PRENG BIB DODA

Njė nga figurat qėndrore tė historisė sė
Mirditės. Princ i saj pėr njė periudhė tė gjatė, i biri i
Bib Dod Pashės. Ka lindur nė Orosh nė vitin l860 nė derėn
kapidanore. Ishte ndėr krerėt e Lidhjes Shqiptare tė
Prizerenit nė vitin l878. Fishta do ta portretizonte me
madhėshti nė kryeveprėn e vet epike Lahuta e Malcis.
Qeveria turke e internoi pėr 19 vjet nė Azinė
e Vogėl pėr ta mėnjanuar nga roli i tij qeverisės nė
Mirditė. Krerėt e Mirditės tė nxitur dhe nga Prend Doēi i
bėjnė presion, Portės sė Lartė pėr lirimin e tij. Pas
ndėrhyrjes sė Fuqive tė Mėdha, Preng Pasha kthehet nga
internimi nė vitin 1904. Ka udhėhequr Mirditėn nė kuvendet e
kohės, nė kryengritje kundėr tukut dhe nė pajtimin e
gjaqeve. Pas shpalljes sė Pavarėsisė do tė ishte nje emėr me
peshė nė politikėn shqiptare. Nė vitin l9l8 merr pjesė nė
Kongresin e Durrėsit dhe zgjidhet nėnkryetar i Qeverisė sė
Durrėsit. Vdes nė vitin 19l9 nė njė pritė nė afėrsi tė
Lezhes.
Nė historinė e Mirditės pėr njė periudhė tė
gjatė kohe kanė luajtur rol tė dorės sė parė dhe kapidanė tė
tjerė tė Derės sė Gjomarkajve, si Lleshi i Zi, Preng Lleshi,
Bib Dodė Pasha, Marka Gjoni, i cili ėshtė nė krye tė krerėve
tė vilajetit tė Shkodrės nė vitin l908 nė njė nga nismat
kombėtare tė Shpalljes sė Pavarėsisė etj. Gjon Marka Gjoni
ėshtė kapidani i fundit qė e ushtron pushtetin e tij
tradicional deri nė mbarimin e Luftės sė Dytė Botėrore.
|