<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         
Mirdita , miresevini ne www.mirdita.net Letersi, Histori, Art& Kulture, Forum, E-Mail falas me .. @mirdita.net  

Mirësevini në www.mirdita.net 

 
 

  :: Kapidani Ndue Gjon Marku

  ::  Alfa dhe omega nė..

  :: Mirdita krenaria dhe ..

  :: Mark & Llesh Gjomarku

  :: Preng Bib Doda(N.Oroshi)

  :: Nikoll Kaçorri

  ::Agron Shabani(Kumtes 

  ::Interviste me Ndue ZNdocin

  :: Intervista me Gjok Gjoka

  ::

  ::

  ::

  ::

  ::

  ::

  ::

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dera e Zef  Ndoc Ndreces ne koder te Spaēit ne Mirdite, nje dere me nje histori te spikatur,por e pa eksploruar sa e meriton ne panteonin e memorjes qe kane nevoje brezat e ardhshem.

 

                     Nga ALEKSANDER NDOJA

 

 Shume kush ne Mirdite e me gjere, ka mėsuar dhe dėgjuar se ne nje vend ne Mirdite, nė nje perimetėr shume te vogel, aq sa mund te ndėrtohet nje fshat, qenė ndėrtuar plot 7 kisha te vogla. Askush nga historianet apo nga arkeologėt ende nuk ka shpjeguar se si ka ndodhur nje ngjarje e tillė, por rrėnojat ende janė prezente  nė hapėsirat e kėtij fshati, qė detajohet qartėsisht nė librin e studiusit dhe mėsuesit tė njohur mirditor Ndue Dedaj me titull “TOKA E KATEDRALEVE“ Bėhet fjalė pėr fshatin Koder-Spaē pak km. Nga qėndra administrative e Repsit. Pikėrisht nė kėtė fshat,nė qėndėr tė tij,disa hapa nga rrėnojat e kishave ngrihet kulla e Ndocajve. Njė kullė 3 katėshe mė tepėr se njė shekull nė kėmbė  ėshtė dėshmitare e aktivitetit tė burrave qė lindėn nė tė,por edhe e njė persekutimi tė rėndė gjatė rregjimit tė gjatė 50 vjeēar tė komunizmit. Njėri i mbijetuar i kėsaj dere ėshtė Ndue Z. Ndoci, i larguar nga Spaēi dhe Shqipėria qė nė vitin 1951 pėr ti shpėtuar burgimit tė tretė tė rregjimit te sapo instaluar, rrėfen pėr Mirdita.net anėt mė tė pa eksploruara tė asaj kohe, dhe deri nė ditėt tona. Megjithese mbi supet e tija rėndojnė plot 88 vjet Ndue Z. Ndoci ,kjo dėshmi e gjallė e tre kohėve, me njė kujtesė dhe vullnet brilant dėshmon njė pjesė tė historisė qė ai njeh, por megjithatė siē vetė premton, i gjithė aktiviteti qė ai njeh dhe kujton po e rendit nė njė libėr qė sė shpejti do tė dalė nė botim.

 

Flet Ndue Z. Ndoci i cili pas mė shumė se 55 vjetėsh nė emigracion politik ėshtė kthyer pėrfundimisht nė Shqipėri.

 Nue Zef Noci

-Ku fillon kujtesa pėr para ardhėsit e derės tuaj dhe cili ka qėnė kontributi i tyre pėr Mirditen ?

Ndue Z. Ndoci – Pėr sa kujtoj unė dhe sa kam dėgjuar dhe studiuar kontributi i derės time fillon me gjyshin e babait tim,Zef Ndocit tė quajtur Ndrec Ndue Pjetri i dytė.Nė histori ai hyri sepse shtėpia jonė ishte njė ndėr 24 krerėt qė asokohe drejtonin Mirditėn ose siē thuhej nndryshe 24 krerėt e Mirditės.Por Ndrec N. Pjetri e tregue veten mė shumė se krerėt e tjerė nė kohėn kur Turqia kėrkonte 12 mijė ushtarė pėr tė siguruar kufirin e saj nga invazionet e herė pas herėshme ruse tė asaj kohe.Tė gjithė guvernatorėt turq nė Shqipėri i propozuan sulltanit njėri medėrgue dikush dibranė dikush elbasanlli skraparli apo kurveleshas por sulltani kėmbėnguli pėr 12 ushtarė mirditas pasi ai kishte dėgjuar pėr veēoritė dhe trimėrite e tyre. Megjithėse guvernatorėt kėmbėngulnin tek Sulltani nė propozimet e tyre me arsyetimin se tė propozuarit e tyre i pėrkisnin besimit mysliman Sulltani u pėrgjigj se kishe kėrkuar pikėrisht mirditorėt pasi ata ishin mė burra dhe mė trima pasi nuk kishin pranuar tė ndryshonin asnjė zakon shqiptar. Si pėrfundim kėshtu u vendos. Kėshtu drejt Turqisė u nisė 12 mijė mirditas nėn komandėn e Bib D.Gjomarkut qė mė vonė do tė merte emrin Bib D.Pasha.Sulltani ju kishte premtuar ushtarėve me marrė nga 3 mexhita tė bardha nė ditė si dhe ushqim tė njėllojtė me ushtarėt e Turqisė. Kur mbėrritėn nė komandėn e Turqisė ushtarėve mirditorė ju dhanė peksimet dhe groshė qorre.Si kjo ditė vijuan dhe tė tjera dhe askush nuk protestoi duke pėrjashtuar Ndrec N. Pjetrin e Spaēit. Ky i fundit protestoi ashpėr i mbėshtetur edhe nga 100 besnikė tė ti duke e detyruar Sulltanin tė pėrmbante premtimin e tij. Pas pėrfundimit tė luftės Ndrec N.Pjetri kthehet nė Spaē she nuk kaloi shumė kohė dhe ai vdes.

 

-Cilėt la sipasardhės dhe kush ishte aktiviteti i tyre nė Mirditė e mė gjerė ?

 

-Ai la 2 djem. Ndoc Ndrecėn dhe Preng Ndrecėn. I pari merrej me ushtridhe politikė ndėrsa tjetri me drejtimin e puneve tė shtėpisė.

 

-Tė flasim pėr Ndoc Ndrecėn.

 

-Po, Mirdita nuk i paguante taksė Turqisė. Pėrkundrazi Turqia paguante rregullisht 24 krerėt e Mirditės me 12 barrė drithė tė barabarta me 18 kv. drithė nė vit.Ndėrsa njė pjesė tė krerėve mė tė zotė Turqia i bėntė oficerė tė xhandarmėrisė me xhandarėt e tyre pėrkatės. Njė ndėr oficerėt e emėruar ishte edhe Ndoc Ndreca me titull kapedan. Nė kėtė komandė nuk kishte asnjė nga fisi i gjomarkajve ndėrsa me gradėn major ishte Dod Gega prej katundit Mashtėrkor tė Oroshit. Ndoc Ndreca ishte komandant i gjandarmėrisė nė Shkodėr. Kapidani i Mirditės Marka Gjoni shkonte shumė keq me krerėt e Mirditės pasi i kishte humbur ndikimi nė zonė dhe ishte bėrė I padurueshėmpėr krerėt e tjerė tė Mirditės. Nė kėto kushte krerėt i u drejtuan valiut pėr ta shkarkuar nga detyra e kapedanit dhe mundėsisht ta largonte nė internim larg Mirditės. Valiu e pėrkrahu kėtė iniciativė tė tyre por problem ishte fakti se kapedani shoqėrohej nga 2 besnikė tepėr tė fuqishėm, Prend N Lleshi prej Kashnjeti dhe njė tjetėr besnik tepėr  I fuqishėm. Ėshtė dashur ndėrhyrja e Ndoc Ndrecės i cili mundi tė ēarmatoste rojen pėr tė vėnė nė vėnd zbatimin e vendimit. Pas shumė vėshtirėsish xhandarėt qė shoqėronin Ndoc Ndrecėn mundėn tė arrestonin Marka Gjonin dhe rojen e tij dhe ti dėrgonin nė njė vėnd interrnimi mjaft tė vėshtirė pėr ta.

 

-Cili qe aktiviteti imėtejshėm i Ndoc Ndrecės ?

 

-Ndoc Ndreca shkonte shumė keq me Valiun e Shkodrės. Nė ēdo kohė ai i kėrkonte largimin e tij nga Shkodra e Shqipėria dhe mjaft Turku nė vendet tona. Nė kėto kushte turqit vendosėn dhe e eleminuan nė mėnyrė tė fshehtė duke e vrarė Kap.Ndoc Ndrecėn.

 

-Njė ndėr pasardhėsit mė tė spikatur iste edhe Zef N.Ndreca,djalė i vetėm i kap.Ndoc Ndrecės.ēfar mund tė kujtoni rreth kėsaj figure i cili ka qėnė edhe babai i juaj ?

  Zef Noc Ndreca

Zef Ndoci ashtu si babai i tij ka qėnė mėsuesi i Mirdiės.Zef Ndoci ishte njė ndėr personat mė aktiv gjatė revolucionit kundra Ahmet Zogut. Zef Ndoci ishte sė pari vetėm nė Jugosllavi dhe pas vendosjes sė kontakteve u rrikthye sėrish nė Mirditė dhe pasi ka marrė me vete Marka Gjonin dhe tė birin e tij Gjon M.Gjonin kanė shkuar nė Beograd ku pas bisedimeve qė kanė bėrė kanė ardhur dhe kanė organizuar revolucionin. Tė gjithė krerėt janė betue se do ti qėndrojnė besnik revolucionit.

 

-Ju folėt pak para se Zef Ndoci ka qėnė mėsuesi i parė i Mirditės.Cili ka qėnė shkollimi i tij?

-Nė Mirditė kanė qėnė nė atė kohė vetėm 2 shkolla.Njėra ka qėnė ngritur nga abat Doēi nė Orosh ndėrsa shkolla tjetėr ka qėnė ngritur nė Kodėr Spaē me mėsues dom. Zef Gjinali. Pikėrisht nė Spaē nė shkollėn e dom.Gjinalit,Zef Ndoci pati mbaruar shkollėn fillore. Mė pas Zef Ndoci dėrgohet pėr vijimin e mėsimeve nė Vienė  ku mbaroi shkollėn e quajtur semimaturė ose gjysėm maturė.Zef Ndoci mund tė vijonte mė tej studimet por detyrohet ti ndėrpresė ato menjėherė sapo vritet babai i tij kap.Ndoc Ndreca.

 

-Siē dihet mardhėniet e Zef Ndocit me Gjomarkajt kanė pasur oshilacionet e veta. Kur kanė qenė mardhėniegt mė tė acaruara dhe pse ?

 

Mė tė acaruara kėto mardhėnie kanė qėnė kur vdiq Ndoc Ndreca pasi gjomarkajt u munduan me ēdo kusht me i vue kėmbėn Zef Ndocit por nuk mundėn me ja mbėrritur qėllimit. Nga ana tjetėr Zef Ndoci kishte tė afėrmit e tij, tepėr tė fortė si Nikoll Pjetri etj. Pas vitit 1912 kur turqia dorėzohet nė mirditė rrikthehet Preng Pasha i cili kishte qėnė i interrnuar pėr 30 vjet nė Turqi. Menjėherė krerėt e Mirditės mblidhen pėr tė caktuar tė parin e tyre dhe autoriteti i Preng Pashės ishte i pa diskutueshėm. Marka Gjoni u shmang nga mundėsia pėr tė pėrfituar kėtė post atėherė shumė tė lakmuar. Preng Pasha pati marrė pjesė nė qeverinė e Durrėsit dhe fama e tij ishte nė kuotat mė tė larta. Megjithatė Marka Gjoni nuk u pajtua me kėtė qėndrim tė krerėve tė Mirditės ndaj organizoi eleminimin e Preng Pashės. Kėshtu Marka Gjoni dėrgoi Pėrkolbrungėn prej Blinishti pėr tė vrarė njė figurė tė rėndėsishme nė Bregun e Matės tė quajtur Gjeto Coku. Vrasja u krye nė njė lokal nė Lezhė. Nė kėto kushte Cokajt u munduan me ēdo kusht tė mėrrnin gjakun por Marka Gjoni u ruajt tepėr fort nga gjakėsi. Nė kėto kushte Cokajt e patėn mė tė lehtė tė vrisnin Preng Pashėn i cili nuk ishte fajtor pėr vrasjen por gjaku quhej i marrė pasi Preng Pasha ishte nga dera e gjomarkajve.

 

-Tashmė kemi hapje rruge tė Marka Gjonit drejt fronit ?

 

-Jo plotėsisht pasi nė lojė hyri Zef Ndoci i cili e kuptoi lojėn e Marka Gjonit. Nė mbledhjen e krerėve pėr kėtė qėllim krerėt kishin rėnė dakort pėr zgjedhjen e Marka Gjonit si tė parė tė Mirditės por hasėn nė kundėrshtimin e prerė Zef Ndocit i cili kėmbėngulte qė drejtimin e Mirditės ta merrte bashkėshortja e tė ndjerit duke sjellė si argument qėndrimin e vendeve tė tjera katolike. Debatet e ashpra u mbyllėn kur edhe Dom Nikoll Kaēorri e konfirmoi njė vendim tė tillė. Nė krye tė Mirditės u vendos bashkėshortja e Preng Pashes. Ajo ishte njė grua mjaft e bukur e cila ishte shkodrane dhe quhej me emrin Luēie. Kjo kohė njihet nė histori kur Mirdita u drejtua nga njė grua e cila mori emrin “Luēia e Mirditės”

 

-Pėr sa kohė drejtoi Luēia dhe si erdhi largimi i saj?

 

-Luēia qėndroi pėr disa kohė por ėshtė detyrė e historianeve tė ndriēojne kėtė pjesė tė pandriēuar tė historisė. Kohėt ndryshuan dhe kėrkohej tė ecej me kohėn. Luēia duhej tė largohej nga drejtimi dhe kjo kėrkohej nga Zef Ndoci. U desh tė pėrdorej nje mėnyrė qė Luēia tė hiqte dorė vetė nga posti i saj. Kėshtu Zef Ndoci organizoi shumė Mirditorė qė tė shkonin pėr dreka e darka tek Luēia e cila nė pėrputhje me traditėn Mirditore duhej ti priste e ti pėrcillte si e parė e Mirditės. Njė situatė e tillė ēoi nė rrėnimin ekonomik tė Luēies e cila nė kėto kushte thirri Zef Ndocin pėr ndihmė. Ky i fundit i sygjeroi tė jepte dorheqjen tė cilin ajo e pranoi menjėherė. Pasi Luēia e dha dorheqjen nė vėndin e saj u zgjodh Marka Gjoni. Tė 24 krerėt e Mirditės me kėtė rast u bėnė dorzanė pėr njė klimė tjetėr mardhėniesh mes Zef Ndocit dhe Marka Gjonit. Nė kėto kushte kėta i dhanė besėn njėri tjetrit pėr tė mos prerė njėri tjetrin.

 

Njė ndėr vrasjet mė tė bujshme nė Mirditė ishte vrasja e Zef Ndocit. Me sa ju dini dhe keni dėgjuar si dhe pse erdhi vrasja e tij?

 

-Vrasja e Zef Ndocit ka qėnė e tillė. Zef Ndoci ka qėnė me detyrėn e nėnprefektit nė kohėn e Austrisė. Ky ka shpėtuar shumė mirdtorė pa u pushkatuar nga komandanti Austriak Hofman-Zari. Zef Ndoci nė marrveshje me jugosllavinė organizuan nje kundėr rrevolucion duke e shkėputur Mirditėn nga ndikimi i Zogut.

 

-Bėhet fjalė pėr tė astuquajturėn “Rebublikė tė Mirdites”?

 

-Nuk ka qėnė shpallje e Republikės sė Mirditės. Kėtė e thonė ata qė nuk e kanė dashtur Mirditėn. Ata nuk kanė pasur mendim me krijue njė republikė. Ata kanė dashtur me u largue nga hegjemonia e Zogut ose me pasė njė indipendencė dhe pėr tu bashkue me Pukėn,Dugagjinin,Malėsia e madhe, Shkodra etj.Por revolucioni dėshtoi pas trathtise sė bajraktarit tė Oroshit i cili i hoqi gjyppėrėn e topit tė vendosur nė majėn e Munellės e cila edhe sot mban emrin “maja e topit “ Pėr kėtė veprim Mirditė. Ndėrsa Zef Ndoci dhe Marka Gjoni u detyruan tė arratiseshin nė Jugosllavi pėr ti shpėtuar persekutimit tė Zogut.

 

-Cilat ishin zhvillimet e mėtejshme pas kėsaj ngjarje?

 

-Pas 3 vjet qėndrimi tė detyruar nė Jugosllavi Zogu nė detyrėn e Presidentit dekretoi njė falje ku pėrfituan dhė Zef Ndoci e Marka Gjoni tė cilėt u kthyen nė Mirditė. Pas disa kohėsh Zogu e thėrret Zef Ndocin ku I kėrkon besėn qė tė shkėputet nga Marka Gjoni dhe nė kompensim dota emėronte Minister tė brėndshėm dhe nė rast tė bėrjes sė Zogut mbret Zef Ndocit I ofrohej detyra e kryeministrit.

 

-Cili ishte reagimi i Zef Ndocit?

 

-Zef Ndoci iu pėrgjigj se nuk mund tė ishte besnik i tij kur priste nė besė mikun e tij Marka Gjoni . Debati zhvillohet i ashper mes tij dhe Zogut aq sa Zef Ndoci nuk e ndien vehten tė sigurtė nė kthimin e tij nė Mirditė. Nė kėto kusht me njė pistoletė nė dorė futet nė avionin e postės me destinacion Korēėn, duke e detyruar pilotin tė mėrrte drejtimin pėr nė bjeshkėt e Mirditės. Siē dihet tashmė nga tė gjithė, madje kjo eshtė e pėrjetėsuar edhe nė kėngė,Zef Ndoci mundi tė ulej pa u dėmtuar nė fushėn e vjerthit nė bjeshkėt e Oroshit. Por nėse mundi ti shpėtonte atentatit tė parė atentati i dytė do tė ishte fatal pėr tė.

-Sa kohė mė pas, dhe si ndodhi ai ?

 

-Rreth 3 muaj pas kėsaj ngjarje. Organizimi ka qėnė tėrėsisht i Zogut me ndihmėn e toger Ndrec Prengės i cili ishte komandant i gjandarmėrisė ndėrsa nėnprefekt ka qėnė Spirigjon Kacarroci nga Shkodra. Kėta tė dy e kanė organizue kėtu nė Mirditė. Nikoll N. Skana nuk mundi me I mbajtė dy vrasėsit me pagesė nė shtėpinė e tij pasi ishte familje e madhe dhe mund tė diktohej ndaj ato u vendosėn nė shtėpinė e Gjet Koticės ku qėndruan me ditė nė pritje tė rastit tė volitshėm pėr vrasjes sė Zef Ndocit. Zef Ndoci po kthehej nga Mashtėrkori pėr nė Spaē kur dy vrasėsit me pagesė realizuan vrasjen e tij nė njė pritė.

 

-Ai njihni vrasėsit dhe pse thoni se ata ishin vrasės me pagesė ?

 

-Ata janė Ndue Frrok Suti dhe Llesh Bazhella qė tė dy nga fshati Blinisht. Ndėrsa pagesa bėhej prej zurės sekrete tė min.brėndshme tė Zogut derisa hyri Italia.

 

-Thuhet se Zef Ndoci ka qėnė deputet i parlamentit shqiptar nė grupin e Avni Rustemit. Si mund tė na e konfirmoni kėtė?

 

-Me dokumente. Edhe sot gjėndet nė arkivat e ministrisė sė brėndshmė njė fotografi e Zef Ndocit me njė pistolete nė dorė, teksa detyronte deputetėt ti pėrgjigjeshin thirrjes sė Avni Rustemit pėr tė mbajtur njė min.heshtje pėr tė nderuar Leninin nė ditėn e vdekjes. Asokohe Lenini njihej si njė udhėheqės i madh, dhe njeri social. Nė historigrafinė komuniste thuhej se ka qėnė kėmbėngulja e Avni Rustemit pėr heshtjen pėr njė minutė nė parlament por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ka qėnė edhe pistoleta e Zef Ndocit qė ka bėrė punėn e saj.

 

PJESA E DYTĖ E INTEVISTĖS ME Z.NDUE Z.NDOCI

 

 

 

 

Kur u vra i treti rradhazi nė brezat e derės tuaj Zef Ndoci, ju nė ēfar moshe ishit ?

 

-Kam qėnė 6 vjeē por kujtoj si sot kur mbėrriti lajmi pėr plagosjen e rėndė tė babait tim i cili nuk mundi ti mbijetojė plagėvė tė rėnda pėr gjatė kohė. Humbja e tij ishte mjaft e rėndė pėr ne qė ishim nė njė moshė tepėr tė vogėl. Megjithatė jeta vazhdonte dhe unė pak mė pas fillova shkollėn 4 vjeēarė nė Orosh tė cilėn e mbarova pa ndėrprerje. Mė pas kam ndjekur shkollėn e Jezuitėve nė Perash tė shkodrės rreth viteve 25-30. Mė pas fitova tė drejtėn pėr tė vijuar mėsimet sėrish nė Shkodėr nė konviktin e mirnjohur “Malet Tona” Nė kėtė shkollė jam njohur dhe kam bashkėpunuar me emra tė njohur si Hajdar Dushi, Gjeladin Hana, Fadil Hoxha etj.

 

Pas gjimnazit cili ishte aktiviteti i mėtejshėm?

 

-Kthehem nė Spaē, u martova nė moshėn 18 vjėēare dhe aty kam qėndruar deri nė vitin 1939 kur nė vėndin tonė hyri Italia. Pasi hyri Italia unė u caktova si kryetar i komunės nė Gurin e Zi nė zonėn e Pukės, por me ndėrhyrjen e Gjomarkajve u anallua njė vendim i tillė. Pas njė viti min.i brėndshėm mė emėroi nėnprefekt por ndėrhyrja sėrish e Gjon M.Gjonit tek mėkėmbėsi i mbretit, Jakomoni bėri qė unė sėrish tė mos e ushtroja kėtė detyrė. Siē duket ky i fundit e konsideronte katastrofė ngjitjen time nė detyra tė rėndėsishme. Vetė min.i brėndshėm Kol B. Miraka mė ka thirrur dhe mė ka thėnė se nuk kam se ēfar tė bėj pasi ėshtė vetė zv.Mbretit Jakomoni qė nuk ka lejuar emėrimin tėnd nė kėto detyra por kam marrė miratimin e Jakomonit pėr tė emėruar qė sot major me kushtin me mbledh 1000 djem tė Mirditės dhe msy nė jug tė vėndit pasi njė farė Koxi Xoxe po vijon me trazira nė Korēe. Natyrisht unė nuk mundsha m shkue me vra njerėz qė ishin ngritur me luftue okupatorin fashist. Megjithėse ministry ishte fashist ai menjėherė u ngrit nė kėmbė. Unė mendova se mos po nxirrte revolen pėr tė mė vrarė por ai u shpreh se deri mė tani ke qenė I biri I Zef Ndocit por tani nuk ke nevojė se tashmė tivetė je Ndue Z. Ndoci pasi kėtė gjė nuk ma ka thėnė askush pėrballė, ndėrsa pas krahėvė edhe mundet. Viti ka qėnė 1942.

 

Mė pas ēfar rruge more ?

 

-U angazhova me forcat e Abaz Kupit. Kemi qėnė tė vetmit nė bajrakėt e Mirditės, une dhe kushėriri im Ndue Pjetri qė kemi luftuar nė vitin 1943 nė betejėn e mirnjohur tė Burrelit. Tė parėn pushkė kundėr gjermanėve e ka shtėnė Abaz Kupi me djemtė e tij. Pas largimit nga forcat e Bazit jam kthyer nė shtėpinė time ku edhe mė ka gjetur ēlirimi i Shqipėrisė. Nė tė vėrtetė nė 44 nė shtėpinė time erdhi pėr tu strehuar ish k/ministri i shqipėrisė Fiqiri Dinja dhe komandanti i gjandarmėrisė Hysni Dema. Nė shtėpinė time mė Spaē nejtėn 2-3 ditė dhe mė pas unė i pėcolla pėr tek Mark D.Lleshi nė Gurth tė Spaē. Por nė momentet e fundit ish k/ministri kėmbėnguli qė ta pėrcillja deri nė Shkodėr. Nė Shkodėr ai u stehua tek Gjomarkajt nė njė shtėpi tė sigurtė.

 

Pas kthimit me ēfar u more ?

 

U ktheva nė shėpi nė Kodėr Spaē dhe u lidha me mėsuesin Ndrec Ndue Gjoka. Mė Ndrecėn kemi qėnė shokė shkolle nė Shkodėr dhe ishim shumė dashamirė. Nė ato momeėnte isha vėnė nė shėnjestrėn e forcave tė ndjekjes qė ishin shtrirė nė tė gjithė zonėn por Ndrec N.Gjoka na paisi me disa letra pėr tė mos na kapur kėtoforca. Mirpo pas luftės qė u bė nė Shpal dhe nė Gėziq unė shkova dhe njė herė nė Shkodėr. Nė Shkodėr ende nuk kishin hyrė partizanėt dhe Mark Gjon Markaj ishte komandant I pėrgjithshėm nė zonė. Nė moment Marku mė thirri nė zyrė kun ė prezencė ishte edhe Halil Alia. Pasi hyra nė zyrė hapi sitarin dhe mė nxori njė dokument pėr ta firmosur. Nė atė dokument unė emėrohesha kapidan I gjandarmėrisė. Pėrgjigja ime ishte: ėshtė tepėr vonė . tash jemi nė 44 kur pushteti kishte marrė fund dhe forcat partizane ishin nė prag tė hyrjes nė Shkodėr. Kam qėnė kėtu edhe 4-5 vjtetėve i thashė. Nė ato momente tensioni u rrit shumė lart dhe ishin rojet tona qė e shuan sherrin kur duart i kishim nė armė. Rojet e mia ishin tepėr tė fortė, njė stėrnip i imi i quajtur Frrok D.Pėrvuka dhe Nikoll N.Prenga nga Spaēi. Ndėrsa roje e tij ishte Zefi I Ndue Nikoll Jakut prej Gojani tė Pukės. Mė pas Mark gjomarkaj i ka dhėnė urdhėr Bardhok Gjokės prej Mashtėrkori me marrė njė togė me na vrarė ku tė gjendeshim. Ky I fundit i ka sygjeruar Markut se pėrplasja me ne ishte e vėshtirė pasi shoqėruesit e mi ishin me zė pėr forcė dhe trimėri. Me sa kam mėsuar mė pas Markut i tėrhoqi vėmendjen baba i tij Gjoni i cili i ka thėnė se ne kemi pasur probleme me atė derė por kurr nuk jemi vrarė. Pas kėtij konflikti kam marrė Fiqiri Dinen dhe Hysni Demėn dhe i kam pėrcjellė deri tek kullat e Ndrec Lufit nė Selitė pėr ti siguruar nga ndjekja. Sapo kam kthyer nė Spaē, 3-4 ditė mė pas forcat e ndjekjes kanė mbėrritur nė shtėpinė time ku mė kanė arrestuar. Arrestimi im u krye nga kolonel Nexhip Vinēani.

 

Cili ishte motivi i deklaruar i tyre pėr arrestimin ?

 

Kishin mėsuar se unė kisha strehuar dhe pėrcjellė Fiqiri Dinen dhe Hysni Demėn. Njė ditė mė para kishin pushkatuar kishin pushkatuar kapidan Preng M.Pėrzefin prej Bulgjėri dhe ajo ishte pėrgatitur edhe pėr mua.

 

Ku qėndrove pas arrestimit ?

 

Kam nejt njė javė nė Shpal. Nė gjykim merrte pjesė Nexhip Vinēani, njė civil i drejtėsisė, Bardhok Biba dhe Ndrec N.Gjoka.

 

Po ju Ndrecėn e kishit shok?

 

Po ēėshtė e vėrteta Ndreca mė erdhi njė natė tek qelia dhe mė tha se nėse dotė dėnohesha me vdekje do tė pushkatohesha nė mesnatė. Por mė tha se nėse do tė dėnohesha do tė vinte njė kapter I armatosur dhe do tė arratiseshim tė dy pasi nuk kishte rrugė tjetėr. Kapteri quhej Gjet P.Lleshi dhe ishte nga Fani,(Bisakė), ai ishte i besuar i Ndrecės. Megjithatė kjo nuk ndodhi. Njė atė mė erdhi kapterri si zakonisht dhe mė mori pėr hetuesi pėr tek Vinēani. Por ēuditėrisht atė natė nuk mė mori tė lidhur si zakonisht. Nė moment mendova tė arratisesha por thashė pėrderisa po mė mernin pa masa sigurie pse tė rrezikoj. Kur unė u futa nė zyrėn e Vinēanit ky u ngrit nė kėmbė dhe mė drejtoi me shumė mirsjellje njė karrige.nė zyrė gjeta njė person i cili rrinte me shpinė nga unė. Vinēani mė pyeti se a e njihja atė person?Unė iu pėrgjigja se nuk mund ti njoh njerėzit me shpinė. Ai paska qenė Tanush Lufi, njė mik i shtėpisė sime. Ai kishte ardhur nga Tirana, me porosi tė Mehmet Shehut tė cilin e ka patur shok teppėr tė ngushtė qė nė kohėn e shkollės. Ai kishte marrė me vete urdhėrin pėr lirimin tim me kusht qė unė tė vrisja Mark Gj.Markun. reagimi im ishte i menjėhershėm. Nėse mė kėrkohej tė vrisja Mark Gj.Markun mė mirė le tė mė kthenin nė burg ku isha . megjithatė unė atė natė u lirova dhe bashkė me Tanush Lufin i cili e kishte xhaxh Ndrec Lufin i cili ishte nė luftė tė armatosur me forcat komuniste, shkuam tek njė mbesė e imja nė Blinisht. Tė nesėrmen kemi shkuar nė Trangė sėbashku me Tanushin dhe kemi gjetur Ndrec Lufin e plagosur. Atė e kemi transportuar pėr nė njė fshat mė poshtė nė Lufaj tek shtėpia e Kol Lufit me qėllim qė tė ishte afėr mjekut pėr mjekim.

 

A patėt takime me pushtetin e Shpalit ?

 

Po, sa jam kthyer nė shtėpi mė ka takuar Bardhok Biba I cili mė ka porositur qė tė mos fol kundra partisė e tė mos merresha me komitat, dhe mė ka dhėnė besėn e zotit se askush nuk do tė kishte punė me mua. Edhe unė e besova se kėshtu do tė ishte. Nuk kaloi shumė kohė dhe teksa shkoja nėpėr Blinisht nė afėrsi tė Tushajve takova njė kapter dhe njė polic qė kishin marrė urdhėr pėr arrestimin tim tė dytė. I kasha tė gjitha mundėsitė pėr tė shpėtuar por mė preu nė besė Gjergj Gjura qė e kam mbajtur nė derė tė kishės. Ky i fundit mė goditi nga pas dhe mė that ė mos lėvizja se dotė mi nxirrte zorrėt. i thashė ke tė drejtė se tė kam mbajtur nė derė tė kishės. Megjithatė unė u arrestova pėr tė vuajtur njė kalvar tė pa besueshem nėpėr burgje. I vetmi fat qė kam pas nė atė arrestim ishte se unė u ndodha nė burg kur u vra Bardhok Biba se pot ė isha i lirė do tė kasha pasur fatin e 14 tė egzekutuarve nė Qafėn e Valmerit. Madje ėshtė tentuar tė merrėsha nė burg pėr kėtė ngjarje por ka qėnė komanda e burgut qė ka refuzuar ka tegorikisht. Pas qėndrimit nė burg pėr 2 vjet jam kthyer nė shpi ku nėna ime nuk mė ka njohur fizikisht por vetėm pasi mė ka dėgjuar zėrin ėshtė shėmbur nė tokė nga rėnia e tė fiktit. Ėshtė ndashur 2- 3 muaj qė unė tė ngrihesha nė kėmbė pėr tė ecur normalisht.

 

Tashmė ju mbaruat punė me drejtėsinė ?

 

Nė asnjė mėnyrė jo. Nuk kaloi shumė koha nga lirimi i 20 nėntorit 1949 kur unė u vura sėrish nė focus tė sigurimit por dhe unė isha betuar pėr tė mos shkuar mė nė burg. Teksa sigurimi vėrdallosej nėpėr Spaē mora vendimin mė gjithė vėllain Gjonin pėr tė dalė nė mal. U endem gjatė sidomos nėpėr Kthellė megjithėse atje nuk ishte ujė. Kemi qėndruar nė njė dėllinjė pėr 12 ditė e netė nuk ka pushuar shiu nė zabelin e ri. Ditėn e fundit vjen njė bari nga Shmria qė quhej Preng Pjetri. Nė fshehtėsi tė plotė ai na mori nė shtėpi pėr disa ditė. Bile kėtu ka njė histori per tė qeshur. Qė nga ajo ditė djali i shtėpisė hantė mish derri tė pjekur pasi si me shaka i kėrcėnonte prindėrit pėr vite me rradhė se do tė tregonte se baba kishte strehuar rreaksionarė. Mė vonė djali u bė kryetar i kooperativės nė Orosh dhe quhet Frrok Pjetri.

 

Pse qėndruat kaq shumė mė mal, pse nuk ikėt ?

 

Nuk kishim mundėsi me ikur pa u lidhur me dikė. Ndėrsa ne u lidhėm pėr tė ikur nė kėtė mėnyrė. Ne qėndronim nė mal me Kthellasit e ata kishin lidhje me njė Gjon Gjini i cili kishte njė radio marrėse e dhėnėse. Atij i kishte thėnė gjomarku pėr tė mos na marrė ne me veti se ishim kundėrshtarė tė partisė sė tij. Ata ikėn ne nė mbrėmje nė fshehtėsi u kthyem nė kullėn tonė ku ufalėm me nėnėn. Nėna na tha se shyqyr si u pru zoti sonte se Shkurt Frrokut, njė i afėrm i yni i kishiun shkuar tė arratisurit dhe i kanė thėnė se nėse ne ishim afėr na prisnin deri nė mesnatė dhe mė pas dotė niseshin drejt Jugosllavisė pasi qėndrimi i mėtejshėm nė Mirditė ishte i pa mundur. I them nėnės se nuk po shkonim tek dajat dhe se nuk kishim asnjė napolon. Nėna e kuptoi dhe na solli njė grusht napolona ari dhe kėshtu pasi u bashkuam me grupin e Pal Bib Mirakės dhe Gjon Gjinin dhe kaluam nė Jugosllavi. Ishte vera e vitit 1951

 

Sa kohė ndejtėt nė Jugosllavi ?

 

Jugosllavi kam ndejt 2 vjetė dhe mė pas kam kaluar nė Austri. Unė ika i vetėm pasi vėllanė Gjonin e lashė edhe disa kohė nė Jugosllavi me disa shokė tė tjerė. Nė Ausri ka ardhur kolonel Hilli qė ka qėnė inspektor i pėrgjithshėm nė Shqipėrinė e Jugut si dhe njė amerikan, dhe janė takue me mue. Kėta mė thanė se ti je i emėrue si anėtar i komitetit “Shqipėria e Lirė”me qėndėr nė Romė. Memjėherė jam nisur pėr nė Romė dhe jam kontaktuar me komitetin qė kryesohej nga Hasan Dosti. Kjo organizatė u merrte si fillim me propagandė antikomuniste shqiptare.

Kjo organizatė a kishte synim qė tė intervenonte ushtarakisht nė Shqipėri apo tė bėnte akte sabotazhi ?

 

-Jo, pėr tė hyrė nė Shqipėri ato nuk mundeshin pasi Amerikanėt nuk i pėrkrahshin nė kėtė drejtim. Pėr tė hyrė nė Shqipėri ne patėm planifikue kur mori fuqinė De-Gaspri nė Itali. Ky i fundit dėrgoi nėnkryeministrin e tij dhe i kėrkoi Abaz Kupit listėn emėrore tė gjithė organizatės tone, me premtimin pėr tju lidhur rrogė nga qeveria Italiane, ndėrsa pėr ty i tha Kupit, De-Gaspri ėshtė tu mendue vetė me i sigurue jetėn nė Itali dhe nė momentin e duhur do ta niste pėr nė Shqipėri. Nė rrethana tė pakuptimta Abaz Kupi e refuzoi ndihmėn e De Gasprit duke thėnė se nuk kemi nevojė pėr ndihmėn e Italisė pasi Mbreti po mendon zgjidhjet e tij pėr tė hyrė nė Shqipėri. Nė atė moment gjithshka mbaroi. Italia ka qėnė tu ndihmue me ndėrhyrė nė Shqipėri. Qė nga ai moment unė u largova nga Roma dhe u vendosa prap nė Austri ku u punėsova nė njė fabrikė ēimentoje. Gjatė kėsaj kohe nuk pata asnjė aktivitet politik. Kėtu nė Austri qėndrova pėr 2 vjet, derisa nė vitin 1959 u vendosa nė Gjermani, nė Gotingen. Kėtu pėr 3 muaj kam punuar si punėtor i thjeshtė, nė ēdo punė ndėrsa mė pas kam filluar punė si zyrtar administrate.

 

Kur i fillove kontaktet me politikėn ?

 

-Ka qėnė viti 1962 kur kam rėnė nė kontakt me ministrin e luftės sė Gjermanisė Franc Jozef Shtraus. Ai mė dėrgoi njė kolonel me disa propozime.

 

Konkretisht !

 

-Ai mė tha se ti do tė vish personalisht me u takue me Shtrausin por kushti ėshtė me gjetur 5 veta me i dėrguar nė Shqipėri. Ne tha ai do ti paisim me mjetet mė tė sofistikuara pėr tė marrė fotografi nė vėnde tė ndryshme nė Shqipėri. Ata do tė jenė me veshje antiplumb dhe ushqim tė koncentruar pėr mos me pas nevojė me i hy kujt nė shtėpi. Pas kėsaj ne do tė bėjmė njė komitet prej 40 vetash qė tė hyjnė pėr mbėshtetje. Ata, mė tha koloneli pėr ēdo gjė do tė jenė tė siguruar me njė rrogė tė konsiderueshme prej 2000 markash, njė rrogė e mirė kjo pėr emigrantėt, pr edhe pension pas mbushjesh sė moshės.

 

Si veprove pas kėtij propzimi ?

 

-Menjėherė udhėtova drejt Parisit ku takova Leka Zogun dhe i bėra prezent ngjarjen. Mirė ke veprue- mu drejtua Leka Zogu dhe mė premtoi se do tė vinte nė Gjermani me u takue me propozuesit e kėsaj iniciative. Nė fakt ai erdhi nė Bon, ku mė dėrgoi njė kartolinė ku mė thoshte se erdha me u takue me Adenhauerin pėr ēėshtjen nė fjalė por Adenhaueri paska udhėtuar drejt Parisit. Nuk vonoi shumė dhe togeri ndėrmjetės mė informoi se gjithshka ishte prishur. Vetė Leka Zogu u ka thėnė se Ndue Z.Ndoci ėshtė njė aventurier, ai nuk mundet me ba asgjė ,dhe pėr Shqipėrinė e di unė se kur duhet me ndėrhy pėr me rrėzue pushtetin. Deomos fjalėt e tij merreshin pėr bazė. Ai kishte titullin mbret ndėrsa unė ... .

 

Ti si u pėrgjigje ?

 

Unė vetėm u thashė se keni me e pa shpejt se kush ėshtė Leka Zogu. Dhe doli e vėrteta. Vetė Shtrausi mė ka telefonue 3 vjet mė pas dhe nė bisedė e sipėr mu shpreh negativisht pėr bashkėpunimin me Leka Zogun.

 

Ky ishte njė dėshtim, po akeni pasur tentativa tė tjera ?

 

-Po, rasti e solli qė Shtrausin ta zėvėndėsonte nė atė detyrė, njė personalitet qė mė vonė do tė mėrrte detyrė tė rėndėsishme nė Bruksel. Doktor Verna quhej. Ky na propozoi qė tė mblidhnim 300 ushtarė, ti stervisim disa kohė dhe me anė tė ajrit ti lėshojmė aty ku ta mendojmė. Unė i thashė se mund ti lėshonim nė Spaē per tė hapur burgjet e Spaēit, Gurthit dhe tė Qafės sė Barit ku e kishim marrė informacionin se nė to ishin mijėra kundėrshtarė tė rregjimit. Nėse do tė dilnin tė burgosuri nuk kishe nevojė pėr forca tė tjera pėr tė rrėzuar komunistėt. Mė pas, pas njoftimit pėr realizimin e kėtij objektivi, me anė tė ajrit nė mbėshtetje tė kėtij revolucioni shėrbimet pėrkatėse do tė fusnin armatime tė shumė llojshme.

 

Siē dihet ky plan nuk ka funksionuar. Pse ?

 

-Kjo punė nuk funksionoi se vetėm unė nuk kisha ku me i marrė 300 burra. Ndue P. Gjomarkaj ishte kryetar i partisė Bashkimi pėr Drejta Njerėzore dhe kishte shumė anėtarė. Unė rashė nė kontakt me tė ku i kėrkova forca nė pėrputhje me kėrkesėn e Vernės. Meqenėse ai thoshte se kam 17 mijė anėtarė, unė i thshė se po tė mė japėsh 300 forca se unė me ato forca mundem me u futur nė Shqipėri. Ai mė pyeti se kush tė ndihmon ?. Kėtė mos ma pyet i thashė, unė kam me qėnė komandant i tyre dhe asgjė mė tepėr pėr momentin, pasi mė ishte kėrkuar tė mbahej ky sekret. Ti mundesh me e ba atė plan- mė tha ndue P.Gjomarku, pr ti pasi tė hysh atje nuk na len ne tė tjerėve tė vijmė atje. Unė i thshė se po e le me shkrim kėshtu: nė qoftė se ne kemi me e rrėzue qeverinė komuniste, unė kam me deklarue se revolucionin e bėri Ndue P.Gjomarku tu mė dhėnė anėtarėt e tij. Unė Ndue Z.Ndoci i kam dhėnė fjalėn atij se nėse fiton revolucioni kishim me dėrgue aeroplanin me e marrė Ndue P.Gjomarkun me e ba President  tė Shqipnisė. Nėse nuk ndodh kėshtu, ta marrė vesh i gjithė populli shqiptar se Ndue Z.Ndoci ėshtė i pa besė dhe delengji.

 

Si reagoi ky mė pas ?

 

-Ky nuk reagoi se siē duket e pa se ne ishim nė gjėndje me ba diēka nė shqipėri. Mė pas ne bėmė njė lidhje partie, duke vendosur pėr me e mbajtur sekret kėtė. Nė lidhjen tonė ishin dhe dy freten, patėr Danielin qė ishte nė Vatikan, dhe pater Ambrozi qė ishte profesor nė Belgjikė. Kėta shruanin propogandė tė mrekullueshme pėr lidhjen tonė. Parinat tjera u tronditėn dhe filluanin tė hetonin se kush ishim ne. Me ndihmat e ndryeshme qė vinin ne kishim vendosur me thirr krejt partitė e tjera shqiptare nė njė kuvend dhe me dale nė shesh se kush ishim. Njėri prej shokėve tanė shkoi nė Francė tek njė ballist. Ky interesohet se kush ėshtė nė kėtė grupim qė po bėn mrekullina. Ky nė kundėrshtim me vendimin pėr tė ruajtur sekretin ithotė se unė jam nė kėtė parti, dhe unė jam kryetari. Menjėherė ballisti lajmėroi ballistėt e tjerė nė Amerikė, dhe mė pas doli shpallja se kush ishim ne. Kuptohet pėr arsye gjelozie gjithshka mori fund kėtu.

 

Po tė tjerėt a patėn reagime ?

 

Po, Leka Zogu mblodhi shumė nga krerėt, por jo mua, disa i bėri gjenerala e Ndue P.Gjomarkun e kidhte emeruar kryeministėr. Kėta i mbajti deri sa e kuptoi se kanė mbarue e mė pas i shpėrndau duke marrėfund gjithshka. Leka ka bllokue ēdo grup shqiptar qė tentonte tė bėntė diēka pėr Shqipėrinė.

 

Pse ?

 

-Sepse kėto donte me i bėrė vetė e vetė nukishte nė gjėndje.

 

-Dhe mė pas erdhi 90 dhe ēfarė ?

 

Mendoja pėr tė ardhur nė Shqipėri. Pėr herė tė parė kam ardhur nė 1992, plot 41 vite nga dita e largimit nga Spaēi. Erdhėm me faqe tė bardhė se ne nuk ishim martue as unė dhe as vėllau im Gjoni.

 

Pasi erdhėt a patėt kontakte me qeverinė demokratike tė Tiranės ?

 

Jo, vetėm kam pasur njė takim me presidentin nė atė kohė, Sali Berisha. Mė ka prit nė zyrė, jemi takue, natyrisht e pashė se nė politikė Berisha ishtė disi i thatė. Unė i sygjerova tė ruhej nga emigracioni politik, se ai kishte shumė mėkate dhe pėrgjegjėsi pėr qėndrimin e gjatė nė pushtet tė komunistėve. Ata, dhe unė me to, vishen bukur, flasinbukur, janė tė rrafinuar, por janė mė vagabondat dhe mė horrat qė ka Shqipėria.

 

Tani nė moshėn 88 vjeēare me se merreni ?

 

Kam ardhur pėr tė qėndruar definitivisht praėn familjes. Fėmijėt i gjeta tė plakur, por gėzohem me nipat dhe mbesat. Jam nė procesin e gjatė tė njohjes me tė afėrmit e mij tė cilėt janė shtuar shumė, po ashtu edhe rrethi miqėsor. Ndėrkohė punoj pa pushim pėr kujtimėt e mija qė i kam tė shoqėruara mė dokumentacion tė rrallė. Dhe sė shpejti tė gjitha nė njė libėr.

 

INTERVISTUAR mė 17 tetor 2004

 

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net