|
GJAK DHE BORE NE GUSHT

Mirdite - Plot 55 vjet me pare, me 17 gusht 1949,
banoret e traumatizuar nga nje ngjarje e rende u
perballen me nje dukuri te rralle te natyres.
Megjithese ishte mesi i gushtit qielli u nxi dhe vendi
u zbardh nga debora e bardhe. Qindra deshmitare qe
ende jetojne e konfirmojne nje ndodhi te tille te
rralle. Por nese tashme kjo kujtohet si nje eveniment,
atehere nje ndodhi nuk beri asnje pershtypje. Kjo
sepse vetem 2-3 ore perpara ores 15.00 te 17 gushtit
te 1949 ishte realizuar masakra me e shemtuar anti-Mirdite
e regjimit te sapoinstaluar te komunisteve. Motivi:
Hakmarrja per vrasjen ne pabesi te deputetit te
Mirdites, B.Biba, qe nje bande vrasesish e ekzekutuan
me 7 gusht po te atij viti. Vrasesit reale u larguan
pa asnje gjemb ne kembe drejt perendimit per te "vuajtur"
autostradave te Amerikes dhe Italise e madje per t'u
shfaqur pas '92-shit me fytyra te shndritshme dhe pa
asnje brejtje ne ndergjegje per vuajtjen dhe kalvarin
qe u shkaktuan qindra mirditoreve pranuan se e vrame
B.Biben me nje vote apo me nje te ngritur te dores,
por kurre nuk thane se pse u larguan duke lene
Mirditen pa asnje mbrojtje nga sulmi shkaterrimtar i
komunisteve. Sipari i hakmarrjes pa justifikim startoi
ne afersi te ish-qendres administrative te Shpalit ne
vendin e quajtur Qafa e Valmerit. Pikerisht aty shuhet
jeta e 14 burrave, shumica e tyre me ze ne Mirdite dhe
megjithese ishte mesi i gushtit gjaku i tyre skuqi
boren perreth vendit te krimit. Pas nje gjyqi 3-4
ditor me prokuror Misto Blaca e kryetar te trupit
gjykues, Bilbil Klosin, 4 burra varen ne litar, 10 te
tjere pushkatohen ne vend, madje varrosen per se
gjalli, 300 te tjere arrestohen dhe po aq familje
internohen ne Tepelene, etj. Ne fakt nje menxyre e
tille Mirdites iu pergatit menjehere pas 7 gushtit.
2 dite me vone
Me daten 8 dhe 9 gusht 1949 forca te shumta vihen ne
levizje. Nje prej brigadave me te medha te ndjekjes, e
cila ishte e dislokuar ne Qafe-Shtame merr detyra te
posacme. Se pari lirohen nga radhet e saj te gjithe
anetaret e grupit te ndjekjes, qe ishin me origjine
nga Mirdita dhe nen komanden e Medi Bilbilit dhe Zija
Kambos nisin operacioniet sipas listave paraprake.
Operacioni fashitet disi kur ne listat e tyre shenohen
plot 300 te arrestuar, rreth 350 familje te
grumbulluara ne nje fushe ne Rubik te gatshem per t'u
internuar ne Tepelene, Shushice, e te arrestuar
dergohen ne burgjet e Shkodres ndersa 26 prej tyre
akomodohen ne burgjet e Shkodres ndersa 26 akomodohen
ne birucat e improvizuara te Rreshenit per t'iu
nenshtruar gjyqit ushtarak. Gjykata e drejtuar per
t'iu nenshtruar vendosi qe 14 prej tyre te ekzekutohen
nderkohe qe prokurori Misto Bllaca kishte kerkuar qe
ky numer te ishte 20 persona. Vendi i ekzekutimit u
caktua ne Qafe-Valmer. Me perpara ishin kujdesur qe ne
kete ekzekutim te ishin prezente qindra banore te te
gjitha moshave, deri femije dhe gra. Sipas nje
deshmitari ocular, ekzekutimet kryheshin nje nga nje
me qellim qe te gjithe te shikonin kzekutimin e
tjetrit ne radhen perpara. Pervec 4 te denuarve qe u
varen ne litar te gjithe te tjeret u ekzekutuan me dy
plumba nen sqetull. Pati ndonje qe ne grope ra i
gjalle e thirrjes se tij nga gropa iu kunderpergjigjen
bresherite e automatikut. Ndodhi qe njerit prej
ekzekutoreve iu bllokua pistoleta e ne nerv e siper ai
e hodhi ne grope. Deshmitaret nuk kishin gabuar. 50
vjet me vone skeleti i pistoletes u gjet ne bashku me
skeletin e viktimave te saj, por qe kjo pistolete
kurre nuk ju rikthye pronarit te saj te gushtit te
49-tes. Ne ate grope u mbuluan emrat me te degjuar te
zones, madje edhe miq e te aferm te B.Bibes. Masakra
do te vijonte me te njejtin ritem nese ne kufirin me
Greqine nuk do te fillonin sulmet e te ashtuquajtures
masakra fashiste greke. Sidoqofte persekutimi masiv i
qindra mirditoreve vazhdoi pareshtur derisa u arrit qe
Mirdita, i vetmi ishull i paeksploruar nga turqit, u
copetua ne pese pjese ku edhe sot e kesaj dite zona te
tilla si Kalaori, Vigu, Lura, Bazi, vazhdojne te jene
ne varesi te rretheve Lezhe, Shkoder, Diber, Mat, etj.
Te varur Preng D.Kola "Orosh) Pjeter D.Vila "Kacinar),
Dod M.Biba "Malaj), Pjeter Paloka "Kacinar)
Te pushkatuar Nikoll B.Bajraktari, Llesh Gj.Melyshi,
Nik Ll.Bajraktari. Ndrec M.Ndoj, Preng Sh.Nikolli,
Bardhok D.Gjini, Gjok, Gj. Kaci, Gjergj Beleshi, Ndoc
Gj, Cupi, dhe Frrok Mati
17 gusht 2004
55 vjet me vone
Salla eshte tejmbushur nga te mbeturit e ketyre
familjeve te masakruara ne perkujtim te masakres se
Qafe-Valmerit. Kryetari vendor i te perndjekurve
politike anti-komuniste, Gjon Deda, ne pershendetjen e
tij te hapjes se takimit falenderoi per pjesemarrjen e
gjere te anti-komunisteve te zones. Afrim Haci,
kryetari kombetar i kesaj shoqate, ne materiale te
zgjeruar ka evokuar me detaje te gjithe masakren e 17
gushtit 49. Haci beri thirrje qe ish-te burgosurit te
mos rrine kot, por te hidhen ne lufte per te drejtat e
tyre. "Ne,- tha ai-, per hir te kombit kemi toleruar
kriminele si S.Manoku, Zija Kambo, S.Carcani, etj".
Politikane te djathte si Ekrem Spahia, Hysen Selfo,
Bamir Topi, u kane kujtuar mirditoreve kalvarin e 50
viteve por me se shumti epiqendra e fjalimeve te tyre
ne ate takim perkujtimor ishte thirrja per rrezimin e
Fatos Nanos dhe rikthimin e opozites ne pushtet. Ne
fund Leke Shtia ne emer te familjareve te pushkatuar
beri thirrje qe te falim qe te mos riperterihet
dhimbja. "Per te qene te qarte,- vijoi ai,- me 7 gusht
u vra B.Biba, nje figure e nderuar e Mirdites, sot kjo
nuk justifikoi faktin qe femijet e shume familjeve te
lindur dhe rriteshin ne internim, apo ne ekzekutim te
merrnin pjese edhe ato qe nuk e kishin per detyre".
A.Ndoja
|