<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         

Mirdita.net portali mė i madh i Mirditės online. Nė kėtė faqe do tė gjeni gjithē c'ka rreth  Mirdites dhe me gjere.....                       

Letrat eVizitorve  English
 

  :: Fjala e lire

  :: Histori

  :: Libri i Miqve

  :: Gazeta Mirdita

  :: Stafi Drejtues

  :: Albumi Fotografik

  :: Personalitete

  :: Forumi Kuvendi

  :: Muzike

  :: Artet e Kultur

  :: Librat e Botuar

  :: Kontakt Admin

  :: Chat

  :: Duralumin Rreshen

  :: Katedralja

  :: Shkrime Historike Gj.Noj

  :: Ansambli Mirdita Foto

  :: E-maili Juaj

www.albdreams.com

www.lezha.net

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

 

 
 
 

Koncert homazh pėr legjendėn e folkut mirditor Fran Vorfi.

“Ėshtė legjendė e rrallė e tė kėnduarit tė kėngės burimore tė Veriut. i paarritshėm…Nuk mund t’i kėndonim kurrė si ai kėngėt e atyre viseve!”. Kėto janė fjalėt e Hysni Zelės nė njė bisedė tė para katėr viteve nė njė koncert tė Ansamblit tė Shtetit nė Mirditė.

RRESHEN. Departamenti i kulturės nė bashkinė Rrėshen dhe Qendra kulturore organizuan njė koncert mirėnjohjeje kushtuar legjendės sė kėngės burimore mirditore, Fran Vorfi, i cili prej njė viti nuk ėshtė midis nesh.

I njohur si prijėsi i grupit tė burrave tė Mirditės, kėngėtari, krijuesi dhe bartėsi i vlerave burimore tė kėsaj krahine nga mė autentiket, Fran Vorfi ka lėnė gjurmė nė tėrė artin burimor shqiptar, dhe kjo u kujtua mė sė miri pasditen e shtunė.

“Ėshtė legjendė e rrallė e tė kėnduarit tė kėngės burimore tė Veriut. i paarritshėm…Nuk mund t’i kėndonim kurrė si ai kėngėt e atyre viseve!”. Kėto janė fjalėt e Hysni Zelės nė njė bisedė tė para katėr viteve nė njė koncert tė Ansamblit tė Shtetit nė Mirditė. Pėr njė vokal tė rrallė e kanė vlerėsuar mjeshtra tė muzikės shqiptare dhe studiues tė folkut.

Ai qe dhe “primoja” i formacionit tė njohur “Grupi i Burrave tė Mirditės”, i cili u kthye nė njė emblemė tė festivaleve folkorike pėrmbi 40 vite me rradhė.

Kėngėtari u shua nė moshėn 65 vjeēare duke lėnė pas njė pasuri. tė vyer tė folkut burimor, kėngėve epike dhe lirike, por dhe nė interpretimet e tij nė teatėr, estradė, bandėn muzikore, koreografi si dhe krijues i tėrė zhanreve thuajse.

Mė e keqja, se nga krijimtaria e tij muzikore dhe interpretative ėshtė “arkivuar” nė arshivat e mykura tė RTSH-sė, por pa bėrė tė mundur nxjerrjen e tyre prej aparaturave tė vjetra inēizuese.

Janė tė shėnuar qė nga kėngėt e para “S’ka pas gzim ma t’madh Mirdita”, “Dje Mirdita…”, apo kėnga e grupit tė burrave “Shqipninė tonė me e ba kala”, njė kėngė qė tundi bedenat e kalėsė sė Gjirokastrės nė vitin 1973. Por kėngėtari epik zbriste natyrshėm tek lirikat e mrekullueshme, ndėr tė cilat shėnohet “Oj mollė e kuqe!”, me kėngėtaren e talentuar Gjyste Ceka, e cila nė duetin me Anton Gjokėn ne kete koncert solli emocionet e para shumė viteve tė duetit Vorfi-Ceka. Ishte pėr tu shėnuar intepretimi virtuoz i orkestrantėve Llesh Lleshi, Mark Deda, Ilir Simoni, Mark Gjoni, Ndue Pėrlala e tė tjerė. Ashtu si dhe kėngėt e kėnduara nga Tone Gjoka “Zambakė Kosove”, Arinda Gjoni apo Gjela Duka.

Nė 1978 ka njė shpėrthim tė grupit kėngėtar tė Mirditės nėn drejtimin e kantautorit tė njohur tė viteve ’70 Dorian Nini, fati i tė cilit ishte pėrcaktuar tė punonte nė Rrėshen prej “shkarjes” nė festivalin e 11-tė tė kėngės nė RTSH.

Ansambli vokal “Mirdita” pėrcaktohet si njė nga grupet mė unikalė nė tėrė festivalet kombėtare nė Gjirokastėr, njė grup tejet i unifikuar qė mbajti peshė pėr 30 minuta tėrė publikun artdashės. “Kėnga e Mic Sokolit” ishte bėrė lajtmotiv i kėtij festivali dhe grupi i Mirditės do tė kėrkohej gjithandej shesheve tė Gjirokastrės. Kjo kėngė u risoll nė skenė nga Mrikė Trumshi dhe grupi i burrave nėn njė interpretim tė shkėlqyer.

Padyshim, nė mes artistėve tė mrekullueshėm mirditorė Fran Vorfi mbetet legjendė e kėngės burimore tė Mirditės dhe mė tej, thanė shokėt e tij kėngėtarė qė nga Kol Zefi, Nikollė Preci, Fran Preci, Gjin Dona, Prena Beleshi, Kastriot Kola e tė tjerė, por asnjėherė i vlerėsuar pėr shkak tė biografisė, dhe i harruar kėto vite, deri sa u shuajt nė moshėn 65 vjeēare, dhe sot e asaj dite i pavlerėsuar ende si duhet nė Mirditė. Ata i interpretuan magjishem kujtimet e tyre kur kendonin ne nje skene me te.

Nė shown artistik tė organizuar nė sallėn e pallatit tė kulturės, gjithēka ėshtė perceptuar si njė retrospektivė e kujdesėshme qė nga kėngėt e para tė kėnduara nga kėngėtari Vorfi, zėra origjinalė tė para 30 viteve nė festfolket kombėtare dhe kėngė tė kėnduara nga mė tė rinjtė qė nga fėmijėt, qė ishin dhe ndėr amanetet e kėtij kėngėtari si dhe formacioni vokal i ringritur, qė ka interpretuar disa nga motivet mė tė bukura tė prurjeve tė anbsamblit “Mirdita” ndėr vite.

Ka patur kėngė pėr Kosovėn tė kėnduara kėtu e 30 vite nga kėngėtari Vorfi, qė duket se kanė qenė si njė lloj ndjeshmėrie artistike e asaj qė do tė ngjiste pas kaq vitesh me shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės martire.

I ftuar nė kėtė koncert tė prezantuar nga drejtori i qendrės kulturore Gjergj Marku, ka qenė dhe njė pjesė e Ansamblit tė Shtetit, ku janė kėnduar kėngė arbėreshe, kėngė pėr Ēamėrinė, ndėrsa Hysni Zela nė kėngėn me vargje tė Azem Shkrelit ka ēuar peshė sallėn e tejmbushur me dashamirės tė artit burimor, mes tė cilėve shumė mosha tė reja.

Nė program janė shėnuar dhe disa valle me motive mirditore si dhe vallja: “O sa mirė me qenė shqiptar”, nėn koreografinė e Fran Gjergjit, interpretuar nga valltarėt e Rubikut, duhet shėnuar kėtu dhe skenografia e piktorit Gjok Pepa dhe teknika fonike e transmetuese nga Lin Kiku dhe Saimir Gjoka.

Kanė sjellė emocione dhe interpretimet e virtuozėve tė vegjėl nėn drejtimin e muzikantit pasionant Kol Picaku, njėri nga ish-bashkėkohėsit nė gjurmėt e artit me kėngėtarin legjendė.

Dhe finishi i programit ka sjellė njė moment inkandeshent nė sallė nga jonet magjike tė kėngės sė kantautorit Mark Gjoka, i cili ishte dhe udhėheqėsi artistik i koncertit, titulluar: “S’tė harron Mirdita kurrė”, kushtuar kėngėtarit legjendė Fran Vorfi.

Pos veprimtarisė artistike, kėngės kryesisht dhe njė albumi fotografik nga ansambli ndėr vite tė projektuar nė monitor tė mėdhenj, kanė pėrshėndetur kryebashkiaku Gjon Dedaj dhe poeti i njohur Viktor Gjikolaj si dhe intervista me Bardhe Pjetri njė nga mė tė moshuarat pjesėmarrėse nė festivale, ndėrkaq epilogu ka qenė nė njė kualitet tė lartė nėn interpretimin e Ismet Zusit, drejtor i qendrės kulturore Lezhė, tė njė poezie pėr Fran Vorfin, shkruar enkas pėr kėtė ditė nga poeti i shquar mirditor Gjok Beci, mik dhe bashkėpunėtor nė krijimtarinė artistike pėr gati njė gjysėm shekulli me artistin e famshėm dhe ansamblin emblematik Mirdita.

Po kėtė ditė ėshtė bėrė promovimi i librit tė Bardhok Sulejmani, ish drejtues i kėtij institucioni nėn titullin: “Fran Vorfi, bilbili i kėngės mirditore”. Ky promovim nė njė nga ambientet e qendrės kulturore Rrėshen ėshtė drejtuart nga kritiku letrar Bardhok Pulaj. E ndėrkaq nė hyrje te hollit te pallatit te kultures nėn kėto motiv eshte vendosur njė punim artistik derdhur nė bronz me portretin e kėngėtarit, realizuar me mjeshtėri nga studenti i Akademisė sė Artit, Leonard Lekgega.

Para se tė fillonte ky show artistik mirėnjohės pėr kėngėtarin Fran Vorfi, janė bėrė homazhe familjare ku pėrfaqėsues tė ansamblit “Mirdita” pranė qendrės kulturore Rrėshen kanė lėnė njė tufė me lule pranė varrit tė tij nė emėr tė gjithė ansamblit dhe njerėzve tė artit e kulturės.

Ndėrsa nė finish tė koncertit supriza e ka patur emrin Mark Gjoka, qė ka sjellė kėngėn: “S’tė harron Mirdita kurrė”, kushtuar Fran Voirfit, me vargje tė poetit Viktor Gjikolaj, njė nga krijimet mė tė bukura dhe shumė emocionuese e pėrcjellė pėr minuta tė tėra  nė kėmbė nga publiku. Ka qenė vajza e kėngėtarit qė nė emėr tė familjes, i ka dhuruar njė tufė me lule nė skenė kėngėtarėve dhe artistėve tė ansamblit, qė i realizuan njė nga koncertet mė tė bukura nė mirėnjohje tė prindit tė tyre.

Pas koncertit familja ka shtruar dhe njė darkė me artistėt, ku ishin dhe mysafirėt e ansamblit tė shtetit, ku u fol gjatė dhe u kėnduan kėngė tė Franit nga artistėt mirditorė dhe krenaria e artit burimor shqiptar tė pėrpunuar, Hysni Zela me shokė.

A. Ndoja

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net