|
SHQIPTARĖT NĖ MESJETĖ
KAPITULLI I
LINDJA E POPULLIT
SHQIPTAR. KRIJIMI I ARISTOKRACISE SHQIPTARE DHE PROCESI I
SHTETFORMIMIT TEK SHQIPTARET
1.
Dy fjalė pėr Antikitetin dhe Mesjetėn e hershme.
Historiografia ka
vėrtetuar se ilirėt ashtu si dhe thrakėt, maqedonėt,
ndoshta dhe etruskėt, janė degė tė trungut pellazgjik. Kjo
e vėrtetuar dhe e provuar jo vetėm nga materialet
arkeologjike tė gjetura, por dhe e provuar nga studimet
gjuhėsore, historike, etj.
Etnosi ilir arriti njė
progres tė madh nė kulturė, ekonomi, nė zhvillimin e
shtetit, etj, duke u bėrė djepi i kulturės dhe i historisė
pėr popujt nė Ballkan, por dhe pėrtej Adriatikut.
Romės, para se tė
pushtonte Ballkanin, iu desh tė ballafaqohej me tri
luftėra; Lufta e I 229 p.Kr., Lufta II 219, p.Kr. dhe
lufta III 168 p.Kr, me Ilirinė. Kėto luftėra, pėr shkak tė
pėrmasave qė kishin ashtu si luftėrat e Romės me
Kartagjenėn (luftėrat punike) dikush i ka vlerėsuar si
luftėra botėrore, luftėra imperialiste. Jo vetėm kaq, por
edhe pas pushtimit tė Ilirisė dhe vendosjes sė
administratės atje, ilirėt nuk u nėnshtruan. Dėshmia mė e
madhe ėshtė kryengritja qė shpėrtheu nė Iliri nė vitin 6
dhe pėrfundoi pas 2 vjetėsh nė vitin 9 m.Krishtit. Kjo
kryengritje u zhvillua nė territoret nga Dalmacia deri nė
Apolloni. Numri i kryengritėsve luftėtarė arriti nė
200 000 vetė. Udhėheqės i saj ishte njė triumvirat Bato,
ku njėri nga Batot ishte i fisit ilir tė Pirustėve.
Epiqendra e kėsaj kryengritjeje janė territoret e kėtij
fisi (pirustėve), qendra e tė cilave ishte Basanja (afėr
Rubikut tė sotėm). Nė mesjetė banorėt e kėtij fisit
bakėrpunues e luftėtar janė mirditasit, (dukagjinasit),
kthellasit dhe matjanėt. Perandori August Oktaviani, i
shqetėsuar nga pėrmasat e kryengritjes, alarmoi senatin
romak duke bėrė tė qartė se po nuk u morėn masa tė shpejta
dhe tė pėrgjithshme, kryengritėsit pėr disa ditė mund tė
marshonin mbi Romė.
Vėrehet se gjatė pushtimit
tė gjatė romak dhe atij bizantin nė Ballkan u asimiluan
gjuhėt dhe qytetėrimet pellazgjike si ai trak, maqedonas
por mbijetuan qytetėrimi ilir dhe ai helen.
Trakėt ose rumunėt e
sotėm, por dhe moldavėt, flasin gjuhė neolatine, maqedonėt
u sllavizuan nė kohėt e sundimit perandorak bizantin. I
njėjti fenomen asimilimi (sllavizimi dhe helenizimi)
ndodhi edhe nė territorin ilir nė veri (dalmatėt,
ardianėt, istrėt, liburnėt, breukėt, desidiatėt,
autoriatėt, dokleatėt, dorsėt, pjesėrisht dardanėt etj.),
ndėrsa nė jug helenizimi.
Nė territorin ilir ku
pjesa veriore u mbajt e pushtuar nga romakėt dhe pjesa
juglindore e jugore nga bizanti nė pjesėn mė tė madhe nuk
u asimilua pavarėsisht nga ndikimet latine, helene tė
sllavėve duke mos prekur substancėn e kulturės dhe tė
qytetėrimit tė lashtė ilir.
Shkaku i mbijetesės sė
kulturės ilire ishte:
Sė pari niveli i lartė
civilizues i botės ilire.
Sė dyti shpirti
kryengritės i luftės pėr liri i kėtij populli kundėr
pushtuesve romakė e bizantinė (kryengritja e udhėhequr nga
Batot nė vitin 6-9 m.Kr.), etj.
Dėshmia mė e gjallė e
mbijetesės sė kulturės ilire ėshtė kultura shqiptare e
mbrujtur dhe e formuar nga shekulli IV deri shekullin XI
m.Kr.
Ėshtė interesant fakti se
ngjizja e kulturės sė hershme shqiptare bėhet prezente nė
territoret e pirustėve dhe tė albanėve. Arkeologėt
shqiptarė me zbulimet e bėra dhe materialin e gjetur nga
gėrmimet e kryera, por dhe gjuhėtarėt me analizat e
studimet e bėra, kanė argumentuar dhe vėrtetuar se kultura
shqiptare shpreh njė kulturė baza e sė cilės ėshtė kultura
dhe qytetėrimi ilir.
2.
SHQIPTARET, PASARDHESIT QE TRASHEGOJNE KULTUREN E
ILIREVE. KULTURA E KOMANIT.
Nė literaturėn
arkeologjike, kultura e hershme shqiptare e deri vonė
ėshtė pėrcaktuar nė mėnyrė konvencionale
kultura e Komanit. Ky emėr lidhet me emrin e fshatit
Koman, pranė tė cilit ndodhet Kalaja e Dolmacies (nė
ekstremin veriperėndimor tė territorit tė mirditasve), ku
u zbuluan gjurmėt e para tė kėsaj kulture.
Kėshtu sot ne kemi njė
tabllo shumė mė tė plotė tė shtrirjes sė kėsaj kulture. Nė
veri ajo pėrfaqėsohet nga varreza tė tjera tė zbuluara tė
Mirditės; Vig, Bukel, Shpal, Malaj, Kaēinar, Perlat i
Epėrm, Bukmirė, Prosek etj.
Gjetje tė tjera tė kėsaj
kulture ka dhe nė periferi tė Mirditės si: Mat (Klos,
Rremull e Dukagjin), Kurbin (Milot), Kepin e Rodonit e
Shėn Vlash, Stish Tufinė tė Tiranės, nė Has (Golaj) dhe
Kukės (Cinamak) etj.
Qendrat mė tė rėndėsishme
e qė shprehet nė mėnyrėn mė tė plotė kultura e hershme
shqiptare janė: Kalaja e Dalmacies afėr Komanit, Kalaja e
Shurdhahut (Sarda Mesjetare), Kalaja e Lezhės, Kalaja e
Krujės, Kalaja e Stelushit (qyteti i Skėnderbeut) dhe
varrezat e tyre pranė kėshtjellave.
Kultura e varrimit dhe
objektet e gjetura nė
to hedhin dritė mbi vazhdimėsinė iliro-shqiptare tė
kulturės sė evidentuar nė qendrat arkeologjike tė
lartpėrmendura.
Varrezat shqiptare janė
vendosur zakonisht nė vende malore, nė mė tė shumtėn e
rasteve pranė luginave tė lumenjve. Janė tė shumta rastet
kur varrezat gjenden pranė kėshtjellave mesjetare dhe
pikave tė tjera strategjike etj.
Riti i varrimit, ndėrtimi
i varrit janė uniformisht tė njėjta nė varrezat shqiptare
si forma e varrit katėrkėndor, ndėrtimi me gurė gėlqerorė
e tė lidhur, ose me rrasa shtufore tė vendosura
vertikalisht, tė mbuluara me rrasa tė tjera horizontalisht
etj. Janė zbuluar dhe varre tė dyfishta ku fundi i varrit
tė sipėrm ėshtė mbulesė e varrit tė poshtėm, etj. Po
kėshtu edhe vendosja e kufomave nė varre pėrfaqėson
uniformitet nė kėtė kulturė varrimi.
Nė objektet e gjetura nė
kėto qendra arkeologjike
mė interesante janė stolitė (fibulat me trup tė
harkuar, vathėt me trup nė formė drapri hėne, vathėt nė
formė ylli, rrathėt e tėmthave, byzylykėt, unazat,
rruazat, varėset etj), veglat e punės (latushat,
sėpatat e thikat prej hekuri), armėt (majat e
shigjetave qė ndeshen kudo, me sa duket kanė qenė arma
kryesore e kėtyre banorėve, shpata prej hekuri mė rrallė
etj). Po kėshtu njė tregues i rėndėsishėm i vazhdimėsisė
kulturore janė dhe gjetjet e prodhimeve tė qeramikės.
Se ēkulturė pėrfaqėsohej
nė kėto qendra arkeologjike, ka patur mjaft hipoteza e
autorė, tė vendit e tė huaj, qė janė pėrpjekur tė japin
njė pėrgjigje.
Nė mėnyrėn mė tė plotė
kėto hipoteza dhe teori janė trajtuar nga Neritan Ceka nė
librin Ilirėt nė kapitullin XIV me titull Nga
ilirėt tek shqiptarėt:
A Degrand
(Konsulli Francez), ka dhėnė njė pėrshkrim interesant
nė
vitin 1892 nė njė ekspeditė tė vogėl tė organizuar nė
Koman
nė vendin e quajtur Kalaja e Dalmacies
Ai zbuloi shumė material
arkeologjik nė pėrfundim se cilit popull i pėrkisnin ato,
ai mendoi se varreza e Dalmaces i takonte pellazgėve tė
emigruar nė Greqi dhe tė strehuar nė vetminė e maleve. Ai
mendonte njėkohėsisht se ata ishin paraardhėsit e
shqiptarėve.
Pėr kėtė bindet
nga identiteti i plotė i
gjetjeve nė kostumet e femrave tė malėsisė,
me
ngjashmerinė e disa ornomenteve prej bakri qė ato mbajnė
nė brezat e tyre dhe tė cilat prodhohen ende nė pazarin e
Shkodrės me disa nga zbukurimet qė unė gjeta
Cilėsia e
mirė e varreve, numri i madh dhe ngjashmeria e plotė midis
tyre e bindėn Degrandin se nuk bėhej fjalė pėr njė popull
shtegtar.
-
Arkeologu gjerman
Träger (fund shekulli XIX) ka bėrė fjalė pėr disa nga
varret nė nekropolin e Komanit. Duke qenė njė specialist i
mirėfilltė ai i krahasoi objektet e gjetura me ato tė
antikitetit tė vonė dhe tė mesjetes sė hershme tė Bosnjės
dhe Hercegovinės, duke percaktuar njė datim tė kėsaj
kulture tė panjohur
Ai nxori pėrfundimin se
varrezat i takonin njė popullsie ilire dhe nga ana tjetėr
vuri nė dukje ngjashmėrinė e formės sė varreve dhe riteve
tė banimit me ato tė malėsorėve vendas
Nė vitin 1907 konsulli
austriak nė Shkodėr, Teodor Ipen botoi njė grup
tjetėr objektesh nga kalaja e Dalmacės, tė cilat vinin
pjesėrisht nga koleksioni i freterve jezuitė, por dhe nga
gėrmimet klandestine vendase
Nė inventarin e pėrshkruar
prej tij
Fibula masive prej bronxi me kėmbė tė pėrthyer,
qafore bronxi, varėse, rrethore, gjysmėrrethore, apo me
kombinim rrathėsh, vathė bronxi me varėse nė formė ylli,
apo gjysmėhėne, unaza me inicizime tė thjeshta
gjeometrike, aplike brezi gjithashtu prej bronxi, gjerdane
me rruaza qelqi, qė i pėrkisnin grave. Sendet prej hekuri,
fibula, kosore, urore, shigjeta, sopata luftarake etj
, i
pėrkisnin burrave. Njėlloj si Degrandi ai vuri nė dukje
ngjashmėrinė e kėtyre objekteve me zbukurimet e malėsorėvė
shqiptarė tė zonės
Ipeni botoi dhe materiale shumė tė
ngjashme me atė te kalasė sė Dalmaces, tė cilat ishin
gjetur gjatė ndėrtimit tė njė gazerme nė veri tė kalasė sė
Krujės. Diēka e re ishte dhe gjetja e broshave tė mėdha
prej bronxi, tė cilat mungonin nė varrezėn e Komanit.
Franc Nopca kishte
studiuar me tė njejtėn kopetencė
etnografinė dhe
historinė e treves sė komanit dhe tė Shqipėrisė Veriut
Materialet arkeologjike tė
botuara .. u morėn pėr herė tė parė prej tij nė njė
vėshtrim analitik
Me njė saktėsi pėr tu habitur nė atė
kohė (1912), Nopca e datoi kulturėn e kalasė sė Dalmacės,
nė mesjetėn e hershme dhe si bartes tė saj quajti
parardhėsit e shqiptarėve.
Kalanė e Dalmacės e
vizitoi (1924) arkeologu Italian Luixhi Ugolini i
cili
botoi njė kompleks materialesh tė reja,
pėrsėriteshin po ato tipa objektesh tė njohura nga
studiuesit e mėparshėm. Disa qė ruheshin nė koleksionin e
jezuitėve nė Shkodėr, u rimorėn nė analizė nga Ugolini. Ai
botoi dhe njė koleksion me objekte tė Shtjefen Gjecovit
si dhe tri unaza me variante tė mbishkrimit misterioz:
Oithi Iser dhe Ker Oithi. Brenda kompleksit, Ugolini
dalloi dhe objekte me origjinė kelte siē ishin rrathėt e
qafės, me origjinė romake e bizantine, siē ishin njė pjesė
e zbukurimeve, por edhe sopata e fibula tė kohės
sė
dyndjes sė popujve
Ugolini e la tė hapur ēėshtjen duke
mos datuar as kohėn, por as pėrkatėsinė etnike tė
kulturės sė Komanit2.
Pėrgjigja mė e saktė e
pėrkatėsisė etnike tė kulturės sė Komanit por dhe e
objekteve tė tė njėjtės kulturė, tė gjetura nė Shurdhah
(Sarde), Kruje, Lezhe, Bekel, Vig, Bukmire, Perlat Eper,
Malaj, Prosek, Klos, Fushėdukagjin, Stelush etj, u dha e
plotė pas luftės sė II Botėrore, kur dhe arkeologjia merr
njė zhvillim mė tė plotė.
Nė artikullin e botuar nė
buletinin e akademisė sė shkencave (1949) me titull Tė
cilės kohė janė varrezat e Komanit, Hasan Ceka dha
ēelėsin pėr tė kuptuar pėrmbajtjen e vėrtetė tė kulturės
sė Komanit.
Ai zbėrtheu fillimisht
mbishkrimin e unazave duke e krahasuar me legjendat e
monedhave tė perandorėve bizantinė Konstandini X Dukas dhe
Mihali VII Dukas (1071-1078).
Ishte njė formulė lutje
bizantine qė plotėsohej si Korie Voithi = ndihmo o
zot
Ai vė nė dukje dhe elemente tė tjerė tė krishtera tė
kulturės sė Komanit, tė cilat tregonin se ajo i takonte
mesjetės3.
Kėshtu u zgjidh datimi
kohor i kėsaj kulture qė i takonte shekujve tė mesjetės
X-XI, por dhe pėrkatėsia shqiptare e kėsaj kulture.
Gėrmime intensive dhe
profesionale nė Kalanė e Dalmacies janė kryer nga Skėnder
Anamali dhe ekspedita qė drejtohej prej tij (1961), por
njė paraqitje pėrmbledhėse e materialeve ėshtė bėrė nga
Hana Spahiu.
Vazhdimėsia
Iliro-shqiptare duke krahasuar objektet e gjetura me
objektet ilire konsiston nė disa drejtime;
·
Drejtimi i
parė ėshtė ruajtja dhe zhvillimi i disa traditave tė
disa stolive si: fibula, byzyliqeve, rrathėve
tė tėmthave, varseve tė ndryshme etj.
Tradita ilire u ruajt dhe
nė motivet e zbukurimit dhe kjo vihet re qartė nė objektet
arkeologjike tė zbuluara dhe qė i pėrkasin kulturės sė
Komanit. Kėto i shohim qartė nė varėset e byzylykėt, nė
vathėt, nė broshet e deri tek unazat.
Kėtė vijimėsi kulturore e
shohim edhe nė mėnyrėn e ndėrtimit tė varreve dhe rritit
tė varrimit.
·
Trajta e
varreve tė varrezave tė herėshme
shqiptare e ka origjinėn nė varret ilire tė periudhės sė
parė tė hekurit. Kjo shihet nė varrezat ilire tė Vajzės,
Kakavijės, Vodhinės dhe Bodrishtės, etj.
·
Metalpunuesit e hershėm ilir (pirustėt),
ia trashėguan zanatin pasardhėsve tė tyre (shqiptarėve tė
hershėm). Kėta tė fundit ruajtėn me dashuri traditėn e
stolisjes sė veshjes dhe tė trupit tė tyre. Kėtė stafetė
kulturore e sollėn mė tė plotė se kushdo tjetėr mirditasit
pasardhėsit e pirustėve.
Shqiptarėt e hershėm kanė
nxjerrė prodhime tė tilla qė dallojnė jo vetėm pėr larminė
dhe cilėsinė e mirė, por edhe pėr shijen e hollė artistike
tė tyre. Kėto prodhime tė bėra me njė mjeshtėri tė tillė
nga vendasit (veēanėrisht fibulat), karakterizohen nga
gėrshėtimi artistik i metalpunuesve ilir (pirustėve), duke
u dalluar nė to dhe ndryshime nė pėrshtatje tė kohės dhe
evoluimit tė saj. Kėto prodhime janė karakteristike vetėm
pėr vendin tonė.
Duke provuar karakterin
ilir tė bazės mbi tė cilėn u ngrit kultura e hershme
iliro-shqiptare ėshtė zgjidhur njėkohėsisht problemi i
pėrkatėsisė etnike tė popullsisė qė krijoi kulturėn
materiale tė zbuluar nė varrezat e mesjetės sė hershme.
Gjetjet arkeologjike nė tėrėsinė e tyre nuk tregojnė pėr
ndryshime etnike tė ndodhura nė trevat ku u krijua kjo
kulturė, por pėrkundrazi ato dėshmojnė pėr njė vazhdimėsi
kulturore, qė do tė thotė njėkohėsisht vazhdimėsi etnike4.
Duke iu referuar njė
shėnimi tė Prof. Dr. Neritan Ceka gjejmė njė pėrshkrim me
interes pėr territorin ku u identifikua qartė ngjizja e
kulturės arbnore shqiptare gjatė mesjetės sė hershme:
Lugina e Matit dhe
Mirdita kanė dhėnė dėshmi tė njė kulture tė zhvilluar
ilire nė shekVIII-I pr.Kr. Arkeologėt e kanė lidhur kėtė
fakt me shfrytėzimin e pasurive minerale tė Mirditės,
kryesisht bakrit. Me rėndėsi duhet tė ketė qenė edhe
qarkullimi i udhėtarėve, mallrave dhe kopeve nėpėr luginėn
e Matit e tė Fandit. Qendra politike e kėsaj periudhe
gjendej nė thellėsi tė luginės sė Matit, nė kalanė ilire
tė Xibrit. Gjatė mesjetės qendra e gravitetit politik dhe
kulturor shpėrngulet nė luginėn e Fandit. Aty, nė Prosek
dhe Bukėl gjenden edhe dy nga nekropolet mė tė rėndėsishėm
tė kulturės sė herėshme arbėrore tė shek.VII-XI. Nuk ėshtė
e rastit qė edhe mbishkrimi i Gėziqit, qė dėshmon
arkeologjikisht qendrėn e shtetit tė parė tė Arbėrit,
ndodhej nė kėtė luginė. Ky ndryshim duhet shpjeguar me
funksionimin e njė rruge tė rėndėsishme mesjetare, e cila
lidhte qendrėn bizantine tė Durrėsit me trevėn e Kosovės,
tė pasur me drithėra e metale. Ishte kontrolli i kėsaj
rruge qė ngriti familjen e fuqishme tė Dukagjinėve, tė
cilėt nė shek.XIII e zhvendosėn qendrėn politike tė
krahinės nė Prizren.
Pra bartės tė kulturės sė
hershme shqiptare, ėshtė njė popullsi autoktone, vendase,
qė janė shqiptarėt e hershem pasardhėsit e ilirėve tė
lashtė.
Tė dhėnat gjuhėsore
plotėsojnė tė dhėnat arkeologjike dhe tė dy shkencat
sėbashku provojnė autoktoninė e popullit shqiptar.
Duke patur parasysh
gjeografinė e
shtrirjes sė kulturės sė hershme shqiptare (gjeografinė e
stacioneve arkeologjike ku ėshte hulumtuar), vijimėsinė e
tipareve kulturore e artistike tė paraardhėsve tė tyre,
fisit ilir tė Pirustėve (kryeqendra e tė cilėve mendohet
tė ketė qenė Basanja afėr Rubikut tė sotėm), na detyron
tė dyshojmė se kultura e Komanit, kultura e hershme
shqiptare, ėshtė vazhduese e drejtpėrdrejtė e kultures
ilire, veēanėrisht tė pirustėve dhe albanėve.
|