MIRDITA
PREJARDHJA
E EMRIT SIPAS AUTORĖVE TĖ NDRYSHĖM DHE LEGJENDĖS
1. Emri sipas autorėve tė ndryshėm.
Mirditė nuk i pėrket kohės
sė lashtė (Ilire)1.
Pėr herė tė parė (ndoshta)
si mbiemėr ndeshet nė Kadastrėn Venedikase tė Shkodrės nė
fillim tė shekullit XV.
Nė Katundin Menshabardh
tė krahut tė nėnshkodrės banonin nė vitet 1416-1417 Gjon
dhe Pjetėr Mirdita2.
Ata ishin tė ardhur nga
viset midis lumenjėve Fan dhe Mat 3.
Nė vitin 1467 nė Dibrėn e
poshtme nė katundin Sihadoll, banonte Ndre Mirdita, ndėrsa
nė katundin Shipshan Gjon Mirdita4.
Si emėr katundi, vendi e
krahine, Mirdita gjendet nė regjistrat Osman tė Sangjakut
tė Dukagjinit tė viteve 1533-1536, 1571 dhe 1591. Mė
1533-1536 Mirdita si Katund (krahine) kishte 9 Katunde dhe
161 shtėpi. Pėr vitin 1571 regjistri spėrmban tė dhėna,
sepse mirditasit nuk kanė pranuar tė regjistrohen. Nė
vitin 1591 Mirdita pėrmendet si katund me 46 shtėpi si
krahinė me 9 katunde me 168 shtėpi5.
Nė kokumentat paraosmane
Mirdita quhet herė Ndėrfana herė Dukagjini.
Ndryshimi i emrit tė
krahinės nga Dukagjin nė Mirditė ėshtė bėrė gradualisht.
Por kjo njėsi ekzistonte pavarsisht nga emri. Fakti qė nė
Kishėn e Shėn Llėzhdrit (Shėngjinit), apo Shėn Aleksandrit
sipas Shuflajt nė Shkallėn e Shenjtė, nė bjeshkėt e
Oroshit kishte varreza ku varroseshin tė vdekurit nga
gjithė zona pėrreth e deri nė Kresht e Shkodėr e tregon
njė gjė tė tillė.
Edhe shtrirja e pronave tė
Abacisė sė Shllezhderit nga afėr qytetit tė Burrelit tė
sotėm e deri nė Shkodėr (mullinj, toka, vakufe etj), e
tregon ekzistencėn e krahinės nė fjalė Mirditė, Dukagjin
apo Ndėrfanė qoftė.
Nė Kuvendin e Dukagjinit
tė vitit 1602 tė mbajtur tek kisha e Shėnllezhdrit nė
Shkallėn e Shenjtit tė Oroshit tė parėt nėnshkruan
vendasit, krerė tė njohur Mirditas, atėherė dukagjinas si:
Gjin Gjergji, Gjon Qefalia, Gegė Zajsi etj.
Mė 1610 M Bici shkruan
njė letėr pėr Dukagjinasit e Kthellės d.m.th. edhe
kthellasit (nga Rrėsheni deri afėr Burrelit tė sotėm)
ashtu si Mirdita quhej Dukagjin, pėrmend Fanin si krahinė
krahas Mirditės.
Nuk ėshtė e rastit qė nė
Kosovė dhe Kukės mirditasit i quajnė Fanė, madje dhe vetė
mirditasit, Kthellasit dhe nė pėrgjithėsi katolikėt e
tjerė tė ngulitur atje.
Nė anė tė Tiranės dhe
Shijakut, tė Fushkrujės, ka raste qė ēdo mirditas e quajnė
Kthellas.
Nė Kuvendin e Kuēit, 14
Korrik tė 1614-tės ndėr krerėt e beslidhjes nėnshkruan
edhe Gjergj Bardhi prej Mirdite8.
Mė 1621, P Budi e shėnon
Mirditėn si njė nga trevat e popujve tė Dukagjinit9.
Mė 1629 pėrmenden popuj
tė quajtur mirditas, shqiptarė, por armiq tė turqve10.
Mė 1637 M Skura shkruante:
Mbėrrita nė Mirditė, dhe po i lėshoj katundin e Mirditės
sė Epėrme atė tė Zajsit pėrfshitas 11.
Ndėrsa K. Jeriēek thotė:
Mė 1426 shėnohej vetėm Kisha e Shėnllezhdrit mbi mal16,
nė vitin 1638 i shtohet Mbi malin e mirditasve17.
Mė 1641 po sipas Shuflajt
dalloheshin rreth kėshtjellės sė Lezhės, rrjedhėn e
poshtme tė lumit Mat dhe rreth Kurbinit Shqiptarė tė
maleve, mirditasit, bulgjrakėt e selitasit, tė cilėt
turqit i quajnė kryengritės e tradhtarė 13.
Nė kėtė zonė, pra nė
Mirditė
kėtu pėrmendet pėr herė tė parė titulli
prinq-pringji (Prenk, Princeps), tė cilin e mbajnė edhe
sot e kėsaj dite krerėt e malsive Katolike tė Mirditės qė
janė vazhdimisht nėn ndikimin e fortė tė abatėve
benediktine tė shėn Lleshit (santus Alexander de Monte) nė
Malin e Shenjtė. Ky manastir u shndėrrua nė kohėn e turkut
nė kėshtjellė nėn tė cilėn u zhvillua lokaliteti me emrin
Orosh14.
Nė njė njoftim tė vitit
1648 thuhet: Meqenėse filluan ndjekjet, ai iku nė Dibėr,
pra midis mirditasve 15.
Mė 1649, F Bolica kumtonte:
Misioni i Mirditės pėrfshin vetė Mirditėn, Fanin e Vogėl,
Kthellėn, Selitėn, Macukullin e Prellin Lurėn Vlashajn e
Qidhnėn, Bazin e Rrėnzėn, tė gjitha ndėr male ku ka shumė
popuj mė tepėr tė rreptė se tė egėr 16.
Mė 1650 B Orsini shkruante:
Po mbahem nė mėshirė tė klerikėve tė Mirditės17.
Mė 1666 P Bogdani pėrmend:
Popujt e maleve tė Mirditės, Kurbinit dhe tė Arrnit
18.
Nisa nga Blinishti dhe
mbėrrita nė Mirditė e cila kishte kishėn e Shėnkollit (Fanė).
Mirdita (bėrthama) si famulli ka katundet Orosh, lagje,
Mashterkore dhe Tumerisht. Nė mal ėshtė Abacia 19.
Nė hartėn e P Koronelit,
tė botuar nė 1688 dhe nė atė tė G. Kantelit tė botuar nė
1689 shėnohen: Popujt e Mirditasve.
Ndėrsa Ipeni vinte nė
dukje; Mirdita nuk ėshtė emėr fisi por hapsirė vendi
hinderlandi, Landehafti, territori 20.
Sipas tė dhėnave por dhe
gojėdhėnave embrioni Mirditė si territor ėshtė emėr fshati
Grykė-Orosh dhe zbret deri afėr Repsit. Pastaj mė vonė ky
katund emrin e tij do ta humbiste sepse ky emėr do tė
pėrfshinte territore e banorė (popuj) nga Drini e deri nė
Mat, nga Arrni (Kukės) e deri Kurbin, nga Qidhna (Dibra e
poshtme) e deri nė Shėngjin (bregdet) (Autori).
2.
MIRDITA SIPAS LEGJENDĖS
Njėherė e njė kohė thonė Duka qė zotėronte hapsira nga
Lura e deri nė Shkodėr e kishte emrin Gjin. Duka Gjin pati
tre pinjolle, (3 trashigimtarė, meshkuj). Kishte edhe
vajza. Tė gjithė jetonin nė njė familje tė madhe derisa u
bėnė me nipėr e mbesa, ndoshta dhe me stėrnipėr. Erdhi njė
kohė kur familja e madhe e Dukės Gjin do tė ndahej. Thuhet
se Duka Gjin, pra i ati i tre djemve kishte vdekur.
Nė
bazė tė sė drejtės zakonore tre vėllezėrit do tė ndanin
gjithēka kishte familja e madhe nė tre pjesė dhe kėshtu do
tė formoheshin tre familjet e Dukagjinit. Gjithnjė sipas Zakonit,
djali i madh (i parė) ndan, ndėrsa duke filluar nga mė i
vogli e nė vazhdim zgjėdhin pjesėt e ndara (nė rastin tonė
hysja (pjesa) do tė ndahej tresh). Pėrgjegjsia ishte e
madhe.
E
kėshtu i pari djalė i Dukagjinit e ndan pasurinė nė:
1.
Njė pjesė pėr njė familje do tė ishte pleqsia (e
drejta pėr tė dhėnė drejtėsi nė gjithė territorin e
Dukagjinit dhe mė tej), bashkė me tė dhe kali i shalės.
2.
Pjesė tjetėr do tė ishte mulliri i blojės, shosha
dhe artizanati shtėpiak etj.
3.
Pjesa e tretė sipas vėllait tė madh do tė ishte
toka bujqėsore dhe kullotat etj.
Pasi u bėnė tė qarta ndarja e pasurive e ofiēeve nė tre
pjesė, i vogli thonė zgjodhi tokėn.
Kur ky vėlla (i vogli) zgjodhi tokėn vėllai i madh dhe
vėllai i dytė njėzėri thanė Mirė dite.
I
dyti i tha vėllait tė madh mbaje shalėn e kalit (pra tė
drejtėn pėr tė pleqėruar e fituar nga kjo), kurse mullirin,
shoshėn dhe artizanatin familiar e mbajti i dyti.
E
kėshtu sipas kėsaj legjende zona e Dukės Gjin, pra e
Dukagjinit ishte e banuar nga tre familje tė mėdha:
MIRDITĖ, SHOSH dhe SHALĖ (vėllai i parė).
Si
pėr ta vėrtetuar kėtė legjendė ka gojėdhėna qė bėjnė fjalė
se deri para 70-100 vjetėsh kėto familje nuk merrnin e
jepnin vajzė (nuk bėnin Krushqi) njėra me tjetrėn.
Pra e thėne shkurt mirditasit nuk jepnin vajza dhe nuk
merrnin nė Shalė e Shosh. Kufiri natyror mes tyre (Mirditės
e Dukagjinit) ka qenė lumi Drin.
|