|
Aleksandėr
Mojsiu pohon origjinėn e tij mirditore
Preng Cub
Lleshi

Rreth
njė gjysėmshekulli mė parė, nė vitin 1954 e 1955, diku qe
shkruar se artisti me famė botėrore, Aleksandėr Mojsiu,
ishte me origjinė mirditore. Por, ēuditėrisht, ato
rrjeshta qė e pohonin kėtė tė vėrtetė sikur humbėn dhe
nė monografinė lluksoze kushtuar kėsaj figure tė madhe,
botuar nė 1976, kjo e vėrtetė nuk u pėrmend. Por e vėrteta
zhytet e mbytet, por kurrė nuk hup, siē thonė
mirditorėt. Dhe u desh tė vinte viti 1996, kur poeti dhe
studjuesi kosovar Agim Vinca, ta shpaloste kėtė nė
gazetėn Dritanė shkrimin Mojsiu i panjohur. Nė kėrė
shkrim, duke folur rreth vizitės sė Aleksandėr Mojsiut nė
Beograd mė 1932, poeti sjell me tė vėrtetė tė dhėna tė pa
njohura rreth jetės sė artistit tė madh. Duke folur pėr
shfaqjet qė jepte ky artist nė Bukuresht, poeti Agim
Vinca jep disa tė dhėna dhe detaje lidhur me ardhjen dhe
shfaqjen e A.Mojsiut nė Beograd nė vitin 1932, tė cilat
kanė mbetur tė panjohura pėr publikun shqiptar edhe sot e
kėsaj dite, pra pas mė shumė se 60 vjetėsh(gazeta Drita
20 shtator 1996). Njė ndėr kėto tė dhėna ėhtė edhe
pohimi, me gojėn e tij, i origjinės ė artistit me famė
botėrore, gjatė njė interviste tė atyre ditėve, botuar nė
revistėn e Beogradit Pozeriste. Nedelni ilustrovani
asopis. Dhe nė parashtrimin e kėsaj interviste theksohej
se Pas ardhjes sė tij nė Beograd (Mojsiu) u dha
gazetarėve tė dhėna interesante nė lidhje me vehten, pėr
artin teatror, pėr filmin tonik e tė tjerė. Ndėr tė tjera
mėsuam:Babai i tij ėshtė shqiptar, katolik nga fisi
Mirdita. Ka qėnė tregtar nė Durrės. Mė vonė erdhi nė
Trieste dhe u martua me njė fiorentinase. Kėtu lindi
Aleksandėr Mojsiu. (Gazeta Drita, 20 shtator 1996).Siē
e shihni, nga babai edhe unė jam ballkanas- u drejtohet
ai gazetarėve, pasi u ka shpjeguar prejardhjen e tij dhe
origjinėn mirditore tė babait tė vet. Dhe ka qėnė
pikėrisht theksimi i kėtij fakti, tė qėnit ballkanas, qė e
ka shtyrė artistin me famė botėrore nė imtėsi biografike
tė origjinės sė tij, sit ė thuash, vėrtetimi i saj. Ky
deklarim merr rėndėsi tė veēantė sepse, sė pari, bėhej
diku jo larg vėndlindjes sė babait tė vet- Mirditės, dhe
sė dyti, sepse ishte koha kur kishte jo pak grindje pėr
origjinėn e gjeniut tė madh , qė kishte luajtur me sukses
tė jashtėzakonshėm nė shumė skena tė Europės e tė Botės.
Artisti me famė botėrore e deklaronte origjinėn e tij
mirditorenė njė kohė kur flitej shpesh pėr origjinėn
ēifute tė tij. Dhe A.Moisiu gjen rastin tė flaės me
krenari pėr origjinėn e tij, por edhe pėr respektin qė
kishte pėr ēifutėt, nė njė kohė kur ishte tendenca pėr ti
denigruar ata. Ndaj pyetjes: Ju nuk jeni ēifut?,Ai
pėrgjigjet:Nuk do tė turpėrohesha pėr kėtė por nuk jam.
Dhe mė tej shtonte:Ka shumė njerėz qė mendojnė se jam
ēifut, pak pėr shkak tė emrit- edhe pse emrat dhe mbiemrat
biblikė janė tė shpeshtė te shqiptarėt katolikė-pak pėr
shkak se kėtė famė e kanė pėrhapur hakėn krajolerėt
(kryethyesit). Duke sjellė pohimin e artistit tė madh pėr
origjinėn e tij mirditore, e ndjejmė obligim pėr tė
falenderuar poetin dhe studjuesin kosovar Agim Vincapėr
hulumtimin dhe publikimin e kėsaj tė vėrtete, qė i bėn
krenar mirditorėt, pėr ndihmesėn qė kanė dhėnė edhe tė
parėt e tyre nė lėme tė ndryshme tė jetės nė rrjedhėn e
shekujve, nga lashtėsia, deri nė kohėt modėrne. Zbulimi i
kėtyre tė vėrtetave nuk ka tė bėjė me tendencėn pėr ti
shkuar deri nė rrėnjė gjėrave, pėr njė lavdi tė
pamerituar, por pėr tė nxitur gjurmime tė mėtejshme nė
fushėn e historisė dhe tė kulturės shqiptare.
Marrė nga libri
Mirdita vatėr e dukagjinėve dhe e Kastriotėve me autor
Preng Cub Lleshi.
Publikimi nė
Mirdita. net u bė me kėrkesėn e autorit.
|