Pasojat e nje "Reformimi"
Siç mesuam nga mediat dhe nga shtypi, Mirdita po vazhdon te diskriminohet ne menyre te
tejskajshme dhe sot ne demokraci. Ajo ne baze te nje "reformimi" te pushtetit lokal te pa
kuptimte, po bashatiset(tani se fundi po mbyllet dhe spitali i Rreshenit), nga te tera intitucionet
e saje publike e administrative, aq te nevojshme per popullsine e saje per zgjidhjen e halleve te
tyre, duke i transferuar ato ne Lezhe. Keshtu qytetarit mirditore do ti duhet qe per nje problem
fare te vogel, per nje fature telefoni, nje vertetim pafajsie,deshmi penaliteti apo nje analize te
thjeshte mjeksore, te shkoje ne Lezhe. E pa kuptimte por dhe e dhimbshme, se imagjinojeni te
rrugtojne njerzit nga zona te thella si Fani, Selita, Oroshi e Kaçinari per ne Lezhe, çfare mundimi
dhe kostoje do te kene.
E pra, kete nuk e beri as regjimi komunist i cili ndonse e coptoj Mirditen ne 5 - 6 rrethe(
kuptohet per ta sunduar me lehte), por boshatisjen nga institucionet nuk guxoj ta beje edhe kur
funksiononte sistemi administrativ i qarqeve. Per hire te se vertetes duhet thene se shkolla e
spitale u ndertuan edhe neper zona e jo me ne qender te Mirdites. Ndersa tani jo vetem qe nuk
behet fjale per ekzistencen e spitaleve neper zona, por po e boshatisin nga te gjitha institucionet
shtetrore e publike dhe nga qendra e rrethit.Nderkohe qe me sa dime, nuk po ndodh kjo gje ne
rrethet e tjera te pakten fqinjet e saje Burrelin e Puken.
Si ka mundesi te behet nje gje e tille me Mirditen e cila ka qene njesi me vete
shume shekuj me pare? Jo vetem njesi me vete dhe kompakte por ka dhene kontribute te medha
duke lene gjurme thella ne zhvillimin e kultures dhe tere historise kombetare qe nga koha e
Skenderbeut me Pal e Andrea Gazullin, te cilet ishin ambasadoret e tije ne ate kohe dhe profesore
universiteti ne Raguze, me Pashko Vasen. Me deren e Kapidanit e cila i ka prire Mirdites gjith
kohen e qe perben nje histori me vete me permasa kombetare, me Abat Doçin e me Fishten i cili
ishte dhe kryetare i kongresit te Manastirit, ku u hodhen themelet e shkrimit te gjuhes shqipe, me
dom Nikoll Kaçorrin atdhetare i flakte, pjesmarres ne kongresin e Manastirit, dhe nenkryatare i
qeverise se Vlores. Me Ndre Mjeden, Shtjefen Gjeçovi, Ambroz Marlaska e deri tek Gjin Marku,
Ndrec Ndue Gjoka, Prenge Lekunda, Rikard Ljarja, Roza Anagnosti(Xhuxha), etnografi i
talentuar, prof.dr.Mark Tirtja etj. etj. Njekohesisht Mirdita ka dhene nje kontribut te madh dhe ne
fushen ekonomike sidomos ne nxjerjen dhe perpunimin e bakrit qe ne kohet e lashta e deri ne
ditet e sotme dhe per çudi nuk ka sot asnje institucion administrativo - shkencore te kesaje dege
ne rreth. I permanda shkurt keto te dhena per te ju kujtuar pushtetareve te sotem se Mirdita e
meriton nje respekt, vleresim e trajtim krejt tjeter nga ky qe po i bejne sot, i cili mendoj se eshte i
papranueshem nga tere mirditoret kudo qe ndodhen. Mund te justifikohet ndonje qeveritare se ua
kemi hequr dhe rretheve te tjera, fjala vjen Gramshit(eshte gabim i madh nese ndodh dhe me ta
keshtu si me Mirditen).Te kuptohemi, nuk kam asnje kompleks me kete krahine dhe njerzit e
saje, te cilet jane fisnik e bujare. Por kur isha ne fakultet, shkonim neper praktika mesimore, gjate
rrugtimeve me tren kur pysnim ndonje udhtare qe kishim ne krahe se nga ishte, e rstesisht
ndodhte te ishte nga Gramshi, ai na pergjigjej; - nga Gramshi i Elbasanit. Ndersa nuk kam
degjuar apo lexuar ndokund te thuhet Mirdita e Lezhes, e Burrelit apo e Shkodres. E pra Mirdita
nuk ka histori te njejte me te tjeret, ajo ka veçorite e saje, e per pasoje nuk mund te trajtohet si te
tjeret.
Me ardhjen e demokracise menduam se erdhi koha qe Mirdita te shkonte ne kufite e
saje etnike si nje krahine kompakte plotesisht katolike. Mirpo nuk u be me gjith kerkesat e
shoqates Mirdita (te krijuar ne ate kohe) e cila kerkoj referendum ne gjith zonat qe perfshinte
dikure Mirdita. Gjithashtu shpresuam kur u krijuan Qarqet te pakten Mirdita do te behej qender
prefecture, duke perfshire ato rrethe me te cilet ishin bashkuar pjese te kesaje krahine. Por
çuditerisht prap paten frike ta bejne prefekture. E tani po ja heqin dhe ato pak institucione qe i
kishin mbetur, per ta kthyer ne nje fshat te rendomte e pa emer.
Ku eshte deputeti i zones, kryetari i Bashkise, deget e partive politike (veçanerisht ato
te opozites), qe nuk ndermarrin hapat e domosdoshem ligjore per te penguar kete boshatisje
institucionesh ne Mirdite? U bej thirrje gjithe drejtuesve administrativo - politik te rrethit
sebashku me dy deputetet mirditore te realizojne nje takim urgjent me kryeministrin Berisha dhe
t'i kerkojne te rikthehen institucinet e nevojshme, e bashke me to dhe dinjteti i Mirdites.
Pra i duhet thene ndal ketij "Reformimi" me nje reagim te shpejte e ne baze institucinale.
Shpresojme te jete lajthitje e ndonje ministri te veçante. Por berja e ketije shqetesimi prezent
kryeministrit Berisha, besoj se do gjeje mirkuptim e rrugezgjidhje.
Nga Gjovalin Kaçorri, Michgan
|