<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         

Mirdita , miresevini ne www.mirdita.net Letersi, Histori, Art& Kulture, Forum, E-Mail falas me .. @mirdita.net                        

   English
 

 :: Poetë të rinj Mirditorë 

 :: Gjok Beci

  :: Albana  Melyshi Lifschin

  :: Gjon Marku

  :: Gjon M Ndoja

  :: Lek Gjoka

  :: Nikoll Loka                            

  :: Pjetër Fushai

  :: Dod Pjetri

  :: Ndue Dedaj

  :: Violeta Perleka

  ::  Erion Hilaku

  :: Kontakt Admin

  :: E-maili Juaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 

 

SHEJTANIA E BARDHE

 

Era daraviti floknajėn e mjegullave
Kreshtat u pėrmillėn nga fluria dėbore
Tė desha pranė…Tė thirra sa munda
Larg ishe,fshehur ishe,s'mė dėgjoje!

Shpardh e dėllinjė vishej me krahnezė
Ngutej mėllenjbardha…tė tė sillte ty.
Si u thinje kėshtu papritur i dashur!
Harrove se unė tė dua perherė tė ri?

Si nė pėrralla shkova dorėn mbi flokėt e mi
E sheh?…Thinjat i fshiva kaq ishte!
Po ti vėshtroje at'ēast tej vitit dy mijė
Kur do thinjem vertetė.

Do tė jem pesėdhjetė a njėqindvjecar,
Njė gjysh qė zor ta besoj pleqėrinė
Pėrditė nė sherr me shejtanen e bardhė…
Pėrnatė nė duel…gjersa ta rrokullis nė greminė.

 

KTHIMI I VASHAVE

 

U kthyen
Me nga njė gji tė shteruar Rozafe.

Nga mungesa e gjatė
Plot dhjetė shekuj
E njė natė…

Vigun e pritjes mbajtėm nė krah
Ato thanė jo
I trembeshin mermerit qė pikonte,
Hedhjes nga Shkėmbi i Vashės.

Kėrkuan njė krua
Tė njomnin buzėt e thara tė zhegut
Tė carat e tokės…
S'u mjaftoi as uji i detit.

Pinė me etje
Legjenda
Epe
Kanune
I shterrėn si pikėn e lotit…
Tė nesėrmen u gdhinė shtazana.

 

HJEKESIT

 

 

Kufoma e fatit
Rrotullohet rreth thepit dhe shqekzės
E shushatur.

Mos humbni kohė me tė mirėn.

Nga tymnaja
Plumbi i bardhė
Silikoza,
Smogu,

Nga syri i keq
Shpirti bie
Pėrpėlitet ndėr kėmbė.Mos humbni kohė me tė mirėn.

 

Kufoma e rėnė pėrmbys
…ngrihet
Ngurtėsohet
Nė statujė.
Piedestal ka njė gėzhojė
Njė shiringė tė hedhur mėnjanė.

Asnjė daltė nuk e gdhend
E kafshojnė vetėm dhėmbėt e qoftėlargut.

Mos humbni kohė
Hjekėsit janė nė shteg
Nė pritė.

Tė shumtė humbėsit…

Njerėzit dhe perėnditė.

 

 

KURPNA

 

I mbėshtillet trungut tė lisit
Pėrreth.

I gjithpushtetshmi ynė
Dashtė zoti nė hijen tėnde
Pakėz ministėr tė bėhem,
Pakez deputet.

Dhe zgjidhet
Dhe pėrthyhet
Dhe mblidhet lėmsh.

 

Zhaba e zhapinj qė vegjetojnė n'lgjata

Pas kurpnes varg…nė strofujt e saj

Pinė lėngun e kulluar tė hardhisė
Nėn hijen e hijes sė hijes.

 

Lakadredha e kurpnės
Pėrpajnuar nga gjerizet nė mejhanė:
Zoti ynė
Qė s'je nė qiell

Bekuar qoftė froni yt!
E kur tė mos jesh mė
Mallkuar me farė e me fis!

Spiralja gjethore shpėshtilet
Si lėkura e shtatė e bollės idhnake.
Trungu i lisit…medet
Mbetet pa rrathėt e vet.

 

 

 

DASHURI

 

Gjithkund kam dashuritė e mia.
Pėr sysh e pėr duarsh mė merr pas vehtes
E qeshura
Digjet njė fjalė
Si shami
Veshur me kostum drithije
Botėn zbuloj pėr ty.

 

Rrėshqitur ka prej dritės sė ylberit
Prekja,
Larg nė shkrepat e natės
Shkundullohet me veten
Vdekja.

 

Gjithkund kam dashuritė e mia
Shpaluar nė hartėn e syve
Ku bota krijohet pėr ty…
Pa shkallė zvogėlimi
Njė me njėqindmijė.

 

 

 

MESUESI I PELLUMBAVE

 

Del nga rrudhat e kujtesės…
Pėllumbat e bardhė,aty si atėherė
Nuk i thėrret mė nė emėr,
Nuk i ushqen me thėrrime buke
E thelpinj drite.
Fryn erė
Bluan stinė e imazhe.
Boja e shkrimit mbi letėr s'qenka tharė,
Pluhuri i shkumėsit mbi qerpikė
S'qenka tretur.

Del nga rrudhat e kujtesės…
Zilja mbledh shkollarėt te porta
Pa zhurmė
Me fjalė qė mungojnė
Pėllumba nė sy,
Kaq vite
Qė presin,pėrcjellin
Siluetėn e tij.

Del nga rrudhat e kujtesės…
Hyn nė njė klasė, del neė njė tjetėr
Tingulli i ziles
S'qenka shuar,
Boja e shkrimit
S'qenka tharė,
Pluhuri i shkumsit s'qenka tretur.

 

 

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net