Autori ka lindur nė Kallmet tė Lezhės me 6 prill 1970 dhe
tani jeton familjarisht nė Jacksonville tė Floridės, USA. .Ka
botuar deri tani vėllimin poetik "Lotėt e puthjes"si dhe ka
botuar cikle me poezie e tek vellimet poetike .. 45POETE PĖR
LEZHEN,...PAS MIGJENIT,...BALADA E LARGESIVE...ka botuar ne
gazeten EGNATIA tė Athines si dhe ne gazeten BOTA SOT.
Gjithashtu herė pas here ka botuar e boton poezi nė gazetėn
shqiptaro-amerikane "Illyria" tė New York-ut.Po pergadit
vellimin e dyte poetik. Poezitė e Lekė Gjokės janė tė mbushura
me mallin dhe dashurinė pėr atdhe, me metaforat e udhėtimit tė
tij larg, me ndjenjat e fuqishme ndaj fatkeqėsive, qė e
shoqėrojnė si re Shqipėrinė.Drejton ne internet
Lezha.net si dhe
Memedheun
dhe ndienjat tek ti me
trenin e eres janė tu erdhe !..
Padashje hedh sytė poshtė
Adriatikut
lulėt e dhimbjes nė mes te
detit kishin mbirė
dallget i gjuanin me
shuplaka nė tė ikur
mordja kish ngarkuar nė
shpine djalerinė !..
Nė qiejte e Europės sakaq
ndienjat rendin
tek semaforet e turpit rri
lakuriqsia me skllaverinė
tė tjeret me pash iu
shesin nderin
...Oh zot!-Ē'po ndodh
kėshtu me vajzerinė?!..
Engjujt e shprese nė krahė
me marrin
e xhiro anembane botės i
rashe
lotėt e shpirtit nė kor
nisin vajin
ndienjat mė semurėn ndaj i
shtroj nė spital pėr ilaq !..
GJUHA SHQIPE
Qesh fytyra e Bjeshkeve tė
Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisen n'udhna t'largta
rrokullimthi nė kurbet !
Shtriqet fusha e pergjumur
dhe njė sy pakez e hap
shqip iu nis kanges dhe lumi
shqip nis t'flasin rrruezat nė gjak!
Shqip nis flet dhe shija e
puthjes
ku dashnia nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa n'rrugė na ka ngel !
Por..iken shqipja nė
mergim
se varfnia duhet vra
nis femija tue psheretim
edhe shqip ai nis me kja!
Qesh fytyra me vogelushin
sa mire shqip ai din me kja
malet jashta frymen ndalin
deti syte hapi tu pa!
Ē'ashtė ky za,kjo gjuhe qe
mbjell
diamante rreth e qark
e vransinen nė det e hedh
vetem diellin sjell nė prag ?!
Qė sheron malle e
trishtime
t'fohtin n'shpirt nė vend ta heq
e me ty rri n'halle e n'gezime
e kurre s'lodhet,kurre s'thotė dreq !
Gjuhes shqipe i qeshin
syte
nė mergim bijte ledhaton
shqip prapė flasin dhe dashurite
dhe era e shpirtit veē shqip kendon!
Lotėt e Puthjes
Larg nė dhé tė huaj
kur sytė veē nė ėndėrr t'i pashė
nė buzė qėndrojnė pakėz lotė tė puthjes
pakėz lotė tė puthjes sė thatė !
Nata rend mbi dallgė tė lodhjes
ndjenjat marrin udhė tė gjatė
qėndrojnė pak nė oborr tė shkollės
Nė vjeshtė pemėt s'di pse qajnė?
(Mos kjo stinė iu vodhi rrobat ?!)
Ah e dashur, buzėt qajnė
kėtu larg nė dhe tė huaj
katėr stinėt vjeshtė janė
s'po shterojnė lotėt e puthjes !
KUSH E SOLLI DASHURINĖ
Mėngjesi i lau faqet
mesdita i krehu flokėt
era ia shkundi mendimet
dhe ia thau lotėt!
Ora ia dha vrapit
sytė me qiellin ndėrrohen
detrat po bėrtasin
detrat zemėrohen!
Se s'ka mė ujė lotėsh
se u shterr trishtimi
s'kanė si mbushen botėt
e kėtij zemėrimi!
Nuk shterrojnė dot kėngėt
por buruan puthjet
dita lind pėr sytė
nata vjen pėr buzėt!
Ora ia tha vrapit
dhe nė planetin tjetėr
u takua mė djalin
e me puthjen e vjetėr !
NJĖ VAJZĖ ECĖN NĖPĖR SHI
Ecėn njė vajzė nėpėr shi,
si nė legjendė
s'ecėn me kembė, ecėn me zemėr
dhe s'pyet nėse gjiri i resė rrjedh
shi, bore apo breshėr !
Ecėn ajo si legjenda drejt legjendės
vezullimi i syve tė saj, tė gjitha retė i zhduku
e di, shumė larg rri fshehur njė zemėr
qė pulson njėherėsh me zemrėn tėnde flutur !
ĖNDĖRR VAJZĖRORE
Padashje tej xhamit
hyre ti tėrė ngrohtėsi
hyre mu nė zemėr tė fustanit
me njė afsh tė madh nė gji.
E sytė anash i hodhe
tė shihje ndonjė dhėndėrr
por syve s'di pse s'iu besoje
s'e dije gjithēka ishte ėndėrr...
BJESHKĖT FYTYRĖQESHUR PO PRESIN
(mikut tim poet Kolec
Traboini )
Mėrgimi udhėtonte nė botėn
e shpresės
udhėve tė Athines imazhi yt rend me njė frymė
i qetė,por nganjėhere ca tallaze jete
mundohen udhė tė trisht tė fryjnė !
Heej burr malėsie qė bjeshkėve
iu flet me gjuhėn e maleve
e si tė shohin njė herė me pėrqafim shikimesh
tė marrin nė preher dhe qajnė prej ndarjeve !
Tash sa shekuj jete ecėn nė atė rrugė
nė njė start tė thjeshtė nisje por pa skaj
tė ftohtit e Bostonit zjarrit i fryjnė mė shumė
mėrzija e trishtimi tė lodhura u shkrijnė nė vaj !
E prap ti rend me mėrgimin qė t'sheh i friksuar
dhe Shqipnisė i ban za nga Larg
erdha, po vij; jam biri juaj
e bjeshkėt fytyrėqeshura po t'presin tiu trokasin ne prag.
Hamalli !.....
Hamalli tere diten
ngarkuar
me ngarkese hamalli
psheretin e shikon te
vulosurat duar
dhe prape rreshqet nė udhe
persepari!..
E shoh nga larg te
ēfilitur
afrohem dhe nė kuvend
shtrohem gjate
i them te paguaj shtrenjte
e ai nė kembe ėshtė ngritur
e serishmi u ul prape!..
-Ēdo mall unė mbaj!-ma
kthen i merzitur
ēdo mal lqe peshohet nė
peshore
s'kam problem pesha te
renda per te ngritur
por jo pesha
shpirterore!..
S'mund ta mbaj dot
mergimin
e n'maunė ta ngarkoj ajo
nė gjunjė bie
e pi pastaj ilaqe per te
vrare trishtimin
nė diell e ne hije !..
Oh zot !psheretis si me
vete
e hamalli me shikon me
shikim hamalli
sikur me thote hamall ma
te mirė se une s'gjete...
e di nė Shqiperi mergimi
vdes persegjalli !..
Lamtumire o i huaj
hamall...
dhe rreshqas ne rrotullat
e ndryshkura te mergimit
Ishte ēmendur makina e
pronarit dhe me vrap
si kale i hazdisur rende autostrates
por semafori i kuq per krahu e kap
dhe ia nxierr kllapine.
Kokėn kthej mėnjanė,sytė shohin nė dritare nė vocerrak
qe asnje pike gjaku nė fytyre s'i kish mbire!.
-Mė fal pesė lekė se dua te jetoj-mė tha ai shqip
Zgjata paret e ia dhashe u mbyllen vete syte
perpara Migjeni i zverdhur m'u fanit.
Ėshtė ca e lasuar Athina dhe bėn zhurmė
s'i bie ndermend se ka ndonje vocerrak shqiptar
qė pėr shtepi ka lulishten
e pėr mbuloje ajrin e veres
Vallė vargjet kush per fyti po m'i kap
lotėt e zemres ?
-Ik nė Shqiperi !-mu duk se i thashe
se vetem atje do tė tė falin ndonjė cope jete
se si m'u zhduk papritmas ai vocerrak
se makina serishmi mu ēmend !...
Im bir, Donaldi, lindi me
30 qershor 1997
Pėrjashta spitalit kėngė e
zakonshme armėsh
si vajtim mortor a kush djallin e di
qershori i lodhur ēapitej ngadalė
diktatura nė shtratin e vdekjes u shtri.
E dashura ime nė sallė tė operacionit gjumė flė
Doktorat i kishin prehur thikat e jetės
qajnė ndienjat, e prapė vetja mė thotė: "Hė mo burrė je!"
... por jo s'i ndaloj dot lotėt e zemrės.
Dhe vargjet pikojnė lot
se lot buron e tėrė Shqipėria
se dhe nuset nė tė zeza ndėrruan njyrėn e vellos sot
e pėr orkestėr kishin vajtime e krisma!
Sot me 30 qeshor 1997 doli nga "burgu" im birė Donaldi
e tamli i nanės qė pi, ka aromė baroti
dy orėsh mė thotė: "babė ē'po ngjet kėshtu nė Shqipėri
apo na ka mallkuar zoti!?...
Pėrkėdhel tim birė qė trokiti nė jetė
ditėn e parė tė riēlirimit tė tretė,
zemra e tij e re pulson e duket sikur flet:
"Ishalla ripushtim tjetėr tė vetvetes s'do tė ketė !"