit dhe tė Shqipėrisė Veriut…

Materialet arkeologjike tė botuara .. u morėn pėr herė tė parė prej tij nė njė vėshtrim analitik… Me njė saktėsi pėr tu habitur nė atė kohė (1912), Nopca e datoi kulturėn e kalasė sė Dalmacės, nė mesjetėn e hershme dhe si bartes tė saj quajti parardhėsit e shqiptarėve.

Kalanė e Dalmacės e vizitoi (1924) arkeologu Italian Luixhi Ugolini i cili …botoi njė kompleks materialesh tė reja, …pėrsėriteshin po ato tipa objektesh tė njohura nga studiuesit e mėparshėm. Disa qė ruheshin nė koleksionin e jezuitėve nė Shkodėr, u rimorėn nė analizė nga Ugolini. Ai botoi dhe njė koleksion me objekte tė Shtjefen Gjecovit… si dhe tri unaza me variante tė mbishkrimit misterioz: Oithi Iser dhe Ker Oithi. Brenda kompleksit, Ugolini dalloi dhe objekte me origjinė kelte siē ishin rrathėt e qafės, me origjinė romake e bizantine, siē ishin njė pjesė e zbukurimeve, por edhe sopata e fibula tė kohės… sė dyndjes sė popujve… Ugolini e la tė hapur ēėshtjen duke mos datuar as kohėn, por as pėrkatėsinė etnike tė “kulturės sė Komanit”2.

Pėrgjigja mė e saktė e pėrkatėsisė etnike tė “kulturės sė Komanit” por dhe e objekteve tė tė njėjtės kulturė, tė gjetura nė Shurdhah (Sarde), Kruje, Lezhe, Bekel, Vig, Bukmire, Perlat Eper, Malaj, Prosek, Klos, Fushėdukagjin, Stelush etj, u dha e plotė pas luftės sė II Botėrore, kur dhe arkeologjia merr njė zhvillim mė tė plotė.

Nė artikullin e botuar nė buletinin e akademisė sė shkencave (1949) me titull “Tė cilės kohė janė varrezat e Komanit”, Hasan Ceka dha ēelėsin pėr tė kuptuar pėrmbajtjen e vėrtetė tė “kulturės sė Komanit”.

“Ai zbėrtheu fillimisht mbishkrimin e unazave duke e krahasuar me legjendat e monedhave tė perandorėve bizantinė Konstandini X Dukas dhe Mihali VII Dukas (1071-1078).

Ishte njė formulė lutje bizantine qė plotėsohej si Korie Voithi = ndihmo o zot… Ai vė nė dukje dhe elemente tė tjerė tė krishtera tė “kulturės sė Komanit”, tė cilat tregonin se ajo i takonte mesjetės”3.

Kėshtu u zgjidh datimi kohor i kėsaj kulture qė i takonte shekujve tė mesjetės X-XI, por dhe pėrkatėsia shqiptare e kėsaj kulture.

Gėrmime intensive dhe profesionale nė Kalanė e Dalmacies janė kryer nga Skėnder Anamali dhe ekspedita qė drejtohej prej tij (1961), por njė paraqitje pėrmbledhėse e materialeve ėshtė bėrė nga Hana Spahiu.

Vazhdimėsia Iliro-shqiptare duke krahasuar objektet e gjetura me objektet ilire konsiston nė disa drejtime;

·        Drejtimi i parė ėshtė ruajtja dhe zhvillimi i disa traditave tė disa stolive si: fibula, byzyliqeve, rrathėve tė tėmthave, varseve tė ndryshme etj.

Tradita ilire u ruajt dhe nė motivet e zbukurimit dhe kjo vihet re qartė nė objektet arkeologjike tė zbuluara dhe qė i pėrkasin “kulturės sė Komanit”. Kėto i shohim qartė nė varėset e byzylykėt, nė vathėt, nė broshet e deri tek unazat.

Kėtė vijimėsi kulturore e shohim edhe nė mėnyrėn e ndėrtimit tė varreve dhe rritit tė varrimit.

·        Trajta e varreve tė varrezave tė herėshme shqiptare e ka origjinėn nė varret ilire tė periudhės sė parė tė hekurit. Kjo shihet nė varrezat ilire tė Vajzės, Kakavijės, Vodhinės dhe Bodrishtės, etj.

·        Metalpunuesit e hershėm ilir (pirustėt), ia trashėguan zanatin pasardhėsve tė tyre (shqiptarėve tė hershėm). Kėta tė fundit ruajtėn me dashuri traditėn e stolisjes sė veshjes dhe tė trupit tė tyre.  Kėtė stafetė kulturore e sollėn mė tė plotė se kushdo tjetėr mirditasit pasardhėsit e pirustėve.

Shqiptarėt e hershėm kanė nxjerrė prodhime tė tilla qė dallojnė jo vetėm pėr larminė dhe cilėsinė e mirė, por edhe pėr shijen e hollė artistike tė tyre. Kėto prodhime tė bėra me njė mjeshtėri tė tillė nga vendasit (veēanėrisht fibulat), karakterizohen nga gėrshėtimi artistik i metalpunuesve ilir (pirustėve), duke u dalluar nė to dhe ndryshime nė pėrshtatje tė kohės dhe evoluimit tė saj. Kėto prodhime janė karakteristike vetėm pėr vendin tonė.

“Duke provuar karakterin ilir tė bazės mbi tė cilėn u ngrit kultura e hershme iliro-shqiptare ėshtė zgjidhur njėkohėsisht problemi i pėrkatėsisė etnike tė popullsisė qė krijoi kulturėn materiale tė zbuluar nė varrezat e mesjetės sė hershme. Gjetjet arkeologjike nė tėrėsinė e tyre nuk tregojnė pėr ndryshime etnike tė ndodhura nė trevat ku u krijua kjo kulturė, por pėrkundrazi ato dėshmojnė pėr njė vazhdimėsi kulturore, qė do tė thotė njėkohėsisht vazhdimėsi etnike”4.

Duke iu referuar njė shėnimi tė Prof. Dr. Neritan Ceka gjejmė njė pėrshkrim  me interes pėr territorin ku u identifikua qartė ngjizja e kulturės arbnore shqiptare gjatė mesjetės sė hershme:

“Lugina e Matit dhe Mirdita kanė dhėnė dėshmi tė njė kulture tė zhvilluar ilire nė shekVIII-I pr.Kr. Arkeologėt e kanė lidhur kėtė fakt me shfrytėzimin e pasurive minerale tė Mirditės, kryesisht bakrit. Me rėndėsi duhet tė ketė qenė edhe qarkullimi i udhėtarėve, mallrave dhe kopeve nėpėr luginėn e Matit e tė Fandit. Qendra politike e kėsaj periudhe gjendej nė thellėsi tė luginės sė Matit, nė kalanė ilire tė Xibrit. Gjatė mesjetės qendra e gravitetit politik dhe kulturor shpėrngulet nė luginėn e Fandit. Aty, nė Prosek dhe Bukėl gjenden edhe dy nga nekropolet mė tė rėndėsishėm tė kulturės sė herėshme arbėrore tė shek.VII-XI. Nuk ėshtė e rastit qė edhe mbishkrimi i Gėziqit, qė dėshmon arkeologjikisht qendrėn e shtetit tė parė tė Arbėrit, ndodhej nė kėtė luginė. Ky ndryshim duhet shpjeguar me funksionimin e njė rruge tė rėndėsishme mesjetare, e cila lidhte qendrėn bizantine tė Durrėsit me trevėn e Kosovės, tė pasur me drithėra e metale. Ishte kontrolli i kėsaj rruge qė ngriti familjen e fuqishme tė Dukagjinėve, tė cilėt nė shek.XIII e zhvendosėn qendrėn politike tė krahinės nė Prizren”.

Pra bartės tė kulturės sė hershme shqiptare, ėshtė njė popullsi autoktone, vendase, qė janė shqiptarėt e hershem – pasardhėsit e ilirėve tė lashtė.

Tė dhėnat gjuhėsore plotėsojnė tė dhėnat arkeologjike dhe tė dy shkencat sėbashku provojnė autoktoninė e popullit shqiptar.

Duke patur parasysh gjeografinė e shtrirjes sė kulturės sė hershme shqiptare (gjeografinė e stacioneve arkeologjike ku ėshte hulumtuar), vijimėsinė e tipareve kulturore e artistike tė paraardhėsve tė tyre, fisit ilir tė Pirustėve (kryeqendra e tė cilėve mendohet tė ketė qenė Basanja – afėr Rubikut tė sotėm), na detyron tė dyshojmė se “kultura e Komanit”, kultura e hershme shqiptare, ėshtė vazhduese e drejtpėrdrejtė e kultures ilire, veēanėrisht tė pirustėve dhe albanėve.

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © Autorit Gjet Ndoj

 

 

 
 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net