|
Gjon Mark Ndoj
FUNDI I NJE RREFIMI
Kishte dhe natė pas perėndimit praruem,
Te gjuni i tė mirės, e keqja rrinte kukė,
Te ėmbėlsia e jetės kishte ditė tė helmueme,
Te dhelia u afronte e keqja tue ndukė.
Errėsirėn ma dha e si pa kursim,
Dhe djersė dhe mund pėr tė gjallnue.
Veē nė terr nė zemėr eca pa ngurrim,
Shpina mu pėrkul veē pa u ankue.
Se terrin e ndriēova me sytė e shpirtit,
Mundin e mbajta me krahun e nderit,
Po perbuzjen e banė veē shpirti i tė ligshtit,
Ajo, jo tek unė dhe nėse i druhem ferrit.
GJALLESA
Po !-Asht e vėrtet- malsori thotė'
Mos u anko se burri nuk ligėshtohet!
Burrnija dhe sqima, duket n'atė botė
Kanė shkue e jeta prej caqesh lirohet.
Jo, gabon ! Vendin s'po qaj, veē ty,
Megjithėse tė nderoja kunorė, pėr mue kush qau?
Veē mos harro: zemėr e nder ke shkrry,
E unė pėr ty asgja, veē kush s'guxon me m'sha!
Nji andėrr asht jeta,(s'e them unė i pari).
Po e jetove si njeri, njė shekull asht e gjatė.
Unė des i qetė, s'ka gja pa lule e lari,
Ti ec, tė diku je, por toka tė mban ngratė.
Gabojmė nė jetė, tė meta kemi e cene,
Nga petku i rastėsive s' tė nxjerr prej horri.
Nėse mashtron tė tjerėt, ti dhe veten rrenė,
E ndergjegjen e shkelun s'ta paqton as vorri.
Je njeri o fatzi, ke shpirt ke zemėr!
Buka me turp, kurr shenjtė s'asht pėr burrė,
Ke lindun pėr tė dhanė dritė, pėr kohė tė re e tė
vjetėr,
Pra e keqja nuk pėrligjet, koha s'e fshin kurrė!
Ē' PO VETON KJO KEMISHA E BARDHE
Ē'po veton kjo kėmisha e bardhė,
Pala-pala seē pėrdridhet,
Drej nesh shėrbes tu ardhė.
Flakėron jeleku i kuq.
Asht nji nuse veē pa krushq.
Palėt e kėmishės seē pėrhidhen
Dhe pėrparsja flakė kuqlon,
N'gurė me naze kėpucet ndihen,
Njė shami nė dorė shtėrngon.
Vetllat hark ba me dorė,
Nan qerpik synin shgjetues,
Rregjat bigė thur si kurorė,
Gojėn e njomė, nė gaz tundues.
Me hijeshi gjoksi i gufon,
E nxit mkatin dhe ndjellė,
N'majė tė kalit ku nusėron,
Kohėt e gėzueshme sjell e pshtjell
Pa ndigjo i them shokut pranė,
T'mė falte jeta t'ritė e djalit'
Pa e puthė s'kisha me e lanė,
ė
t'shkonte gjaku nė bark t'kalit!
|