|
Njė ditė me Ali Podrimen nė Mirditė
Nga Aleksandėr Ndoja

Mirditė. Ka
qėnė ora 12 e ditės sė mėrkurė, kor poeti i madh i Kosovės ka zbritur nė qėndrėn
e qytetit tė Rrėshenit. Vizita e tij e parė nė kėtė qytet, ėshtė nė kuadrin e
njė aktiviteti me titull Ditėt e Ali Podrimes nė qarkun e LezhėsNdėsa
kureshtarė tė shumtė ishin nė pritje tė Podrimes sė pėrkthyer nė 20 gjuhė tė
botės, perpara tyre shfaqet njeriu i thjeshtė jo vetėm nė pamje por edhe nė
komunikim, i cili udhėtonte nga kosova pėr nė Mirditėn qė aq shumė kishte dije
dhe informacion, por qė kurrė nuk kishte mundur ta prekte atė. Takimi parė
ėshtė rezervuar nė zyrėn e krye bashkiakut z. Preng Toma. Nė fjalėn e
mirseardhjes z. Toma tha se jam shumė i gėzuar qė pres njė nga korifejtė e
letrave shqipe siq ėshtė Ali Podrimja. Ky i fundit u shpreh se e ndjej veten te
lumtur qė jam nė Rrėshen. Kėtu po shoh se ka diēka nga kosova, kėtu mė vjen era
Kosovė. Pas njė kafeje mikpritje nė kėtė zyrė, Podrimja vijoi me njė takim me
intelektualėt vėndas nė sallėn e prefekturės. Bardhok Pulaj, Ndue Dedaj, Viktor
Gjikola dhe shumė njerėz tė tjerė tė artit e tė kulturės vendase, kane zhvilluar
njė bashkėbisedim tė ngrohtė me poetin Podrimja. Veēanėrisht emocionues, ka qėnė
aktiviteti me kėtė rast nė sallėn e madhe tė qėndrės kulturore. Qindra qytetarė
e nxėnės shkollash kishin mbushur kėtė sallė. I konceptuar si aktivitet shumė
dimensional, takimi me karakter njohės u shėnddėrrua nė njė spektakėl tė
vėrtetė. Drejtuesi i spektaklit z. Gjergj Marku, ftoi z. Podrimja pėr tė four
pėr poezinė e tij, pėr Kosovėn dhe pėr ēėshtjen kombėtare nė pėrgjithėsi. Ndėrsa
dhjetra poezi tė Ali Podrimes janė recituar nga nxėnės tė shkollės sė mesme.
Takimin e pėrshėndėti kryetari i qarkut z. Bardh Rica. Mjeshtiri i shquar
i kėngės burimorė mirditore z. Mark Gjoka me grupin e tij, me kėngėn hymn Si
vėndlindja jonė nuk kadhe me disa kėngė tė tjera pėr Kosovėn u duartrokit gjatė
nga tė pranishmit.
Ali Podrimja nė njė intervistė pėr
www.mirdita.net
Njė pėrshtypje pėr vizitėn tuaj tė parė nė Mirditė

Unė jam tepėr i
lumtun qė e pashė kėtė pjesė tė atdheut. Unė do ti lutsha kolegėt e mi nga
Tirana dhe nga gjithė Shqipėria,ketė cep verior tė lirisė, ta vizitojnė ma
shpesh. Arsyja ėshtė se prania e krijuesve dhe artistėve nga kryeqendra, Tirana
do ti entuziasmonte krijuesit e Mirditės, qytetarėt e Mirditės pėr veprimtari tė
ma tutjeshme.
Ndonėse ėshtė hera e parė qė e vizitoni Mirditėn, ju thatė se e
keni njohur mė herėt atė. Si e keni njohur Mirditėn?
Unė Mirditėn e
kam njohur pėrmes babės tem. Ai ka qanė idhtar i Bajram Currit, i cili mė ka
spjegue gjer e gjatė pėr Mirditėn. Baba jem shpesh ka udhtue pėrmes Mirditės
gjer nė Shkodėr. Gjokova vendlindja jeme ka qenė e lidhur ngusht me Shkodrėn, e
ajo ma shumė i ka takue Shqipėrisė se sa ish bashkėsisė sė Jugosllavisė. Mirpo
njė politikė e fėlliqte e ndėrkombėtarėve bėri qė edhe qyteti im tė mbetet nė
njė zonė gri. Por unė veten e kam ndjerė nė Mirditė, si nė ndonjė lagje tė
qytetit tim tė Gjakovės.
Pėr sa ju keni dėgjuar e studiuar, ēvėnd zė Mirdita nė
historinė tonė kombėtare?
Mirdita nė
historinė tonė kombėtare zė njė vėnd tė merituar. Mjafton tė pėrmendim qė nė
kohėn e sundimit otoman Turqia shum pak ka shkelė nė kėto anė.
Ju u shfaqėt si njė njeri jo politik ndėrsa nė njė studim tė
mirfilltė tė poezisė tuaj, tė veprimtarisė tuaj vihet re qartazi politika. Parė
nė kėtė kontekst, si e mendoni zgjidhjen e ēėshtjes sonė komėtare?
ēėshtja jonė
kombėtare do tė zgjidhet atėherė kur ne tė kuptojmė se nė Europė duhet tė
shkojmė tė integruar dhe jo copa-copa.
Njiheni si poet qė keni lėvruar vetėm poezinė ndėsa sė fundi
shfaqeni me njė libėr stilistik. Pse ky ndryshim?
Mue mė shqetson
ēdo gjė qė i bėhet me t padrejtė kombit tim, ndaj dhe reagoj shpesh ndaj
padrejtėsive qė na ka ba Europa. Unė e shfrytėzoj edhe pėrmes poezisė ta shfaq
atė mllefin tim, por edhe pėrmes tekstit diskursiv.
Pse i qėndroni idesė se poezia shqipe ėshtė moderne prej
kohėsh?
Duke lexuar
Pjetėr Bogdanin ka pa se as Ali Podrimja, as Ismail Kadare e as njė shkrimtar nė
hapsirėn Shqiptare nuk ėshtė rastėsi. Ne kemi pasur njė letėrsi tė madhe nė
shekullin e 16-tė. Pra ne duhet qė tė studiojmė tė kaluarėn tonė qė ta duem tė
ardhmen.
Ka mė padrejtėsi ndaj kombit shqiptar?
Duket qė nuk
ka. Padrejtėsitė mund ti kryejmė ne ndaj vetvetes.
Rreshen. 01.12.04
|