<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         
Mirsevini ne www.mirdita.net.... porositni e-mailin tuaj falas me ..@mirdita.net  

Mirësevini në www.mirdita.net 

English
 

  :: Fjala e lire

  :: Histori

  :: Libri i Miqve

  :: Gazeta Mirdita

  :: Stafi Drejtues

  :: Albumi Fotografik

  :: Personalitete

  :: Forumi Kuvendi

  :: Muzike

  :: Artet e Kultur

  :: Librat e Botuar

  :: Kontakt Admin

  :: Chat

  :: Duralumin Rreshen

  :: Katedralja

  :: Shkrime Historike Gj.Noj

  :: Ansambli Mirdita Foto

  :: E-maili Juaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

“MIRDITA, NJOHURI PĖR VĖNDLINDJEN”

Njė libėr interesant jo vetėm pėr mirditorėt, por dhe pėr tė gjithė ata qė duan tė mėsojnė pėr Mirditėn si dhe njė guidė e plotė pėr turistė nga vėndi dhe Bota. Nga Aleksandėr Ndoja

Mirditė. Janė afro 37 mijė banorė kėtu nė Mirditė, pa pėrfshirė me mijėra tė tjerė tė cilėt e kanė lėnė atė, duke kaluar nė migracion apo dhe emigracion, tė cilėt mund tė mendojnė se e njohin vėndlindjen e tyre. Po a njihet nė tėrėsi ajo, me kalendarin historik, kuvėndet tradicionale tė krahinės, monumentet e natyrės dhe tė kulturės, mineralet jometalorė, bimėt endemike, kafshėt e rralla qė janė drejt zhdukjes etj?. Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė dhe e shpejtė. Natyrisht qė jo, kur mendon se territori gjeografik ėshtė mjaft i shtrirė, kur historitė dhe pasuritė natyrore janė tė shumėllojshme, kur nė shkolla nuk ėshtė bėrė aq sa duhet e tekstet nuk kanė qėnė asnjėherė tė plota. Ndėrsa pikėrisht pėr kėto mangėsi, vjen nė ndihmė tė banorėve tė Mirditės por edhe tė atyre qė janė kuriozė pėr Mirditėn, libri me titull,“Mirdita, njohuri pėr vėndlindjen”, me autor z. Bardhok Pulaj. Libri nė fjalė i shėrben lexuesit tė gjerė, turistėve, dhe tė huajve si njė guidė, por veēmas ai ėshtė njė udhėrrėfyes me vlera pėr nxėnėsit dhe mėsuesit e shkollave tė Mirditės administrative e mė tej, tė cilėt e patėn mirėpritur edhe manualin e parė me tė njėjtin autor. Por ndryshe nga libri i pare, ky manual ka njohuri tė gjithėanėshme pėr kėtė trevė me histori dhe etnolkulturė tė pasur. Ky manual ka natyrė enciklopedike dhe njohuritė jepen tė sintetizuara. Pėr hartimin e tij janė shfrytėzuar kryesisht botime tė viteve tė fundit, artikuj studimorė e libra tė Mark Tirtės, Pal Doēit, Ndue Dedajt etj, si dhe materiale muzeale tė pabotuara pėr arsimin apo dhe studime nė process tė cilat autorė tė ndryshėm i kanė vėnė bujarisht nė dispozicion. Nė kėtė guidė, Mirdita ėshtė vėshtruar nė mardhėniet me zonat pėr rreth jo vetėm pėr tė krijuar njė vizion tė plotė, por edhe nė funksion tė nismave dhe projekteve tė ardhshme nė infrastrukturė, agroindustri, turizėm etj. Qė nė hyrjen e kėtij libri, lexuesi mėson prejardhjen e fjalės “Mirditė” nga ka marrė edhe emrin krahina jonė. Pikėrisht kėtu, referuar disa fakteve tė plota historike, thuhet se emri “Mirditė” ndeshet qė me fillimin e shekullit tė XV-tė. Mė tej nė libė na jepet e plotė shpalosja gjeografike, sipas nėnndarjeve me vendosjen, kufinjtė madhėsinė etj. Me shifradhe fakte relatohet pėr pėrbėrėsit gjeografikė tė Mirditės duke ju referuar tė gjitha zonave si Kurrizi i Dervenit, Munella, mali i Velės, Kuzhnenit, grumbullin kodrinor tė Kthellės Selitės Oroshit etj. Detaje tė plota pėr vendndodhjen dhe pėr cilėsi tė tjera, jepen pėr monumente natyrore tė Mirditės si Shutrreja, Lisat e Marpepės, Ultinjtė e Nėnshejtit, Rrapi i Kaēinarit, Pllajat e Valmorit, Krojin e Brdhė, Bargjanėn etj. Jashtė kėsaj guide nuk kanė mbetur as edhe monumente historike tė kulturės si Gurra e Domgjonit, Kėshtjella e Vigut, varrezat arbėrore tė Prosekut, kisha dhe kuvėndi i Rubikut etj. Njė vėnd tė rėndėsishėm nė kėtė libėr zėnė figura tė rėndėsishme tė historisė dhe kulturės sė Mirditės si Gjon Gazulli, Abat Prend Doēi, Preng Bib Doda, Preng Marka Prenga,Nikoll Kaēorri, Kol Toma i Velės, Ambroz Marlaskaj, Zefi i Vogėl etj. Pėr gjithėsejcilin prej figurave tė rėndėsishme, qė e kanė neruar Mirditėn nė shekuj jepen tė dhėna tė plota pėr jetėn aktivitetin fotografitė etj. Njė kapitull i veēantė nė kėtė libėr zė popullėsia e cila nis qė me Pirustėt. Mė tej kalohet nė Shtetin e Arbėrit dhe qėndresat luftarake tė mirditasve si dhe lėvizjet pėr pavarėsi etj. Tė dhėna tė detajuara jepen pėr Kuvėndet Historike, arsimimin i cili nis mė shumė se njė shekull mė pėrpara, natyrėn, ekonominė, urbanizimin etj. Tė dhėna tė hollėsishme jepen pėr luftėn eMirditasve pėr tė mbrojtur fenė e tyre nga invadorėt e shumtė nė kohėra. Historiku i tyre nis qė me kuvėndet benediktine tė bjeshkėv tė Oroshit, lulėzimin e Abacisė sė nė kohėn e Prend Doēit, por mund tė gjesh tė dhėna pėr Abacinė e Ndėrfanės, tė Shėn Palit, tė kuvėndit Franceskan tė Rubikut, si dhe tė kishave tė tjera tė pėrmenduranė Mirditė. Nė njė kapitull tė veēantė janė janė vendosur thėnie tė autorėve tė ndryshėm pėr Mirditėn si, Jeronim De Rada, George Von Han, Milan Shuflaj, Fabian Barkata, Mark Tirta etj. E gjithė guida ėshytė e ilustruar me fotografi me ngjyra tė bėra nė tė gjithė hapėsirėn e Mirditės, ēka e bėn kėtė libėr mjaft tė rėndėsishėm pėr tė gjithė ata qė kanė nevojė t’a njohin sa mė mirė dhe mė gjerė Mirditėn. Libri ėshtė prodhim i SHB-Mirdita dhe ka si redactor z. Ndue Dedaj. Botimi ėshtė realizuar me mbėshtetjen e Projektit KOMPAS financuar nga qeveria Holandeze.  

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net