|
KAPITULLI IV
ISLAMIZMI NĖ SHQIPĖRI, NJĖ FAKTOR i RĖNDĖSISHĖM NĖ
PROCESIN E FORMIMIT DHE E KONTURIMIT TĖ TREVĖS (KRAHINĖS)
SĖ MIRDITĖS.
1.
Procesi i Islamizimit dhe Osmanizimit nė Trojet
Shqiptare.
Pas vdekjes sė Gjergj
Kastriotit Skėnderbeu, turqit pushtuan krejt Shqipėrinė.
Nė Shqipėri ngjau ajo qė
kishte ngjarė nė Greqi. Njė pjesė e popullatės shtegtoi nė
Itali e Greqi, tė tjerė pranuan islamizimin dhe Resti
ndenjti nė Shqipėri duke ruajtur fenė Kristiane; Ortodokse
dhe Katolike1.
Pas rėnies sė qėndresės sė
organizuar antiosmane tė shqiptarėve (Mė e madhja dhe mė e
pėrgjakshmja nė Ballkan), turqit fokusuan njė vėmendje tė
veēantė tė politikės perandorake kėtu.
Pashko Vasa kėtij procesi
dhe kėsaj politike Osmane pas v. 1478 qė do tė sillte
pasoja tė zymta tė ardhmes tė shqiptarėve nė histori, i ka
kushtuar njė analizė tė posaēme.
Nga gjithė popujt e
Ballkanit vetėm kombi shqiptar ka treguar njė qėndrim tė
pėrgjakte dhe tė vazhdueshem kundra pushtimit dhe zotnimit
Otoman. Ky qėndrim i shkėlqyer me fitoret e mėdha tė
heroit kombėtar Skender Bej Kastriotit hoqi vėrejtjen dhe
admirimin e gjithė botės mbarė. Turqit osmanlli nga
trimėritė e pashembullta tė shqiptarėve morėn njė mėsim
dhe vendosėn qė kėtė popull ta bėjnė pėr vete pėr tu
mbajtur me armė nė sirejthujzėn (kėrthizėn) e Ballkanit.
Disa nga komponentėt e
politikės Islamizuese ishin:
a)
Mbajtja nė okupacion tė rreptė ushtarak
pėr jo mė pak se 80 vjet rresht (pas vdekjes sė
Skėnderbeut), ishte komponenti bazė i nėnshtrimit dhe
krijimit tė kushteve pėr islamizimin e shqiptarėve. Gjatė
kėsaj periudhe kemi rrėnimin ekonomik mė tė madh nė vend.
Me mbajtjen gjatė tė okupacionit tė rreptė ushtarak turqit
u pėrpoqėn tė shuanin ēdo shpresė tė shqiptarėve luftėtarė
pėr lirinė e tyre. Kjo fazė e dhunės sė madhe kundėr
shqiptare vazhdoi deri nga fundi i shek. 16-tė, por edhe
pas fazės intensive tė okupacionit, fushatat shtypėse
ushtarake otomane nuk pushuan deri nė shekullin XX-tė.
b)
Turqia
nė periudhėn e pushtimit tė Ballkanit planifikoi tė
krijojė koloni tė ndryshme ushtarake pėr ti patur
pikėmbėshtetje nė mbrojtjen e saj. Kėto koloni
formoheshin:
1.
Duke vendosur familje turqish te Anadollit nė disa
vende me rėndėsi strategjike (Tiranė, Berat, Elbasan,
Krujė etj).
2.
Duke vendosur jeniēeret dhe familjet e tyre, qė
dilnin nė pension nėpėr qytete tė ndryshme tė Rumelisė.
3.
Duke privilegjuar disa familjė tė parisė sė vendit
sidomos ato tė popullsive tė njohura si luftėtarė dhe i
islamizonte kundrejt kėtyre favorėve qė u jepte.
Elementi i tretė u
shoqėrua me dy elementet e parė qė pėrmendėm mė lart.
Siē e kemi theksuar mė
lart, para pushtimit Shqipėria kishte sundimtarėt e saj
(familjet princore sipas krahinave) siē ishte zakoni
mesjetar nė Europė. Kėto familje tė mėdha shqiptarė
pėrfaqsonin njė aristokraci tė zhvilluar dhe kishin rrėnjė
tradicionale nė vend.
Familjet e zotnive tė
klasės sė parė a si kohėt ishin: Kastrioti, Dukagjini,
Topia, Strazimiri, Arianiti, Urani, Spanaj, Spata, Kurona,
Muzaka, Dushmani etj.
Pas kėtyre familjesh tė
para ishin dhe familje zotnish tė dorės sė dytė. Burrat e
disa prej familjeve tė para e tė dyta u vranė nė luftrat e
vazhdueshme, disa mėrguan e shtegtuan nė Itali, Greqi e
gjetkė dhe disa mbetėn nė vend
. Pėr kėta qė mbetėn nė
vend politika ishte:
Kush tė pranonte
islamizmin nga familjet e para dhe tė dyta, do tu falte
ēifliqe, do ti linte tė lirė tė mbanin armė, do tu
akordonte grada ushtarake tė mėdha brėnda dhe jashtė
Shqipėrisė2.
c)
Propoganda nė pavor tė islamizmės lulėzoi dhe
shoqėroi gjithė kohėn e Okupimit tė rreptė por dhe mė
vonė deri nė shek. 19-tė.
Kjo ndodhi pėr shkak se
shqiptarėt, nė vende e kohė tė ndryshme se pushuan
asnjėherė luftėn pėr liri.
Njė nga faktorėt qė i
kishte bashkuar shqiptarėt nė luftėn kundėr turqve pėrveē
prijėsit tė tyre legjendar Skėndėrbe ishte dhe besimi tek
kryqi. Ky besim nė luftėn kundėr Gjysmėhėnės sė tė
pafeve pėrbėnte dhe bazėn ideologjike tė shtetit tė
udhėhequr nga Gj. Kastrioti, Skėnderbeu. Por humbja pas
fitoreve tė pėrgjakta 25 vjeēare dhe okupacioni i rreptė
turk pas tyre solli njė humbje dhe lėkundje tė kėtij
besimi tek Kryqi dhe feja e tyre e krishtere. Pėrpjekjet
e propogandės islamike u shoqėruan dhe me rrėnimin e shumė
objekteve tė kultit kristian (kishave).
Gjatė zbatimit tė
platformės islamizuese dhe osmanizuese (krijimi i
strukturave tė pushtetit dhe adminstratės turke nė vend me
gjithė komponentėt e saj pėrveē pengesave tė vazhdueshme
pėr tu vendosur jo rrallė shfrytėzuan dhe konfliktet mes
vetė shqiptarėve. Shfrytėzimi i kėtyre konflikteve e
ndihmoi pėr shpejtimin e kėtij procesi.
populli shqiptar
pėrgjithėsisht dallohet pėr ambicie tė mėdha, pėr energji
dhe inteligjencė. Gjithmonė kėrkon fushata tė gjėra qė tė
zhvillojė kėto veti. Sidomos rivaliteti mes njėri-tjetrit,
sado qė kishte pushuar nė kohėn e luftės kundra armikut tė
pėrgjithshėm, me pushimin e luftės filluan tė veprojnė
pėrsėri. Turqit pėrfitonin nga kėto rivalitete kur njė
familje pranonte islamizmėn pėr tė gėzuar avantazhet qė i
jepte ajo, rivali tjetėr, me dashje ose pa dashje, pėr tė
mos mbetur pas, pranonte dhe ai islamizmėn. Duke parė
avantazhet qė gėzonin myslimanėt e rinj, dhe duke parė
shkatėrrimin e organizatave kishtare, gjithė bota fillojnė
tė imitojnė njėri-tjetrin me pranimin e Islamizmes2.
2.
PASOJAT E PUSHTIMIT
Proēesi i islamizimit dhe
i osmanizimit tė vendit si dhe vendosja e pushtetit
administrativ turk solli pasoja mjaft negative nė jetėn
ekonomike, kulturore dhe politike e historike pėr
shqiptarėt nė ballkanin perėndimor.
Pa u mbushur njė shekull
qė nga pushtimi i plotė i Shqipėrisė shumica e madhe e
popullit pranoi pėrciptas islamizmin, por brezi II u bė
mysliman.
Nė njė popullsi 1 800 000
njerėz, 1.5 milion njerėz u bėnė mysliman dhe 300 000
mbetėn tė krishterė, ortodoks ose katolik. Kėta tė
krishterė formonin disa grupe gati indipendent dhe pėr tė
mbajtur armėt ranė nė marrveshje me qeverinė qė tė mos
paguanin haraē as tė dhjetėn, me konditė qė tė kishin
detyrė qė nė rast se perandoria hynte nė luftė, tė vinin e
tė luftonin bashkė me myslimanėt pėr mbrojtjen e saj3.
Kėto grupe tė krishterėsh
arritėn tė organizoheshin mė vehte, ēdo fis kishte
bajraktarin e vet, disa bajraktarė kishin mbi krye njė
vojvodė dhe disa vojvodė kishin tė parė Kapedanin e
krahinės. Marrdhėniet e jetės ekonomike shoqėrore e
ushtarake normoheshin nga rregulla (norma) kanunore
(kanuni i L Dugjinit, i Skėnderbeut dhe i Labėrisė).
Gjithė katolikėt e
Mirditės (Dukagjinit), Ortodoksėt e Himarės, tė Sulit, tė
Lunxhėrisė, tė Zagorisė e tė Rrėzes formonin grupe e
krahina kėsodorėt.
Pas kėtij organizimi tė
krishterėt e Shqipėrisė nuk u bėnė raja (shkolla mė ė
lartė e skllavėrisė mesjetare) si kombet e tjera, se
zakoni i vendit, historia e pėrhapjes sė islamizmės nė
Shqipėri nuk i la tė degradonin nė shkollėn e rojave4.
Ky ndryshim i popullit
shqiptar me popujt te Ballkanit do tė linte pasoja dhe do
tė ndikonte nė tė ardhmėn e ndryshme historike tė
shqiptarėve me popujt e tjerė.
Ndėrmjet grekėve,
bullgarėve dhe serbėve, elementi mysliman vendas ose
ardhės, ka qenė i paktė dhe shumica ishte e krishterė.
Elementi mysliman mbronte zotėrimin turk sepse bashkohej
me tė fetarisht, sepse qeveria i siguronte supremacine e
kastit dhe rangut, ashtu dhe tė drejtėn e pronsisė mbi
toka tė mėdha, kurse shumica e popullsisė sė krishterė
atje luftonte qeverinė turke pėr tė shpėtuar nga zgjedha.
Nė Shqipėri ngjante e
kundėrta. Pėrveē qė shumica ishte myslimane, por dhe
pakica kristiane ishte e mbrojtur dhe e privilegjuar, tė
paktėn, nė grupet e mėdha tė saja. Dhe njėfarė soje
bashkohej me elementin mysliman deri sa mund tė bashkonte
gjaku dhe gjuha qė kishin tė pėrbashkėt. Ky ndryshim i
Shqipėrisė ėshtė shkaku qe vonoi ndarjen e saj nga Turqia5.
Suksesi qė u arrit nė
proēesin e islamizimit dhe osmanizimit nė Shqipėri i dha
besimin Turqisė pėr tė bėrė shumė shqiptarė pjesė tė
pushtetit Perandorak. Nuk ėshtė e rastit fakti se nė
historinė e kesaj Perandorie kanė bėrė gjurmė dhe kanė
bėrė emėr tė madh shqiptarėt duke u bėrė Sulltanė, Vezirė,
Vali e Sanxhakbej etj. Kėto fakte por dhe shumė tė tjera
tregojnė se shqiptarėt protogonistė (fisnikėt) e siguruan
lirinė e tyre tė karrierės, tė sundimit dhe fuqizimit tė
tyre ekonomik nga zhvillimi i sistemit osman. Kėshtu
lindja e lėvizjes kombėtare nuk do te ishte pėr njė kohė
tė gjatė e nevojshme pėr ta e pėr pasojė lėvizja nacionale
nė Shqipėri do tė vonohej, do tė ishte e brishte dhe jo e
suksesshme.
Njė pasojė tjetėr e
islamizimit dhe sidomos e Osmanizimit (sistemit tė
Timarit) ishte dhe legjitimimi i njė padrejtėsie tė madhe
sociale. Shumica e shqiptarėve braktisėn tokat e tyre
fushore e pjellore, toka tė cilat i pėrdori pushteti osman
pėr tė privilegjuar kastėn ku do tė mbėshtetej sistemi dhe
pushteti (kolonet nga Azia), fisnikėria e re shqiptare qė
u islamizua dhe qė pėrqafoi pushtetin turk etj.
Ky ishte dhe mjedisi i
pėrshtatshėm i lulėzimit tė piraterisė deri vonė ne
Shqipėri. Pėr malsorėt e jugut (zona e Labėrisė) dhe ata
tė veriut (Mirditasit, sidomos Kthellasit) pirateria nuk
pėrbėn vetėm njė mėnyrė pėr tė jetuar por dhe profesion.
Nė fakt duke e parė me
objektivitet kėtė fenomen, shihet qartė se shkaku ėshtė
rregjimi dhe reforma antishqiptare ndėrsa pirateria ėshtė
pasoja e kėsaj reforme, madje njė formė e luftės
antiosmane. Pasoja negative hasen mes shqiptarėve deri nė
ditet tona me etiketime si malok, fusharak etj,
etiketime qė nuk kanė pėrmbajtjen fillestare por
diferencimet kulturore pėr shkak te kushteve tė
pabarabarta natyrore tė zhvillimit dhe prosperitetit.
Fatkeqėsisht kėto
etiketime dashakeqėse mes shqiptarėsh janė akoma aktuale
dhe amblifikohen nga segmente tė papėrgjegjėshme politike
(tė pa kulturuar dhe qė nuk e dinė mirė origjinėn e kėtij
fenomeni. Kjo ėshtė mėnyra mė primitive e tė bėrit
politikė.
Shqiptarėt duke luftuar
pėr ekzistencėn e tyre nuk kanė mbyllur reformėn brenda
tyre. Pushtimi i tokave nga malsorėt e jugut dhe veriut nė
ultėsirėn bregdetare pas vitit 1990 ishte jo vetėm nevojė,
kurajo pėr tė neglizhuar pronarėt e tokave nė kėtė
ultėsirė perėndimore por shprehte dhe simptomen e njė
invadimi piratesk ēka e ka vėnė nė sprovė njė reformė tė
pėrgjithėshme tė pronėsisė.
|