<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         

Mirdita , miresevini ne www.mirdita.net Letersi, Histori, Art& Kulture, Forum, E-Mail falas me .. @mirdita.net                        

   English
 

 :: Poetë të rinj Mirditorë 

 :: Gjok Beci

  :: Albana  Melyshi Lifschin

  :: Gjon Marku

  :: Gjon M Ndoja

  :: Lek Gjoka

  :: Nikoll Loka                            

  :: Pjetër Fushai

  :: Dod Pjetri

  :: Ndue Dedaj

  :: Violeta Perleka

  ::  Erion Hilaku

  :: Kontakt Admin

  :: E-maili Juaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 

NIKOLLĖ LOKA

KENGA E KANARINES

Kanarina kėndon vajet tona,
Kėnaqet gjysma e botės,
Gjysma tjetėr vajton me pika loti
E thyen telat e kafazit tė vogėl.

 

Tinguj tė ėmbėl
Dalin prej shpirtit tė zogut,
Tinguj qė vdesin,tinguj akuj.
Nė hekura kafazesh thėrmohen.
Cmendet gjysma e botės,
Gjysma tjetėr vajton me pika loti.


MBRETERIA E ENGJEJVE

Engjėjt e bardhė shėtisin poshtė reve tė zeza,
Piklat e shiut i shtyjnė pa mėshirė drejt dheut,
Rrėzohen humnerash,kapen nė copa ylberėsh,
“pėrse mundohen vallė?”- pyet njeriu nėn strehėz.

Natyra ndėrron veshjen e duket mė e hijshme,
Shatrivan i padukshėm e lag me shi tė imėt;
Shpėlan trishtimin nėn kureshtjen e fėmijėve,
Me duar shtrydh retė e u nxjerr ujė tė trėndafiltė.

Njeriu sa e kuptoi mendimin e engjėjve,
Nga streha ku ishte e lėshoi njė pėrshendetje;
Pėrjetsisht nėn qiell lulėzoftė mbretėria juaj!
Dhe e hodhi lart gjysmėn e zemrės.

 

NE DET VECOVA NJE DALLGE

 

Nė det vecova njė dallgė…
Njė pėllėmbė qiell
Nė perėndimin e diellit
Copa-copa u bė.
Njė fjalė u kėput,
E ra nė tinguj vaji.
Dikush qante pa zė,
Nė njė strehė tė kujtesės time tė vrarė.

 

O diell mė fal,
Deri kur s'do tė jem mė…
Pastaj mė vrit
Me njė rreze tė artė!
Tė rilind i pafaj…

SFILATE ME ZANAT

Kapuēi i bardhė,
I rri si kurora bjeshkės.
Qyteti tė ri,
Gjallnon eposi i lashtė…
Mbi shtatore guri,
Legjendat vdesin.
Mali zvogėlohet
sa hija e Kostandinit,
mallin fsheh
nė mes tė gurit.
Degėt e njoma tė rrapit tė Jutbinės,
E kanė ndėr sythe ditė pas dite
Rininė tuaj,
Shotė,
Po sfilon ka njė shekull
Me zanat e mali …
Hypėn e zbret
Nė podiume bjeshkėsh,
Me kurorėn e bukurisė,
Njė kapuē nė strehėn e ballit.

 

YLBERI

 

Ylberi i mori ngjyrat
Nė shtatė diej;
Shtatė ditė pikuan sterhėt,
Pėr ta pritur gėzueshėm
Tė tetėn.

Njė vajzė po vdes
Shaluar mbi hark ylberi,
Per tu bėrė djalė i ėndrrės.
I zė me dorė shtatė ngjyra,
Zhduken nė cast,
Lind e teta,
E bardhė…                                                                                                            

 

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net