|
Kapidani Ndue Gjon Marku
ishte alfa dhe omega nė
luftėn kundėr komunizmit
E gjithė treva e Veriut dhe
qarqet diplomatike e shoqėrore tė komunitetit shqiptar nė
atdhe asokohe e kanė njohur e vlerėsuar lart figurėn e
madhe tė Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe tė birit tė tij tė
madh Dr. Mark Gjon Marku (Ministėr i Brendshėm), kanė qenė
shumė aktiv dhe janė marrė pėrherė me politikė, kurse
Ndoja sikurse e thotė edhe vetė ka pas mė shumė kėnaqėsi
nė jėtėn private e familjare.
At e bir, duke nuhatur
afrimin e furtunės sė tėrbuar komuniste, qė kishte bėrė
kėrdi nė Europėn Lindore dhe kryesisht nė Rusi, fillojnė
tė pėrgatisin terrenin pėr tė rizgjuar ndėrgjegjėn e
forcave nacionaliste, qė ti bėjnė ballė komunizmit, qė
ishte njė ideologji e shkatėrrimit, moral, material,
filozofik, ateist dhe paatdhe tė njerėzve qė jetojnė
historikisht nė trojet stėrgjyshore autoktone. Koha
kėrkonte, qė bijtė e shqipes mė shumė se kurrė tė tregojnė
atdhetashurinė, pėr tė ruajtur vlerat e lėnė trashėgim nga
tė parėt, dinjitetin e shqiptarit, fenė, pasuritė private
tė individit, pluralizmin e mendimeve, pėrparimin ekonomik
dhe lidhjen shpirtėrore, ekonomike dhe politike me vendet
e Europės Perėndimore. Pėr tė bėrė njė politikė mė tė
konsoliduar Kapidan Gjoni, nė pranverė (mars) tė vitit
1944 i jep jetė themelimit tė Grupit Nacional
Indipendent, ndėrsa i biri Dr. Marku, duke gjetur
pėrkrahje dhe mbėshtetje nė nismen e vet krijon Lidhjen
e Shkodrės, duke mbledhur rreth vetės tė gjithė
eksponentėt kryesorė antikomunistė, qė ishin rreshtuar nė
organizatat e mirėnjohura nacionaliste Legaliteti,
Balli Kombėtar dhe Grupi Nacional Indipendent.
Jo rastėsisht, por interesat
e larta patriotike, e bėjnė Ndojėn qė tė pėrfshihet
menjeherė nė politikė dhe sapo merr vesht se forcat e
ashtėquajtura partizane po i afrohen vendlindjes sė tij tė
dashur Mirditės, lajmėron vėllain e vet nė Tiranė, se
krahina dhe e gjithė Shqipėria e Veriut po sulmohet nga
bisha e kuqe, qė pėr fat tė keq kishte emėr e gjak
shqiptari. Ai ndėr tė tjera kėrkon tė lėshoj kushtrimin e
qėndresės me vullnetarėt e vendosur antikomunist.
Menjėherė i vjen pėrgjigjja pozitive dhe inkurajuese e
vendosmėrisė nga i vėllai i tij Dr. Marku, qė ishte shumė
i shqetėsuar pėr fatet e brishta tė vendit. Ai, sikurse
kujton Kapidani Ndue Gjon Marku dhe shkruan edhe studiuesi
i mirėnjohur Idriz Lamaj pėr kėtė cėshtje i thotė se: Ndue
i dashtun, sot fillon nji kthesė e re nė historinė e Derės
sonė, tė Mirditės e Shqipnisė mbarė. Mbledh sa mė shumė
vullnetar e fillo qėndresėn kundėr brigadave komuniste.
Skemi rrugė tjetėr. (Idriz Lamaj, Vep. e cit.,
fq.102).
Organizimi i forcave politike
dhe luftėtarėve nacionalistė bėnė qė njė ditė Ndoja tė
takohet me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė grupimeve
nacionaliste tė Legalitetit dhe Ballit Kombėtar, tė
cilėt gjatė pėrleshjeve tė tyre tė mėparshme kishin pėsuar
humbje nė forca, por qė nuk iu dorėzuan komunistėve. Ata
tashmė kishin arritur nė Veri tė Shqipėrisė. Udhėheqėsi i
Organizatės Balli Kombėtar patrioti Mithat Frashėri dhe
drejtuesi i Legalitetit Abaz Kupi, kishin mbėrritur nė
shtėpinė e Gjon Fushės nė Bulger tė Mirditės. Mithat
Frashėri, qė mbetet nė Mirditė, sėbashku me ballistėt e
tjerė shkojnė nė ShPal, ku i pret Ndue Gjomarku atė natė
dhe tė nesėrmen i pėrcjellė me besnikėt e tij pėr nė
Shkodėr. Me shėrbestarin e kombit Mirthat Frashėrin (i
biri i patriotit tė flaktė tė Rilindjes Kombėtare Abdyl
Frashėrit), Ndoja do tė ketė edhe takime tė tjera dhe
bashkėpunime tė frytshme nė luftėn e rezistencės kundėr
komunizmit nė Shqipėri, Europė dhe ShBA.
Ngjarjet asokohe
zhvilloheshin me shpejtėsi. Si gjithnjė truri dhe kryet e
lėvizjes antikomuniste mbetėn nė Veri tė Shqipėrisė me
seli nė Mirditė. Nga ana e tjetėr Dr. Mark Gjonmarkaj, me
tė gjithė forcat vullnetare qė kishte nėn kontroll, duke
mos u demoralizuar mė 26 nėntor 1944 len qytetin e
Shkodrės dhe merr rrugėn drejt malėve tė Veriut. Tashmė
Ndoj me bashkėluftėtarėt e tij pėr pesė muaj nė shi e
dėborė, luftojnė pa u mposhtur me tė gjithė brigadat
partizane tė drejtuara nga Mehmet Shehu me urdhėr direkt
tė gjeneralit e komandantit asokohe Enver Hoxha. Forcat e
brigadave komuniste, duke pasė ushtri tė madhe nė numėr
dhe tė armatosur mirė pushtojnė krahinėn e Lumes dhe
Lurėn, duke iu afruar shumė pranė trevave tė Mirditės.
Forcat nacionaliste, tė drejtuar nga Ndue Gjon Marku
gjenden para njė rrethimi shumė tė vėshtirė, kur brigadat
komuniste sulmojnė nė tre drejtime menjėherė, pa i dhėnė
mundėsi nacionalistėve qė tė organizohen mirė. Nė kėtė
situatė tė rėndė tė krjuar, sikurse kujton Kapidan Ndoj,
asokohe nuk i mbeti asgjė tjetėr vecse tė ngujohet nė
ShPal. Nis njė luftė e ashpėr midis komunistėve, qė
kėrkonin tė gjunjėzonin e pushtoin me dhunė krenarinė e
historisė sė lavdishme tė Mirditės dhe nacionalistėve, qė
kėrkonin tė mbronin vlerat demokratike dhe lirinė e
popullit nga njė robėri internacionalistėve proletarė, qė
ishin pėr njė botė pa Zot dhe robėri, nata e zezė e sė
cilės filloi mė 28 nėntor 1944 nė tėrė Shqipėrinė.
Megjithė rezistėncėn e madhe
pėr tre ditė me radhė, duke parė edhe humbjet e mėdha nė
radhėt e forcave nacionaliste Ndue Gjomarkaj jep urdhėr
pėr tėrheqje nė drejtim tė Shkodrės, njė qendėr e madhe e
rezistencės antikomuniste. Kapidan Gjoni, Dr. Marku dhe
Ndoj takohen dhe zhvillojnė bisedėn e fundit pėr planin e
ri qė kishte menduar Dr. Marku. Kėshtu, ai kishte vendosur
sipas logjikės sė tij tė shėndoshė, qė i ati Gjon Marka
Gjoni dhe vėllai i tij i dytė Ndoja, duhet tė largoheshin
nga Atdheu, me arsyetimin, se nuk duhet tė shuhet dera e
tyre nga pėrpjekjet qė do tė bėhen me komunistėt. Vėrtetė
e dhimbshme, por e domosdoshme kjo zgjidhje e menduar
shumė mirė nga Dr. Marku, tė cilėn pas 9 dekadave mbi supe
Kapidani Ndue Gjon Marku e kujton me dhimbje, kur flet pėr
momentin e ndarjes me antarėt e tjerė tė familjes. Ka qenė
pikėrisht Kisha e Kastratit nė Malėsi tė Madhe, kur Ndoj
ka shtrėnguar dorėn pėr herė tė fundit me Dr. Markun.
At e bir nisėn prej Kastratit
nė Tuz, Kolashin, Vishegrad, Sarajevė, Zagreb, nė Vjenė,
Linz dhe nė Insbruk, nė njė dimėr tė ashpėr dhe nėn
breshėrinė e bombardimeve tė shpeshta nga forcat e
aleatėve. Nga qėndrimi pėr disa ditė nė Insbruk me njė
makinė udhėtojnė drejt Italisė, duke kaluar nė Passo di
Resia afėr kufirit tė Zvicrės. Pėr pesė muaj ata qėndruan
nė Merano deri nė gusht tė vitit 1945 dhe mė pas morėn
drejtimin drejt Romės, qė mbetet edhe stacioni i fundit i
tij. Me tė mbėrritur nė Perėndim (Itali), Kapidani Ndue
mendoi pėr tė bashkuar forcat nacionaliste dhe
antikomuniste, pėr tė hedhė bazat e krijimit tė njė
organizate tė mirėfilltė politike kundėr rregjimit tė kuq
tė Tiranės zyrtare, qė po e zhyste popullin nė mjerim.
Fryt i kėtyre pėrpjekjeve ėshtė edhe krijimi i partisė
politike me emrin Bloku Kombėtar Indipendent nė
vitin 1946 e cila do tė ketė jetėgjatėsi deri me
pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri mė 13 dhjetor tė vitit
1990, duke qėndruar me dinjitet deri nė fund.
Gjatė vitit 1948 nė
bashkėpunim me aleatėt perėndimore anglo-amerikan, Kapidan
Ndojt i paraqitet rasti pėr tė dėrguar vullnetar pėr tė
pėrmbysur komunizmin nė Shqipėri, duke krijuar nė kėtė
mėnyrė Komitetin Kombėtar Shqipnia e Lirė, ku bėnin
pjesė shumė antarė tė Blokut. Nė lidhje me kėtė mision
Kapidani kujton: Nė pikėpamje morale ishem kryenalt,
tue marrė nė konsiderim luftėn kundėr rregjimit komunist,
vendosa me ftue dy luftarė besnikė tė cilėt pranuen pa
kurrfarė kundėrshtimi. Kėshtu filloi ndėrmarrja e jonė
kundėr rregjimit komunist nė Shqipni.
Bloku bėri hapin e parė dhe
ruajti linjėn e pėrpjekjeve qėllimmirė pėr tė bėrė
bashkimin e tė gjithė forcave antikomuniste shqiptare nė
mėrgatė, qė ishin ndarė dysh nė Komitet dhe jashtė
Komitetit. Kjo inisiativė synonte afrimin e grupeve tė
ndryshme dhe harmonizimin mė tė plotė e tė qartė tė
veprimtarisė sė tyre nė dobi tė atdheut dhe nė njė front
tė pėrbashkėt kundėr komunizmit. Mirėpo rruga e nisur nuk
ishte e kollajt mbasi fillojnė polemikat dhe pengesat ndaj
inisiatorit tė saj mirditor.
Pėrpjekjet e Kapidanit Ndue
Gjon Markut hasin nė pengesė pėr mospranimin e tij nė
Komitetin e parė nga ana e pėrfaqėsuesve tė organizatės
Balli Kombėtar, qė zotėronte asokohe tė gjitha postet e
organizatave. Ndėrhyrja energjike e diplomacisė angleze
dhe amerikane (ku pėrfaqėsuesit amerikanė kėmbėngulėn qė
Kapidani tė pranohet pa kushte), bėri tė mundur qė tė
zgjidhet ky problem dhe kėshtu Kapidani i Mirditės bėhet
njė ndėr drejtuesit e Komitetit, falė kulturės sė
shėndoshė perėndimore, vizionit largpamės pėr tė ardhmen,
origjinės me emėr shumė tė mirė tė familjes nga ai vinte,
kontributi me armė nė dorė qė kishte dhėnė drejtpėrdrejtė
kundėr komunizmit etj. Ndoj do tė ketė takime tė
rėndėsishme nė Itali, me ushtarakė tė lartė italianė,
sikurse ishte admirali i marinės italiane zotin Talarigo
dhe tė misionit anglo - amerikan, pėrfaqėsues tė lartė tė
Ministrisė sė Jashtme Italiane. Takime tė tjera ka pasur
edhe me z. Herbert, njė pėrsonalitet i njohur britanik pėr
ēėshtjen shqiptare, amerikanin z. Mc Lean etj. Gjithashtu
Ndoj kėmnguli, qė nė kėtė Komitet duhet tė pėrfshihet
patjetėr edhe intelektuali i shquar ing. Xhafer Deva,
mbasi ai ishte njė njeri me influencė tė madhe nė Kosovė
dhe nė malėsitė e Shqipėrisė politike. Kapidan Ndoj, ka
organizuar hedhjen e parashutistėve tė grupit tė ing.
Xhafer Devės nė Shqipėri.
Kapidani kishte dhe ruan ende
sot njė respekt tė veēantė pėr atdhetarin e flaktė Mithat
Frashėri. Pėr figurėn dhe veprėn e tij Kapidani flet me
njė admirim tė vecantė, pėr arsye sikurse thotė se ishte
nji njeri me nji prestigj tė naltė kombtar dhe pinjoll i
nji familje me merita tė mėdha atdhetare.
* * *
Duhet venė nė dukje se
gjithnjė shqiptarėt nė mėrgatė nuk kanė gjetur gjuhėn e
bashkėpunimit tė pėrhershėm me njeri tjetrin dhe grupin
apo partinė ku bėnin pjesė, cka ka sjellė pėr pasojė edhe
mungesė serioziteti dhe besueshmeri nga ana e qeverive
perendimore dhe asaj amerikane pėr krijimin pse jo mė pas
tė njė qeverie paralele nė ekzil qė me pėrmbysjen e
komunizmit nė Shqipėri do tė kishin marrė frenat e
pushtetit nė dorė. Kėshtu ėshtė vepruar shpesh herė me
shtetet e tjera ish - komuniste apo diktatoriale asokohe.
Kjo shpiegon edhe njė nga arsyet pse komunizmi u rrėzua i
fundit nė Shqipėri dhe se populli duhet ti besonte e
mbėshteste mė shumė forcat nacionaliste se sa fjalėt e
bukura tė ideologjisė ateisto - komuniste mbi kurrizin e
sė cilit ra shtypja, varfėria, mjerimi, qė zgjati pėr 50
vjet me radhė.
Nė vitin 1956 Kapidani Ndue
Gjon Marku hap familje tė re, duke u martuar me zonjushėn
romane Maria Teresa Agustini, njė vajzė e diplomuar nė
gjuhėt frėngjisht dhe anglisht nė Universitetin
Internacional PRO DEO nė Romė. Ēifti i ri do tė gėzohet
me lindjen e tre vajzave Kristina, Bardha, Aleksandra dhe
Gjoni djali i vetėm, qė ruan emrin e gjyshit tė vet shumė
tė mirėnjohurit Kapidanit Gjon Marka Gjonit. Kapidan Ndue
u interesua qysh nė fillim qė tė shkollojė fėmijėt nė tė
gjitha nivelet. Kėshtu vajzat dhe djali mbasi pėrfundojnė
shkollėn e mesme, ndjekin dhe pėrfundojnė me rezultate
shumė tw larta kolegjet mė tė njohura nė ShBA.
Me vdekjen e prindėrve tė
gruas sė Kapedanit dhe tė babait tė tij Kapidanit Gjon
Marka Gjoni, nė vitin 1966, familja e tij emigrojnė nė
ShBA. Edhe kėtu fillon njė etapė e re e lėvizjes
antikomuniste, ku aktiviteti i tij zgjerohet dhe respekti
pėr kontributin e tij rritet edhe mė shumė kur zgjidhet si
Kryetar i Blokut dhe pėr vetė faktin tjetėr, se ai tashmė
ėshtė trashėgimtar i Derės si Kapidan i Mirditės, krenari
dhe nder tė cilėn e mban edhe sot nė moshėn 90 -vjecare.
Nė New York Kapidani humb
bashkėshorten, dhimbje e cila, nuk e mposht nė luftėn
kundėr komunizmit. Veprimtaria e Kapidanit ėshtė shumė e
madhe me shkrime publicistike nė organet zyrtare tė
Blokut, gazetat: LAlbanie Libre dhe Lajmėtari
i tė Mėrguemit, qė asokohe botoheshin nė New York dhe
Rome.
Famlja do tė ruajė
marrėdhėnie shumė tė mira me klerikėt katolikė shqiptarė
nė emigracion, njė traditė e trashėguar edhe nga tė parėt
e kėsaj Dere brez pas brezi dhe shekuj pas shekujve nė
Mirditė. Kėshtu qysh nė Itali, ruajti lidhje tė ngushta me
atdhetarėt e antikomunistėt konseguentė, studiesin e
meshtarin e palodhur nė Fe - Atdhe e Pėrparim At Daniel
Gjecaj OFM dhe bashkėvendasin e bashkėemigrantin, klerikun
e nderuar nė tė gjithė komunitetin shqiptaro - amerikan,
nacionalistin e madh, qė luftoi me pushkė e pendė,
themeluesin e Kishės sė parė shqiptare nė ShBA, tė
nderuarin e respektuarin Dr. Mons. Zef Oroshin.
Gjatė kėtyre viteve, ai po
merret me saktėsimin e disa interpretimeve tė gabuara, qė
janė bėrė gjatė kohėve tė ndryshme veprės sė At Shtjefen
Kryeziu Gjecovit me titull: Kanuni i Lekė Dukagjinit,
tė cilin e ka nė dorėshkrim dhe shumė dorėshkrime tė tjera
qė priten sė shpejti tė dalin nė botim. Fryt i kėtyre
hulumtimeve serioze ėshtė edhe botimi nė vitin 2002 nė New
York tė veprės sė parė me titull kuptimplotė: Mirdita
Dera e Gjomarkut Kanuni, pėr tė cilin mund tė lexoni
mė poshtė.
Ajo qė mė nxiti si shtysė,
qysh nė fillim edhe tė vetė titullit tė shkrimit tim: Mirdita
krenaria dhe lavdia e dinastisė sė Derės tė Kapidanit,
ėshtė vetė historia e pasur e Mirditės dhe Derės sė
Kapidanit bijtė e nderuar tė sė cilės njeri pas tjetrit
bėnė njė epokė tė lavdishme gjatė shekujve. Ata sėbashku
plotėsojnė njera tjetrėn dhe janė dy anė tė sė njėjtės
medalje tė ēmuar nė xherdanin e pasur tė historisė sė
popullit shqiptar.
|