|
IMZOT NIKOLLĖ KAĒORRI -
FIGURĖ E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR
" Kalben njerėzit e ndershėm atje ku lartėsohen
kriminelėt"
(Sami Frashėri)

Pikėrisht mė fjalėt e pakta, por plot mendim tė filozofit
tė shquar shqiptar Sami Frashėri
"Kalben njerėzit e ndershėm atje ku lartėsohen
kriminelėt", dėshiroj ta filloj shkrimin pėr imzot Nikollė
Kacorrin, njeriun e flamurit, projektuesin e
pavarėsisė sė Shqipėrisė. Lufta pėr mbrojtjen e kombit
ishte kredo jetėsore e imzot Nikollė Kacorrit, por
fatkeqėsisht dhe jo rastėsisht pėr gjithė kėto vite
veprimtarinė patriotike tė tij do ta mbulojė tisi i
harresės, i arkivave tė ndryshme nė Shqipėri. Po pse u
kalbėn, u harruan dhe u pėrbuzėn figurat historike,
ndėrsa u lartėsuan kriminelėt, pansllavistėt, turkofilėt
dhe grekofilėt e shumė fila e servila tė tjerė kjo do tė
dėshmohet atėherė kur shqiptarėt do ta shkruajnė historinė
e tyre nė bazė tė argumenteve shkencore, pa ngjyrime
ideologjike e pa synime tė ngritjes tė atyre, qė mė shumė
i sollėn dėme se dobi kombit.
Sa i pėrket jetės dhe veprimtarisė atdhetare tė Imzot
Nikollė Kacorrit informacione mė tė bollshme japin sidomos
disa artikuj tė shkurtėr nė Revistėn "Leka", e cila dilte
nė Shkodėr para periudhės sė komunizmit. Njė studim tė
mirėfilltė dhe tė plotė deri mė tani e ka bėrė don Pren
Kola me titull " Imzot Nikollė Kaēorri pėr mėvehtėsinė ė
Shqipėrisė", studim i cili u botua nė revistėn "Shpresa"
tė Prishtinės dhe "Zėri i Shėn Nikollės" nė Velezhė tė
Prizrenit.
Kush
ėshtė imzot Nikollė Kacori ?
Imzot Nikollė Kacorri u lind nė vitin 1862 nė fshatin Kre
i Bajrakut tė Lurės. Ai rridhte nga njė familje, babai i
sė cilės ishte katolik, ndėrsa nėna islame, gjė qė tregon
pėr tolerancėn fetare tek shqiptarėt. Si ēdo fėmijė
shqiptar edhe imzot Kacorri u rrit mė fisnikėrinė,
bujarinė, besėn dhe trimėrinė, qė ishin tradita tė vyera
tė malėsisė dhe qė ndikuan mė vonė nė pėrgatitjen
atdhetare tė tij. Duke parė aftėsinė e madhe tė Nikollės
sė vogėl Arqipeshkvi i Durrėsit imzot Ambrosio pas njė
vizite qė bėri nė Lurė e mori me vete pėr ta pėrgatitur
pėr meshtar e prijės tė popullit.
Nė vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko - teologjike pėr
meshtar dhe u shugurua po tė njėjtin vit nė Shkodėr. Njė
kohė shėrbeu nė Delbnisht, pastaj u emėrua famullitar nė
Durrės. Pėr veprimtarinė e zellshme dhe tė frytshme
kishtare dhe njerėzore Papa i asaj kohe e nderoi me
"Kryqin e artė", "Pėr Kishė dhe Papė". Po nė kėtė vit
emėrohet edhe Ipeshkv. Ky titull do t'i ndihmonte edhe mė
tepėr nė lėmin politik, nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut.
Nė mes tė viteve 1905 - 1907 drejtoi kryengritjen e
armatosur kundėr turqve nė Kurbin. Nė vitin 1908 nė
Kongresin e Manastririt sė bashku me at Gjergj Fishtėn dhe
Luigj Gurakuqin e shumė atdhetarė tė tjerė, i dhanė kahje
perendimore kulturės shqiptare, duke e vendosur alfabetin
qė kemi tash e 91 vjet. Mori pjesė edhe nė Kongresin e
Elbasanit i cili synonte tė korigjonte imazhin negativ tė
kongresit tė Dibrės (korrik 1909) tė organizuar prej
xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollė
Kacorrit, sulltanit iu bė ferrė nė sy dhe ai e priste
vetėm njė shkak sa mė tė vogėl pėr ta burgosur. Dhe shkaku
u gjet, mu nė momentin kur ishte pėrfshirė pėr njė
kryengritje tė armatosur nė gjithė Shqipėrinė. Pėr gjyqin
dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobė nė tė holla i
referohemi Revistės "Leka", e cila boton lajme tė gazetės
"Dielli".
Dielli i dates 8.3.1911 shkruan:Me 15 te Dhjetorit u
kenduen ne gjykatore te Durresit letrat qe paten ardhur te
prishura preji temizit te Stambollit,me 17 vazhdoi gjygji
perseri pore pa len shum me fole te ndershmin prift
atdhetar,dhe ppa thirr njeri si deshmitar.E denuan perseri
me dy vjet burg e 25 lira gjob.Avokati mbrojtes zoti Talib
Efendiu nga Gjirokastra kerkoji te zburgosurit e Don
Nikoll Kaqorrit,dhe e bani temiz per se dyti por gjygji
nuk e liroji.Dielli nr 89 shkruanNga gazetat e huaja
mesuam sihariqin se te ndershmit prift katolik nga Durresi
z Don Nikoll Kaqorrit ju dha falje preji sulltanit per
denimin qe kishte dhen gjykatorja ushtarake,.Pergezojm nga
thelbi i zemres te shkelqyerin atdhetar dhe i lutemi zotit
ti fale pas keteji shendet dhe prehje per te miren e
atdheut.
Ne korrik te vitit 1911 ushtria turke zuni ne Shijak
rrogtarin e imzot
Nikoll Kaqorrit me tri manxerre e do fishek e letra poste
qe po i qonte ne Delbnisht te Arqipeshkvi i Durresit imzot
Bianki.Imzot Nikoll Kaqorri ke qite ne gjygjin ushtarak e
ke denue me burg e sidomos per shkak te nje letre ku jepte
drejtime per nje kryengritje kombetare.
Kjo tregon se imzot Nikoll Kaqorri ishte njeri nder dy tre
arkitektet kryesor te berjese se shtetit te ri Shqiptar,ku
me se miri kjo gje ilustrohet ne memorandumin derguar
Mbretit te Austro Hungaris Franc Jozefit vetem dy jav para
se te shpalleji Pavarsia e Shqiperis.
Pas gjithė kėtyre pėrpjekjeve kombėtare dalėngadalė
pėrgatitej terreni pėr shpalljen e pavarėsisė sė
Shqipėrisė . Nė fillim atdhetarėt shqiptarė kishin
vendosur qė pavarėsia tė shpallej jo nė Vlorė, por
pikėrisht nė Durrės, nė qytetin ku imzot Nikollė Kacorri
zhvillonte veprimtarinė atdhetare. Por autoritetet turke
lajmėruan telegrafikisht komandėn e Janinės dhe u pėrgatit
me shpejtėsi njė njėsi ushtarake turko-greke qė tė mos
lejonte nė ēdo mėnyrė suksesin e pėrpjekjeve tė
atdhetarėve shqiptarė pėr tė shpallur pavarėsinė, dhe me
ēdo kusht tė bėhej likuidimi i tyre. Duke iu falenderuar
patriotėve durrėsakė delegatėt shpėtojnė dhe marrin rrugėn
e Vlorės. Kėshtu me 28 nėntor 1912 nė orėn 14.00 botėrisht
u shpall pavarėsia e Shqipėrisė. Kuvendi Kombėtar i Vlorės
formoi Qeverinė e parė shqiptare, Qeveri e Pėrkohshme me
kėtė pėrbėrje.
Ismail Qemali kryeministėr dhe ministėr i punėve tė
jashtme, Imzot Nikollė Kacorri nėnkryetar i Qeverisė,
Myfit Bej Libohova ministėr i punėve tė brendshme, Abdi
Bej Toptani ministėr i financave, Mehmet Pash Deralla
ministėr i luftės, Petro Poga ministėr i drejtėsisė, Luigj
Gurakuqi ministėr i arsimit, Mithat Frashėri ministėr i
punėve botėrore, Pandeli Cale ministėr i bujqėsisė dhe Lef
Nosi ministėr i Post Telegrafeve. Duke pasur parasysh
faktin se Ismail Qemali edhe si ministėr i punėve tė
jashtme pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalonte jashtė
Shqipėrisė lirisht mund tė thuhet se Imzot Nikollė Kacorri
, luante rolin e kryeministrit nė Shqipėri.
"Shumė tė vėshtirė e tė rrezikshme janė kėto ditė pėr ne
shqiptarėt e pėr nanėn tonė Shqipėrinė qė tė katėr shtetet
e Ballkanve po dojn me e pėrpi e me coptu". Mė kėto fjalė
imzot Nikollė Kacori e fillonte Memorandumin derguar
Perendorit tė Mbretit tė Austro Hungarisė Franz Jozefit I.
Ky memorandum i shkruar dhe pėrgatitur prej Imzot Nikollė
Kacorrit, dhe mban datėn 12 nėntor 1912, gjashtėmbėdhjetė
ditė para shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė sė
Shqipėrisė. Pėrveē imzot Nikollė Kacorrit, nėnshkrues tė
kėtoj memorandumi janė edhe zotėrinjtė, Mustaf Asim Kruja,
Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani,
Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Nė kėtė memorandum praqitej e
vėrteta mbi Shqipėrinė dhe i kėrkohej ndihmė mbretit tė
Austro Hungarisė qė shteti shqiptar mos tė gllabėrohet nga
sfingsat sllavė, grek e turq. Kėtu kėrkohej qė tė njihet
shteti shqiptar "nė katėr vilajetet e Shqypnisė me Kosovė,
Manastir, Shkodėr e Janinė". Kėtu jipej edhe numri i
shqiptarėve qė jetonin nė vitin 1912, mbi tre milionė
frymė, dhe qysh atėherė u kėrkua qė Shqipėria me katėr
vilajetet tė jetė neutrale siē ishin Zvicra dhe Belgjika.
Pas dėshtimit tė Qeverisė sė Ismail Qemalit imzot Nikollė
Kaēorri sė bashku me Mustafa Krujėn, Luigj Gurakuqin,
Fahri Gjilanin, Themistokli Germenjin themeloi lidhjen
"Pėr atdheun e pėr Thronin" pėr shpėtimin e atdhuet nga
trazirat e ndryshme antikombėtare. Pas gjithė kėsaj sė
bashku me shumė atdhetarė tė tjerė pa dėshirėn e vetė
imzot Nikollė Kacorri emigroi nė Austri, ku qėndroi tri
vjet nė Vjen deri sa vdiq me 29 maj 1917. Po ēfarė vdekje
pati imzot Nikollė Kacorri, kėsaj pyetjeje nuk mund t'i
japim pėrgjigje tė sigurt. Ai vdiq i ri, por vepra qė la
pas nė luftė pėr mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit
kombėtar ėshtė njė udhėrrėfyes pėr brezat e rinjė. Ėshtė e
vėrtet se imzot Nikollė Kacorri u vra dy herė, njėherė
kur vdiq i thyer shpirtėrisht pėr fatin e kombit, dhe tė
dytėn herė kur veprimtarinė patriotike tė tij e mbuloi
tisi i harresės gati njė shekull. Por edhe vrasėsit e parė
edhė tė dytėt do tė harrohen, ndėrsa veprimtaria
patriotike e njeriut tė flamurit Imzot Nikollė Kacorrit
do tė shenohet me shkronja tė arta nė historinė kombėtare
tė shqiptarėve.
Marr nga Libri Deshmi Koherash te Nue Oroshi |