Parathėnie
Fangu bėn pjesė nė trevėn e Bulgėrit dhe
shtrihet nė jugperėndim tė Mirditės. Kufizohet me
Ferrshkopetin, Ujlurthin, Kthellėn, Rrethin e Epėrm,
Parasporin dhe nga perėndimi me Fanin. Emri i kėtij
vendi vjen nga njė lloj bari qė rritet nė kodrat nė
verilindje tė tij. Toponime me kėtė emėr ka edhe nė
vende tė tjera tė Shqipėrisė. Kjo trevė ėshtė banuar qė
nė shekullin VII, pasi janė gjetur varreza tė vjetra nė
Lime, me enė prej balte, tjegulla tė mėdha, mjete
zbukurimi etj. Nė Fang ėshtė gjetur njė tjegullė me
gjatėsi 80 cm dhe gjerėsi 40 cm. Copa tjegullash gjenden
edhe nė Kodrėn e Duke, Kulme etj. Nė regjistrimet turke
tė vitit 1431 dhe 1467 gjenden 7 timare nė Kulme me
emrat: Pjetėr Kalanezi Marko Kola, Pjetėr Marku, Ilia
Gjini, Gjon Ilia, Gjergj S. dhe Budin Gjergji. Nė
Lindiza jepen emrat Leka Plasha dhe Tanush Trasha.
Timaret (shtėpitė) jepen edhe nė vendet pėrreth, si:
Gajpi, Fiku, Kurjasuti, Matariza, Skopedi etj. Nė kėto
vende tė banuara jepet se sa akēe, thekėr, venė etj,
duhej tė paguanin.
Me pushtimin turk banorėt e kėtyre
trevave u larguan nė Itali duke krijuar bashkė me mijra
tė tjerė, fshatrat arbėreshe nė Itali. Qendra e sotme e
kėsaj treve, Fangu, ashtu si dhe Rrasfiku e Fierza, nuk
pėrmenden nė regjistrimet turke tė shekullit XV. Fangu
ishte i mbuluar me pyje dhe driza. Nė thellėsinė 4-8 m
ndodhen shtresa rėre e zhavori qė shkojnė mbi 2m, qė
tregojnė kalimin e lumit Fanė gjersa formoi shtratin e
sotėm.
Paraardhėsit e banorėve tė tanishėm
erdhėn nė kėto treva pas pushtimit turk nga fundi i
shekullit XV dhe fillimi i shekullit XVI d.m.th.
afėrsisht para 400 vjetėsh. Kėtė e vėrteton fakti se nuk
gjenden emra as mbiemra familjesh, qė lidhen me
regjistrimet e para turke tė shekullit XV. Nė trevėn
tonė kalonin dy rrugė shumė tė rrahura nga karvane
kafshėsh e njerėzish: Lezhė-Katundi i
Vjetėr-Rubik-Kulmė-Orosh-Fan-Pejė dhe
Milot-Qafėgėlqere-Mat-Dibėr.
Pėr shkak tė gjaqeve, gjendjes sė
vėshtirė ekonomike dhe ndjekjes nga serbėt filluan tė
vendosen fise tė reja nė Kulme. Fillimisht u vendos fisi
i Malēejve nė vendin e quajtur Drobil. Copat e
tjegullave, muret tregojnė mė sė miri vendosjen e tyre.
Ata erdhėn nga Balshi i Shkodrės prej shkakut tė gjaqeve.
Ky fakt nuk pėrjashton mundėsinė e ardhjes nga Kosova
pėr nė Balsh, pasi nė regjistrimet turke ky mbiemėr
ndeshet edhe nė njė fshat kosovar. Ky fis mė vonė u nda.
Vėllai i dytė shkoi nė Derjan tė Matit. Ai quhej Gjetė.
Vėllai i parė, Nikolla shkoi nė Skuraj, ndėrsa i treti,
Gjoni qėndroi nė Kulme.
Tė dytėt erdhėn Lesejt. I pari i tyre Lec
Dobra, me tė pesė djemtė: Gjinin, Palin, Prengėn,
Gjergjin dhe Bidrin erdhėn nga Berisha e Gjakovės. Ata u
vendosėn nė vendin e quajtur Laku i Lesajve. Kishin ikur
prej gjaqeve dhe po udhėtonin pėr nė Mat. Ky fis ka qėnė
vllazėri mė e gjerė, tė quajtur Trashaj. I pari i tyre
ishte Gjon Trashaj, ndėrsa Lesajt janė tė ndarė prej
tyre. I pari i Malēejve u kėrkoi ndihmė, sepse pritnin
qė t'u vinin matjanėt pėr t'u rėnė prč, pėr t'u marrė
gjithēka. Lesajt e pranuan dhe u ndalėn aty. Tė dy fiset
qėndruan trimėrisht duke i vrarė dhe shkatėrruar
matjanėt.
Tė tretėt erdhėn Dedajt. Ata erdhėn nga
Oroshi dhe kanė fise nė Spaē, Prosek. Ata u vendosėn tek
Maja e Dede. Fisi i katėrt ishte i Trumshit tė cilėt
banonin nė Konaj tė Fanit. Shkuan nė Trush tė Bushatit.
Atje u ndanė dhe tė dy vllezėrit Kolė Trumshi e Prend
Trumshi zunė vend nė Gjalėpur tė Kulmės. Nga fisi i
Trumshėve ka dhe nė Klos tė Matit.
Fisi i pestė, qė erdhi nė Kulmė, ka qėnė
i Firzakėve. Ata lėvizėn nga Gjakova nė Orosh dhe Kulme.
U vendosėn nė Fir-Bllaē.
Tė pesė fiset merreshin vesh mirė me
njėri-tjetrin dhe i rrinin kuvendit. Njė herė Malēi e
Lesi ishin nė njė darkė. Malēi i shtiu ujė duarve Lesit.
Qė atėherė i mbeti vendi i parė kėtij fisi, megjithėse
Malēi kishte ardhur mė parė nė kėto troje. Tek hija e
Drobilit edhe sot gjendet njė shesh qė quhet Sheshi i
pleqve. Aty mblidheshin tė parėt e fiseve, kuvendonin
dhe vendosnin. Nė njė mbledhje kuvendi bėnė kėtė betim:
-Pėr kėta e tan Zot, as hile 5 fiseve nuk
u bėj, as prej fisit nuk dal. Kush theftė benė, daltė
fare.
Tė bashkuar tė 5 fiset ngritėn kishėn nė
pjesėn e parė tė shekullit XVI, qė njihet me emrin kisha
e Shėn Gjonit. Ėshtė e dokumentuar qė nė vitin 1664 nga
Mark Skuraj nė relacionet qė jepte pėr kishat.
Nga fundi i shekullit XVI, pėr arsye
ekonomike, fiset filluan tė lėviznin drejt fushave tė
Lezhės. Zunė vėnd tek kisha e Bogdanit nė Proll. Kėrkuan
qė tė merren vesh, pasi pas 2-3 vjetve, turqit i diktuan.
Njė oficer turk i hipur mbi kalė kėrkoi takim. Pėrpara
printe njė i Trashajve. Oficeri mori njė fije bari dhe
i'a solli mbi qafė njėrit prej fiseve duke i thėnė:
- Mbaje mend djal pas djali se tė kam
lidhur me njė fije bari .
Ai u inatos dhe nuk e pranoi turpin, por
nxori krrutėn (armėn) dhe e vrau oficerin. Pastaj ndezėn
zjarre tė shumta. Turqit nuk mundėn t'i sulmonin, sepse
kishin frikė, se ishin shumė. U kthyen dhe zunė vend nė
Kryesut dhe pyje tė tjera tė Rrasfikut. Ka disa toponime
qė tregojnė vendin e vendosjes sė kėtyre fiseve. Qė kėtu
u ndanė duke krijuar fshatra tė reja: Fang, Rrasfik,
Fierzė, Katund i Vjetėr (pjesa e Bulgėrit). Secili u
vendos sipas dėshirės pa shikuar se ē'fis ishte. Banorėt
e Fangut u vendosėn nė tokat mė tė pėrshtatshme pėr t'u
punuar. Sot kėtu banojnė banorė nga tė pesė fiset.
Nė periudhėn e ndarjes sė fiseve nė troje
tė reja, pati edhe dalje mbiemrash tė rinj. Nga Lec
Dobra, qė kishte pesė djem, dolėn mbiemrat: Fusha (nga
Gjini), Lleshzeftė dhe Vukajt (nga Pali), Ndokalestė (nga
Prenga), Ēunajt (nga Bidri), Gjergji doli fare. Mark
Lesi ishte i praptė. Vrau njė njeri dhe u bė i
padurueshėm nė fis. E nxorrėn nga fshati. Ra pėr tė
jetuar nė Jubė nė mes Shijakut e Durrėsit. Pas disa
vjetėsh u sėmurė rėndė. Kishte dy djem: Prendin dhe
Nduen. Kėrkoi nga fisi t'ia rritnin djemtė dhe tė
dorzonte armėn tek familja qė kishte bėrė vrasjen. Tė dy
djemtė i mori kumara nga Manatia, pastaj erdhėn nė
Bulgėr. Sė fundi, Marku vdiq nė Jubė, kurse Prendi dhe
Ndoi erdhėn pranė fisit dhe u vendosėn tek ėshtė sot
shtėpia e Kolė Fushės. Tė gjithė u thonin: Djemtė e
fushės. Prendi pati 4 djem: Lleshin, Gjinin, Dodėn dhe
Frrokun. Ndoi pati 5 djem: Prengėn, Ndrecėn, Pjetrin,
Markun dhe Nikollėn. Tre prej tyre dolėn fare. Sot pas
290 vjetėsh tė kthimit tė mbiemrit nga Lesi nė Fushė
numėrohen 30 familje. Kėshtu ka ndodhur edhe me tė tjerė.
Dy vllezėrit Trumsh: Prend Trumshi dhe Kolė Trumshi u
ndanė. Prendi qėndroi nė Fang, kurse Kola shkoi nė tokat
e Parasporit qė kishin ndenjur disa barinj tė ardhur nga
Doētė e Shebės. Nga tokat e kėtyre barinjve morėn emrin
Doēėt e Parasporit tė sotėm. Po kėshtu Firzakėt u ndanė
nė Preēaj, Vasiaj, Kolthtė, Kolekajt.
Pati edhe familje qė u mbėshtetėn nė
fiset ekzistuese. Kėrthejtė, Pėrlesajt, Dudajt u
mbėshtetėn me Lesajt, Kiku, Palsimonėt me Dedajt etj.
Shtėpitė e para tė vendosura nė Fang, pemėt shumėvjeēare
dhe llogaritja e brezave qė mbahen mend nga tė moshuarit
tregojnė se nė Fang paraardhėsit tanė kanė rėnė para
280-300 vitesh, d.m.th. nė fillim tė shekullit XVIII.
Kontrakditore jepet figura popullore e
Kokė Malēit. Nė rrėfimet popullore Poēi me verė,
Pleqėrimi etj tė krijohet vizioni sikur ka jetuar nė
trevėn tonė nė periudhėn e Skėnderbeut, kurse nė burimet
Osmane tė shekullit XV nuk jepet as emri, as mbiemri i
tij.
Fangu ka pėrfshirė edhe Parasporin deri
nė vitin 1949 dhe administrohej nga Lezha. Nė gusht
1949, me vendim tė Kėshillit tė Ministravė ėshtė kthyer
me Mirditėn. Me kėtė rast u shkėput Paraspori si lagje
dhe u bashkangjit me Bulqizėn duke krijuar njė fshat tė
ri.
Banorėt e kėtij fshati janė shquar pėr
trimėri e zgjuarėsi nė tė gjitha periudhat. Mbi tė
gjitha figurat e ndritura qėndron atdhetari dhe
arsimdashėsi Prend Doēi. Pushteti turk as qė mendoi
ndonjėherė pėr arsimin nė kėto treva. Edhe pas shpalljes
sė Pavarsisė, edhe nė periudhėn e monarkisė, nuk u
krijuan kushte pėr hapjen e shkollės nė Fang. Megjithatė,
pas pavarsisė, pati pėrpjekje nga disa fshatarė pėr tė
dėrguar fėmijėt e tyre nė shkollė nė Shkodėr, mė vonė nė
konviktin Mirdita nė Orosh. Ndonjė prej tyre arriti tė
ndjekė studimet e larta nė Austri, Itali, si: Gjon Fusha,
Frrok Fusha, Nikollė Fusha.
U desht ēlirimi i Shqipėrisė nga
pushtuesit nė vitin 1944 qė tė plotėsohej ėndrra aq e
dėshiruar pėr arsim. Me Reformėn arsimore qė u muar
nga pushteti i posakrijuar, u bė e mundur qė nė shtator
1946 tė hapej shkolla fillore pėr herė tė parė nė Fang
dhe nė vitin 1969 tė fillonte shkolla 8-vjeēare.
Fillimisht dhanė mėsim mėsues nga Shkodra,
ndėrsa me kthimin e fshatit me rrethin e Mirditės,
filluan tė jepnin mėsim edhe mėsues mirditorė tė
pėrgatitur posaēėrisht.
Fangu, pas vitit 1950, dėrgoi bijtė e
bijat e veta nė shkolla unike brenda rrethit e jashtė
tij, nė shkolla tė mesme e tė larta pėr oficerė, mėsues,
ekonomistė, agronomė, veterinerė etj.
Vetėm 57 vjet kanė kaluar nga dita e
hapjes pėr herė tė parė tė shkollės fillore nė Fang dhe
34 vjet tė shkollės 8-vjeēare, por ndikimi i saj ka qėnė
i madh. Nga viti 1973 deri nė vitin 2003 kanė mbaruar
shkollėn 8-vjeēare nė kėtė shkollė 434 nxėnės, kanė
ndjekur tė mesmen, nga kėta, mbi 220 nxėnės dhe tė
lartėn e kanė mbaruar 32 vetė, djem e vajza.
Historia e kėsaj shkolle nuk mund tė
ishte shkruar pa ndihmesėn e mėsuesve pensionistė, dhe
tė moshuarve si: Pjetėr Trumshi, Pal Fusha, Bardh Malshi,
Pal Lesi etj, qė e pėrjetuan kėtė kohė, dhe as pa
ndihmesėn e drejtorisė sė shkollės dhe kolektivit
arsimor tė saj. Nė kėtė pėrshkrim ndikoi dhe autori, qė
ka qėnė ndėr nxėnėsit e parė dhe ka dhėnė mėsim nė kėtė
shkollė nė pjesėn mė tė madhe tė kohės.
Gjejmė rastin tė falenderojmė tė gjithė
ata qė dhanė ndihmesėn e tyre dhe shpresojmė sė tė tjerė
do ta pasurojnė nė tė ardhmen.
Autori
|