<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         

Mirdita , miresevini ne www.mirdita.net Letersi, Histori, Art& Kulture, Forum, E-Mail falas me .. @mirdita.net                        

   English
 

 :: Poetë të rinj Mirditorë 

 :: Gjok Beci

  :: Albana  Melyshi Lifschin

  :: Gjon Marku

  :: Gjon M Ndoja

  :: Lek Gjoka

  :: Nikoll Loka                            

  :: Pjetër Fushai

  :: Dod Pjetri

  :: Ndue Dedaj

  :: Violeta Perleka

  ::  Erion Hilaku

  :: Kontakt Admin

  :: E-maili Juaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 

 

Shije enigme

Aromė duhani, parfumi e kafeje

sjell era nga flokėt e tu,

mungesa jote ma dobėson atė pak fe,

e mendja ime s’ėshtė kėtu.

Tashmė i lodhur jam,

lule mė lule si bleta,

mė kot besova se me ty zbulova,

se shumė e shkurtėr ėshtė jeta.

 

Nuk doja tė ish e jona,

si ato dashuri, qė dėshira i bymen si zhivė,

por qė zgjasin jo mė shumė

se tri kafe e dy kutia prezervativė.

 

Nė puthjen e buzėqeshjes tėnde

gėnjeshtra dhe e vėrteta,

njė shije enigme mė mbeti,

kush qe lulja? Po bleta?

 

Ėndėrr e humbur

 

Kush tė gjunjėzoi pėr tė tė poshtėruar?

Kush ėndrrėn po ta mbyt?

Kush tė ka tradhėtuar?

Kaini, vėllai yt?!

 

Semaforė tė pėrgjakur,

shikimin lutės, tė dėshpėruar.

Ēizmet me taka tė larta,

trupin tė mpirė, shpirtin tė droguar.

 

Kripa i ka tharė gjėndrrat e tua lotuese,

ndoshta kujton se doje njė djalė,

shiringat pėrgjaken e tė pickojne nė venat e asfalta,

e mishrat tė kalben dalėngadalė.

 

Shoqėria e mallkuar,

natė, shiu i ndyrė u ēmend,

tė ngriu nė ajėr buzėqeshjen e zhgarravitur,

me ngjyrat e flamurit tėnd.

 

Buzėqeshja qė njohu pėrēmimin,

nuk e fsheh dot trishtimin e njė oferte jetėsh,

ndjenja egzistuese qė fjalori nuk i njeh,

poemė mjerimi dymijė vjetėsh.

 

Veshėt mė buēasin nga heshtja,

e zemrės qė dot s’kujton dashurinė e parė,

o det i zi, krejt hidhėrimin tėnd

e volle nė bregun shqiptar.

 

O vajzė hyjnore,

njė botė do ta jepja pėr ty,

veē tė guxoja njėherė

tė tė shikoja nė sy.

 

Atdhe i dhimbjes,

erozioni i lotėve po tė ēon nė tė njėjtin det,

po mbytesh, veē shtrin njė dorė,

natės ngjyrėn ja merr pulėbardha,

e gurėt plasen nga lotėt e nėnės flokėborė.

 

Vetėm

 

Ulur nė cep nė kafene,

pėr ty e dashur ndjeva mall

mė erdh’ nė mendje Kadare

lotėt mė bėnė tė ndihem gjallė.

 

Zinxhirė mė mbajnė kėtu tė lidhur,

sa vetėm ndjehem nė kėtė botė,

jeta si kjo kafe e hidhur

malli e ndjenja s’ndahen dot.

 

Pastaj zė shoh kėtė absurditet

me gjak tė ftohtė e zjarr nė zemėr.

Nė fund tė fundit mes nesh ēka mbetur?

Veē kujtimit tė njė dashurie tjetėr!

 

E prapė se prapė nuk mund tė tė harroj,

megjithėse ne as miq nuk mbetėn,

porse tė dy tė largėt jemi njėsoj,

jemi gjallė, jemi vetėm.

 

 

Njė Atdhe

 

Janė njerėzit, toka dhe deti,

janė gjethet, janė gjėrat pa emėr.

Sa larg Atdheu mė mbeti,

larg buka me kripė e zemėr.

 

Janė vendet ku dua tė kthehem,

ku dua tė kthehem ēdo ditė,

atje ku shokėt nuk mė presin,

ku qetėsia bėhet muzikė.

 

Janė fėmijėt , kosheret, bletėt,

gjyshėrit tregojnė historitė

shpesh tė cunguara jetėt,

atje dashuritė, atje tragjeditė.

 

Atje ku dikur bujaria,

lulėzonte si pemėt nė maj,

atje ku sot egoizmi, tradhėtia, lakmia,

tė ndershėm janė, pa faj.

 

Jam ai qė jam, nuk jam mazokist,

prapė kthehem, trishtohem, vuaj,

atje i gjej mė tė kėqinjtė armiq,

qė Atdheun e mua na trajtojnė si tė huaj.

 

Se linda, jetoj dhe do vdes shqiptar,

zgjidhur nė shkencė e nė fe,

vetė Zoti kėtė e la mbarė

gjithkujt i dha njė Atdhe.

  

Mė fal

 

 

Sa shpejt na shkon jeta,

koha mbetet nė tė vėrtetė,

mbeten pak gjėra tė tjera,

ndoshta dhe dashuria e sinqertė.

 

Mua mė mbeti veē nostagjia,

netėt pa gjumė, pa ty,

fantazma jote ėshtė shoqėria

nė dhomėn ku rrinim zgjuar tė dy.

 

Nė vend tė portretit tėnd, pendimi,

nėse nuk mė fal, ē’mė duhet liria ?!

Veē ti vazhdon tė jesh frymėzimi,

i ndjenjave tė mia.

Tė paharruarit e mi

 

« Prindėt, mirė qė ka njė emėn tė pėrbashkėt pėr tė dy!»

                                                                 M.Camaj. «Diella»                                                                                                                                                                                   

 

Ju jeni era nėn krahėt e mi,

jeni kujtimi qė nuk fshihet kurrė,

vargu me rimėn nė kėtė poezi,

gėzimi e vuajtja qė mė bėjnė mė burrė.

 

Ju jeni fillimi i ndjenjės sė parė,

jeni burimi i mirėnjohjes sė vėrtetė.

Juve ju mbaj nė mė tė lartin altar,

borxh jua kam njė jetė.

 

Dua tė uleni me mua

nė tavolinėn e ballkonit tė gjatė,

tė shijoj kafenė e tė mėndafshtave duarve tė tua,

tė dėgjoj muzikėn e kollės sė thatė.

 

Pastaj, nė heshtje t’ju them sa fort ju dua,

dallėndyshet do tė kthehen pėrsėri,

tė kundroj shtigjet e jetės nė fytyrat tuaja,

tė paharruarit e mi.

 

Pėrrallė moderne

 

Nuk ka mė zana tė mira,

s’ka as pyje tė magjepsur,

s’ka mė kėpucė pėr princesha,

xhuxhat kund nuk i kam ndeshur.

 

Nė Teatrin e Madh tė Botės

hapur “Gran Supermarket”,

ka plot lotė, qejfe, luftėra,

hipokrizia shitet vetė.

 

Kam orarin, punėn, paratė

kėto nuk janė pėrralla me mbret,

dashuritė dhe qeratė,

kėtij i thonė realitet.

 

Vrapojmė, vrapojmė mė shpejt se koha,

tė gjitha grumbull nė tė njėjtin thes

e nuk ndalemi tė jetojmė,

tė sotmen para tė nesėrmes.

 

 

 

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net