<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         
Mirsevini ne www.mirdita.net.... porositni e-mailin tuaj falas me ..@mirdita.net  

Mirësevini në www.mirdita.net 

English
 

  :: Arte Figurative

  :: Mark Tirta

  :: Preng Cub Lleshi

  :: Gjergj Simoni

  :: Zef Lleshi

  :: Vlash Kaēorri

  :: Lin Loci

  :: Martin Koka

 :: Kontakt Admin

  :: E-maili Juaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

“Rėndėsia e njė njeriu nuk matet me vėndin qė ai zė kur ėshtė, por me boshllėkun qė krijon kur ai ikėn”

 

Kujtesė pėr piktorin mirditor Lin Loci

                                                               Nga:Aleksandėr Ndoja

 

Rrėshen. Vitet e sidomos tranzicioni i gjatė, ka bėrė qė shumė prej banorėve tė hershėm tė qytetit tė Rrėshenit, tė largohen nga ky qytet duke mbetur nė memorijen e shumė bashkohėsve dhe bashkėpunėtorėve. Dhe nė morinė e largimeve, ka nga ata qė janė nisur nė rrugėn pa kthim, duke lėnė pas vetėm kujtime, kujtime pa fund. Referuar thėnies sė njė filozofi tė huaj, mbetet tė besohet se rėndėsia e njė njeriu nuk matet me vėndin qė zė kur egziston, por me boshllėkun qė krijon kur ai ikėn, sidomos kur ikėn nga kjo botė. Dhe njė shprehje e tillė duket se ėshtė mjaft kuptimplote edhe pėr piktorin, skenografin, drejtuesin e kulturės, qytetarin Lin Loci. Edhe pse kaluan plot gjashtė vite qė ai nuk jeton, qytetarėve tė Rrėshenit u kujtohet mjaft mirė prania e tij, nė punė, nė rrugė, nė aktivitete, para telajove etj. Ashtu i qetė me atė profilin e veēantė tė tij tė qeshur, gjithnjė nė kėrkim tė  sė resė nė pikturė, gdhėndje nė gur, nė kulturė, nė pėrgjithėsi. Nėse Lin Loci ka gjashtė vite qė nuk jeton, prania e tij nuk ėshtė vetėm nė memorien e njė qyteti, por edhe nė punėn dhe talentin e tij. Kot nuk thonė se artisti mbetet dhe pasi tė mos jetė mė. Vihesh nė kėrkim tė gjurmėve tė piktorit mirditor Lin Loci, qė e nisi karrierėn e tij artistike aty nga fillimi i viteve 70, kur dhe u diplomua nė Akademinė e Arteve, pėr tė hedhur sė pari nė telajo motivet e bukura piktoreske tė vendlindjes sė tij, Mirditės. Ishte kėnaqėsi ato vite tė shihje njė artsit tė ri tė pikturonte gjithkund, me shije tė hollė, me penel tė freskėt gjithė kolorit, duke sjellė imazhe nga mė interesantet nė morinė e peizazheve tė pranverės, vjeshtės apo dimrit. Ishte njėriu punėtor mė sė shumti nė portretet, por dhe tipi klasik i mirditorit tė traditės, siē ishte dhe partizani nė kompozime. Pikturat e Locit nisin e shfaqen nė ekspozitat kombėtare, nė ato lokale dhe sidomos ato vetjake. Por pikturat e tij shpesh zunė vend dhe nėpėr familjet mirditore qė e donin pikturėn si art.

aktori, ndėrkohė qė merret dhe me skenografinė e shfaqjeve tė pallatit tė kulturės, me dekorimin e qytetit nė raste festash, jep dhe lėndėn e vizatimit teknik nė shkollėn e mesme, ndjen ardhjen e piktorėve dhe tė skulptorėve tė rinj, merr pjesė nė konsultat artistike nė Rrėshen, Tiranė etj. Brenda tij kishte qenė dhe pasioni i punimit tė dekoracioneve artistike nė fasada objektesh tė ndryshme, pėrmes mozaikėsh tė punuar me mjaft mjeshtri. Njė simbolikė e veēantė me stilizime tė valles sė traditės realizohet nė fillim tė viteve 90 nė fasadėn kryesore tė qendrės kishtare Rrėshen, ku gjendet dhe sot. Njė tjetėr simbolikė me pėllumbin e paqes realizohet nė objekte kulti brenda dhe jashtė vendit, si nė Greqi, Itali etj., ku autori punon me muaj tė tėrė si emigrant.

Tashmė ato qė kanė mbetur janė pikturat e tij, jo pak tė lėna pėrgjysmė nga vdekja e parakohėshme 6 vjet mė parė, si dhe njė album fotografish. Diku piktori ėshtė fotografiuar duke punuar mbi telajo, i pėrqėndruar i gjithi mbi ngjyrat dhe linjat, diku nė ekspozitėn e tij tė fundit, sikur flet me ato figura qė shihen nga korrnizat, e diku tjetėr na bashkėbisedim me njė tė moshuar nga Kuzhneni nė „atelienė“ e tij tė qepjes sė kostumeve popullore, pasi pėr piktorin ishte e rėndėsishme gjithēka artistike qė vinte nga tradita. Nėpėr ekspozitat e kulturės popullore, nė festivalet e Gjirokastrės duheshin dėrguar vazhdimisht gjetje tė reja nga muza e traditės, melodi, kangė, valle, vegla muzikore, veshje popullore tė krahinės, qė siguroheshin pėrmes ekspeditave kėrkimore nė fshatra, ku Lin Loci ishte njėri nga specialistėt e palodhur dhe pasionant.

 

Kush ishte Lin Loci.

 

Lin Loci ka lindur nė fshatin Lufaj tė komunės sė Selitės nė Mirditė, mė 20 mars tė vitit 1948. Pasi mbaron shkollėn e mesme nė Rrėshen, fiton tė drejtėn pėr studime tė mėtejshme pranė Akademisė sė Arteve (ish instituti i lartė i Arteve), studime tė cilat i mbaron nė vitin 1972. Ka mjaft petagogė tė tij, tė cilėt edhe sot e kujtojnė Lin Locin si njė student dhe koleg me cilėsi tė larta dhe virtyte tė shkėlqyera. Piktori Lin Loci ka marrė pjesė nė shumė prej ekspozitave kombėtare nė Galerinė e Arteve nė Tiranė. Ka organizur dhe drejtuar tė gjitha ekspozitat e arteve figurative qė janė zhvilluar nė qytetin e Rrėshenit, duke paraqitur punime tė kryera me mjaft cilėsi. Por kontributi i Lin Locit nuk ishte vetėm nė fushėn e pikturės, pasi ai ishte njė njohės mjaft i mirė i etnografisė. Ka marrė pjesė nė shumė prej festivaleve folklorike kombėtare, nė drejtimin e etnografisė mirditore. Nė iventarin e punės sė piktorit Lin Loci, numėrohen katėr ekspozita vetiake, ndėrsa pas viteve 90-tė me ardhjen e demokracisė, ka vazhduar punėn me pėrkushtim dhe pėrmbajtje cilėsore nė pikturė dhe etnografi. Pas viteve 90-tė Lini ka punuar edhe jashtė vėndit, nė vėnde fqinje si Itali dhe Greqi nė ideimin dhe kompozimin e afreskave nė Kretė dhe Bolonja. Por puna ka edhe shpėrblimin e saj. Disa herė piktori Loci ėshtė vlerėsuar me diploma nderi, ndėrsa nė vitin 1984 nderohet me medaljen “Naim Frashėri” nė fushėn e etnografisė. Ėshtė dekoruar si piktor nė gjininė e arteve figurative, me urdhėrin e klasit tė III-tė Naim Frashėri, pėr kontributin nė gjallėrimin e jetės kulturore e artistike nė Mirditė. Ndėrsa nė vitin 1996 Lin Loci emėrohet nė detyrėn e Drejtorit tė Drejtorisė Kulturore pėr Mirditėn. Pikėrisht nė kėtė kohė fillon njė rikonstruksion i godinės sė Pallatit tė Kulturės, ndėrsa nė trazirat e vitit 97-tė, falė kontributit personal tė Lin Locit, nė kėtė pallat nuk u thye as edhe njė xham. Lin Loci u nda nga jeta pas njė ataku kardiak nė moshėn 53-vjeēare, pikėrisht mė 3 mars tė vitit 2001.

 

Ndue Deda, Drejtor i Shtėpisė Botuese “Mirdita”

 

 

      Mė ka rastisur qė tė njoh nga afėr punėn dhe veprėn e kėtij piktori, kujtoj me dhimbje ditėt e fundit me tė: “Lini mė pati thėnė se atė pranverė (tė vitit 2001) do tė dilnim sė bashku nė Trangė tė Selitės, nė vendin e tij tė lindjes, atje ku shihet vetėm qielli i kaltėr dhe zogjtė shtegtarė, pasi i kishin mbetur peng disa motive qė nga fėmijėria. Tani mendoj se nė ato ditė tė fundit, atė, piktorin, e kishte “thirrur” vėrtet vendlindja si pėr herė tė fundit, si pėr t’i besuar ndonjė amanet, nga ato qė vetėm artistėve mund t’iu besohen, paēka se Lini nuk arriti tė shkonte mė atje, pasi pranvera e mori nė tri ditėt e para tė saj.”

 

Bardhok Sulejmani, bashkėpunėtor dhe ish drejtori i kulturės.

 

      Kur kujtojmė dhe flasim pėr Lin Locin, tė gjithė thonė mė gojė dhe me zemėr: ishte njeri i mirė, i sjellshėm, i dashur dhe i respektueshėm, ishte nxėnės dhe mėsues i devotshėm dhe i nderuar, prandaj ai ka mbetur nė kujtimet tona aq i pa harruar, ka metur nė bisedat tona veēanėrisht kur flasim pėr artin dhe kulturė nė rrethin e Mirditės, nė themelet e sė cilės ka vėnė gurėt e tij tė gdhendur e tė pa lujtshėm. Student i parė i Akademisė sė Arteve, piktor i parė i Mirditės, mėsues i parė i artit pamor, skenografi i parė i kėsaj treve mė traditė tė lashtė nė kulturė, e qė Lin Loci bėri tė gjitha pėrpjekjet pėr t’i ēuar mė tej.

Si mėsues pregatiti njė brez tė rinj piktorėsh, me durim u ngjalli dashurinė pėr vėndlindjen dhe bukurinė e kėtyre anėve, pėr njėrėzit luftėtarė e punėtorė tė Mirditės, qė ai vetė dhe nxėnėsit e tij, i gdhėndėn nė telajo dhe fletoret e tyre. Me vullnet dhe pasion studioi etnografinė e krahinės, veēanėrisht nė gjėndjet nė gur e dru, veshjet e hershme tė burrave dhe grave e duke shkuar nė ēdo fshat tė Mirditės njohu shumė miq e shokė. Kėshtu u bė njė njohės i mirė i vlerave materiale dhe shpirtėrore tė popullit tė Mirditės. Shpesh nė kuvėnde me me burra, gra e tė moshuar, tė gjithė e dėgjonin dhe tė gjithė i tregonin ngjarje dhe histori tė ndryshme, dhe ky, Lin Loci i pasqyronte nė veprimtarinė e tij krijuese.

Njė meritė tė veēantė, pėrveē tė tjerave, ka nė paraqitjen e veshjeve karaktertistike nė festivalet folklorike kombėtare, ku janė fitur ēmime tė ndryshme nderi e qė Lin Loci ka pasur meritėn e tij vendimtare.

Lin Loci ėshtė themeluesi i degės sė Lidhhjes sė shkrimtarėve dhe Artistėve tė Mirditės e qė fillim tė aktivitetit tė kėsaj dege ai ka qėnė sekretar, dhe mė vonė dhe deri kur vdiq, ka qėnė kryetar i saj. Ai ka luajtur njė rol tė madh pėr nxitjen dhe pėrgatitjen e talenteve tė reja. Pėr kontributin e tij krijues por edhe drejtues, nė vitin 1974 ėshtė zgjedhur anėtar i Ldhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, dhe pėr disa vjet anėtar i Kėshillit Drejtues tė kėsaj Lidhje. Mbi 20 vite kam punuar me Njeriun e Mirė Lin Loci. Si shok ruaj kujtimet mė tė mira. Kudo qė shkoja, duke e ditur qė e kisha shok dhe bashkėpunėtor, gjithnjė mė pyesnin: Si ėshtė Lini dhe tė fala Linit. Ke fat qė punon me kėtė njeri tė mirė mė thonin nga do qė shkoja. Kėtė mė thonin burra e intelektualė mirditorė, kėtė mė thonin petagogėt e tij, kėtė mė thonin shumė shokė dhe miq qė e njihnin.

Pėr mua e pėr cilindo, Lin Loci ka qėnė dhe mbetet njė Njeri i Mirė, njė bashkėpuėtorė i sinqertė, njė piktor i talentuar, njė kuadėr i kulturės qė e kultivoi dhe e ēoi mė tej atė, kulturėn, nė trevėn e Mirditės e mė tej.

Kėshtu Ai, Lin Loci, ka lėnė Emrin dhe Veprėn e tij tė mirė nė Mirditė.

 

Gjok Pepa, piktor dhe ish koleg.

 

    Me Linin jam njohur gjate viteve 85-86 gjate kohes kur fillova punė nė qytetin e Rrėshenit. Ajo ēfar mė ra nė sy menjeherė tek Linin ne rradhė parė si njeri, kishte tė bėnte me faktin se ai dinte tė komunikonte dhe tė hynte lirshėm nė biseda me tė gjithė njerėzit me tė cilėt kishte kontakte, duke shmangur gjithmon atė ndjenjė  superoriteti si piktor me mjaft pėrvoje dhe njeri i artit. Fillimisht unė isha me detyre si punonjės pikture pranė repartit ushrak, ndėrsa kontaketet me Linin u bėnė mė tė shpeshta kur unė vizitoja studion e tij. Ishte e pamundur qe te vinje nė qytetin e Rrėshenit, dhe tė mos kishe takimin e e parė pikėrisht me kėtė njeri. Kujtoj se nė studion e tij, ai punonte deri vonė me pikturat e tij qė tashmė janė bėrė tė njohura nė shumė nga ekspozitat qė ai ka marrė pjesė. Por siē dihet ai kishte mjaft talent edhe pėr sa i pėrket skenografise por edhe etnografisė. Kishte njė njohje te thellė pėr etnografinė, pasi duke qenė skenografi i pallatit tė kulturės, gjithnjė ishte marrrė me kostumografinė. Janė tė njohura disa nga sukseset e tij nė festivalet e njėpasnjeshme, ku ansambli yne ka marrė pjesė. Ndėrsa pėr sa i pėrket llojit tė gjinive tė artit, ai kryesisht kishte dėshirė tė merrej me atė tė peisazhit. Pėr  kėtė nė studion e tij, mund tė gjeje me dhjetra tė tilla  ku spikat punimi me mjaft shije.  Punoi nė shumė raste pėr ekspozita edhe kompozime. Por suksesin me tė madh, mendoj se e arriti  nė njė fushė mjaft tė veēantė e specifike tė artit, pikėrisht nė mozaik, punė tė cilėn e pėrfeksionoi gjithnjė e mė shumė. Janė tė njohura punimet e tij nė mozaik, pranė ish hotelit, njė punė qė ka kėrkuar mjaft kohė, durim dhe talent. Kujtoj se pėr kėtė punim i ėshtė dashur tė shkojė dhe tė vijė disa herė nga Tirana, qoftė pėr materiale, qoftė edhe pėr bashkėpunim.  Po nė kėtė fushė vlen tė pėrmndet edhe moziku i kishės sė Gėziqit. Nė kėtė fushė  tė artit, deri tani mendoj se ishte i pari dhe i vetmi piktor mirditor qė arriti tė ketė sukses. Lini vlen tė pėrmndet edhe pėr sensin e humorit qė rrezantonte gjatė jetės sė tij.  Gjatė takimeve tė shpeshta me ne kolegėt, gjithnjė humori ishte prezent. Por vdekjen e tij erdhi krejt pa paritur, pikėrisht atėherė kur askush nuk e mendonte. Ishte nė kulmin e vet tė suksesit dhe mendonte tė bėntė shumė. Por ja ngjarja e rėndė ndodhi. Atė fillim marsi tė vitit 2001, kemi qėnė me disa shokė nė ndjekje tė njė ndeshje tė ekipit tė Minatorit jashtė Mirditės. Dikush na telefonoi dhe menduam se ndonjė aksident..... . por fatkeqėsisht kishte qėnė njė sėmundje e pa pritur nė zemėr qė e ndau aq shpejt nga familja, miqte dhe bashkėpunėtorėt.

 

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net