PĖR TY

Se si i erdhi fundi kėsaj dite
S'e di e s'dua t'ia di...
O gjithēkaja ime momentale,
Kuptimin ditės, ia merr e jep veē ti.
Imazhi i shpresės po ikėn tanimė
E shpirti nuk ngopet mė nga ti,
Pesimistit qė s'ndien mė asgjė
I vodhe atė qė e dinte lumturi.
GJYSHĖRVE
Simboli i sė shenjtės ka mbetur te ju,
Engjėllorja, e brishta, po ashtu.
Kjo botė nxiton e ju harron ngapak,
E unė aq mė shume ju ndjej
Ndoshta dhe nga ky shkak.
DAL NGA ENDRRA
Njerėz qė vrapojnė
rrugėve tė vjetra nė kėmbė.
Bėj kilometra t'i ndjek.
Botė e re, botė e bukur?!
Mė thotė mos...
Mė thotė ti s'je!
Po unė dėgjoj kambanėn time,
puth kryqin qė mė jep jetė
dhe eci, eci.
Pastaj vjen weekend - i,
tė gjithė kėndojnė;
S'kam zė tė bukur, pres tė kalojė.
Hapat e mi mė bėjnė tė lumtur;
kjo qenka jeta,
ky qenka ēasti.
Padova, tetor 2003
EPILOGU I NJĖ DITE TĖ PAZAKONTĖ
(Prozė poetike)
S'e mbaj mend se ē'ditė ishte. Kujtoj
thjesht se
ishte vjeshtė, madje ishte tetor; qante bashkė me mua
ai mėngjes.
Ti ishe bėrė gati tė ikje. Unė vuaja duke
menduar kohėn qė kaloi aq shpejt.
Nuk e kisha besuar qė do te ikje njė ditė, ose s'kisha
dashur ta besoj.
Por, pėr ēudi, sot po e kuptoj se ti ke jetėn tėnde;
ishim rritur, por s'do rrinim gjithmonė bashkė,
s'do luanim pėrherė bashkė. Pikėrisht kjo gjė mė vriste,
mė brengoste.
Nga brenga fillova tė urrej,
urreja vjeshtėn qė e kisha dashur gjithmonė.
Nė kėto pėrjetime erdhi ēasti. Ti ike dhe unė dola
nė dritare. Shiu, stopat e makinės dhe lotėt e mi
po krijonin njė trishtim qė do tė zgjaste dhe s'do
tė harrohej lehtė... Erdhe pėrsėri pas njė jave;
do ikje dhe do ktheheshe... Meraku mė i madh qė kam, je
ti, motra ime.
Fakti qė s'do tė kem gjithmonė pranė mė frikėson, por
ngushėllohem:
Jeta kėshtu e paska, qenka vėrtet njė lojė.
Shkurt 2001
|