| Shenimi Nr:: |
521 |
| Date: |
Monday 12:24 08.03.2010 |
|
|
Priftin e detyrojn me hanger fjalet e ve |
|
|
|
Priftin Dom Anton Kçira po e detyrojne me hanger fjalet e veta vetem perse u rrasi nje te shame atyne qe dalin prej rruges se Zotit se Zoti thote ne Bibel se duke qene besimtar je njeri paqesor dhe jo terrorist apo kriminel. Nje te shame ne meshe e ka hanger prej priftit te Rreshenit edhe ata qe moren inisiative per mu mobilizu kunder atyre shqiptareve te jugut ne vitin 1997, e gjithashtu qeveritaret qe nuk leshojshin karriget ne detyre pa u ba gjak deri ne gju
Nga Dom Anton Kçira
Të nderuar vëllezër e motra shqiptare kudo që ndodheni, në trojet tona etnike ose nëpër botë. Kam nderin tju drejtohem nëpërmjet kësaj letre të hapur për të sqaruar të gjithë bashkatdhetarët dhe bashkëkombësit e mi, bashkëpunëtorët dhe besimtarët e të gjitha feve të hapësirës shqiptare, në lidhje me një videomontazh të publikuar ditëve të fundit ne internet ne faqen youtube, ku paraqiten pjesë të shkurtuara të një fjalimi të mbajtur nga ana ime në një aktivitet të shoqatës së intelektualëve të organizuar në Kishën Katolike të Shën Palit në Detroit, me temë Kosova në prag të pavarësisë. Gjithashtu në këtë videomontazh në mënyrën më histerike janë bërë ilustrime fotografike të ngjarjeve më tragjike të ndodhura ndonjëherë në të gjitha trojet tona etnike dhe që nuk kanë asgjë të përbashkët me përmbajtjen e fjalimit tim.
Do të doja ta nisja këtë sqarim duke thënë disa fjalë në lidhje me aktivitetin tim në Kishën Katolike të Shën Palit në Detroit. 1. Gjatë gjithë aktivitetit tim fetar çështja jonë kombëtare ka qene dhe mbetet parathënia e çdo iniciative ose veprimtarie të drejtuar nga ana ime. 2. Kisha qe unë drejtoj është dhe do të mbetet një vatër e besimit dhe e atdhedashurisë për të gjithë shqiptarët. 3. Vlerësimi dhe respekti për çdo shqiptar pavarësisht nga besimi i tij fetar ka qenë dhe mbetet kryefjala e aktivitetit tim 43-vjeçar. 4. Kam marrë pjesë në të gjitha demonstratat paqësore të shqiptarëve të Amerikës, përpara institucioneve amerikane për sensibilizimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. 5. Kam udhëhequr dhe organizuar takime me zyrtarë dhe me përfaqësues të lartë të Shtetit Amerikan në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare. 6. Kam drejtuar komunitetin e shqiptarëve të Detroitit në fushatën e mbledhjes së ndihmave financiare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe kam ofruar gjithçka kam pasur vetë në ndihmë të kësaj çështjeje. 7. Kam organizuar dhe kam drejtuar të gjitha nismat dhe tubimet në përkrahje te pavarësisë së Kosovës derisa kjo ëndërr shumëvjeçare e shqiptareve u bë realitet.
Për sa më sipër ekzistojnë prova dhe fakte historike të aktivitetit tim 43-vjeçar, te cilat me kënaqësi mund tia vëmë në dispozicion çdo shqiptari të interesuar.
Në vazhdim do të doja të sqaroja të gjithë lexuesit e kësaj letre në lidhje me përmbajtjen e pjesëve të montuara të videos së publikuar në youtube. Unë kam marrë pjesë në një takim të organizuar nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptaro-Amerikanë në Michigan më datën 13 maj 2007, që zhvillohej për të denoncuar dhe për të shprehur indinjatën në lidhje me një akt terrorist të mbetur në tentativë në bazën ushtarake të Fort Dix-it në New Jersey, ku u gjetën fajtorë dhe më vonë u dënuan me burgim të përjetshëm tre shqiptarë të lindur në trojet tona etnike që aktualisht ndodhen brenda shtetit të Maqedonisë. Kjo ngjarje e rëndë kishte ndodhur 5 ditë para mbajtjes së këtij takimi. Njëkohësisht takimi zhvillohej në përkrahje të Pavarësisë së Kosovës, e cila ndodhej në hapat e fundit të përgatitjes dhe deklarimit të saj përfundimtar. Dëshiroj të sqaroj se me gjithë njoftimin e bërë për këtë aktivitet të rëndësishëm për kohën kur ai mbahej, pjesëmarrja ka qenë jashtëzakonisht e vogël, madje në sallë nga disa pjesëmarrës mungonte edhe serioziteti apo vlerësimi i duhur i aktivitetit. Fjala ime aty ka shprehur në mënyrë emocionale indinjatën në lidhje me ngjarjen e bazës ushtarake të Fort Dix-it të New Jersey-it, dhe ndoshta fjalori i përdorur nga ana ime në këto rrethana nuk ka qenë i përzgjedhur mirë dhe me kujdes. Sa për sqarim: unë kam shprehur indinjatën time që tre shqiptarë të marrin guximin për të marrë pjesë në një akt të tillë terrorist të mbetur në tentativë kundër interesave amerikane dhe veçanërisht në një bazë ushtarake amerikane, e cila ka strehuar 20 mijë refugjatë të ardhur nga Kosova, gjatë luftës.
Duke e vlerësuar këtë si një akt të pamoralshëm tradhtie dhe të nxitur nga individë ekstremistë fetarë, pa marrë parasysh detyrimin e madh moral që ne si komb kemi dhe do të kemi ndaj shtetit amerikan, kam shprehur hapur indinjatën time personale për këtë çështje. Unë në fjalimin tim kam dashur të them: Ashtu siç u masakruan 260 mijë myslimanë në Bosnjë, ashtu do të ishin vrarë dhe masakruar 1.9 milionë shqiptarë në Kosovë po të mos ishte ndërhyrja ushtarake e NATO-s e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo interpretim tjetër është një keqpërdorim i qëllimshëm i fjalimit tim dhe një nxitje e pastër e urrejtjes ndërfetare mes shqiptareve nga individë ekstremistë fetarë, nga ish-shërbëtorët e UDB-së jugosllave, nga komunistë ateistë të shitur dhe të blerë qindra herë, të cilët komuniteti shqiptar i Detroitit i ka identifikuar me kohë dhe i njeh shumë mirë. Unë gjatë gjithë aktivitetit tim e kam konsideruar çështjen kombëtare si parësore dhe çështjen fetare si dytësore dhe në shërbim të pasurimit shpirtëror të shqiptarëve. Këtu në Detroit të SHBA-së kam bashkëpunuar ngushtësisht me të ndjerin Imam Vebi Ismailin, një klerik shembullor i fesë myslimane, si dhe një patriot i madh në përkrahje të çështjes sonë kombëtare. Kam bashkëpunuar ngushtësisht me të ndjerin Baba Rexhepin dhe me Teqenë Bektashiane në të gjitha mënyrat e mundshme dhe në të gjitha organizimet me karakter kombëtar dhe patriotik. Asnjëherë gjatë karrierës sime nuk i kam dalluar shqiptaret për nga besimi i tyre fetar, dhe e çmoj harmoninë ndërfetare të shqiptarëve si një cilësi fisnike, vlerë dhe dimension i çmuar moral.
Duke e mbyllur këtë letër dëshiroj të theksoj se askush nuk mund të gjykohet nga pjesë të shkurtuara të një videomontazhi disaminutësh, kur flitet për një aktivitet patriotik në shërbim të çështjes shqiptare për më shumë se 43 vjet. Kjo video është përgatitur nga individë ekstremistë dhe të shitur për qëllime të caktuara, të cilët megjithëse kanë kaluar tre vjet nga tentativa për akt terrorist kundër Amerikës, akoma nuk e kanë dënuar atë publikisht. Ne si shqiptarë kudo që jetojmë, u jemi dhe duhet tu jemi mirënjohës për jete Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin vendimtar në zgjidhjen përfundimtare të Çështjes Shqiptare. Ky detyrim i madh moral ndaj Amerikës është njëkohësisht edhe testimi më i mirë që mund ti bëhet patriotizmit të çdo shqiptari.
Duke ju përshëndetur, i uroj çdo shqiptari, kudo që ndodhet, dhe pavarësisht nga krahina ose përkatësia fetare, suksese, mbarësi dhe shëndet në familjet e tyre, si dhe u uroj Kosovës, Shqipërisë dhe të gjitha trojeve tona etnike bashkim dhe zhvillim të shpejtë si partnerë dinjitozë të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë!
Zoti e bekoftë Amerikën! |
|
|
|
|
| Shenimi Nr:: |
520 |
| Date: |
Sunday 09:55 28.02.2010 |
|
|
REPUBLIKA E KOSOVËS |
|
|
|
NDERTOJME
KATEDRALEN
PER
n"ish KSAK
me himnin ne gjuhen RUMUNE |
|
|
|
|
| Shenimi Nr:: |
519 |
| Date: |
Saturday 10:35 27.02.2010 |
|
|
I Iutemi por s`njohim sa duhet shnaNdue |
|
|
|
Pershendetje
Pothuajse te gjithe mirditoret shkojne me 13 qershor ne Lac, ne kodren apo malin ku eshte kisha e Shna Ndout dhe luten shenjtit Shna Ndue per me u sherue pasi e dime se Ai ka ba mrekulli duke sherue njerez. Nga kisha katolike jane te njoftuna 26 mrekulli qe Shenjti Shna Ndue ka ba sa kohe ai ishte gjalle e pas vdekjes vetem Zoti e din se sa mrekulli jane bere me ndermjetsimin e tij.
13 qershori eshte dita kur ai vuante nga semundje shendetesore dhe ishte perkeqesuar shume dhe ate dite thote "Sa bukur do te ishte te vdese sot" dhe duke folur mbi Zojen e Bekuar kryevepren e dashurise se Zotit, i bie te fiket dhe kur i rikthehet vetedija thote se ka dy deshira, njera te kthehet tek mbreteria e Atit ne qiell por para se te shkonte atje kishte deshire te kthehej ne Padova. Dhe ne nje kuvend franceskian ne Arcella pasi merr sakramentin e te semureve vdiq ne kete kuvend me 13 qershor 1231 ne moshen 36 vjecare
Kush eshte Shenjti Shna Ndue?
Ai quhej Fernando Bulioni dhe lindi ne Lisbone te Portugalise me 15.VIII.1195 me prinder Martin dhe Maria Bulioni. Fernando ne gjuhen vizigote do te thote "luftetar i paqes"
Per me shume vizitoni kete faqe per te mesuar me shume rreth jetes se tij por edhe mrekullive qe ai ka bere.
http://www.misioni.hr/jetali turgjike18.pdf |
|
|
|
|
| Shenimi Nr:: |
518 |
| Date: |
Wednesday 08:57 24.02.2010 |
|
|
Nuk e di nese edhe ky i dyti kishte grip |
|
|
|
Ku po shkon Sherbimi Mjekesor ne Rreshen...?
1.....Pak kohe me pare nje vajze 22 vjecare nga Bukmira, Geralda, erdhi per tu vizituar ne Rreshen. Mjeku i rojes ne vend qe te merrte specialistin e ftohjeve i rekomandon nje aspirine dhe e nis per ne fshat. Te nesermen ajo vjen shume me e semure, e nisin ne Tirane, por vdes ne Kamze. A sikur ajo vajze te ishte nisur ne Tirane qe ate ante e jo per ne Bukmire, te gjithe e dime qe do te kishe mberritur e gjalle, por edhe sot do te ishte duke menduar fustanin e marteses per kete vere.
2......Dy dite me pare, nje femije nga Rubiku, Flori Ndoj vjen nga shtepia e tij i semure rende. Mjeku i rojes, pa u konsultuar me specialistin e fushes thote se eshte helmuar dhe i jep nje dyzine ilaqe dhe e nis per ne shtepi. Femija shkon ne kufinjte e vdekjes dhe e nisin per ne Tirane. Meqe mundi te mberrinte gjalle, mjeket konstatojne se qe diten e pare i kishte plasur apendisiti dhe gjendja kishte agravaur keq, helmimi ishte ne gjak. Disa ore operacion, dhe me pas disa ore pastrim gjaku nga helmet. Pra ne nje muaj dy raste te renda pergjegjesie.....Pse...? Paraja i ka bere keta mjeke armiq me njeri tjeterin, nuk komunikojne per ti kaluar te semuret tek mjeku perkates, dhe ja fusin me top, anipse mund te ndodhin tragjedi....Deri kur keta qe paguhen nga taksat tona do te luajne me jetet tona...?
Add a caption
Ku po shkon Sherbimi Mjekesor ne Rreshen...? 1.....Pak kohe me pare nje vajze 22 vjecare nga Bukmira, Geralda, erdhi per tu vizituar ne Rreshen. Mjeku i rojes ne vend qe te merrte specialistin e ftohjeve i rekomandon nje aspirine dhe e nis per ne fshat. Te nesermen ajo vjen shume me e semure, e nisin ne Tirane, por vdes ne Kamze. A sikur ajo vajze te ishte nisur ne Tirane qe ate ante e jo per ne Bukmire, te gjithe e dime qe do te kishe mberritur e gjalle, por edhe sot do te ishte duke menduar fustanin e marteses per kete vere. 2......Dy dite me pare, nje femije nga Rubiku, Flori Ndoj vjen nga shtepia e tij i semure rende. Mjeku i rojes, pa u konsultuar me specialistin e fushes thote se eshte helmuar dhe i jep nje dyzine ilaqe dhe e nis per ne shtepi. Femija shkon ne kufinjte e vdekjes dhe e nisin per ne Tirane. Meqe mundi te mberrinte gjalle, mjeket konstatojne se qe diten e pare i kishte plasur apendisiti dhe gjendja kishte agravaur keq, helmimi ishte ne gjak. Disa ore operacion, dhe me pas disa ore pastrim gjaku nga helmet. Pra ne nje muaj dy raste te renda pergjegjesie.....Pse...? Paraja i ka bere keta mjeke armiq me njeri tjeterin, nuk komunikojne per ti kaluar te semuret tek mjeku perkates, dhe ja fusin me top, anipse mund te ndodhin tragjedi....Deri kur keta qe paguhen nga taksat tona do te luajne me jetet tona...? |
|
|
|
|
| Shenimi Nr:: |
517 |
| Date: |
Sunday 08:58 21.02.2010 |
|
|
te zberthejm cfare shkruejme |
|
|
|
shkruejtur nga Domgjoni
Dom NIKOLL KAQORRI thonte: Mue si prift katolik m'takon që t'bashkpunoj me austriakun, por për hir të kombit, m'duhet me bashkpunue me turkun sepse ky asht n'shkatrrim e sipër dhe ma jep PAVARSINË kurse austriaku, m'çliron prej turkut, por m'nënshtron vet
Zoti Domgjon mos ta ngaterrojme Kroacine me Shqiperine sepse neqoftese dihet se ne Kroaci ka pase mbreteri, dhe fqinjet e Kroacise kane qene shume te fuqishem ne shume aspekte dhe ne arenen nderkombetare dhe nje fqinj i pervec te tjerash ka edhe te mira shume te dobishme, ne Shqiperi e 1912-s nuk ndodhte e njejta gje.
Shqiptaret qe dojshin turkun ishin shtylla e fundit e perandorise osmane dhe sic thuhet nganjhere neper popull "kur je i fundit ne rradhe ose humbet fare ose ngrihesh ne piedestal si te gjithe fqinjet e tjere" dhe shqiptaret humben shume.
Megjithese perpjekjet e fqinjeve tane si Italia dhe Austria kane qene jo te vogla kur duhet te kujtojme dhe kuptojme realitetin e djeshem se pershembull ne Vilajetin e Manastirit(sot Maqedonia) u mbajt kongresi i Manastirit ose kongresi i Alfabetit dhe ka dhene kumtese at Gjergj Fishta sa i ka lane pjesmarrsit te trullosune ashte ba perpjekje nga rilindasit per shkrirjen e dialekteve gege toskee nuk duhet harru se pak kohe me pas cfare u shkruajt shqip ju vu flaka nga turqit.
Behet fjale per 1908
Me pas ne vilajetin e Kosoves qe po shkonte drejt shperberjes si vilajet lindi nje nga figurat me te rendesishme te rilindjes kombetare At Shtjefen Gjecovi, biografine dhe veprat e tij i dime. Mbledhja e Kanunit ne popull per ta shkruejte ne liber e per ta shperndare tek ata njerez qe dinin me lexue shqip dhe per te bere te vetedijshem shqiptaret se cfare kushtetute kanunore kane ndjekur ne histori dhe cfare duhet te bejne dhe ndjekin ne vazhdim per te permisuar kete kushtetute kanunore dhe per tju bashkangjitur kushtetutave te mbreterive te krishtera evropiane te asaj kohe, te ben te kuptosh dhe ta dua me shume Kosoven por edhe ti jap me shume respekt dhe te punoj duke djersitur per te kuptuar se Evropa na do dhe jo sic thuhet e etikohet sot nga shumica e shqptareve pse jo edhe nga mirditor,e "Evrope kurve"
Ne Shqiperine e shekullit XIX-XX eshte derdhur shume gjak por kane shkuar per lesh edhe shume rilindas puna e te cileve eshte ruajtur me fanatizem te vertete.
Neqoftese ne Kroaci ju zoti Domgjon patet ndihmen e austro-hungarezeve dhe te francezeve e te italianeve ne momente delikate dhe shporret turkun qysh ne vitin 1700, e njejta gje jo shume larg jush nuk ndodhi me shqiptaret qe ishin te fundit per te fituar pavaresine turqit. Megjithate sot shihet se ka ndergjegjesim te shqiptareve DUKE LEXUAR DHE DUKE DISKUTUAR per te dashur Shqiperine dhe per te punuar e per te ndryshuar mentalitet se po te jete per fene shumeca e e shqiptareve kane filluar te vishen si arabe dhe femnat te vejne perce.
Gjith te mirat |
|
|
|
|
| Shenimi Nr:: |
516 |
| Date: |
Saturday 09:18 20.02.2010 |
|
|
Zgjidhet presidenti i ri i Kroacise. |
|
|
|
President i ri i Kroacise u zgjodh Ivo Josipovic dhe eshte anetar i partise socialdemokrate
Pak histori per Kroacine.
Kroacia eshte nje republike ne juglindje te Evropes.
Kryeqyteti i Kroacise eshte Zagrebi dhe qyteti ku punon qeveria krote. Zagrebi eshte qendra e akademise dhe shkencave si dhe nje nyje pike lidhese trafiku.
Kroacia eshte antare e Organizates Boterore te Tregtise dhe nga 1 prilli i vitit 2009 eshte anetare e NATOS.
Kroatet jane nje popull sllavfoles qe banonin ne nje zone te quajtur Galizien(Ukraina dhe Poloni). Ata emigruan rreth vitit 600 ne jug te Evropes ne vendin e quajtur sot Kroaci.
Nje teori thote se kroatet kane origjinen nga Irani e basuar kjo nga shkrimet ne gur te gjendura atje.
Fjala kroat te shpie tek slavishtja e lashte e cila do te thote mal. Studiuesit me ane te teknikes moderne te DNA-se konfirmojne se kroatet jane sllave dhe jo me origjine nga Irani.
Mbreti i pare kroati ishte Tomislav I ne vitin 925. Gjate mbreterimit te Romes se Lindjes(Bizantet)dhe me pas ne mbreterimin e francezeve(nuk gjej dot emrin e sakte per te etikuar), mbreteria kroate u be me e fuqishmja ne rajon. Mbas disa shekujsh te ndikur nga mbreteria hungareze dhe lufterat me perandorine osmane, kroatet ne vitin 1526 u detyruan te ftojne habsburgena qe ishin nen mbretrimin e Ferdinand i I (qe themeloi monarkine e Austrise dhe ishte perandor i romako-gjermano)qe te marrin kontrollin e Kroacise. Drejtimi i habsburgarna qoi ne mposhtjen e ne mposhtjen e osmaneve dhe ne vitin 1700 Kroacia nuk kishte kontroll osman.
Pas luftes se pare boterore dhe renies se astrohungarise, ne vitin 1928 Kroacia u be pjese e ishJugosllavise. Ne wikipedia thuhet se Kroacia u be nje shtet kukull fashist nen emrin shtet i pavarur kroat(Nezavisna Država Hrvatska).
Ne vitin 1991 Kroacia behet shtet i pavarur e cila qoi ne lufte kroatet me jugosllavet e armates popullore dhe serbet separatiste(serbet dhe malazezet qe perbenin Jugosllavine).
Lufta per pavaresine e Kroacise zgjati 5 vjet dhe u mbyll formalisht ne vitin 1995 me Konventen e paqes ne Dayton.
Ushtaret e fundit te FN-se e lane Kroacine ne vitin 1998 atehere kur trupat jugosllave(serbet dhe malazezet) lane lindjen e Kroacise.
Referimet e artikullit ne wikipedia
^ [a b] "Nato welcomes Albania and Croatia" (på engelska). BBC News. 200 4-01. http://news.bbc.co.uk/2/hi/7 977332.stm. Läst 2009-04-01.
^ Identity of Croatians in Ancient Iran iranianchamber.com
^ Online Etymology Dictionary: "cravat"
^ Artikeln "Theories on the origin of Croats" engelska Wikipedia
^ Foreign Policy Aims Embassy of the Republic of Croatia in the United States of America - About the Country VisitCroatia - Croatia and Central Europe Corvinus Library - Doing Business in Croatia US Commercial Service
^ Croatia The Columbia Encyclopedia - Croatia Encyclopædia Britannica - Croatia MSN Encarta
^ IBE Education Thesaurus UNESCO
^ Croatia US Department of State
^ [1]
^ [2] Kroatiska utrikesdepartementet
^ U.S. Official: Croatia Deserves To Be Invited To Join NATO Next Year defensenews.com
^ Burns suggests Croatia will be invited to NATO next year Southeast European Times
^ [3] T-portal
^ [4] Herald Tribune
^ [5] Kroatiska regeringen
^ EU pressmeddelande
^ [6] Javno.hr
^ "Croatia resumes EU membership talks" (på engelska). EUobserver. 2009-10-02. http://euobserver.com/9/2876 3. Läst 2009-10-02.
^ "Croatia set to get EU miniatyrs-up". BBC News. 2008-10-31. http://news.bbc.co.uk/2/hi/e urope/7702990.stm. Läst 2008-11-01.
^ [7] Kroatiska riksbanken
^ Gotovina - Indictment Haagtribunalen ICTY
^ Croatia: The continuing problem of property restitution Civilitas Research.
^ [a b] Kristian Gerner, ”Centraleuropas historia” (ISBN 91-27-09891-5)
^ [8] Gallup
^ [9] Jutarnji List – kroatiska nyhetstidning (endast på kroatiska)
^ Find Croatia |
|
|
|
|
| Shenimi Nr:: |
515 |
| Date: |
Friday 09:43 19.02.2010 |
|
|
Pjestaret e Familjes. Koment P.Domgjonit |
|
|
|
Shkepute nga libri i Kanunit te Leke Dukagjinit te At Shtjefen Gjecovit permbledhe dhe shkruajtur ne liber nga ne vitin 1933.
Pjestarët e Familjes.
Familjen e perbajn gjindja e shpis; si të shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhë, e doke.
Domethenia e ketij neni ne kushtetuten kanunore nuk besoj se i armiqson shqiptaret me njeri tjetrin edhe pse at Shtjefen Gjecovi pagoi me jeten e tij te mirat qe u a la pasuri shqiptareve.
Nje shenim i paradomuajsh i Pjeter Domgjonit asht anashkalue flas per vete dhe ashte lexue nga shum prej nesh ne kete liber miqsh por pa komentuar.
Perderisa P.Domgjoni duke qane vete nje katolik besimtar i mire qe asht i thelluem ne historin e Shqiperis e te klerit katolik ne lufte per pavaresin dhe mbarvajtjen e matejshme te vendit e popullit, shkruen nje fakt teper te rendesishem per Ismail Beun ky i fundit nuk mundte me ba asgja pa ndihmen e Dom Nikoll Kacorrit, rregjimi i diktatorit nuk e permend ne historine shqiptare 45 vjecare pjesmarrjen e Dom Nikoll Kacorrit, Mithat Frasherit, Lef Nosit, Mustafa Krujes, Iljaz Vrionit ne diten e pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912 dhe sic shkruen Pjeter Domgjoni ne fund te shenimit te tij turku ose perandoria osmane e pakrijueme shtet deri ne vitin 1924 njelloj sikur rregjimi i Enver Hoxhes nuk dojshin me njofte rolin dhe figurat e klerit katolik ne data te shenueme dhe ne historine shqiptare.
Pervec kesaj ka edhe nje persekutim te mevonshem te klerit katolik nga rregjimi mbreteror i Ahmet Zogut ku thuhet keshtu konkretisht ne nje koment ne websitin e zemrashqiptare ne nje artikull te dates 19-08-2008, dy dite pas botimit te artikullit te Nasho Jorgaqit ne gazeten shekulli
Ne lidhje me mbylljen e Liceut Françeskan nga ministri i Zogut Marash Ivanai, autori i artikullit ne websitin www.zemrashqiptare.net/artic le/Komente/3300/ qe duhet te jete Paul Tedeschini, pyet nji intelektual te vjeter patriot shkodrane, qe jeton ne Amerike. Ja pergjigjia e tij:
Ne vitin 1933, Mirash Ivanaj, minister arsimi, ( i permendun per ide komuniste , bile , masonerie) ka mbylle shkollat private dhe me kete vendim edhe Liceun Franceskan. Fishta ka njoftue Lidhjen e Kombeve dhe ka hjedhe qeverine ne Gjyqin e Hages, te cilin e ka fitue, mbas 3 vjetesh sa ka zagjate gjyqi dhe shkolla ashte rihape me 1937.
Shendet e pune te mbara, xxxxxx XXXXX
P. S. I kushrini i Miarashit, Nikoll Ivanaj ka shkrue nji artikull per Pader Gjergj Fishten me titull : “Gomari i Kuvendit”, qi e pati botue Nashoja ne nji Antologji te mendimit estetik shqiptar.
Artikullin "ministri reformator dhe renia e mbreterise" nga Nasho Jorgaqi per Mirash Ivanaj mund ta lexoni ne gazeten shekulli te dates 17 maj 2008 ne kete link http://www.shekulli.com.al/n ews/53/ARTICLE/25706/200 5-17.html )
Shenimi i maposhtem eshte i Pjeter Domgjonit
KUSH E NXORRI NË SKENË ISMAIL BEUN
Unë quditem se askund nuk përmendet se Ismail Beu u prit në Durrës prej DOM NIKOLL KAQORRIT dhe rrugën për Vlorë e nisi prej KATEDRALËS SË SHËN LUQISË me karrocën QË I KISHTE FAL DOM NIKOLL KAQORRI. Ismail Beu kishte qenë shumë frikacak dhe nuk u nis derisa DOM NIKOLLI nuk e garantoi se me pashën e Vlorës i kishte sigurue rrugën e tij deri në at qytet. Kush e nxorri në skenë Ismail Beun? Të gjithë shqiptarët e dinë se luftën e armatosun për shpalljen e pavarsisë e filloi DED GJO LULI e luftën diplomatike LUIGJ GURAKUQI ME DOM NIKOLL KAQORRIN E ME T’GJITHË KLERIN KATOLIKË. Kur turku e pau se kryengritja po merrte përmasa të gjana. Prej Malsisë po kalonte edhe në Kosovë. Atëherë pregatiti deputetin turk, hasan prishtinën dhe e dërgoi në ato vende për me e pengue kryengritjen. Por kur turku e pau se edhe kjo nuk kishte sukses sepse me t’gjitha përpjekjet e hasan prishtinës për ta pengue kryengritjen. Ajo veq sa zgjanohej e merrte përmasa gjithëkombëtare e ndërkombtare, por në planin diplomatik ndërkombëtarë dilte çdo kund edhe emni i Luigj Gurakuqit. Atëherë turku e gjeti shërbëtorin e devotshëm të tij, Ismail Beun dhe e dërgoi nëpër kancelaritë Eoropiane si person zyrtar t’Stambollit vetëm e vetëm t’mos ndodhet emni i nji KATOLIKU në at datë të shënueme. Ditën e ngritjes së Flamurit. |
|
|
|
|
| Shenimi Nr:: |
514 |
| Date: |
Wednesday 07:09 17.02.2010 |
|
|
I Përhirti |
|
|
|
NAC E DONI A
Sa palidhje!
Në vend që ta heqin yllin dhe kufirin,
shkun e vendosën plot të tjerë...
PO TË LUTEMI O ZOT KTHEJU MENDJEN TE
P O LL O G U
ME SHUMICË SHQIPTARE!!!!!!!!!
Nëpër Krishtin ZOTIN tonë,,,,,,,
A M E N........................ |
|
|
|
|
| Shenimi Nr:: |
513 |
| Date: |
Monday 09:06 15.02.2010 |
|
|
Bardhok Biba dhe rruga qe na persekutoi |
|
|
|
Bardhok Biba shihet ndryshe nga shume mirditore dje dhe sot, nga ata mirditore te shperngulur ne bathoret e Tiranes dhe Durresit, ne kryeqytet dhe ne qytetet e tjera te Shqiperise. Njerezit e thjeshte mirditore te cilet jane dyndur ne fshatrat e Tiranes dhe Durresit kane dhene prova se nuk duan ta harrojne krahinen dhe qytetin e tyre te vendlindjes duke bere kerkesa ne bashki e komunat perkatese ku jetojne per te quajtur disa rruge si pershembull Rreshen dhe Mirdite. Shfryrja e inatit te disave me devijimin e rruges se kombit por me arsyetimin se kjo rruge qan krahinen dhe mjafton ose vjen nga padituria e atyre mirditoreve qe moren pjese para shume vitesh ne projektin e Rruges se Kombit ose nuk kuptojne realisht se qyteti kishte nevoje per shtylla mbajtese per te percuar me tej historine e Mirdites e cila devijoi ne projekt dhe ne realitet qe "persekutoi" 8000 banore te qytetit te Rreshenit, kjo rruge duke u ndertuar disa kilometra larg qytetit e duke i humbur qytetit privilegjen e zhvillimit ekonomik, shoqeror, social, kulturor.
Neqoftese Bardhok Biba ishte themeluesi i qytetit tone te vendlindjes qe quhej me pare Fushe Lumth dhe viti i themelimit te qytetit daton ne 1949 dhe B.B ishte njeri nga ata mirditore qe mori persiper te ndryshoje e te perfaqesoje sa me dashje dhe sa pa dashje nje ideologji e cila ne fakt na mohoi fe, kushtetuten kanunore, na nxori nga rruga e Zotit e na beri jo te jemi liberale ndaj vetes e te shohim boten ndryshe duke mos u ndare prej feje e kanunit qe kishte nevoje per ndryshime ,ajo na tjetersoi ne nje rregjim qe shumekush e sheh se ishte nje enderr e keqe.
E lexuat artikullin e botuar tash se fundi ne sitin e bashkise Rreshen?
Me ne fund ata mirditore qe e mbajne veten pak me larte nga mendja ne krahasim me njerezit e thjeshte dhe jane te integruar ne institucione shtetrore ne qytetin e Rreshenit po u bie ndermend se duhet te kete nje rruge lidhese dhe disa rruge qe duhet te behen bukur per te lidhur qytetin me autostraden dhe me fshatrat e qytetit.
Pse nuk u ra ndermend atyre se rruga apo autoistrada e cila neqoftese do te ishte menduar mire dhe do te ishin kerkues mund te kalonte ne qytet apo shume afer qytetit dhe do te ishte "clirimtare" nga ana ekonomike, sociale, kulturore per te gjithe 8000 qytetaret rreshenas?
Ja kuptojne rreshenasit rendesine devijimit te rruges autostrade e cila nuk kalon kurrsesi afer qytetit per te cilin kemi nevoje ta quajme qytet e te jete qender lidhese me fshatrat e krahines por edhe si muze kulturor per historine e Mirdites?
Sot edhe pse vone dhe ka zera nervoze qe kane kuptuar se eshte shume vone per te ndryshuar ate projekt qe u be realitet ketu e pak kohe me pare i cili e "persekutoi" qytetin dhe qytetaret, ata nuk humbin shpresat se duhet ndertuar nje rruge lidhese Rreshen-autostrade, te bukur, te kohes dhe moderne. Gjithashtu edhe rruget lidhese qe lidhin fshatrat me qytetin dhe qyteti me autostraden jane per tu pershendetur por...... |
|
|
|
|
| Shenimi Nr:: |
512 |
| Date: |
Monday 08:58 08.02.2010 |
|
|
BRASIL MI CORAÇAO |
|
|
|
PA YLLI
me 1974 e kishim nje tani kemi 6
pse ta leme pa hequr vetem ate nje |
|
|
|
|
|