|
Prof.
Dr.Jorko Bulo
KONTRIBUTI I MIRDITĖS NĖ KULTURĖN
KOMBĖTARE SHQIPTARE
Mirdita,kjo trevė e
lashtė ndoshta me emrin mė tė bukur nė botėn
shqiptare,pėrfaqson nė hartėn kulturore tė Shqipėrisė
njė areal karakteristik me njė pasuri tė rrallė
traditash
arkeologjike,etnografike,gjuhėsore,folklorike e
kulturore. Ajo pėrfaqson njė zonė tipike tė kulturės
qė E.Cabej e ka karakterizuar si unite dans la
diversite –njėsi nė ndryshueshmėri,pra njėsia
kombėtare e shfaqjeve tė kulturės materiale dhe
shpirtėrore e ngjizur pėrmes njė pasurie dhe larmie tė
rrallė tė formave tė jetės dhe tė kulturės sė banorėve
tė saj. Shpirti konservator ose mė saktė konservativ,i
kėtyre banorėve ka bėrė tė ruhen nė shekuj
traditat,gjuha,doket, vlerat e njė qytetėrimi qė vjen
deri nė ditėt tona i dėshmuar pėrmes njė konservacioni
dhe evolucioni shekullor,ē’ka pėrbėn historinė e
zhvillimit shpirtėror tė kesaj treve,si pjesė e
historisė sė kulturės kombėtare tė shqiptarėve.
Traditat e jetės pagane dhe tė qytetėrimit kristian,tė
pasuruara me idetė e reja tė kulturės sė Rilindjes,qė
nė poezinė kulte tė kėtij populli i nyjėtoi ndėr tė
parėt njė bir i madh i Mirditės,njė poet i fillimeve
tė Rilindjes,imzot Prend Doci,i japi Mirditės njė vend
tė vecantė pėr kontributin e saj nė rrjedhat e
kulturės kombėtare.
Gjurmėve tė kulturės sė hershme ilire dhe shqiptare,qė
mund tė datohen tė dokumentuara qysh nė shek. VI-IV
para erės sonė,vjen e u shtohet njė dėshmi monumentale
e gdhendur as nė pergamen e as nė letėr por nė
gur,mbishkrimi i Arbrit (shek. 12-13) zbuluar nė
Gėziq,sė pari nga Ipeni dhe interpretuar nga prof.
Dhimitėr Shuteriqi si njė dokument epigrafik mesjetar
me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr historinė e tė parit
formacion shtetėror arbėror,shtetit tė Arbėrit.
Por ky mbishkrim ka rėndėsi jo vetėm se mund tė hedhė
dritė pėr epiqendrėn e atij shteti,por edhe pėr tė
dėshmuar njėsinė e njė kulture me motivet e pėrafėrta
tė dokumentuara nė mbeturinat e njė manastiri rrėzė
Dajtit dhe manastirit te Shėn Joan Vladimirit pranė
Elbasanit,ndėrtuar mė 1381 prej Karl Topisė,pra pėr
pėrhapjen e njė motivi dekorativ nė mbishkrimet
epigrafike tė kishave tona mesjetare. Po ti shtonim
kėtij mbishkrimi, njė inventar tė pasur e tė larmishėm
mbishkrimesh tė gjetura nė Mirditė njė inventar po aq
tė pasur ndėrtimesh kulti e rrėnoja
kėshtjellash,kuptohet se Mirdita pėrfaqson njė arenė
ku janė zhvilluar proēese me rėndėsi pėr historinė
politike,fetare, dhe kulturore tė shqiptarėve.
Kuvendet benediktine e mė pas franēeskane ishin vatra
tė kulturės e tė qytetėrimit kristian,mjafton tė
kujtojmė se Shuflai flet pėr faktin se nė kuvendet
benediktine pėrgatiteshin klerikė pėr gjithė
Shqipėrinė Veriore e Dalmacinė. Por ato dhe dyqind e
ca kishat e Mirditės ishin dhe qendra e lulėzimit tė
artit ndėrtimor dhe tė artit ikonogrfik kishėtar.
Afresket e Kishės sė Rubikut,siē e ka vėnė nė dukje
fare mirė dhe studiuesi mirditor Ndue Dedaj,formojnė
njė ansambėl me pikturat e kishės sė Vaut tė Dejės dhe
tė manastirit tė Shėn Pandelimonit tė Shkupit,njė
ansambėl veprash ikonografike tė stilit bizantin,ē’ka
dėshmon se rrymat e mėdha tė artit kishėtar kishin
gjetur njė truall tė natyrshėm,njė trevė nga mė tė
hershmet tė pėrhapjes sė krishtėrimit. Ajo ē’ka sjell
Mirdita nė kėtė rast nė kulturėn kombėtare janė vlerat
e qytetėrimit kristian,dhe kultura e ruajtjes,kultura
e konservimit tė atyre vlerave,dhe e konservimit tė
besimit edhe nė kushtet kur nė bashkėsinė shqiptare
ndodhi njė thyerje dhe ndryshim drastik me kėmbimin e
feve.
Por Mirdita ėshtė jo vetėm vendi i kishave,por dhe
vendi i shkollave, i njė rrjeti institucionesh
arsimore nė ndonjė prej tė cilave kishte hyrė mėsimi i
shqipes tė paktėn nga shekulli XVII(tė dhėna jo
krejtėsisht tė konfirmuara flasin pėr kėtė fakt qė
prej1637-1642)
Falė karakterit tė tyre konservator mirditasit e
ruajtėn shqipen nė trajtėn e saj tė folur e mė pas tė
shkruar,duke shpėtuar nga humbja forma e fjalė me
rėndėsi pėr tė ndjekur historinė e zhvillimit tė saj.
Nuk ėshtė e rastit qė prof. E.Cabej nė studimet e tij
etimologjike u referohet shumė shpesh tė mbeturave
arkaike nė tė folmet e Mirditės pėr tė identifikuar
burimin dhe zhvillimin etimologjik tė shqipes.
Pasuria etnografike,larmia e kostumeve dhe e zejeve
popullore,e dokeve dhe e manifestimeve tė shpirtit
krijues tė mirditorit,e folklorit me fondin brilant tė
lirikės dhe sidomos tė epikės,ushqyen zhvillimin e njė
kulture popullore dhe reflekse,rrėketė e sė cilės u
derdhėn nė rrjedhėn e gjėrė tė kulturės kombėtare,herė
nė trajtėn e tyre gjenuine dhe herė nė trajtėn e tyre
tė rafinuar pėrmes pėrpunimit mjeshtėror prej disa
krijuesve tė mėdhenj qė Mirdita i mėkoi me traditat e
saj. Nuk ėshte aspak e rastit,qė dy vepra monumentale
tė kulturės kombėtare tė shqiptarėve,”Lahuta e Malcis”
e Gj.Fishtės dhe “Kanuni i Lekė Dukagjinit” i Shjefėn
Gjeēovit zėnė fill nė Gomsiēe. Asnjė pjellė kulturore
qė lind nė shtrat tė huaj nuk mund tė mbajė vulėn e
identitetit kulturor e shpirtėror tė popullit tė
vet;pikėrisht se kėto vepra u ngjizėn nė shtratin e
tyre tė natyrshėm shprehin aq mirė shpirtin e polemit
tė mjeshtėrve qė i krijuan.
Nė kėtė shtrat traditash tė pasura lindėn dhe disa nga
njerėzit e medhenj tė Mirditės,aq tė shumtė sa zor ti
pėrmendėsh edhe me emra,por do tė mjaftonin vetėm
emrat e tre prej tyre:Prend Doēi,Ambroz Marlaskaj, dhe
Dom Nikoll Gazulli,i pari Abati i Mirditės,poet dhe
misionar kishėtar e atdhetar,i dyti atdhetar e
polemist i flaktė,filozof dhe profesor i
universiteteve tė dėgjuara europiane,i treti
shkencėtar,filolog dhe folklorist qė iu ndėrpre nė
mėnyrė tragjike jeta dhe puna mbi veprat “Fjalor i
fjalėve tė rralla tė malėsive veriore” dhe “Fjalori
toponomastik”
Nė kėtė trinitet padyshim meriton tė ndalohet te
kontributi i P.Doēit nė proēeset e formimit tė
kulturės kombėtare.
Prend Doēi i pėrket atij qarku kulturor e konfesional
qė nė shekujt e mjegullt tė Mesjetės shqiptare me
veprėn e Buzukut,tė Budit, Bogdanit e Bardhit kishte
themeluar traditėn e shkrimit tė shqipes e tė
letėrsisė shqipe,duke u bėrė bartės i vlerave
kulturore e atdhetare tė shqiptarėve dhe i identitetit
tė tyre si popull. Por ai vinte nė letrat shqipe pas
njė heshtjeje prej treēerek shekulli nė lėmė tė
botimeve tė letėrsisė katolike. Duke ringjallur me
veprėn e tij njė traditė gati tė harruar, ai do tė
inicionte njė traditė tė re dhe bashkė me Zarishin,De
Martinon e Bytyēin do tė pėruronin fillimet letrare tė
qarkut katolik qė i dhanė jetė tė vėrtetė krijues si
Mjeda,Shiroka,Fishta e ndonjė tjetėr. Kėto nė thelb
ishin dhe fillimet e letėrsisė shqipe tė Rilindjes
Kombėtare brenda truallit etnik tė shqiptarėve.
Me punėn e tij si atdhetar dhe si veprimtar politik e
si klerik,me ndihmesėn e tij nė fushė tė gjuhės e tė
njėsimit tė alfabetit,si dhe me krijimtarinė e tij nė
lėmė tė publiēistikės e tė poezisė, P.Doēi do tė
paralajmėronte ardhjen nė jetėn shqiptare tė njeriut
tė Rilindjes.
P.Doēi hyri nė lėvizjen kombėtare si luftėtar dhe si
poet i saj. Si poet na kanė mbetur prej tij dy poezi
tė shkruara nė vitet ’70 tė shekullit XIX, ndoshta dhe
njė e tretė e nėnshkruar nga “nji djalė prej
Shqypniet” . Pak, fare pak por megjithatė tė
mjaftueshme pėr ta quajtur P.Doēin poet. Tė
mjaftueshme pėr disa arsye.
Ato vjersha shėnojnė shkėputjen e madhe nga poezia e
vjetėr shqipe pėr nga fryma dhe nga format: nga njė
poezi e kultivuar brenda stilit tė kėngėve tė
pėrshpirtshme,ajo nis tė kultivojė vlera tė reja tė
njė stili energjik tė njė gjuhe poetike tė lėvruar,tė
pasur e tė gjallė. Ajo nga ana tjetėr nis tė pėrtėrijė
skemat e kapėrcyera ritmike dhe tė tingėllojė me njė
ekspresivitet tė ri, me njė kadencė marciale e me njė
larmi mė tė madhe rimash. Por ajo paralajmėron
Rilindjen edhe nga njė aspekt tjetėr. Ajo vjen nė
poezinė shqipe si shprehje e prirjes integruese dhe
njėsuese tė gjuhės poetike tė letėrsisė sė Rilindjes.
Nė poezinė e P.Doēit shqipja na vjen e pastėr, ajo
merr frymė lirisht duke u shkėputur pėrfundimisht nga
tradita poetike e mėparshme e lidhur pas modeleve
poetike e gjuhėsore orientale. Prirjen integruese dhe
njėsuese,qė shėnoi udhėn e gjerė tė zhvillimit tė
kulturės sė Rilindjes,gjuha poetike e P.Doēit e shpreh
edhe nė njė drejtim tjetėr. Ai nuk hyn nė letėrsinė
shqipe si poet i katundit tė vet,por si poet i
kombit,dhe pikėrisht me kėtė vetėdije ndryshe nga
ndonjė poet tjetėr para ose pas tij, ai nuk shkroi me
njė gjuhė tė ngushtė dialektore, por me njė shqipe qė
ta kuptonin dhe ta shijonin gjithė shqiptarėt. Kėto dy
vjersha janė tė mjaftueshme pėr ta quajtur Prend Doēin
jo vetėm poet,por poet tė fillimeve tė
Rilindjes,pikėrisht sepse nė to u shprehėn ato motive
qė do tė formonin mė vonė truallin e ideve mbi tė
cilin lindi letėrsia kombėtare.
Kultura kombėtare e shqiptarėve ėshtė njė mozaik
vlerash dhe njė fragment cilėsor i kėtij mozaiku tė
madh ėshtė Mirdita me relievin e saj kulturor po aq tė
thyer e tė pasur sa relievi i saj gjeografik, me
substratin e saj tė thellė anash qė i jep njėsinė
kėtij mozaiku krijues nė shekuj,me mundin e gjithė
viseve dhe gjithė brezave tė krijuesve tė kėtij vendi.
|