|
NĖ GJURMĖT
E ORIGJINĖS SĖ KASTRIOTĖVE
(Kastriotėt dhe Mirdita)
Pėr origjinėn e Kastriotėve dhe
territoret ku shtriheshin ata, ka shumė teza nga autorė
vendas dhe tė huaj, tė cilat shpesh janė kontradiktore.
Pa i vėnė qėllim vetes analizėn e disa prej tyre, pėr tė
zbuluar pemėn gjenealogjike tė Kastriotėve, e shoh tė
nevojshme tė sjell para historianėve shqiptarė dhe
dashamirėsve tė historisė sė Shqipėrisė e, nė veēanti,
tė historisė sė trevės sė Mirditės, disa mendime qė
lindin nė dritėn e dokumenteve tė ndryshėm, tė cilėt
venė nė diskutim tezėn, tashmė tė pranuar zyrtarisht, qė
i nxjerr Kastriotėt nga Kastrioti i sotėm i Dibrės, nė
kėrkim tė sė vėrtetės sė madhe mbi origjinėn e kėsaj
dere princėrore dhe tė viseve ku shtrihej ky fis
lavdimadh.
Kur mėsojmė se bashkėluftėtarė tė Gjergj Kastriotit nė
betejat e tij legjendare kundėr turqėve nė shekullin XV,
ishin, siē pohon historiani Ali Hashorva, Moisiu i
Dibrės-nipi i Gjergj Arianit Topisė, Uran Konti, ose
Kont Urani-nipi i Simon Altisterit, i mbiquajtur
Kryezot i Shqipėrisė1), Tanush Topia-nip i Andrea
Topisė, Ajdin Muzaka-i shoqi i motrės sė Gjergj
Kastriotit-Vllajkės2), Muzaku i Angjelinės-nip tjetėr i
Skenderbeut, Marjan Spani-kushėri i Pjetėr Spanit,
princit tė malėsive tė Shalės dhe tė Shoshit3),
Zaharia-Gropa-pinjoll i familjes Gropa qė zotėronte
Dibrėn, Gjon Stres Balsha-biri i Jellės (ose i Gjelės),
tė motrės sė Gjergj Kastriotit, Pjetėr, Ndre e Gjon
Pėrlati-luftėtarė besnikė tė Gjergjit tė madh, tė cilėt,
siē dėshmon mbiemri i tyre, janė nga Pėrlati i Mirditės,
Pal e Gjegj Kuka nga fshati Shebe i kėsaj krahine, Gjegj
Stres Balsha-djali i motrės sė Gjegj Kastriotit, i biri
i Pal Stres Balshės, princit tė trevave midis Lezhės dhe
Krujės4), Pal, Lekė e Nikoll Dukagjinit, qė i kishin
zotėrimet e tyre nė trevat e Mirditės, Kojė Zaharia-nipi
i Tanush Dukagjinit5), vėllezėrit Gjon, Pal dhe Andrea
Gazulli-bij tė fshatit Gazull tė Mirditės6) mendojmė se
edhe origjina e Kastriotėve, dhe territoret e shtrirjes
sė tyre, duhen kėrkuar mė shumė nė trevat brenda vijave
kufizuese: Vau i Dejės, qė pėrbėn kufirin veriperendimor
tė Mirditės, Qafė Mali, Kukės, aty ku ndahet me krahinėn
e Fanit, pėr tė shkuar mė larg nė histori, Lurė aty ku
ndahet me Selitėn e Mirditės, brigjet e Matit, Kurbin e
Lezhė, pėr tu kthyer pėrsėri nė Vaun e Dejės.
Kėsaj teze i vijnė nė ndihmė dy pohime tė rėndėsishme:
Sė pari: pohimi i historianit Skėnder Riza, i cili thotė
se Sipas burimeve osmane, Kastriotėt ishin pronarė tė
tokave nė mes tė Shkodrės e tė Lezhės, tė cilėt, Pas
vdekjes sė Balshės II (1385), u bėnė pėrsėri zotėrues tė
tokave tė veta dhe kufijtė ... i zgjeruan nė drejtim tė
viseve verilindore tė Shkodrės, duke pėrfshirė njė pjesė
tė Mirditės.7) Sė dyti: Pohimi i Fan Nolit, qė thotė se
nga 18 mijė forca qė dispononte Skenderbeu, Tri tė
katėrtat e kėtyre ishin nga principata arbėrore e
Skenderbeut, kruetanė, matjanė, mirditorė dhe
dibranė.8) Dhe duke u shtuar kėtyre pohimeve edhe
faktin qė Skenderbeu u varros nė kishėn e Shėnkollit nė
Lezhė dhe jo nė Has tė Kukėsit, nė Kastriot tė Dibrės,
nė Mat, apo diku afėr kėshtjellės sė Krujės, siē ishte
nė zakonet dhe besimet e katolikėve, na lind e drejta
pėr ti besuar mė shumė tezės qė sjell Athanas Gega
sipas tė cilit Mbiemri Kastrioti,... qė ka mbijetuar nė
histori, lidhet mė shumė me lokalitetin (fshatin-shėnimi
im) e Kastrit nė Mirditė, qė ndodhet midis fshatrave tė
Dibrės, (duhet tė jetė Dibrri si bajrak-shėnimi im)
Minellės, (duhet tė jetė Mnelės-shėnimi im), Kashnjetit
e Vigut, se sa me lokalitete tė tjera, qė kanė tė
njejtin emėr.9)
Teza e mėsipėrme duket se e mohon prerė origjinėn e
Gjergj Kastriotit edhe nga Hasi i Kukėsit tė sotėm, edhe
nga Kastrioti i Dibrės, edhe nga trevat e Matit. Kjo
bėhet e qartė kur mbajmė parasysh se, siē pohon F. Noli,
Emri i Kastriotėve del nė shesh pėr herė tė parė mė
1368, kur njė Kastriot pėrmendet si kapedan i
Kaninės10); kjo bėhet mė bindėse kur mbajmė parasysh se
edhe para vitit 1385, kur vdiq Balsha II, edhe pas
vdekjes sė tij, Kastriotėt ishin pronarė tė tokave nė
mes tė Shkodrės dhe tė Lezhės. (shih shėnimin 7) Dhe
bindjen na e shton pėrsėri pohimi i Athanas Gegės qė
thotė se, Sipas njė dokumenti venecian tė vitit 1439,
pronat e Kastriotėve ishin fqinjė me Shkodrėn e
Lezhėn11)- qė flet nė favor tė tezės qė e kėrkon
origjinėn e Kastriotėve diku nė trevat e Mirditės
etnografike qė, sipas mendimit tim, dikur shtrihej nga
Vau i Dejės nė Lezhė e Kurbin, nga Kurbini nė Dukagjin
tė Matit e prej kėndej nė Pashtrik, pėr tu kthyer
pėrsėri nga Qafa e Malit pėr nė Vaun e Dejės.
Pėr kėtė flet jo vetėm etnografia e etnologjia, por
edhe fakti i njohur qė ky teritor ishte tokė e banuar
nga tė parėt e mirditasve, tė pukjanėve e tė
matjanėve-pirustėt, paraardhės tė arbėrorėve dhe
Dukagjinėve, qė shkonin gjer pėrtej Pashtrikut, ku fisi
i Pirustėve takohej me dardanėt. Dhe besojmė se kėtij
mendimi i vjen nė ndihmė edhe pohimi i M. Shuflait, i
cili nė veprėn Serbėt dhe Shqiptarėt, shkruante se Mė
1641 dalloheshin mbi Lezhė, nė rrjedhėn e poshtėme tė
lumit Mat dhe rreth Kurbinit shqiptarė tė
maleve-mirditorėt12), kurse Pukėvil dhe Bue e vendosnin
Mirditėn midis Prizrenit, Drinit, Shkodrės, Lezhės,
Krujės e Dibrės-tezė qė nuk mund tė kundėrshtohet as nė
ditėt tona.
Prej kėndej del konkluzioni se: 1. Gjersa sipas
burimeve osmane Kastriotėt ishin pronarė tė tokave nė
mes tė Shkodrės dhe tė Lezhės (shih shėnimin 7); 2.
gjersa sipas njė dokumenti venecian tė vitit 1439,
pronat e Kastriotėve ishin fqinjė me Shkodrėn dhe me
Lezhėn (shih shėnimin 11) dhe 3. gjersa, siē thotė Fan
Noli, Mirditėn dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti,13)
atėherė edhe Gjergj Kastrioti, i biri i Gjonit, diku nė
pronat e babait tė tij do tė ketė lindur mė 1405, tė
cilat duket se i pėrkasin qartė Mirditės etnografike.
Kėsaj i shtohet edhe fakti i njohur qė kėto treva po
shndėrroheshin qė atėherė nė njė oaz tė katolicizmit nė
Shqipėri.
Duke ecur nė gjurmėt e origjinės sė Kastriotėve dhe tė
territoreve ku shtriheshin ata, pa i vėnė qėllim vetes
tė gjurmoj autorė e vepra tė ndryshme, toponime,
gojėdhana e legjenda, qė flasin pėr lidhjet e Gjergj
Kastriotit me Mirditėn, tė cilat nuk mungojnė edhe pėr
trevat fqinje me tė, e shoh tė domosdoshme tė ndalem tek
njė dokument tjetėr pėr tė cilin, ēuditėrisht, ka
heshtur historigrafia shqiptare pėr mė shumė se njė
gjysėm shekulli. Ky dokument na vjen nga pėrfaqėsuesi i
madh i Rilindjes Kombėtare Gavril Dara i Riu, i cili nė
jetėshkrimin e tij, duke folur pėr tė ardhurit nė Palac
Adriano fill pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit,
shkruante: Ndėr kėta, tė parėt, prindėrit e mi, qė
emrohen gjer mė sot Mėrkuri e Njani i Dharenjėve,
gjėrinj (gjini, fis, gjak-shėnimi im) tė Kastriotit nga
ana e Vojsavės, sė jėmės sė tij, sė biljes
(bijės-shėnimi im) sė Prenkut tė Mirditėve.14)
Kjo e dhėnė, qė ėshtė me shumė rėndėsi pėr kuptimin e
tė vėrtetave historike, nė njė variant tjetėr paraqitet
nė kėtė mėnyrė: Midis tyre ndėr tė parėt, (qė erdhėn nė
Palac Adriano-shėnimi im) ishin gjyshėrit e mi, qė
pėrmenden gjer mė sot Mėrkuri e Njani i Dharenjėve,
gjėrinj tė Kastriotit nga ana e Vojsavės, nėnės sė tij,
qė ishte e bija e princit tė Mirditasve15 -variant qė
nuk ndryshon esencialisht nga i pari.
Ky pohim qė ėshtė njė pjesė e autobiografisė sė Gavril
Dara i Riu, flet shumė. Ai dėshmon, sė pari, se tė parėt
e rilindasit tė madh ishin shpėrngulur diku nga trevat e
Mirditės disa vjet pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit,
pasi invadorėt turq kishin pushtuar qytetin e Shkodrės,
portėn veriperendimore tė Mirditės e po suleshin drejt
maleve tė saj, duke djegur e shkatėrruar gjithēka. Sė
dyti, duke treguar se tė parėt e Gavril Dara i Riu
kishin zbritur nė Palac Adriano mė 1482,16) ai bėhet mė
i besueshėm se historianėt e tjerė qė merren me
origjinėn e Kastriotėve dhe territoret ku shtriheshin
ata; sepse kemi tė bėjmė me njė njeri tė ditur, qė na
rezulton pinjoll i lavdishėm i njė dere princėrore tė
Mirditės, i cili duhet tė ketė pasur tė dhėna tė sakta
pėr fisin e vet. Kėshtu Gavril Dara i Riu bėhet mė i
besueshėm se Barleti, i cili e bėn Vojsavėn-nėnėn e
Gjergj Kastriotit, bijė tė princit tė tribalėve17)-fis
qė, siē shėnon pėrkthyesi Stefan Prifti, Barleti i
quante banorė nė trevat e Maqedonisė dhe tė Bullgarisė
sė sotme, banorė sllavė tė kėtyre vendeve.18)
Pohimi i Gavril Dara i Riu pėr origjinėn mirditore tė
Vojsavės-nėnės sė Gjergjit zėmadh, duket mė i besueshėm
edhe se pohimi i F. Nolit, i cili thotė se Gjon
Kastrioti ishte martuar me Vojsavėn, tė bijėn e
kryezotit tė Pollogut, afėr Tetovės. Kjo
krahinė-shprehej me dyshim historiani ynė-dukej se ishte
pjesė e principatės sė Balshės dhe hynte nėn influencėn
e Kastriotėve.19) Dhe ėshtė mė i besueshėm pohimi i
rilindasit tonė tė madh, sepse, kur ai na thotė qė
familja e tij kishte zbritur nė Palac Adriano mė 1482,
duket se ka nė dorė dokumenta qė nuk i kishin pasur as
Barleti, as F. Noli nė kohėt e tyre. Pastaj njė njeri
kaq i ditur e kaq i pėrgjegjshėm pėr historinė e fisit
tė vet, nuk kishte si tė fantazonte pėr ta paraqitur
Vojsavėn si bijė tė njė princi mirditas, siē bėn nė
shėnimet e tij autobiografike nė hyrje tė poemės madhore
Kėnga e Sprasme e Balės, ca mė tepėr kur dihej qė
treva e Mirditės nė shekullin XV thirrej mė shpesh me
emrin Dukagjin.
Origjina mirditore e Vojsavės, qė ėshtė vėshtirė tė
kundėrshtohet pa sjellė dokumente mė tė besueshme se tė
dhėnat qė sjell Gavril Dara i Riu, do ta nxirrte Gjergj
Kastriotin vetėm nip mirdite; ca mė tepėr po ti besohet
prerė tezės qė e redukton Mirditėn fillestare nė njė
zonė tė ngushtė, siē mund tė ishte Kodra e
Mashtėrkorėve. Por pėr tė shkuar mė tej nė kėrkim tė sė
vėrtetės pėr pemėn gjenealogjike tė Kastriotėve, na
vijnė nė ndihmė edhe pohime tė historianėve tė ndryshėm.
Kėshtu Kristo Frashėri pėrmend se
udhėtari frėng Ami
Bue shkruante se kishte dėgjuar se Skėndėrbeu kishte
lindur nė fshatin Kastėr tė Mirditės,
gjysmė ore larg
fshatit tė sotėm Vig.20) Kėtė pohim na e kujton edhe
albanologu gjerman Johann von Hahn kur flet pėr
zbulimin e njė vendlindje tė re tė Skėndėrbeut21)
diku afėr njė kėshtjelle tė vjetėr, nė fshatin Kastėr tė
Mirditės. Po kėtė tė vėrtetė e pohon edhe Athanas Gega
kur shkruan: Duhet pranuar se mbiemri Kastrioti vjen
nga Kastri me origjinė Romake...22) Edhe F.Noli, si pa
dashur, nė kėtė pėrfundim vjen kur shkruan se Thaloc
dhe Jireēek (nė veprėn Zwie Urkunden aus
Nordalbanien-shėnimi im) e quajnė pėrrallė sllavėrinė e
Kastriotėve dhe shtojnė se llagapi i tyre... tregon se i
kishin rrėnjėt nga njė fshat i quajtur Kastri.23) Nė
kėtė pėrfundim sikur vjen F. Noli edhe kur kundėrshton
qė mbiemri Kasterioti tė ketė ardhur nga njė Kastrat i
Shkodrės a i Hasit, kur thotė: Etimologjikisht ėhtė
shumė e rėndė qė tė dallė llagapi Kastriot nga
Kastrati.24)
Nė pėrfundimin se Kastri i Mirditės ėshtė vendlindja e
Gjergj Kastriotit arrin lehtė po ta analizosh thellė, me
kujdes e pa anėsi konkluzionin qė nxjerr F. Noli kur
thotė: Tė gjitha dėshmimet e ndryshme qė nėmėruam
sipėr, (dokumente pėr origjinėn e Kastriotėve-shėnimi
im) mund ti pėrmbledhim e ti pajtojmė kėshtu:
Kastriotėt rrjedhin nga katundi Kastriot i Dibrės, ose
nga njė fshat i quajtur Kastria, qė ndodhej a nė Mat, a
nė Mirditė, a nė Has
25) Ca mė tepėr kur dimė se vetė F.
Noli e ka vėnė tepėr nė dyshim origjinėn e Kastriotėve
nga Kastrioti i Dibrės, kur ka shkruar: Po nuk dihet a
e ka marrė emrin katundi nga Kastriotėt, apo Kastriotėt
nga katundi.26) Dhe kėsaj i shtohet edhe pohimi tjetėr
se fshatra me emrin Kastri ka sot nė Shqipėri, njė nė
Ēamėri dhe njė nė Mirditė, afėr Drinit.27)
Dhe, kur dihet nga historia por edhe nga ato qė na
thotė F. Noli, se Kastėr nė trojet shqiptare ka vetėm nė
Mirditė dhe jo nė Has, nė Dibėr a nė Mat; kur dihet se
Kastria e Ēamėrisė ėshtė Kosturi, atėherė i vetmi Kastėr
ku duket se ka lindur Gjergj Kastrioti, ėshtė Kastri nė
Vig tė Mirditės. Dhe kurorėn kėtij mendimi sikur ia vė
vetė F. Noli kur shkruan: Mirditėn dhe Hasin i kishte
Gjon Kastrioti, po Barleti sua pėrmend emrat dhe i
pėrmbledh me emrin Aemathia.28)
Duket, pra, se Prenku i Mirditės, qė nga historianė tė
ndryshėm quhet princi i kėsaj treve, e martoi tė bijėn
Vojsava me njė Kastriotas tė fshatit Kastėr, pra, po nė
Mirditė, tek njė derė tjetėr princėrore, siē ishte e
modės nė kėtė shekull, por siē ishte edhe nė zakonet e
kėsaj treve. Dhe, duke i bashkuar natyrshėm tė dhėnat qė
sjell Gavril Dara i Riu pėr Vojsavėn dhe fisin e vet, me
pohimin e Athanas Gegės se Mbiemri Kastriot, qė ka
mbijetuar nė histori, lidhet mė shumė me lokalitetin e
Kastrit nė Mirditė,... se sa me lokalitete tė tjera qė
kanė tė njejtin emėr, (shih shėnimin9) bindemi se
Mirdita-vendorigjina e pėrfaqėsuesve tė rilindjes
europiane: Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli, (shih
shėnimin6) e artistit me famė botėrore Aleksandėr
Moisiut,29) e rilindases Elena Gjika,30) e rilindasve
tanė tė mėdhenj: Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Gjegj Fishta,
Preng Doēi etj., ėshtė edhe vendlindja e Heroit tonė
Kombėtar Gjergj Kastriotit, emėr i mbuluar me lavdi tė
pėrjetshme.
Rrjedha e mėvonshme e historisė sė Shqipėrisė,
veēanėrisht e historisė sė trevės sė Mirditės, sikur e
vėrteton tezėn e mėsipėrme. Dhe pėr kėtė flet fakti qė
Mirdita jo vetėm e trashėgoi, por edhe e pėrdori si
flamur tė saj flamurin e Gjergj Kastriotit edhe nė
periudhėn e rėndė tė robėrisė turke, deri edhe si duvak
pėr nuset mirditore. Mbi kėtė ēeshtje hedh dritė edhe
historiani Pal Doēi, kur kujton se udhėtari frėng Ami
Bue shkruante: Flamujt e tij (tė Skėndėrbeut) ishin tė
kuq, me shqiponjėn e zezė me dy krerė, sikundėr e kanė
edhe mirditasit.31) Edhe pohimi i kryengritėsve
mirditorė nė protestėn drejtuar Valiut tė Shkodrės mė
1901, ku shkruhet se Flamuri ynė do tė jetė ai i Gjergj
Kastriotit, qė PREJ KOHĖSH (nėnvizimi im) valėvitet nė
majat e zbardhuara nga bora tė Shėn-Palit32), tė
njejtėn gjė dėshmon.
Ndoshta kanė qenė kėto tė vėrteta qė e kanė frymėzuar
poetin e Rilindjes Kombėtare Risto Siliqi ti drejtohet
kėsaj treve me krenari:
O Mirditė! O trimnesh e dheut!
I Arbnisė fis i kryekreut!
......................................
Vuejte prova, por si mbete shtegut
Dhe ia mbajte jazin Skenderbegut!33)
PRENG CUB LLESHI
10.10.2001
|