Imzot ZEF SKANA

Lindi nė Mashtėrkor mė 6
maj 1889. Ishte veēse 11 vjeē kur fillon mėsimet nė
seminarin Papnor tė Shkodrės. Pas pėrfundimit tė tij, me
pėrkrahjen e Abat Doēit, vijon studimet universitare nė
Romė pėr teologji dhe shugurohet meshtar. Pasi ēon
meshėn e parė atje kthehet nė atdhe, ku Abati i Mirditės
e emėron ndihmėsin e tij e mė pas kapelan. Nė viti 1915
shkon famullitar nė Kaēinar, ku qėndron 10 vjet, pastaj,
duke filluar nga viti 1926, famullitar nė Fanė deri nė
fund tė jetės sė tij, 30 mars 1943
Krahina e Fanit ndėr mė tė mėdhatė e
Mirditės me njė terren tė thyer e tė hapur kėrkonte
meshtar energjik e tė zellshėm dhe Dom Zefi i kishte
kėto cilėsi. Ndėrtoi kishėn e Shėn Markut me pėrmasa
32x16 metra, mė e madhja e dioqezės. Si punė tė tij
pėrmenden dhe kisha e Trojlit, kisha e Xhuxhės, rrethimi
me mur i varreve tė Fanit etj. Prifti i palodhur i
famullisė sė Fanit, dekan i zonės, kėshilltar i Abacisė,
ndikoi shumė nė zgjidhjen e problemeve sociale, si
faljen e gjaqeve etj. Vepra e tij prej 17 vjetėsh nė atė
vend do tė vlerėsohej nė 25 vjetorin e meshtarisė, kur
Papa XI do ta nderonte me titullin e lartė,
Monsinjor , dekoratė qė Abati Frano Gjini do t'ia
dorėzonte nė ceremoninė e organizuar nė Orosh mė 13
prill 1938. Ishte hera e parė qė Abacia e Mirditės
kishte fatin me pas nė gjirin e vet njė Monsinjor
, shkruante njė revistė e kohės.
Dom Zef Skana mbante titullin doktor nė
filozofi e teologji. Ai kishte botuar shkrime tė
karakterit historik etj. Vlerėsohej si njė intelektual i
ditur. Natyrė opozitare, figurė popullore, atdhetar dhe
kishtar i zoti.
|