|
Mirdita krenaria dhe lavdia e
dinastisė sė Derės tė Kapidanit
Nga Tomė Mrijaj, New York

Gjithnjė nė jetėn time nė
vendlindje dhe New York, mė ka shqetėsuar origjina e
hershme e zhvendosjeve apo shpėrnguljeve tė tė parėve tė
mi nga Mirdita dhe vendosja nė pjesėn perėndimore tė
Kosovės. Kėshtu gjatė shekujve tė historisė, kemi
pėrqendrimin e banorėve katolikė nė Kosovė me prejardhje
jo shumė tė largėt nga Mirdita, tė cilėt quhen Fandė. Mbi
kėto banorė ardhacakė tė sė njėjtės kombėsi, gjuhe, zakone
e tradita, por tė larguar pėr arsye ekonomike apo
gjakmarrjeje do tė shkruajnė, udhėtarė tė huaj, kronistė,
klerikė katolikė tė shkolluar, albanologė, studiues e
diplomatė tė ditur tė kohės. Njė ndėr autorėt, qė trajton
si pėrsonazh real banorėt e Fandės, ėshtė edhe gjeniu me
origjinė mirditor poeti kombėtar at Gjergj Fishta
(1870-1940). Disa vargje poeti ua pėrkushton banorėve tė
njohur tė Fandės nė kryeveprėn e mirėnjohur Lahuta e
Malcis.
* * *
Mirdita,
gjatė shekujve tė kaluar ka nxjerrė burra tė shquar qė me
jetėn dhe veprėn e lavdishme kanė lėnė gjurmė tė
pashlyeshme nė historinė shqiptare dhe mė sė shumti nė
Shqipėrinė e Veriut.
Shpesh herė njerėzit kanė
qenė tė interesuar tė njohin nga afėr ecurinė interesante
tė Derės sė Madhe tė Gjomarkut tė mirėnjohur si Dera e
Kapidanit tė Mirditės, qė nga zanafilla (shek.XV) e deri
mė sot, duke u mbėshtetur nga tė dhėnat historike,
gojėdhėna popullore dhe literatura e pasur sot. Dera e
Kapidanit tė Mirditės me vullnesėn e popullit kanė
udhėheqė Mirditėn, me urti, maturi, politikė e jetė
normale pėr komunitetin shqiptar, me sjellje tė denjė
burrėrore dhe njė guxim tė madh nė mbrojtje tė interesave
tė popullit, duke punuar me pėrkushtim pėr bashkimin e
fiseve, vėllazėrimin dhe bashkėpunimin reciprok tė
familjeve, nxitjen dhe pėrkrahjen e idealeve kombėtare,
kundėr pushtuesve tė huaj, qė gjatė shekujve kanė shkelur
trojet shqiptare.
Nė kėtė udhė pozitive, nė tė
mirė tė krahinės zėmadhe tė Mirditės, ka udhėheqė Dera e
Kapidanit qė nga shekulli XV. Gjomarku I-rė, i ftuar nga
populli, pėr ti udhėhequr si kryeprijės i tyre, u ėshtė
shprehur hapur dhe nė mėnyrė demokratike Midritės se: Nėse
mė pranoni pėr udhėhjeksė, un dhe pasardhėsit e mijė do ta
sundojmė e do ta drejtojmė popullin e Mirditės pa kurrfarė
tė drejte tė dhetash, taksash, gjobash, xhelep, etj., por
vetėm nė bazė tė sė drejtės kanunore dhe do tė respektojmė
tė drejtėn familjare e prones private tė caktueme me gurė
e kufi. Ju premtoj gjithashtu se kam me vuejtė, me
sakrifikue, me u djegė, me luftue e me dekė pėr Mirditė e
bashkė me mirditas(fq. 60).
Gjatė viteve gjithnjė mė ka
shqetėsuar seria e pyetjeve enigme, se cila ėshtė
prejardhja e Principatės apo Derės sė Gjomarkut, a kanė
ato lidhje me Derėn e Dukagjinve, qysh nga periudha e
lavdishme e Gjergj Kastriotit tė kohės sė Arbėrit, si
paraqitet shtrirja gjeografike e tyre, cila ėshtė ecuria e
qendresės kundėr Portės sė Lartė Otomane gjatė shekujve tė
sundimit turk nė Arberi, jeta dhe sundimi i Kanunit tė
maleve kreshnike, pse respektoheshin kėto kode mė sė
shumti nė Shqipėrinė e Veriut, luftrat e njėpasnjėshme qė
kanė zhvilluar Mirditorėt pėr tė ruajtur Autonominė e saj,
lufta titanike kundėr komunizmit dhe sherbetorėve tė saj,
organizimi i rezistencės sė armatosur nėpėr malet e Veriut
tė Shqipėrisė, aktiviteti i pasur patriotik i Kapidanit tė
Mirditės nė diasporėn Evropiane, aktiviteti i Kapidanit tė
Mirdites Ndue Gjon Marku dhe drejtimi i Blokut
Indipendent nė ShBA etj., etj.?!
Kėtyre pyetjeve dhe shumė tė
tjera, qė i pėrkasin gjashtė shekujve tė fundit tė
mijėvjeēarit tė dytė (shek.XX), u jep pėrgjigje objektive
juristi i mprehtė, aktivisti e patrioti i palodhur
shqiptar Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku, pėrmes
librit jetėshkrimor me titull: Mirdita, Dera e
Gjomarkut, Kanuni, botuar nė New York nė vitin 2002.
* * *
Me Palin dhe mė pas me Lekė
Dukagjinin vijon vargu i djemve, qė zė fill me djalin Gjon
Mark Kolė Pali (Marku i parė) me tė cilin u bart dhe merr
emrin Dera e mirėnjohur e Gjomarkut. Kėshtu djemtė bėhen
trungu, ndera dhe zemra e Mirditės. Pema e familjes sė
Principatės sė Mirditės si Dera e Gjomarkajve ose Kapidani
i Mirditės, vijon me Marka Gjoni I-rė, qė ėshtė djali i
Gjon Markut II-tė tė vrarė prej turqve, duke i lėnė vendin
barkut tė parė tė pasardhėsve qė zė fill me Preng Lleshin
I-rė. Mė pas vijnė Dodė Prenga, Bibė Doda. Pėrveē kėtij tė
fundit qė ka lėnė trashėgimtarė, Principata e Mirditės -
japin drejtim dhe zhvillim pemės sė Derės tė Gjomarkut.
Dhe mė pas vijon brezi i meshkujve qė vijnė nga barku
II-tė dhe III-tė, duke ruajtur e trashėguar mė tej nderen
e fisme dhe emrin e mirė tė Derės sė Gjomarkut ose
Kapidanit tė Mirditės brez pas brezi. Respekti dhe
autoriteti trashėgohet dhe pėrcillet me mirėnjohje nga tė
gjithė banorėt autoktonė tė Mirditės, jehona e famės sė
Principatės sė Mirditės pasurohet me pėrvojė dhe histori
tė lavdishme, qė ruhet e regjistruar thellė nė kujtesėn e
historisė sė krahinės me merita tė shumanshme burrėrie,
trimėrie, bujarie, besnikėrie, tė ushqyer nga tradita e
hershme e Kanunit tė Maleve tė Lekė Dukagjinit.
E parė nė planin e mbijetesės
origjinale me tė gjithė elementėt e ruajtjes tė pastėr tė
traditės tė mirėfilltė shqiptare, kjo Dinasti, ka mundur
tė mbijetojė ndaj furtunės sė egėr tė pushtuesve barbarė
turq, serbo-malazezė dhe regjimit antishqiptar e ateist
komunist.
Autorė tė ndryshėm, si:
albanologė, udhėtarė e vizitorė tė huaj, francezė,
italianė, anglezė, austriakė, hungarezė, serbė, malazezė,
grekė, maqedonas, kroatė, sllovenė etj., kanė cekur nė
fletėt e historisė, duke lėnė tė shkruar pėrshkrime
udhėtimi, relacione derguar Vatikanit, takime me banorė
mirditorė, historitė e dioqezeve dhe jetėn e aktivitetin
baritor tė udhėheqėsve tė devotshėm shpirtėror tė kishės
katolike, historinė dhe traditėn e Principatės sė Mirditės
- Dera e Gjomarkajve - Kapidani, marrėdheniet
ekonomiko-sociale dhe urėlidhjet kulturore e zakonore tė
krahinės me simotrat e tjera brenda territorit tė Arberit,
lėvizjet mekanike tė popullsisė nė drejtim tė qendrave tė
reja tė banimit dhe shpėrnguljet nė drejtim tė zonave mė
pjellore e tė pėrshtatshme pėr ekonominė bujqėsore,
blektorale dhe artizanate, tė cilat kanė qenė ushtruar si
traditė nė tėrė krahinat shqiptare, etj.
Nėse do tė citonim disa nga
autorėt mė tė njohur asokohe, mund tė shtonim se shumė tė
rėndėsishme kanė mbetur shėnimet dhe vlerėsimet shumė
domethėnėse tė shkruar nga albanologu i mirėnjohur asokohe
francezi Amy Bue, i cili nė veprėn La Turque dEuropa
(Paris, 1880), ndėr tė tjera thotė se krahina, ka
pėrfaqėsues tė denjė qė njihen dhe respektohen nga tė
gjithė dhe ajo ėshtė Dera e njohur e Dinastisė sė
Kapedanėve tė Mirditės. Principata ka gėzuar dhe gėzon
respekt e autoritet, mbasi pėrdor me pėrpikėmėri burimet e
traditės vendase qė mbėshtetet tek ligjet e njohura ndėr
brezni tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, qė rregullon jetėn e
brendshme tė banorėve me shtrirje nė tė gjithė Shqipėrinė
e Veriut e deri nė Kosovė. Meshtari qė njihte shumė mirė
doket e zakonet shqiptare dhe jetėn e Kapidanit, ka qenė
Don Stefano Gaspari, njė prift katolik shqiptar, i dėrguar
prej Vatikanit (Selia e Shenjtė) nė Shqipėri nė vitin
1671, ku nė shėnimet e tij pėrshkruan me hollėsi gjendjen
e mjerė tė klerit katolik nė krahinė. Kleriku midis tė
tjerave cekė edhe marrėveshjen me pesė pika, tė nėnshkruar
midis Perandorisė pushtuese Turke me pėrfaqėsuesin e
Principatės sė Mirditės pinjollin e denjė tė Derės sė
Gjomarkut - Kapidanin Gjon Marku I-rė. Sipas shumė
burimeve arkivore tė hulumtuara deri nė ditėt tona, del se
marrėveshja nė fjalė ka qendruar nė fuqi pėr afro 3
shekujve, duke respektuar me besnikėri ēdo pikė tė
rėndėsishme tė saj.
Ndėrsa mė vonė historiani
Freng Poqeville (albanolog), Konsull i Napoleonit I-rė nė
Janinė (1806 - 1816) pėrmend pėr herė tė parė, se: Mirdita
nė vjetin 1550 ka zgjedhė Dinastin princore nė pėrsonin e
Gjon Marku I..., e cila ka mbėrritur 82 vjet pas
vdekjes sė heroit kombėtar Gjergj Kastriotit.
Historikisht Dera e
Gjomarkut, mundi qė tė trajtojė me mjeshtėri tė rrallė
gjithēka qė ishte me ligjin tradicional tė Kanunit, ku
siguroi paqen, bashkimin, vėllazėrimin dhe nivelin e
admirueshėm tė mirėkuptimit tė popullit tė Mirditės. Edhe
albanologu tjetėr Dometrio Camarda, nė veprėn e vet tė
titulluar: Gramatologia Comparata (1866), shkruan se
malėsorėt qendruan tė bashkuar pėrballė pushtimit otoman,
duke respektuar gjithnjė Princin e Mirditės me seli nė
Orosh, duke mos e ulė kurrė Bajrakun dhe Fenė e tė parėve.
Gjomarkajt kanė qenė shumė tė kujdeshėm dhe tė pėrpiktė nė
tė gjitha lidhjet martesore qė kanė bėrė, duke mos u
martuar asnjėherė me tre bajraqet e fisit, qė gjithnjė
konsideroheshin si vėllezėr, si: Orosh, Spaē e Kushne,
duke krijuar njė Dinasti nė pastėrtinė e gjakut dhe
forcuar e zgjeruar edhe mė shumė influencėn e prestigjin e
saj zėmadh edhe nė krahina tė tjera tė Shqipėrisė Veriore.
Mirdita dhe Principata e
Derės sė Gjomarkut ishte pararoja e qendresės kundėr
Portės sė Lartė Turke asokohe, rrugė nė tė cilėn vijuan
edhe Dukagjini dhe Kelmendi nė Malėsi tė Madhe, si njė
dritė e pashuar nė tė mirėn e tė drejtave kombėtare. Ajo
ishte e pėrgatitur pėr sifida tė reja. Dera e Kapidanit tė
Midritės, kishte njė fuqi tė fortė ushtarake nė pėrbėrje
tė tė cilit bėnin pjesė mbi 1500 luftėtarė shumė tė zot
dhe besnikė tė Kanunit dhe Derės qė pėrfaqėsonin, duke iu
pėrgjigjur ēdo thirrje me armė nė dorė. Respektin ndaj
Kapidanit e kanė shpreh gjithnjė nė kuvende burrash,
delegacione shqiptarėsh pėr ēėshtje tė ndryshme sociale
dhe kombėtare, apo kur ka qenė ēeshtja e paris sė maleve
nė Shqipėrinė e Veriut. Midis shumė pėrsonaliteteve qė
kanė lėnė emėr tė mirė nė historinė e popullit shqiptar
janė edhe figura tė njohura tė atdhedashurisė, sikurse
ėshtė trimi i maleve Dedė Gjo Luli etj.
Njė shembull klasik i
besnikėrisė ndaj Principatės sė Mirditės - Dera e
Gjomarkut - Kapidani, ka mbetur historia e lavdishme dhe e
rėndėsishme e skalitur nė figurėn e paharruar tė Lleshit
tė Zi, njė pinjoll i pėrkushtuar i Dinastisė sė Derės sė
Gjomarkut. Trimėria e tij veēohet mė sė shumti nė planin e
thekshėm atdhetar. Nga burimet historike dhe pėrmes veprės
sė Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjon Marku me titull: Mirdita
Dera e Gjomarkut, Kanuni (New York, 2002), ndėr tė
tjera mėsojmė, se ishte koha kur Turqia kėrkonte qė tė
dorėzoheshin tė gjithė luftėtarėt mirditorė, qė kishin
marrė pjesė aktive mė armė nė dorė e ndėrgjegje atdhetare
nė Luftėn e Kalasė (Rozafa) sė Shkodrės ose nė tė kundėrt
dotė fillonte ndėshkimin fizik me ekspedita ushtarake nė
tė gjithė krahinėn, duke vrarė, djegur shtėpi, sipas
zakonit tė pėrhershėm si pushtues nė shekuj. Mirėpo Lleshi
i Zi falė zgjuarėsisė sė trashėguar e kuptoi veprimin
dinak tė ēallmave tė Bosforit, qė nga ēasti nė ēast po i
kėrcenohej Mirditės, prandaj lajmėroi Stambollin se: pergjegjjesia
ishte e tij, se vetėm ai (Lleshi i Zi) duhej tė dorėzohej,
me kusht qė Mirdita tė mos prekej.
Nga ana e tjetėr Perandoria
Otomane, nuk e njihte mirė Lleshin e Zi, emrin dhe
burrėrinė e madhe tė tij. Turqia e befasuar nga trimėria
dhe pėrgjgegjėsia pėr tė marrė mbi vete tė gjithė barrėn e
rėndė tė sakrificės deri nė flijim qė po bėnte Lleshi i
Zi, pranoi kushtet, i vuri prangat Lleshit tė Zi dhe e
plandosi pėr 9 vjet me radhė nė burg dhe sugjerime tė
njohura tė Janinės. E vlerėsuar sot pas shumė shekujve,
Mirdita i ėshtė shumė mirėnjohėse pėrpara historisė birit
tė saj tė flaktė pėr gjestin e sakrificės qė mori
pėrsipėr, ku me burrėri tė pashoq u vetėsakrifikua nė emėr
tė gjithė krahinės qė e donte si dritėn e syve tė ballit.
Por nga ana e tjetėr Zoti i gjithpushtetshėm me mrekullinė
e Tij e ruajti me pėrkujdesje Kapidanin e Mirditės dhe
dėshminė historike pėr brezat qė do tė vijnė si shembull
pozitiv.
Pas shumė kalvareve e
peripecive qė iu desht tė kalonte nėpėr burgjet e ftohta
anadollake, Lleshi i Zi u rikthye nga internimi. Njė
fatkeqėsi kishte pllakosur Derėn e Principatės sė
Gjomarkajve. Vrasja e tre djemve tė tij nga nipi i vet
(djali i vėllait), i nxitur drejtpėrdrejtė nga djallėzitė
e pushtuesve turq pėrmes politikes pėrēa e sundo
e ligshtoi nė zemėr humbja e djemve, por nuk e mposhti
urretjen ndaj pushtuesve qė jo vetėm e surgjinosėn, por i
futėn nė shtėpi vrasjen brenda gjakut. Ky akt e lėndoi
rėndė Mirditėn dhe Lleshin e Zi, tė cilin Turqia e liroi
nga burgu, pėr tė pajtuar gjakrat nga konfliktet
e tė cilave ishin vrarė 22 vetė vetėm prej dy lagjeve. Kjo
mbetet tragjedia mė e madhe e gjakmarrjes sė kobshme nė
Derėn e Gjomarkut e shkaktuar nga fitilat e pushtuesve
turq. Nė kėtė mėnyrė, pushtuesi mundi tė jetė mė nė
brėndėsi tė tė gjithė intrigave qė gatuante vetė, pėr tė
dobėsuar dhe ēoroditur sa tė jetė e mundur Derėn mė me
influencė tė Kapidanit tė Mirditės nė Orosh. Politika e
intrigave tė kurdisur e luajtur me njė skenar tė
parapėrgatitur shumė mirė kishte mundur tė depėrtonte dhe
tė shkaktonte plagė tė rėnda nė Derėn e Madhe tė
Principatės nė fjalė. Megjithė kėtė fatkeqėsi, gjatė kohės
sė sundimit tė Lleshit tė Zi, ai mundi tė rishėronte
plagėt e thella, zgjeroi dhe shtriu emrin, respektin dhe
prestigjin e Derės sė Gjomarkut dhe tek njerėzit me
influencė nė Shqipėrinė e Veriut dhe Jugut. I tillė ka
qenė Ali Pashė Tepelena.
Nė arenėn e politikės
shqiptare kishin filluar dhe mbajtur gjithnjė tė ndezura
kryengritjet e njėpasnjėshme antiosmane. Lėvizjet
ēlirimtare kundėr pushtuesve tė huaj shumė shekullorė u
nxitėn dhe pėrkrahėn nga grupi i patriotėve katolikė
shkodranė, tė cilėt e kishin pėrqendruar tė gjithė
pėrkujdesin nė krahun e lėvizjes kombėtare tė Mirditės dhe
pėrpiqej ti jepte asaj rėndėsi tė veēantė politike,
pėrmes synimeve konkrete tė paracaktuar pėr dobėsimin dhe
gradualisht largimin nga toka arbėrore njė herė e mirė tė
pushtuesve barbar turq.
Dera e Gjomarkut, gjithnjė
kėrkonte qė tė reflektonte kuptimin politik tė
kryengritjes sė Mirditės dhe nė tė gjithė Shqipėrinė e
Veriut, tė stimuluar drejtpėrdrejtė nga Dera e Gjomarkut.
Ata krijuan ITIFAKU-n (Lidhja e Besės) nė verė tė vitit
1876, ku u bashkuan nė Shėn Pal krerėt e 12 bajrakve tė
Mirditės. Mė pas kėtė shembull pozitiv e ndoqi edhe Puka,
Dibra, Krasniqja, Mati etj. Preng Bibė Doda, mė 15 qershor
1877, i dėrgoi njė telegram Kongresit tė Berlinit, duke e
lajmėruar se Mirdita, kėrkon tė ruaj Statusin e vet dhe se
bajrakėt nuk pranojnė kurrėfarė zgjidhjeje tjetėr pėrveē
atyre qė do tė kenė pėr bazė respektimin e Autonomisė sė
Mirditės. Njė fakt tė tillė e pėrsėrisin nė njė letėr tė
dytė, ku nėnshkruajnė krerėt e 15 bajrakėve tė Mirditės,
tė cilat shtriheshin prej lumit Mat deri thellė nė Kosovė,
ku bėnin pjesė 11 bajrakė.
Nė kėto ngjarje historike qė
kanė pėrfshirė Derėn e Gjomarkut bėn pjesė edhe figura e
prelatit tė lartė tė kishės katolike nė Orosh Abatit tė
Mirditės imzot Preng Doēi, i cili gjatė sundimit
shpirtėror apostolik nė famullitė e tij nė Mirditė tregoi
pjekuri dhe aftėsi pėr tė ruajtur tė bashkuar tė gjithė
besimtarėt shqiptarė dhe respektuar gjithnjė Derėn e
Kapidanit tė Mirditės. Abacia e Mirditės pėrbehej nga 13
famulli, qė nė qendėr tė aktivitetit baritor kishte
ruajtjen e besimit nė fenė e Jezu Krishtit, traditat mė tė
mira tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe respektimit si
pėrherė tė Principatės sė Mirditės - Dera e Gjomarkajve -
Kapidani. Deri asokohe kishat dhe kleri ishin nė gjendje
tė mjerueshme. Figura e prelatit tė lartė Imzot Doēi u
rrit edhe mė shumė falė respektit qė ai gėzonte pėr
Principatėn e Derės sė Gjomarkajve, qė i ndihmuar nga kėto
tė fundit nisi tė bėj menjėherė rigjallėrimin e
ripėrtėritjes sė traditės fetare nė popull, organizimi
kishtar, meremetimi dhe rindėrtimi i kishave tė reja bėri
qė tė sheshoheshin disa mosmarrėveshje tė vogla midis
klerikėve, lartėsoi deri nė nivelin e Abacisė dhe krijoi
selinė administrative apostolike.
Turqia duke pėrfituar nga
mosha e madhe e Kapidanit Gjon Mar Lleshit dhe nga mungesa
e pėrkrahjes sė tij asokohe, mundi me dredhi qė tė
penetrojė nė Mirditė, ndonėse krahina me luftė rezistoj
pėr tė ruajtur Autonominė e saj. Edhe gjatė luftės kundėr
turqisė nė vitet 1872 - 1873 mirditasit u pėrfshinė nė
lėvizjet antiturke, ku spikati Llesh Gjoni, si njė prijės
i pashoq, me virtyte burrėrie dhe drejtues i aftė e trim.
Ai mbeti i vrarė si trimat dhe shmbulli i tij pėrmendet me
respekt nė vendlindje. 3 vjet mė vonė mė 1876, dhe nė
vitet qė pasojnė 1877, 1878, Mirdita, pėrsėri ngrihet me
armnė nė dorė kundėr Portės sė Lartė, duke u bėrė arenė e
pėrleshjeve dhe filloi nė kėtė mėnyrė serinė e pandėrprerė
tė luftrave liridashėse tė prirė si gjithnjė nga Dera e
madhe e Kapidanit brez pas brezi. Nuk ka ngjarje historike
tė Mirditės ku tė mos ndihej prania dhe autoriteti i Derės
sė Kapidanit, menēuria, aftėsia e shkathtėsia e zgjidhjeve
me pushkė e mend tė tė gjithė problemeve kundėr pushtuesve
shumė shekullorė turq.
Nė lidhje me Lidhjen
Shqiptare tė Prizrenit tė vitit 1878 ka pasur shumė
keqinterpretime nga historianėt para dhe pas diktaturės
komuniste nė Shqipėqri dhe nė kohėn e sundimit tė serbve
nė Kosovė. Pėr kėtė ngjarje ėshtė anashkaluar roli dhe
kontributi qė ka luajtur krahina e mirėnjohur e Mirditės
dhe qytetarėt e nderuar shkodranė. Ndryshe e ka analizuar
dhe trajtuar kėtė ngjarje Kapidani i Mirditės Ndue Gjon
Marku, i mbėshtetur tėrėsisht nga burimet historike
autentike shqiptare dhe joturke sikurse shpesh ėshtė
referuar e ashtėquajtura historiografia komuniste nė
Tiranė e Prishtinė. Duke shfletuar me kujdes librin e
juristit dhe Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjon Marku nė
veprėn e vet, ku, ndėr tė tjera lexojmė njė realitet shumė
tė vėrtetė historik se: Shqiptarėt i shpejtuen
kontaktet dhe nė fillim tė qershorit 1878, gjithė parija e
Shqipnis u mblodh nė Prizren. Aty u vu Itifaku (Lidhja e
Beses) simbas Kanunit tė Lek Dukagjinit dhe krijoi
(lidhjen shqiptare pėr mbrojtjen e tokave komtare) e qė ma
vonė u quajt Lidhja e Prizrenit. Me 13 qershuer 1878,
Lidhja e Prizrenit dergoi nji Memorandum Kongresit tė
Berlinit me pika tė caktueme mbi tė drejtat e popullsis
shqiptare. Nė Shqipni tė Veriut moren pjesė edhe katolikėt
dhe Shkodra u ba qendra e rezistencės prej sė cilės doli
Komiteti shkodranė i Lidhjes i pėrbamė prej 12 antarė
katolik e 12 musliman... Tue marrė parasysh zgjimin
kombtar pėr mbrojtjen e tokave shqiptare prej Malit tė Zi,
Preng Bibė Doda, pa ngurrim u vu nė dispozicjon tė
Lidhjes. Nė krye tė 10.000 luftarve, ra nė Tuz e aty bani
qendren e komandės. Mjerisht gjendja u turbullue me
qendrimin antikomtar te Abdullah Drenit i cili, megjithse
ishte antar i Lidhjes e aj vetė bestar i Intifakut
pėrbujti Mehmet Ali Pash Maxharrin tė cilin Lidhja e
konsideronte anmik tė Shqipnis... (Fq. 27 - 28).
Veprimtaria antiturke vijon
dhe zgjerohet nga viti nė vit. Nė fillim tė shekullit XX
(viti 1903) tarafi i Gjomarkut si gjithnjė i ripėrtėrirė
nėn kryesinė e Kapidanit tė Mirditės Marka Gjoni merret
shumė me ēėshtjen kombėtare, duke ngritur nė kėmbė
ndėrgjegjen atdhetare tė mirditorėve. Falė respektit dhe
autoritetit qė gėzonte prijėsi i parisė sė Derės sė
Kapidanit Marka Gjoni Mirditės i bashkangjiten edhe trimat
e Pukės, tė cilėt pėrmes disa aksioneve antiturke nė njė
mbledhje tė pėrbashkėt i dėrgojnė njė Memorandum Valiut tė
Shkodrės dhe Konsujve tė Fuqive tė Mėdha me rezidencė nė
Shkodėr, duke i kėrkuar kthimin e Preng Bibė Dodės. Dhe
Memorandumin e pėrpiluar nga Abati i Mirditės imzot Preng
Doēi dhe pėr herė tė parė e zbardhė nė librin e vet
Kapidani Ndue Gjon Marku, qė nė mbyllje ka kėto fjalė: Sulltani
nuk do tė njifet kurr Prijsi ynė; flamuri i hanės nuk do
tė valvitet ma nė malet tona, na duem tė jemi tė lirė,
duem qi kombsija e jonė tė njifet si kombsija e popujve
tjerė. Tash e mbrapa Flamuri ynė do tė jetė ai i Gjergj
Kastriotit Skanderbegut, i cili ka fillue tue fluturue
neren e Liris.
Ėshtė e rėndėsishme tė dihet
nga historiografia shqiptare dje dhe sot, se pėrveē 6
Prillit 1911, ku trimat e Dedė Gjo Lulit pėrmes njė luftė
tė lavdishme ngritėn Flamurin e Gjergj Kastriotit dhe mė
28 nėntor 1912 Ismail Bej Qemali nė Vlorė ngriti Flamurin
kuq e zi, edhe mė pėrpara datave tė sipėrcituar nė Mirditė
dhe mė saktė nė katundin Vinjollė, prej patriotit Ndue
Gjoni qė ėshtė vėllai i Kapidanit Marka Gjonit, mė 25
prill 1902 ėshtė ngritur Flamuri i Shqipėrisė nė Ditėn e
Shėn Markut. Memorandumi pati njė rėndėsi tė madhe se pėr
herė tė parė tronditi nė themel rrėnjėt e kalbura tė
Perandorisė sė pathyeshme turke, e cila mendonte se pas
kryengritėsve tė prirė nga mirditorėt e Kapidanit, fshihej
Austro - Hungaria. Edhe ardhja e xhonturqve nuk solli
ndonjė ndryshim nė strategjinė tė ashtėquajtur liberale tė
turqve tė rinj tė cilėt ishin mė fanatik dhe konservator
se etėrit e tyre. Ata nuk morėn asnjė hap pėr tė qetėsuar
zemėrimin e banorėve tė Mirditės tė udhėhequr nga Marka
Gjoni, kėrkonin lirimin pa asnjė kusht tė prijėsit tė tyre
Preng Bibė Dodės. Nė situatėn e re tė krijuar dhe pasi
filloi ti ējerret maska xhonturqve tė rinj qė erdhėn nė
pushtet, pėr tė treguar se janė liberalė u
detyruan tė lirojnė Preng Bibė Dodėn, i cili u prit nė
qytetin bregdetar tė Shėn Gjinit me njė pritje shumė tė
madhe nga popullsia e Mirditės, Kėthellės, Malėsisė sė
Lezhės dhe Zadrimės. (fq.39). Ardhja e Preng Bibė Dodės nė
vendlindje solli njė ripėrtėritje tė re tė krahinės dhe
rriti edhe mė shumė moralin dhe shtrėngimin e radhėve
rreth Derės sė Kapidanit tė Mirditės. Ky pėrsonalitet
ndėrmori njė sėrė masash tė domosdoshme, falė eksperincės
politike, kulturore dhe frymės sė shėndoshė fetare e
atdhetare qė kishte gėzuar nga tė parėt e tij tė
Principatės sė Derės sė Gjomarkut - Kapidani.
Edhe vitet 1910 - 1911 janė
vite tė mbarsura me ngjarje dhe episode interesante
historike qė nė mėnyrė tė njėanshme dhe me shumė
tendenciozitet janė trajtuar pa asnjė frymė reale
historike nga studiuesit e vjetėr dhe pėr fat tė keq edhe
ndonjė i ri i painformuar dhe i paliruar nga kompleksiteti
i historiografisė sė kaluar qė ka marrė si bazė faktet
historike. Mė sė miri historianėve u jep pėrgjigje
Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku kur thotė se: Kush
thotė se Dedė GjoLulin e kan pre Kapidani i Mirditės e
Mirdita, aj asht anti kombtar, komunist e malazias me
qėllim me mbajtė gjallė shkėndin e dasisė nė mes Mirditės
e Malsisė, me cenue nderin e prestigjin e Kapidanit tė
Mirditės e me ligshtue krahinėn katolike ma tė fortėn e
Shqipnis. Ket pohim temin e pėrforcon fakti se ata qė
pėrgatisin pėrkujtimin e Dedė Gjo Lulit ftojnė
historiqenin e rastit nji ndėr ma tė korruptuemin komunist
tė Enver Hoxhės, me qėllim me pėrforcue tezėn e tyne
pėrkundrejt Kapidanit tė Mirditės e, ky asht Pal Doēi.
vėllau i famkeqit Mhill Doēi, i cili ka ngarkue vedit e
shpis vet 14 gjaqe pse, nė Qafė Valmerit, mu bash aty ku
asht vra komunisti Bardhok Biba, Mehmet Shehu ka ekzekutue
pėr hakmarrje tė Bardhok Bibės 14 burra tė pafajshėm...
(fq. 43).
Dera e Gjomarkut nė kohėt e
vonshme, pėrbėn pjesėn tjetėr interesante tė librit tė
shkruar nga Kapidani i Midritės Ndue Gjon Marku. Periudha
mė e zezė dhe mė e rėndė qė ka kaluar Dera e Gjomarkut
ėshtė ajo e komunizmit, ku liritė dhe tė drejtat e njeriut
nuk kishin asnjė vlerė pėrballė bishės sė egėr tė hurit
dhe litarit me tė cilėn sundoi pėr 50- vjet sistemi
komunist i diktatorit antishqiptar Enver Hoxha. Mirditės
dhe Derės sė Kapidanit i vėhet nofka qendėr e
reaksionit, trathtarė, agjentė tė CIA-s,
Vatikanit etj., fjalė tė denja vetėm pėr hartuesit e
kuzhinės sė sistemit qė i lindi dhe i rriti shėrbetorėt
servilė tė komunizmit.
Dr. Mark Gjomarku, ėshtė njė
ndėr pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė Derės sė Kapidanit tė
Mirditės, qė iu kundėrvu me armė nė dorė me
bashkėluftėtarėt e tjerė antikomunistė regjimit tė Enver
Hoxhės. Ai dallohej pėr cilėsi tė spikatura nė fushėn
politike, duke qenė Ministėr i Punėve tė Brendshėm nė
kohėn kur Kryeministėr ishte z. Mustafa Kruja gjatė vitit
1942 - 1943, e pas tij mbajti tė njėjtėn detyrė. Mė 10
qershor 1944 Dr. Mark Gjomarku i dėrgon njė letėr tė
vėllaut tė vet Ndue Gjomarku, qė ndodhej asokohe nė
Shkodėr nė lidhje me dhunėn qė po pėrdorin komunistėt,
duke i bėrė thirrje qė tė bashkojė mirditorėt nė luftė
kundėr komunistėve. Ai ndėr tė tjera i shkruan: Ndue,
qė me sot fillon kthesa e re politike, jo vetėm pėr vendin
tonė (Mirditėn) por pėr tanė Shqipnin. Fuqija pėrdhunuese
komuniste na kėrcenon. Ajo poshtėron, dhunon, njollosė
gjithēka tė shejtė ka shqiptari: ndjenjat e njeriut tė
thjeshtė, emrin e tij, vetitė e tija, vėrtytet e pastra
morale, familjen, besėn, burrėrinė e Zotin e Madh nuk e
njeh pėr Zot e, ne sna mbetet tjetėr veēse me e
kundėrshtue me ato fuqina qė kemi nė dispozicjon. Del nė
Mirditė i pari e filloja rezistencės. Nė ty, sot
mbėshtetet fillimi i luftės pėr liri e ardhmeni. Tu priftė
e mbara! (fq. 66).
Dhe Ndue Gjomarku shkon nė
Mirditė dhe jep kushtrimin pėr rrezikun qė e pret krahinėn
nga tė pafetė, qė do tė rrėnojnė ēdo gjė shqiptare.
Menjėherė trimat rrokin armėt dhe marrin malet pėr tu
organizuar. Edhe partitė nacionaliste si Balli Kombėtar
dhe Legaliteti i bashkohen thirrjes sė atdhetarėve qė nė
bashkėpunim me Kapidanin e Mirditės. Shqipėria e Veriut me
nė krye Mirditėn e njohur pėr sa e sa luftra kundėr
pushtuesve turq zgjohet dhe ėshtė e gatshme pėr tė flijuar
jetėn pėr idealet e pastra shqiptare dhe lirinė nga
pushtuesit e rinj komunist, qė po vinin nė pushtet pėrmes
njė ideologjie mashtruese, duke i hedhur trutė e
gomarit naivėve tė rinj. Nga ana e tjetėr Princi i
Derės sė Gjomarkut Kapidani i Mirditės Dr. Mark Gjomarku i
bindur nė besimin e tyre u mbėshtetė nė vendosmėrinė e
luftarėve besnikė, qė ishin gati me shpirtin e sakrificės
pėr tė bėrė gjithēka, pėr Kapidanin e tyne, nuk ngurroi qė
tė fillojė aktivitetin politik e ushtarak (luftarak)
kundėr regjimit komunist qė kishte filluar tė shkallmojė
nė themel ndėrtesėn kombėtare (fq. 72).
* * *
Libri i shkruar nga Kapidani
i Mirditės Ndue Gjon Marku, mbetet njė vepėr e rėndėsishme
nė ndriēimin e historisė sė Mirditės, krahinė me njė rrugė
tė lavdishme nė historinė e popullit shqiptar. Kjo krenari
e respekt pėr kėtė popull ėshtė shprehur nė tė gjithė
faqet e librit jetėshkrimor tė autorit shumė tė mirėnjohur
nė Shqipėri dhe ShBA, pėrsonalitetit dhe burrit me besė e
menēuri, urti e traditė tė hershme tė Principatės sė
Mirditės - Dera e Gjomarkut, njė pinjoll i sė cilės
Kapidani Ndue Gjon Marku mbeti deri nė ditėt tona.
Autori me njė shpirt fisniku
dhe gjuhė tė pastėr shqipe tė mėsuar nė trojet e tė parėve
nė Orosh, ndonėse ka kaluar 80 vite mbi supe, ai ėshtė i
freskėt dhe krenar pėr historinė e popullit tė Mirditės
gjatė shekujve tė historisė dhe me njė modesti tė
trashėguar nga Dera e Gjomarkut autori thotė se i lashė
popullit tim, vendit tim dhe tė parėve tė mi kėtė vepėr,
nėpėr tė cilėn kaloi Dera e Kapidanit, duke gdhendur
thellė nė kujtesėn popullore historinė e vėrtetė pa
pasione e emocione politike, por me gjuhėn e fakteve
histortike, sikurse dėshmon nėna histori.
New York, USA, 2004
|