<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         

Mirdita , miresevini ne www.mirdita.net Letersi, Histori, Art& Kulture, Forum, E-Mail falas me .. @mirdita.net                        

   English
 

 :: Poetë të rinj Mirditorë 

 :: Gjok Beci

  :: Albana  Melyshi Lifschin

  :: Gjon Marku

  :: Gjon M Ndoja

  :: Lek Gjoka

  :: Nikoll Loka                            

  :: Pjetër Fushai

  :: Dod Pjetri

  :: Ndue Dedaj

  :: Violeta Perleka

  ::  Erion Hilaku

  :: Kontakt Admin

  :: E-maili Juaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 


Njerėz –mace

Nė sofrėn e qiellit yjet janė ulur.
Llullat kanė ndezur nė zjarrin hyjnor.
Unė rri poshtė sofrės si mace e zbutur,
Pres tė mė hedhin njė kockė-meteor;

Mijra njerėz-mace qiellin e gėrryejnė,
Me dhėmbė urani e kthetra plutoni.
Arushės sė madhe brinjėt ia thyejnė.
Qiellit nga dhimbja i ēahet Ozoni.

* * *

Ndoshta se mendoi titani7 Promete.
Kur njerėzve u dhuroi zjarrin e pavdekur.
Ai na e dha pėr t'u ngrohur,
Por ne e pėrdorėm edhe pėr tė djegur!

16.05. 1999

Triumvirat

Nė vend tė paqes “divide et impera”,
I dhanė triumvirėt perandorisė.
Kėshtu menduan, Krasi, Qezari e Pompeu,
Se i dhanė fund, gjakut, tiranisė.
Kėtė mė kujtuat triumvirė manekinė,
Ndaj njė pyetje kam pikė sė pari,
Duhet t'u tregoj atyre qė s'e dinė,
Cili prej jush ėshtė emruar Qezari.

I buzėqeshni njeri-tjetrit plot hijeshi,
Fėrkoni duart, fraza artikuloni.
Por herezia nuk luftohet me herezi.
E Drini nuk ėshtė jo, Rubikoni!

Rrėshen,

27.08.1991

Dritėhije

Pėr tė praruar gėzimin tonė,
Pėrshkona o dritė tej e tej.
Inkandeshente tė na bėhet zemra.
E meqė gjumi do natėn,
Kalo natė, bujtėse tek unė.

* * *

Tė lutem Zot!
Ruaj masėn,
Duam dritėhije dhe jo hijedrite!

Shkurt 1991

Njė stacion faji

Nė bibliotekėn time dy kartolina.
Njė ėngjėll i brishtė e njė grua nudo.
Vėshtrojnė nga unė tė druajtur.
Sikur ata vetė paskan faj.

* * *

Nė bibliotekėn time dy kartolina.
Njė kuadrat bosh dhe njė grua nudo.
Ndoshta nė qiellin e pafajsisė sė tij
Ėngjėlli fluturoi, dhe nė kuadratin bosh
Mbeti faji im!

21.12. 1992

  Kryevepra

Me jashtėqitjet e tij, pa pushim,
Statujėn e botės gdhend njeriu i mjerė.
Nga kjo pėrvojė bėri njė zbulim,
Se edhe kryeveprat mbajnė erė.

Gusht 2001

Projekt pėr bashkim

Viti nėntėqind e nėntėdhjetė e tetė
Si njė ashkėl nga shekulli ka nis tė ēahet.
Dikush po ndahet nga vetja e vet,
Dikush nga tė dashurit po ndahet.
Nga zjarri ndahen shkėndijat e nxehta,
Ikin si tė marra nė eter papushim.
Njė zinxhir ndarjesh mė duket jeta,
Qė mbaron hallkat vetėm nė amshim.

O qenie qė veten pėr njerėz e mbani
As nė ėndrra ushtat nuk i hodhėt.
Bukėn e pėrditshme tė ndarė e hani,
E pėrsėri nga ndarjet nuk u lodhėt.
Ju qė si njerėz qeshni e qani!

7 Mars 1998

  Pėrrallė!

Na ishte njėherė…. thoshte gjyshja
Sapo hap sytė e jetės!
Na ishte njė jetė…..
Them me vete
Kur hap sytė e akullt tė vdekjes!
Pėrrallė pambarim!

31. 5. 1988

Pėr Gorbaēovin

Duke takuar Theēerin,
A thua gjete Margareten,
Pėr tė ringjallur doktor Faustin?!

* * *

Por Mefistofeli mendonte:
Tė ta merrte paqen e popujve,
Pėr tė tė lėnė vetėm ēmimin Nobel!

Shtator 1991

Karroca e vjetėr

(Kolegut tim tė vjetėr ndėrtues

qė u bė politikan)

Pranė nesh njė karrocė me llaē gėlqere
Qė e pret fasada t'i vije me teleks.
Epjura mendimesh bluajmė si nė betonjere,
Dy forca prerėse e dy konjakė eks!

U zgjova mes llaēit tė majmė pėr tavan.
Karroca e zanatit ma bėnte me sy.
Shoku im shkoi u bė politikan,
Unė me karrocėn mbetėm prap dy.

Eja kėtu o karrocė e vjetėr,
Eja kėtu e mos ma kij frikėn.
Dhe tani qė jam thinjur nuk jam bėrė tjetėr,
Ty nuk tė ndėrroj kurrė me politikėn.

Koleg i lodhur tek bėn shėtitje
Tek kthehesh nga Parisi a Berlini
Unė koeficient i harruar nė llogaritje
Pi lėng gėlqere e ti “Bianka-Martini”.

Mbete nė avione, mbete miku im
Nga rėrat e verdha deri nė Mon-Blan.
Karroca xheloze akoma e di,
Se ti je ndėrtues, jo politikan!

Tetor 1993

  Pritja

Para udhėkryqit rri,
Ndoshta mendohem.
(A mund tė mendohesh vallė me njė meduzė tė mishtė nė vend tė trurit!)

Nuk di nė bėn vapė a ftohtė,
Veē rrotull meje zukat si mizė –PRITJA!
Asnjė tabelė drejtimi ky udhėkryq nuk paska.
Asnjė tabelė tė heshtur.
Veē si nė Hades tabela shumėngjyrėshe ulėrijnė:
Eja kėtej pėr nė….
Eja pėr…
Eja….
Eja pėr nė theqafje, pėr nė ASKUND!
(ASKUND, vend i dashur i ASKUSHĖVE)

* * *

Kam etje!
Lag buzėt me shaminė qė shtrydha nga PRITJA!
Ti ndoshta po vjen, apo je mirazh?!
Eja t'i japėsh jetė kėtij udhėkryqi!
Eja dhe Sirenė dhe Circe dhe Nausika!
Unė – Odiseu po PRES nė kėtė udhėkryq Shile dhe Karibde!

Paske ardhur!
Penelopa nė udhėkryq ka ngulur njė tabelė – pėlhurė:
PRISNI!
Fjalė e bukur kjo PRITJA! U mėsuam me tė!

Rrėshen, 25. 1. 1992                                                                                                                           

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net