MIRDITA TERRITORI
Mirdita si realitet dhe si
trevė konsolidohet jo vetėm nė kohėn e rezistencės
antiosmane nė kohėn e Skėnderbeut por veēanėrisht pas
vendosjes sė pushtimit tė vėndit. Ajo shėrbeu si strehė e
popullsise shqiptare pėrreth saj e cila u shpėrngul duke
shėnuar zgjerimin e territorit tė kėsaj enklave qė
padyshim pėrbėn trevėn mė tė organizuar nė luftėn
antiosmane falė tė cilės ruhen mė shumė se kudo tjetėr nė
territoret shqiptare, tė idenditetit Iliro-Arbėrore,
fetar, kulturor dhe fisnik shqiptar. Kėtė fenomen e
pėrmend dhe M Shuflaj kur thotė;
kėtė lidhje fisesh e
tregojnė edhe sot tė ashtuquajturit 3-bajrakėt e Ohrit;
Kthella, Beshkashi dhe Selita. Stėrgjyshėrit e kėtyre
vėllazėrive erdhėn nė rajonin e Mirditės qė nė kohėn e
rrėnimeve tė para e tė tmerrshme turke nė Ohėr dhe
rrethinė (1466). Qė nga viti 1641 dallohen mbi Lezhė nė
Mat dhe Kurbin, Mirditėt dhe Selitėt.
Turqit i quanin atėbotė
rebela 1.
Ky territor i 3-bajrakėve
nė fjalė pėrfshinė territoret e sotme nga Burreli nė Orosh
dhe nga Malet e Lurės deri nė kufi me rrethinat e Krujės
dhe fshatrat e Tiranės nė Jug.
Arsyet e lėvizjes dhe
koncentrimit tė kėsaj popullate ashtu si dhe e popujve tė
tjerė qė lėvizin drejt territoreve ku u ngulitėn,
konsiston nė faktin se kėto territore ishin jo vetėm nėn
zotėrimin e kastriotėve por tani ishin nė zemėr tė shtetit
tė arbėrit qė pėrbėnte dhe epiqendrėn e luftės antiosmane.
Kėtu kėta popuj gjenin jo vetėm mundėsine pėr tu mbrojtur
nga shfarosja prej ushtrisė turke por edhe bazėn e
vazhdimin e luftės pėr liri me nė krye Skėnderbeun.
Dyndjet e mėdha drejt
Veriut tė Mirditės konsoliduan akoma mė tej formėsimin e
kėsaj treve (Mirditės).
Pashko Vasa e prek
sipėrfaqshėm kėtė fenomen kur thotė;
Gega Llesh, Gega Dodė,
Gega Tanush dhe njė gegė tjetėr emrin e tė cilit se mbaj
mend, lanė malet e Pashtrikut, nė Jakovė, pa i jetėsuar
dhe ceduar pėr tė shkuar e pėr tu vendosur nė Mirditė. Ky
dokumend qė u pėrkiste stėrgjyshėrve tė kryetarit tė
Mirditės Bibė Doda Pasha, ishin nė posejdim tė tij i cili
para se tė vdiste na i kishte treguar e na i kishte
kėnduar (lexuar) dhe jemi tė sigurtė se biri i tij Preng
Pasha duhet ta ketė nė dorė akoma 2.
Pa dyshim personat qė
pėrmend Pashko Vasa ishin Prijės Fisesh dhe bashkė me ta
nė Mirditė erdhėn njė numėr i madh njerėzish.
Ky territor kufizohet me
Drinin nė M Gjakovės dhe vazhdon deri nė Kthellė (afėr
Rrėshenit).
Dyndje tė tjera per nė
krahinė ka patur nga trevat shqiptare tė M Zi, fusha e nėn
dhe mbi Shkodres dhe janė vendosur e mbėshtetur tek fiset
vendase tė Mirditės nė territoret e Bajrakėvė tė Ohrit,
Mirditės dhe Lezhės e Kurbinit dhe deri nė Dibrėn e
Poshtme. Kėshtu mishella e krijuar nga popullsia vendase
dhe e shqiptarėve tė tjerė krenarė tė gjithė arbėrore
solli krijimin dhe unifikimin e njė tradite tė re tė njė
realiteti tė ri shqiptar dhe pėrfundimisht krijimin e
trevės sė Mirditės.
Uniteti etnokulturorė i
krahinės, trashėgimia arbnore-shqiptare, feja, karakteri
kryengritės dhe vetėqeverisja, gjuha, besa etj janė
karakteristikė themelore qė e shoqėron kėtė realitet
shqiptar si nė asnjė trevė tjetėr tė shqiptarėve nė
Ballkan.
Kjo trevė e Madhe qė nė
shek XV deri nė shek XVII shtrihej nga Shkodra nė Dibėr
(nga Buna nė Drinin e Zi), nga Drini (M Gjakovės) deri nė
Krujė e Tiranė dhe nga Shėngjini (deti) nė Prizren me
procesin e islamizimit dhe Osmanizimit krahas konsolidimit
tė saj nė aspektin hapsinor u shoqėrua dhe me njė proces
tkurrje (zvogėlimi). Pėr rrjedhojė nė shek XVIII-IXX
procesi i vetqeverisjes sė Mirditės, influenca tė
prelateve katolik dhe e derės princore tė Gjon Markajve u
shtri nga Luma nė Kurbin, nga perėndimi (vija imagjinare
Shengjin-Vau Dejes) nė lindje (Drinin e Zi, Dibra e
Poshtme).
Uniteti etnokulturor i
trevės Mirditės nė kėto kufij ėshtė i qartė dhe i
perceptueshėm edhe nė ditėt tona. Nuk ėshtė vėshtirė tė
dallohet veshja tradicionale Mirditore (shqiptare) tek
burrat, e njėllojtė si nė Vaun e Dejės, Koman e Lezhė nė
perėndim, ashtu dhe nė Lurė, Baz (afėr Burrelit) nė
Lindje. Po kėshtu ėshtė e njėjta veshje si nė Q Malit
Srriēe, Thirre e diri nė Arren (nė veri) dhe nė Laē, Milot
dhe Lundre nė kufi me malėsinė e Tiranės e Krujės (nė
jug). Element sinifikativ i unitetit tė njė kulture e
zakoni janė kėngėt, vajet, influencat konunore (e drejta
zakonore) dhe mbi tė gjitha ruajtja e besimit katolik.
Gjithė ky territor pėrfaqėson njė enklavė relativisht tė
pastėr katolike.
Uniteti
territorial i kėsaj treve nė kufijtė e lartpėrmendur
shprehet dhe nė organizimin ushtarak (12 bajrakėt e
Mirditės) nėn influencat e Princėve tė saj B Pashės, P
Bibė Pashės (shekulli XIX) etj.
Kjo ide ilustrohet qartė nė
ngjarjet kulmore tė historisė sė krahinės qė do tė
shtjellohet nė kapituj tė tjerė tė kėtij libri.
Mirdita e sotme administrative perfaqesohet vetėm njė
pjesė tė Mirditės historike dhe etnologjike.
Vijon
Harta e Krahinės.
1.
E. Cabej Problemi i vendit tė formimit tė gjuhės
shqipe (stru. Historinė. Tr. 1972 Nr.3)
2.
Catasto Veneto di Scutari, Vol I f.25.
3.
M Shuflaj Serbėt dhe Shqiptarėt Tr.1926 f.23.
4.
Regjistri Osman i Sangjakut tė Dibrės i vitit 1467.
5.
S. Pulaha, krahina e Sanxhakut tė Dukagjinit gjatė
shekullit XVI nė studimin Historik 1973 Nr.3 dhe 4.
6.
L Ugolini Pagine di Storia veneta, Roma 1933-1934,
Vol III, F. 17-24. Po kėshtu nė kuvendin II tė Dukagjinit,
Shp. 1608.
7.
Relacione; Tr. 1963, Vell. I.
8.
L Ugolini, vep. Pagine di Storia Veneta, f.29, 34
etj.
9.
Relacione
I f. 309.
10.
Relacione
I, f. 401.
11.
Relacione
Tiranė mė 1965, Vėll. II f. 69-71, etj.
12.
K Jerecek, romanin, Vol I f.52.
13.
M Shuflaj, Vep Ieperm F 104.
14.
M Shuflaj Vep I perm. F. 64
15.
F Granata, LAlbania e le missione italiane, nė
revista dAlbania. 1942, Fascis. 4. F.230, Ja dhe Dibrri
quhet Mirditė.
16.
Relacione II 379. 91 krahina barazohen me Fanin e
Kthellėn. Si mision shumė mė i gjerė.
17.
Relacione II, fq. 415
18.
A theiner, Vetera munomenti, slavorum
Meridionalium, Zagrab, 1875, F. 215.
19.
Hylli i dritės, Shkodėr 1931, N. 7-8, F. 437-438.
20.
Th Ippen, Die Gebirge des nordėestlichen Albaniens,
Ėieu 1903, F. 42.
21.
M Shuflaj Serbėt dhe Shqiptarėt fq. 62
22.
E vėrteta mbi Shqiptarėt P Vasa fq. 73
|