Dëgjo këngën kushtuar mësuesit “Gjokë Elezi” Kliko.... Ceremoni festive me rastin e dhënies së emrit “Gjokë Elezi” për shkollën e Sanxhakut.
Kurbin. Prej ditës së sotme, një ndër shkollat më të mëdha në rrethin e Kurbinit, ajo e lagjes Sanxhak në qytetin e Laçit, do të mbajë emrin e njërit prej mësuesve të shquar të kësaj zone, Gjokë Elezi. Ceremonia madhështore me këtë rast, u parapri nga vendimi i këshillit bashkiak të të qytetit të Laçit, sipas të cilit në unanimitet të plotë, u vendos që kësaj shkolle ti jepet emri i mësuesit “Gjokë Elezi”, i cili kohë më parë ka marrë edhe titullin “Nderi i Qarkut Lezhë”. Në oborrin e kësaj shkolle janë mbledhur qindra nxënës dhe mësues, ish nxënës dhe kolegë të mësuesit Gjok Elezi, si edhe autoritet më të larta të pushtetit vendor të qarkut të Lezhës. Gjokë Elezi lindi më 1 Janar i vitit 1920 në fshatin Bushkash të Matit, por në një zonë mirditase. Që në moshën tre muajshe ai mbeti jetim, e për pasojë kaloi një fëmijëri të vështirë, vetëm nën kujdesin e nënës së tij. Çlirimi i vëndit e gjeti në moshën 24 vjeçare dhe duke qënë se njihej si një njeri me njohuri me të mëdha se bashkëmoshatarët e tij, ai u thirr në sektorin e mësimdhënies fillimisht në zonën e Mirditës, në zonë e Lurthit dhe Ujshtrezit, e më pas në zonën e Matit, në zonën e tij të lindjes. Për shumë vite ai është detyruar që në kushte të vështira, në shi dhe në bore, të shkonte nëpër shkolla të ndryshme të krahinës. Pikërisht në këtë kohë ai mori një bronkopneumoni e cila do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës. Pas disa vitesh, familja e tij zhvendoset në afërsi të qytetit të Laçit, në lagjen e cila i quajt Sanxhak. Kjo pas fillimit të ndërtimit të hidrocentralit të Ulzës, nga ku u përmbytën tokat dhe banesat e gjithë fshatit. Pas kësaj, mësuesi Gjokë Elezi kaloi në dispozicion të arsimit në rrethin e Krujës deri në kohën kur sëmundja e tij po bëhej gjithnjë e më e vështirë. Në vitin 1984 ai mbylli sytë përgjithnjë në moshën 64 vjeçare.
Në fillim të ceremonisë, mësuesi veteran dhe bashkëkoleg i Gjok Elezit, z. FranGjergji, ka folur gjatë për jetën dhe veprën e paharruar të mësuesit i cili që në vitin 1944, menjëherë pas çlirimit të vëndit, ju përgjigj thirrjes së mësuesit të mirnjohur Ndrec Ndue Gjoka, për të nisur aksionin e madh të diturisë, kundër analfabetizmit. Ndër të tjera, mësuesi Gjergji tha se në përgjigje të thirrjes së Ndrec Ndue Gjokës, ai vendosi që odën e miqve ta kthente në shkollë për vocrrakët e fshatit të Bushkash në rrethin e Matit. Dhoma e tij u kthye në shkollë pa pasur pa asnjë lloj mjeti e pa asgjë, por vocrrakët e fshatit dëgjonin me kurreshtje dhe mësuan shumë prej tij. Pas këtij suksesi, Ndrec Ndue Gjoka e caktoi për të ndezur pishtarin e diturisë edhe në zona të tjera të Mirditës dhe Matit, si në Baz e Ujshtrez. Sofra bujare e mësues Gjokës priti dhe strehoi edhe mësues të tjerë të ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë. Mësues Gjoka nuk u ndal për asnjë çast në luftën kundër analfabetizmit, duke pasur një dëshirë të zjarrtë. Të shumtë janë ata që kanë mësuar nga Gjoka, të cilët për vite të tëra kanë shkëlqyer në punën e tyre, dhe po shumë prej tyre sot drejtojnë arsimin e rrethit të Kurbinit. Por gjatë punës së tij në fshatra të ndryshme, duke bërë rrugë të gjatë në borë dhe në shi, dhe në një kohë të gjatë ishte i detyruar të kalonte lumin për të shkuar në shkollë, mori një sëmundje të rëndë e cila i mori jetën në një kohë të pa përshtashme. Mësues Gjoka ka qënë një aktivist i ndërgjegjshëm, dhe si prind shëmbullor rriti tetë fëmijë, Ndue Elezi, oficer, Marjani, bisnezmen, Zefi dhe Tonini, sot emigrantë. Po përse sot ne po vendosim emrin e mësues Gjokës kësaj shkolle?,- sepse ai ishte simbol i korrektësisë, i përpikmërisë, i përkushtimit për punën, i thjeshtë dhe i komunikueshëm. Mësues Gjoka ishte tepër serioz dhe krijonte një ngohtësi në stafin pedagogjik. Ai i dha maksimumin arsimit, dhe pikërisht për këtë jemi krenar që shkolla jonë do të mbajë me nder këtë emër të nderuar. Me këtë rast përshëndesim kryetarin e Qarkut, z. Bardh Rica sëbashku me këshillin e qarkut për titullin “Nderi i qarkut” dhe njëkohësisht dhe kryetarin e Bashkisë z. Luigj Isufi, për emërtimin e kësaj shkolle me emrin e mësuesit Gjok Elezi. Në emër të stafit pedagjogjik zotohemi se do ta mbajmë me nder, do të punojmë me pasion, përkushtim, profesionalizëm që të arrijmë rezultate sa më të mira. Si përfundim më kujtohet fjalët e këtij mësuesi i cili gjithnjë thoshte, se mësuesi dergjet në valët e jetës, por unë sot po i them: O mësues ti je si feniksi që digjesh në flakën fisnike të rinisë, për tu ringjallur dhe për të ecur përsëri. Mendja e njeriut nuk është një enë që do të mbushet, por një vatër që do të ndizet, prandaj të gjithë t’i ndezim këto zemra. Do ta mbyll këtë përshëndetje me vargjet e mjeshtrit të madh, poetit Llazar Silicit, “Edhe kokën kur ta mbulojnë thinjat, ndërmend do të vijë një emër nderues, emrin e madh dhe të pa harruar Mësues”.
Luigj Isufi, kryetar i bashkisë së Laç.
Sot është një ditë festive, sot është një ditë e rrallë, sot është një ditë emadhe përshumë prej jush ish nxënësit, banorët, që keni përjetuar dhe jetuar me z. Gjokë Ndue Elezi. Ne me këshillin bashkiak menduam me kërkesën dhe me nismën tuaj, që kësaj shkolle ti vendosim emrin Gjokë Elezi. Është kontributi i tij, është përkushtimi i tij, është ai njeri që na mësoi të gjithëve neve gërmat e para, na mësoi diturinë, qëndroi pranë nesh. Ishte njeriu i thjeshtë, mësuesi i thjeshtë, njeriu i talentuar i cili mori përsipër që të nxjerrë kuadro të mëdha, shumë prej të cilëve sot janë pushtetarë qëndrorë, pushterë lokalë, janë deputetë, janë njerëz të cilët po drejtojnë shtetin dje dhe sot dhe në të ardhmen, për sigurinë dhe zhvillimin. Mbi bazën e kërkesës së banorëve të Sanxhakut, mbi bazën e kërkesës së gjithë juve, pa asnjë dallim me mbështetjen e të gjithë anëtarëve këshilli bashkiak, u vendos që kësaj shkolle ti japër emrin e mësuesit Gjokë Elezi, një emër kaq të nderuar. E gëzofshi emrin e nderuar të Gjokë Ndue Elezit.
Bardh Rica, kryetari i qarkut Lezhë.
Unë do të bëj një përshëndetje të thjeshtë sepse edhe vetë Gjokë Elezi ishte një njeri i thjeshtë, një njeri punëtor i dashur, njeri i respektuar i cili në kohën e një errësire të madhe mbarë kombëtare, u bë pionieri i parë që hapi dritaren e dijes në Mirditë. Hapi dijen kur mungonte shkolla, kur mungonte lapsi e letra, mugonte dërrasa e zezë, shkumësi, kur mungonte gjithshka. Me duart e tij ai e themeloi shkollën, e ndërtoi një kasolle të thjeshtë që sot as poetët nuk mund ta përshkruajnë, filloi dijen tek nxënësit të cilët sot janë baballarët tonë. Ai arriti të mësonte katër breza nxënësish dhe kjo ishte mrekullia e tij, pasi ai filloi shkollën duke mësuar edhe vetë, dhe pikërisht për këtë ai duhet të jetë shmbull për çdo mësues në nivel kombëtar. Ai ishte një njeri i thjeshtë, i dashur dhe si i tillë do të mbetet në kujtesën e të gjithëve. Ai ishte me bindje të majta por mësuesi nuk ka bindje as të majta e as të djathta, mësuesi është mësues, ai është i bekuar nga perëndia ashtu siç janë të bekuar engjujt. Është i bekuar si prind, është i bekuar si mësues. Me të vërtetë kjo shkollë e meriton këtë emër.
Gjergj Oroshi, sekretar i prefekturës Lezhë.
Sot unë do ta quaj një ditë krejt të veqantë, një ditë të shënjtë për këtë shkollë, sepse e pagëzojmë me emrin e mësuesit që punoi në kushte të vështira, në kushtet e errësirës. Prandaj edhe këshilli bashkiak e vlerësoi ti japë këtë emër kësaj shkolle. Unë uroj që ta gëzoni ditën e shënjtë të pagëzimit të kësaj shkolle. Por ajo që është e veqantë, është që këshilli bashkiak ka punuar dhe punon me unanimitet për vlerësimin e figurave, por rasti më i veqantë ishte ky, që unë me cilësinë e kryetarit të vlerësimit të figurave gjeta konsensusin e plotë, dhe për këtë i gjithë këshilli bashkiak i Laçit ka votuar unanimimisht emrin e Gjokë Elezit. Besoj dhe uroj që mësuesit e kësaj shkolle duhet të gërmojnë në punën dhe aktivitetin e këtij personaliteti duke nxjrrë në pah virtytet më të mira të tij.
Pashk Syziu, drejtor i arsimit në Kurbin
Unë kam qënë një ndër ata nxënësit e tij, dhe për mua emri i tij do të mbetet i pa harruar. Uroj që kjo shkollë ta gëzojë dhe ta meritojë emrin e mësuesit tim të klasës së parë, Gjokë Elezi.
Mustafë Martini, bashkëqytetar i Gjokë Elezit.
Sigurisht është kënaqësi për të gjithë pjesmarrësit me rastin e pagëzimit të shkollës me emrin e mësuesit të nderuar Gjokë Elezi. Unë nuk kam pasur fatin që të jem nxënës i tij, por me këtë rast ne respektojmë një plejadë mësuesish të nderuar që kanë dhënë kontributin e tyre për arsimin e zonë e Kurbinit. Unë uroj stafin pedagogjik dhe në veqanti nxënësve të shkollës “Gjokë Elezi” që të mbajnë lart këtë emër të mësuesit të shquar. Ju uroj suksese në mësime me rezultate sa më të mira.
Arben Bruka kryetar i këshillit bashkiak të Laçit.
Ju sjell përshëndetjet e këshillit bashkiak dhe të deputetit të zonës z. Pal Dajçi, i cili për arsye pune nuk mund të ishte prezent. Këshilli Bashkiak ka vendosur unanimisht që kësaj shkolle ti jepet emri Gjokë Elezi. Dihet që mësuesi Gjokë Elezi ka marrë edhe një titull tjetër të rëndësishëm siç është ai “Nderi i Qarkut Lezhë” dhe disa nderime të tjera. Prandaj edhe Këshilli Bashkiak, të gjitha forcat politike që e përbëjnë atë kanë votuar me konsensus të plotë. Ta gëzoni emrin e kësaj shkolle.
Ded Mark Prenga, koleg dhe i afërm i mësuesit Gjokë Elezi.
Kam nderin tu paraqitem si nxënës i Gjokë Elezit, si koleg i tij prej 40 vitesh në fushën e mësuesisë. U thanë të gjitha nga shumë persona të nderuar dhe për këtë ndjej krenari për figurën e lartë të Gjokë Elezit. Mua më mbetet të flas për njohjen më të afërt që kam pasur me Gjokë Elezin. Atë e kam njohur përpara 70 vitesh, pasi me të kam nënat motra. Ai mbeti jetim qysh në moshën tre muajsh, pasi në atë kohë gjakësorët bënë punën e tyre. Gjokë Elezi si mësues të parë ka pasur nënën e tij. Nëna e Gjokës ka qënë edhe nëna ime. Të gjithë burrat e njohur dhe të zotë, nënat i kanë heroina. Ajo ishte një nënë e përvuajtur, një nënë modeste. Të tillë e lindi dhe e rriti Gjokë Elezin, një burrë modest, të besës e fjalë pak. Burrë me të gjitha virtytet dhe në sajë të veprimtarisë së tij, Gjokë Elezi arrit të marrë pasaportën e identitetit me kulturë e dinjitet njerëzor. Unë uroj nga zemra që familja dhe mësuesit të ecin në traditën dhe kulturën e Gjokë Elezit. Urime dhe suksese.
Ndue Elezi në emër të familjes së mësuesit Gjokë Elezi.
Më lejoni që në emrin tim, në emër të vëllezërve dhe motrave të mija, të nënës time, të farefisit tim, t’ju përshëndes për pjesmarrjnë në këtë ceremoni të vendosjes në këtë shkollë të emrit të babës tim, bashkëfshatarit tuaj Gjokë Elezi. Kjo ceremoni nuk është gjë tjeter veqse harmonizimi i luftës dhe punës që kanë bërë brezat dhe prindërit tanë, me luftën dhe punën që bëjnë brezat e tashëm dhe të ardhshëm, në drejtim të arsimimit dhe sektorëve të tjerë të zhvillimit ekonomikë dhe socialë të vëndit. Ceremonia që zhvillohet sot, tregon për memorien e thellë të brezave të prindërve tanë, për punë që kanë bërë dhe jo vetëm kaq, por edhe për propogandimin e kësaj pune përpara brezit të ri. Babai im Gjok Elezi, ashtu siç u përmend këtu, kreu një detyrë që në atë kohë nuk ishte e lehtë. Ajo ishte një detyrë e vështirë, por nuk mund ta kishte kryer atë detyrë pa ndihmën e bashkëfshatarëve të tij, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët ishin po aq arsimdashës sa ai. Vendosja e emrit të Gjokë Elezit në këtë shkollë i dedikohet ish-nxënësve të tij, bashkëqyterëve të tij, këshillit bashkiak, kryetarit të bashkisë z. Luigj Isufi. Ky është një vlerësim i madh për punën dhe përpjekjet që ka bërë babai im, është një nder që i bëhet familjes time, është një nder që i bëhet bashkëfshatarëve tanë. Unë mendoj se mësimëdhënia në këtë shkollë është vazhduese dhe shumë më cilësore e shkollës së atyre viteve. Unë ju falenderoj nga zemra për respektin që keni treguar për figurën e Gjokë Elezit. Ju uroj shëndet dhe suksese në realizimin e objektivave tuaja që keni përpara. Shkolla e Sanxhakut e gëzoftë emrin e babait tim, Gjokë Elezi. Me këtë rast unë falenderoj të gjithë gazetarët pjesmarrës në këtë ceremoni, po ashtu të gjithë pjesmarrësit e tjerë. Faleminderit, Faleminderit, Faleminderit! Më pas z. Ndue Elezi sëbashku me kryetarin e bashkisë së Laçit, z. Luigj Isufi, kanë zbuluar pllakatën me emrin e mësuesit Gjokë Elezi. Në fund grupi artistik i nxënësve tëkësaj shkolle kanë dhënë për të pranishmit një koncert kushtuar mësuesve të tyre. Ndërkohë është duartrokitur gjatë një këngë kushtuar mësuesit Gjokë Elezi, me autor teksti poetin Viktor Gjikola, kënduar nga këngëtari Bardhok Deda. Të pranishmit në një numër të madh, përmes një kokteji organizuar nga familjarët e Gjokë Elezit, kaluan disa momente festive me këngë dhe valle. www.mirdita.net
“Paqja e fjala në Mirditë nuk blihen me para" Shtajnmetz