<%@ Language=JavaScript %> mirdita
 
         

Mirditai.net i pari  portal i Mirdites Online                        

   English
 
 
 

  :: Kapidani Ndue Gjon Marku

  ::  Alfa dhe omega nė..

  :: Mirdita krenaria dhe ..

  :: Mark & Llesh Gjomarku

  :: Preng Bib Doda(N.Oroshi)

  :: Nikoll Kaçorri

  :: Interviste me Nue Z Ndocin

  :: Lufta dhe dilema Shqiptare

  :: Intervista me Gjok Gjoka

:: Interviste me Ali Podrimen

  :: Sqarimi

  :: E-maili Juaj

 

 

 

 

 

 

Duke shfletuar historinė

 

PRENK BIBĖ DODA, ATDHETAR I MADH PĖR TĖ DREJTĖN KOMBĖTARE

Ndėr ato figura historike qė lanė gjurmė tė pashlyera nė historinė kombėtare ėshtė edhe atdhetari i ndritur i kombit shqiptar Prenk Bibė Doda. Pėr veprimtarinė e tij patriotike njė kohė tė gjatė ėshtė heshtur, por edhe kur ėshtė pėrmendur, kjo ėshtė bėrė nė kontekstin negativ nga historianėt qė ishin nė shėrbim tė djallit pėr tė zhdukur ēdo gjė shqiptare, prandaj u munduan qė veprimtarisė sė tij t'i mveshin kontekste negative, kėtė shėrbim tė ulėt e kishin bėrė edhe ndaj njėrės prej figurave mė kombėtare shqiptare At Gjergj Fishtės e shumė atdhetarėve tė tjerė qė nuk kursyen asgjė pėr kombin shqiptar.

Ky atdhetar shqiptar u lind nė vitin 1858 nė fshatin Orosh tė Mirditės, fshat i njohur pėr traditė patriotike, gjithnjė ka qenė nė anėn e dėbimit tė Perandorisė Osmane. Prenkė Bibė Doda ishte dėbuar qė nė fėmijėrinė e vet nė stamboll, por ishte kthyer pas vdekjes sė Bibė Dodės nė Mirditė, pėr tė vazhduar detyrėn e Kapedanit nė Mirditė. Nė vitin 1876 e udhėhoqi kryengritjen e Mirditės sė bashku me patriotin dhe atdhetarin e shquar Imzot Prenk Doēi. Prenk Bibė Doda u caktua Prijės i Mirditės, arsyeja qė i dha shkase Imzot Prenk Doēit, i cili sė bashku me tė ta udhėhiqte kryengritjen ishte vdekja  e Bibė Dodės, i cili ishte vrarė nga njė shėrbėtor i  Turqisė, shtet okupues qė kishte para vetes detyrėn pėr ta zhdukur derėn e Gjonmarkajve, tė cilėt nuk ishin nėnshtruar gjatė pesė shekujve tė robėrisė.

Synimi i tyre ishte arritja nė Mirditė dhe pengimi i familjes sė Gjonamarkajve pėr tė mos sunduar mė nė bazė tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, administrim qė ishte bėrė halė nė sy pėr Turqinė. Pas disa kohe, Prenk Bibė Doda u lidh me krerėt e lėvizjes kombėtare nė Dibėr, Lurė, Malėsi tė Madhe, Shalė e Shoshė, sepse kishin njė synim tė shenjtė dhe njė qėndrim tė drejtė pėr largimin e Perandorisė Osmane nga trojet tona shekullore. Pas dėshtimit tė kėsaj kryengritjeje Prenk Bibė Doda qėndroi ilegal nė Lurė, ku i pėrpiloi kornizat e njė kryengritjeje  tė pėrgjithshme kundėr osmanlinjėve. Por edhe Prenk Bibė Doda, ashtu si krerėt e Lėvizjes Kombėtare e dinin mirė se pas largimit tė Perandorisė Osmane nga trojet tona do tė ndeshen me probleme tė ardhacakėve ballkanas qė e luanin politikėn dyftyrėshe, prandaj krerėt u pėrgatitėn tė luftonin nė dy fronte. Prenk Bibė Doda i njihte mirė traditat dhe historinė e kombit shqiptar, prandaj ishte i zgjedhur nga vetė populli pėr realizimin e tė drejtave shekullore, kėshtu qė pėr t'i pėrballuar tė gjitha kėto vėshtėrsi ky kishte dy pikėmbėshtetje: njėra ishte vullneti qė ia jepte Perendija e tjetra ishte ndėrgjegja e lartė Kastriotike e historisė sė lavdishme tė dhėmbshme, por krenare. Dhe kėshtu, me hapa tė sigurt Prenk Bibė Doda  pėrgatiti terrenin pėr njė luftė tė pėrgjithshme shqiptare kundėr Perandorisė Osmane, e kjo ndodhi nė vitin 1878, kur Prenk Bibė Dodėn e gjeti nė krye tė Lidhjes Shqiptare tė Shkodrės. Pėr veprimtarinė e Prenk Bibė Dodės  nė pėrgatitjen e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dihet shumė, por e vėrteta se ai ka qenė ndėr figurat mė emblematike pėr orientimin e duhur kombėtar, gati se ka rėnė nė hije. Nė kėtė shkrim po japim fjalėn e disa fakteve shkencore tė cilat dėshmojnė peshėn e Prenk Bibė Dodės si atdhetar. Shkenctari libanez Gjergj Korma (Georges G. Krom), nė tezėn e tij tė doktoraturės, tė mbrojtur nė Sorbonė, tė botuar nė Paris nė vitin 1971 konstaton se  " Lėvizja kombėtare shqiptare fillon nė vitin 1878, kur Lidhja e Prizrenit, e drejtimit islam e udhėhequr nga Haxhi Ymer Prizreni dhe tė Lidhjes Shqiptare tė Shkodrės, e udhėhequr nga Prenk Bibė Doda, i drejtimit tė krishterė, shpallin origjinėn e vet tė pėrbashkėt etnike me ē'rast ndryshimet fetare janė fare tė parėndėsishme ". Ky zgjim kryesisht spjegohet me rilindjen kulturore dhe gjuhėsore tė trimėruar nga veprat e shqiptarėve nė diasporė nė SHBA, Itali e veēanėrisht nė Egjipt. Nė atė zgjim nė masė tė barabartė marrin pjesė tė krishterė dhe muslimanė, tė cilėt, duke tejkaluar rrethanat e veta fetare e gjejnė sėrish pėrkatėsinė e pėrbashkėt etnike. Ndėrkaq, filozofi dhe historiani gjerman Peter Bartels, nė librin e tij: Albanien Vom Mitalalter bis zur Gegenvart ", f. 95, ku bėnė fjalė pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, ai kontributin e Prenk Dodės dhėnė Lidhjes Shqiptare e spjegon nė kėtė mėnyrė: " Nė kėtė luftė kundėr Turqisė nuk kanė qenė tė angazhuar vetėm muslimanėt, por edhe katolikėt e dhėhequr nga Kapidani i Mirditės Prenk Bibė Doda ". Dhe vazhdon mė tutje:

 " Me 13 qershor tė vitit 1878, nė mbledhjen e parė tė Kongresit tė Berlinit, Lidhja Shqiptare e Shkodrės, e udhėhequr nga Prenk Bibė Doda, i dėrgoi njė memorandum kryeministrit tė Britanisė Lord Beaconsfildit qė edhe delegacioni shqiptar tė merrė pjesė nė kongres ".  Nė memorandum thuhet: " Ne shqiptarėt jemi popull i vetėm nė Ballkan qė nuk i kemi pėrfaqėsuesit tanė nė Kongresin e Berlinit. Ne ende se kemi njė qeveri tė pėrbashkėt, por nuk dėshirojmė qė tė na prezantojė Qeveria e Turqisė. Ne shqiptarėt jemi popull me kulturė tė njejtė, me gjuhė dhe tradita tė pėrbashkėta. Ne i kemi dy besime tė ndryshme, por, kurrėsesi nuk e kemi harruar  prejardhjen tonė tė pėrbashkėt ", pėrfundon memorandumi i dėrguar kryeministrit tė Britanisė sė Madhe, Lordit Beaconsfild, nga Lidhja Shqiptare e Shkodrės e udhėhequr nga  Prenk Bibė Doda. Pas gjithė kėsaj veprimtarie atdhetare tė Prenk Bibė Dodės dhėnė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, atė do ta gjente fati, ashtu siē i gjeti shumė udhėheqės tė saj, shtypja e tij me shpatė e hekur tė nxehtė nga Turqia. Prenk Bibė Doda, nė vitin 1881, do tė internohet pėr tė dytėn herė nė Turqi, nė Anadoll, ku do ta mbajnė turqit plot 17 vjet nė internim, deri nė vitin 1908. Por shkaku qė Prenk Bibė Doda tė rikthehet Kapedan i Mirditės ėshtė kryengritja e organizuar nga Mirdita nė vitin 1903, e cila kėrkoi kthimin e tij. Kthimi i Prenk Bibė Dodės nė Mirditė u shndėrrua nė festė tė madhe, jo vetėm pėr mirditasit por edhe pėr tėrė Shqipėrinė e Veriut, tė cilėt atė e shihnin si udhėheqės tė ardhshėm tė Shqipėrisė sė Pavarur dhe tė bashkuar me tė gjitha vilajetet shqiptare. Pas kthimit nė Mirditė nė vitin 1908, Prenk Bibė Doda vazhdon aktivitetin atdhetar edhe pas shpalljes sė Pavarėsisė sė shtetit Shqiptar. Pėr kėtė angazhim dhe zotėsi, nderin dhe respektin qė e gėzonte Prenk Bibė Doda nė mbarė Shqipėrinė, e sidomos nė Shqipėrinė veriore, flet raporti i dėrgatės sė Qeverisė sė Vlorės i vendosur nė Shkodėr. Raport i zotėrinjėve L. Gurakuqi, H.B Vrioni dhe E.B. Vlora. " Qeverisė sė Pėrkohshme nė Vlorė, gusht 1913. Kemi nderin t'ju shtrojmė raportin nė vijim mbi punėn qė menduam ta bėjmė nė Shkodėr, pas barrės qė na keni vėnė, tė shkojmė nė atė qytet dhe tė shohim se nė ē'mėnyrė mund tė nisej njė marrėveshje e ngushtė dhe e drejtė nė mes tė Qeverisė sonė dhe atyre viseve tė sundimtarėve tė Shkodrės ku nuk arrinė fuqia e komisionit ndėrkombėtar. Me tė arritur nė Shkodėr, patėm njė pritje aq tė mirė, sė cilės i mbetemi pėrgjithmonė mirėnjohės, nga i tėrė populli i qytetit. Mendimi jonė ishte qė t'i paraqesim komisionit ndėrkombėtar pėr t'u marrė vesh me tė duke i treguar qėllimin tonė. Jemi tė gėzuar tė themi se pjesėtarėt e ndershėm tė atij komisioni patėn mirėsinė dhe u sollėn nė mėnyrė njerėzore me ne. Tė gjithė na siguruan se e shihnin me sy tė mirė punėn e na uruan njė pėrfundim tė gėzueshėm.

Nė fillim tė veprės sonė, u mbėshtetėm nė parime qė t'i kėshillojmė qytetarėt e Shkodrės, nė prezencėn e tyre, ashtu edhe banorėt e fshatrave tė maleve, pėr tė bėrė fillimisht bashkimin e lidhjes mes tyre e pastaj edhe marrėveshjen me qeverinė tonė. Duke u bazuar nė kėto dy pika, qė nė ditėt e para patėm shumė takime e marrėveshje, si me tė krishterė ashtu edhe me muhamedanė tė Shkodrės dhe me disa nga krerėt e maleve tė Dukagjinit dhe tė Mirditės. Kur erdhi Prenk Bibė Doda nė Shkodėr i gjithė populli e priste me padurim dhe pati ndėrime tė mėdha, takimet e marrėveshjet tona u bėnė mė tė shpeshta e mė miqėsore. Ditė pėr ditė mbledhje tė mėdha u mbajtėn nė Klube tė Shkodrės apo nė shtėpi tė Prenk Bibė Dodės dhe nė tė gjitha bisedat qė u bėnė u pa haptas dėshira e paqės, e bashkimit dhe e lidhjes. Qėllimi ynė ishte t'i takojmė dhe t'i afrojmė me njė mendim e njė dėshirė tė vetme krerėt e maleve e tė fushave tė qytetit tė Shkodrės. Kėto qėllime dhe dėshira u gjetėn nė tė gjitha mendjet dhe zemrat e tyre, kėshtu qė puna jonė u lehtėsua tepėr e na dhanė premtime tė mira. Autori mė i madh dhe mė i lartė i marrėveshjes dhe i bashkimit nė krahinėn e Shkodrės ėshtė sot pėr sot i pėrndershmi Prenk Bibė Doda i Mirditės, i cili pėrveē emrit dhe nderimit qė ka kudo nė ato vise ka edhe njė mėnyrė fjalė e veprimi aq tė ngrohtė e tė arsyeshme qė ofron, lidhė dhe bashkon. Pas tė gjitha atyre vėrejtjeve qė bėmė nė ato ditė qė qėndruam nė Shkodėr, e pas marrėveshjeve e bisedimeve qė patėm me krerėt dhe pas premtimeve e sigurimeve qė morrėm mund tė themi me gėzim qė Krahinėn e Shkodrės e gjetėm dhe e lamė shumė mė mirė sa qė menduam. Po e pėrsėrisim edhe njė herė se tė gjithė kanė dėshirė pėr paqe e bashkim e sa pėr tė kryer kėtė qėllim krerėt dhe tė parėt e maleve tė fushave e tė qytetit sė shpejti do tė mbajnė njė mbledhje tė madhe ku shpresojmė tė hedhim  themelin e njė bashkimi tė plotė  nga i cili do tė rridhte pastaj edhe marrėveshja me Qeverinė tonė tė Pėrkohshme. Mbledhja do tė mbahet ose nė Shkodėr ose nė Lezhė, ndėrsa zgjedhja e vendit do tė bėhet pasi tė kthehet z. I. Tije, arqipeshkvi i Shkodrės, i cili pritet tė vijė kėto ditė. Pėrfundojmė, duke ju sjellė shėndet e urime tė gjithė vendasve tė asaj krahine, me pėrshėndetje personale tė tė pėrndershmit Prenk Bibė Doda, tė tė pėrndershmėve peshkopė tė Lezhės tė Zadrimes e tė Mirditės, e tė gjithė kryesisė sė Klubit, tė cilėt na kanė porositur t'ju sigurojmė se si janė tė lidhur me zemėr ashtu tė lidhen shpejt edhe me punė me Qeverinė e Pėrkohshme. " Pėrlindja e Shqipėrisė, 10 -23 gusht 1913). Pas mbajtjes sė Kongresit tė Triestės, prej 1 deri 4 mars 1913 dhe pas aprovimit tė kėrkesave qė dolėn nga ky kongres i madh gjithshqiptar, ku merrnin pjesė nga Preveza e Janina, Shkupi e Manastiri, nga Shkodra e Saranda, nga Kalabria e Sicilia, nga Kosova e vende tė tjera, Prenk Bibė Doda ishte pėrshėndetėsi dhe pėruruesi i parė i kėtij kongresi pėr punėn e mbarė dhe tė sukseshme nė realizimin e kėrkesave. Pas njė kohe nė Shqipėri erdhi Princi Vilhelm Von Vidi, me ē'rast u formua Qeveria e Re, me kryeministrin Turhan pasha. Nė kėtė Qeveri, Prenk Bibė Doda e kishte postin e Ministrit tė Punėve tė Jashtme. Pasi para se tė vinin nė Shqipėri forcat austriake nė vitin 1916, ata kishin lajmėruar popullin shqiptar dhe politikanėt e asaj kohe, qė ata nuk po vinin si pushtues nė Shqipėri, por po vinin qė ta shpejtojnė atė nga orekset e fqinjėve ballkanikė, ardhjen e sė cilėve e pėrshėndetėn Prenk Bibė Doda dhe Ahmet Zogu, i cili u aktivizua pėr tė parėn herė  politikisht. Pas gjithė kėsaj veprimtarie atdhetare, pasi i shpėtoi dy internimeve nė Turqi, Prenk Bibė Dodėn pėr njė kohė u mundua ta pėrvetėsojė kryeqeveritari serbo-malazez dhe armiku mė i madh i shqiptarėve nė kėtė kohė Nikolla Pashiq, por pasi ky e pa se nuk mund ta pėrvetėsonte nė asnjė mėnyrė, Prenk Bibė Dodėn, ngritjen e sė cilit fuqitė perendimore e shihnin me sy tė mirė, Pashiqi pėrgatit atentat kundėr Prenk Bibė Dodės, pikėrsht nė momentin kur ky pėrgatitej qė me ndihmėn e kėtyre fuqive tė bėhej udhėheqės i Shqipėrisė sė Pavarur. Ardhja e Prenk Bibė Dodės nė krye tė Shqipėrisė nuk i shkonte pėr shtat kursesi sllavėve, por edhe njė pjese tė shqiptarėve tė cilėt ishin tė mjerė shpirtėrisht dhe tė shitur poshtėrisht. Kėta pėrgatitėn atentatin kundėr Prenk Bibė Dodės, i cili u vra nė verėn e vitit 1919, nė moshėn 61 vjeēare, pikėrisht atėherė kur e kishte arritur stadin mė tė lartė tė pjekurisė politike. Vrasja e Prenk Bibė Dodės shkaktoi zemėrim dhe indinjatė tė thellė nė mbarė Shqipėrinė dhe mė gjėrė. Por, ky atdhetar shqiptar pėrveq qė la gjurmė tė pashlyeshme nė dokumentet e kohės u pėrjetėsua edhe nė kėngė.  Kėshtu, vėllezėrit Pjetėr dhe Ndue Lleshi do tė kėndojnė:  " Prenk Bibė Doda dhe At' Gjergj Fishta kėsi dragojsh ka rritė Mirdita ! " Barazimi i Prenk Bibė Dodės me atė tė At' Gjergj Fishtės tregon se tė dytė jo vetėm se jetuan nė njė periudhė kohore, por kishin ngjashmėri. Jetėt e tyre, ajo politike e Prenk Bibė Dodės dhe ajo letrare e At' Gjergj Fishtės ishin jetė tė bujshme. Prenk Bibė Doda u pėrjetėsua nė kėngė tė popullit, tė cilat flasin pėr vrasjen e tij. Njė kėngė ende e papublikuar ėshtė ajo e rapsodit tonė tė ndjerė Mark Oroshit, i cili ndėr tė tjera do tė kėndojė:

 

" Shka ka dielli

Qė s' bėnė dritė,

Vranė Prenk Bibė Dodėn

Mos paqin ditė! "

 

Ndalja e diellit qė shpreh rapsodi vėrteton ndjenjėn e dhėmbshurisė qė kishte populli shqiptar pėr vrasjen e Prenk Bibė Dodės. Pastaj nė vargjet tjera:

 

Prenk Bibė Doda i gatė e i hollė

Dy allti i majke n'dorė,

M'paqi n'qafė more ju malėsorė,

N'qafė mė paq mori Malėsi,

Jam kon Mbret pėr me dal n'Shqipni! "

 

Siē shihet nga kėto vargje, por edhe nga tė dhėnat e drejtėpėrdrejta tė njerėzve tė vjetėr shihet qartė se Prenkė Bibė Doda ishte vrarė nga dora shqiptare qė punonte pėr interesa tė Nikolla Pashiqit dhe per interesa te tjera antishqiptare. Pėr jehonėn ndėrkombėtare qė bėri vrasja e Prenkė Bibė Dodės, nė kėngėn e rapsodit Mark Oroshi thuhet kėshtu:

 

" Jam kon djalė pėr me dalė n'Shqipėri,

Mos me jau que djemt asqeri,

Mos t'jau rreh djemtė me kamxhi.

Mos t'jau rrehin djemtė e t'jau mundojnė

Mbretit gjerman letra po i shkon ".

 

Por, si do tė jetė pėrgjegja e udhėheqėsve perendimorė rreth kėsaj vrasjeje, e nė veēanti atij gjerman, pasqyrėn reale na japin vargjet e fundit tė kėsaj kėnge:

 

" E mur letren, mbreti pe kėndon

Lot pėr faqe po i shkojnė.

Ja nis mbreti po vajton,

Krejt shqiptarėt mbetshin shkretė,

Vranė Prenk Bibė Dodėn djemtė e vet,

I madhi Zot, tradhtari i laftė shkretė ! ".

 

Vrasja e Prenk Bibė Dodės vėrtet tradhėtarėt i la tė shkretė, por la njė zbraztėsi tė madhe  nė popullin shqiptar dhe kėshtu ajo qė nuk i shkoi pėr dore princit tė Mirditės qė tė bėhej udhėheqės i Shqipėrisė, sepse e vranė pėr tė mos vdekur kurrė, i shkoi pėr dore princit tė Matit Ahmet Zogut qė tė udhėheqė Shqipėrinė, por tė cunguar, pa kokė e pa zemėr.

 

Marre nga Libri Deshmi Koherash i Nue Oroshi ShB Lumbardhi Prizren 2003

  

KRAJLI I SHQIPNISĖ

 

Ne po rrimė pa za

Se reja e madhe na ra

Se ke kenė pasha i Shqypnisė

Ke kenė pasha i bajrakve tė Mirditės

Pesė Bajrakė me sodet i ke rrxue

Emni i Mirditės me sodet ka mu harue

Por ne mos u idhnojshin sod pak

Ata mos laqin djal nė oxhak

Deken tande nė breg tė Mates kush se ka prit

Me katėr vetė at ditė se tė kishin mytė

Se gjithėherė ke hec me djelmni

Tash disa vjet tuj u pėrpjek pėr Shqipni

Por mos tė madhnohet aji qė tė ka vra

Se ska ra nė gjak si ēdo gjak

Pse ka vra ma tė parin oxhak nė pes bajrak

Pesė bajrakėve sot po u them njė fjalė

T'mos t'u dhimet tė tanve ka i djal

Me que me dek pėr nder e pėr hall

Se Mirdita pėrnjėmend posht ka ra

Por gjithmon larg asht ndie me za

Ku ka ra gjithmon ka lan namė

Nė lufta tė largėta gjithmon ka shkue

Dera jote gjithmon i ka que

Me tė parėt nė luft kan ra

Me faqe tė bardh gjithmon jan da

Ma sė pari  i jot ka met nė kala

Ti se ke ken njė oxhak i xanun vonė

Por ke qenė oxhak i ken gjithmon

Te krajlat e mreti e keni pas zan

Se zoti ju pat fal nishan

Gjtihmon ju desht e ju aviti mreti

Ju preku petkat e ju vu nishan si veti

Se besa pėr princ si ke kenė

Ke hjek ditėn e sikletit

Ke shkue jetėn nė shpinė tė detit

Tridhjet e disa vjet ke ndej i tretun

Sarajet tueja gjithmon i ke dėshirue

Nanė e motėr pėr tė gjallė tė kanė lotue

Por kur tė shkojsh mram nė atė fushė tė gjan

Tash tė qohen tė gjithė nė kambė

Tash tė qohen tė tan temenan

Tash tė dalin para babė e nanė

Ata tash tė bertasin ndo i fjalė

Ti Preng si ke lanė oxhakut djal

Sarajet tueja me robėt e ke rrėnue

Djelm e rrogtar i le shkretnue

Tash nuk po tė vajton veq ty

Por po vajton edhe kėt Shqypni

Se pėr tė sod e nė bajrak tė zi

Dij qi u ba nė vrasė tėnde hiletar

Aj mos u vuftė kur nė farė

 

 

 

Ky vaj ėshtė bėr nė ditėn e vdekjes  sė Preng Bibdodės prej Gjeles sė Frrok Matės sė Gomsiqės nė Shkodėr 1919

    Ėshtė mbledhur nga At Shtjefėn Gjeqovi

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2003 mirdita.net