| |
|
|
 |
Jak Tuci/Rreshen
Moj Shqiperi i bukur emer
Emrin tan e kam ne zemer
Pa fjale sharje e perçarje
Pa urrejtje e hakmarrje
Pa krahina e ide
Per shqiptaret ka ni Atdhe.
S'MA HARRON ZEMRA KURRE
Del nje za larg mbi gure
Vjen me vrap ne trotuare
Zemra ime s harron kurre
Melodine e kanges pare
Ajo kange dhe sot m trazon
Kure me zgjon me shum malle
Rinine time e kujton
Njezet vjet kur isha djale.
Siç ndez rrezja nder agime
Ndizet buza ngjyra lulesh
Porsi flutura ne mese gjelbrimesh
Ti prane meje sikure ulesh.
Del nje za large mbi gure
Vjen me vrape ne trotuare
S ma harron zemra kurre
Melodine e kanges pare.
MERGIMTARI
Kure kam nejt me mergimtare
Me lote syshe i mlova vargjet
U pashe punen edhe mundin
U pashe lodhjen edhe gjumin
U pashe duart edhe fytyren
U pashe mallin per familjen.
Se sa dert ka mergimtari
Zore ndokushe se mund ti masi
N,vapen e diellit se si piqen
Si nga jeta ditet i hiqen
Pashe e pashe e sa ngushte rashe
Asnje ndihme per ta se dhashe.
Ditet e zana ata i kishin
Nje minut gjate dites nuk rrishin
Nje cingare ne dite se ndizeshin
Duar e kame robot u levizshin
N,punet e rana ata punojshin
Piket e djerses shi u kullojshin.
Atje s ka kush pune te lehte
Atje ftyra hane e zbehte
Atje s flasin gjuhen e nanes
Atje dita i ngjante nates
Vendi i huej per te hujt nuk ashte
Halli e derti te ban me dasht.
ZEMRA ZEMREN E KA GJETE
Oj triken e flokut
Permbi shteg te ballit-o
Oj ç,ta lazron ambel-o
O ky fllad i malit.
Besa more syshkrue
More lulja e djalit-o
Kush s ma ka lazdrue
Perveç flladit te malit-o
Mbi çerpikun tan moj
C,po pushon nje flutur-o
Po ta trembish pak ti moj
Sa ta shoh synin e bukur-o.
C,ke me syte e mij
Trandafil me vese
Fluturen se tremb
Nuk e tremb per bese.
Buzet kuq si flakamoj
Dhembet bardhe e shpesh
Celin lule bore moj
Celin kur buzeqesh.
TAK FAK TAK E PRITI DORA
Neper lulet e molles
I mora gishtat e dores
Neper lulet e dardhes
I preka mollezat e faqes
Neper lulet e qershise
I fala zemren e dashurise
Neper lulet e pjeshkes
I dhashe doren syzezes
Neper deget e kumbulles
I thashe hajde te bukures
Neper deget e lajthise
E gjeta tek dera e shpise
Neper deget e portokallit
E laga me ujt e zallit
Neper kanget e bylbilit
I putha driten e synit
Neper dege e neper lule
Lum aj djale ke mure per nuse
Lum aj djale ke mure per dore
Lule te kuqe lule bore
Shkundi dega e keputi molla
Tak fak tak ja priti dora.
Të gjitha të drejtat e rezervuara © Jak Tuci
|
|
|
|
 | |
|
 |